• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ku lind forca e vullnetit? Dhe pse shpesh nuk i bindemi?

“Vullneti është për mendjen si një i verbër i fortë, që mban mbi shpatulla një njeri të çalë, i cili mund të shohë”
-Arthur Schopenhauer-




Megjithëse shprehja “vullnet” është një frazë që të gjithë e përdorin pa menduar shumë, ajo është në të vërtetë një koncept që është bërë burim i polemikave të mëdha.

Nga një këndvështrim filozofik, ky koncept vjen nga metafizika dhe më saktësisht në filozofinë e Aristotelit. Duke u nisur prej këtu, u fut në fetë e ndryshme perëndimore, duke u bërë një nga virtytet më të rëndësishme.

Forca e vullnetit është përcaktuar si aftësia për të drejtuar dhe kontrolluar veprimet e tua.

Metafizikët dhe fetë specifikojnë se kjo forcë lind vetëm nga vendosmëria e lirë e çdo individi.

Përkundër kësaj, psikoanaliza ka vënë në pikëpyetje konceptin e “vullnetit” dhe atë të “forcës së vullnetit”, pas zbulimit të nënvetëdijes.

Ajo që i shpëton kontrollit tonë
Sipas psikoanalizës, proceset e vetëdijshme janë vetëm “maja e ajsbergut” sa i përket aktivitetit mendor. Në të vërtetë, mendimet dhe veprimet përcaktohen nga një forcë që nuk është ajo e vullnetit tonë, por e të nënvetëdijshmes.

Ky zbulim bëri të mundur që të jepej një shpjegim për disa episode të tilla si, për shembull, lapsus linguae, dmth ato episode në të cilat një person dëshiron të thotë diçka, por, “pa dashur”, përfundon duke thënë një gjë tjetër.

E pandërgjegjshmja është gjithashtu përgjegjëse për të ashtuquajturat “akte të munguara”: individi me vetëdije premton të bëjë diçka, por përfundon duke kryer një veprim shumë të ndryshëm.

Ne e shohim atë çdo ditë në jetën e përditshme. Dikush që dëshiron të arrijë herët për takim por, “pa dashur”, përfundon duke arritur me vonesë, ose duke mos ardhur fare; ata që duan të “vënë më shumë përpjekje në punën e tyre”, por përfundojnë duke u kujdesur për një gjë krejt të ndryshme, gjatë kryerjes së detyrave të tyre.

Për psikoanalizën, e gjithë kjo do të thotë se vullneti nuk është forcë, por manifestimi i një dëshire të pavetëdijshme. Vetëm kur një person vepron në përputhje me dëshirat e tij, atëherë do të hyjë në lojë edhe vullneti. Nëse nuk është kështu, “ai vullnet është tradhtar”.

Për këtë arsye, ka plane që vazhdojnë të shtyhen, ndryshime që kurrë nuk ndodhin apo qëllime që kurrë nuk kthehen në veprime konkrete.

As filozofitë Lindore, si filozofia Zen, nuk parashikojnë idenë e të ashtuquajturës “forcë vullneti” në praktikat e tyre. Në vend të kësaj, ata argumentojnë se ky koncept është një formë e vetë-dëmtimit dhe duhet të zëvendësohet nga arsyetimi dhe dashuria, të cilat janë forcat reale që nxisin veprimet.

Vullneti dhe ndërgjegja
Ajo që psikoanaliza dhe filozofia orientale kanë të përbashkët është ideja se vullneti nuk është një akt force dhe se, përkundrazi, ai mund të vijë vetëm nga të kuptuarit ose ndërgjegja, që është e njëjta gjë.

Kur ekzistojnë synime të sakta dhe të vetëdijshme, por këto nuk shndërrohen në veprime, zgjidhja nuk qëndron në detyrimin e vetes tonë, apo në imponimin për të vepruar në një mënyrë të caktuar.

Këto situata mbajnë një mesazh me vlerë të madhe. Ka “diçka” që bllokon vullnetin për të vepruar në një mënyrë të caktuar. Në të vërtetë, nuk është çështje e mungesës së vullnetit, por flitet për një triumf të asaj dëshire, që nuk është pjesë e ndërgjegjes.

Kemi qëllim të ndjekim një dietë rigoroze, por në të njëjtën kohë, duam të hamë derisa të mos mundemi më. Nisim dietën dhe, pak kohë më vonë, gjendemi duke shijuar një “vakt” të fundit shumë të shijshëm, e kështu gjendemi në mes të rrugës mes fajit dhe kënaqësisë.

Ajo që ndodh në këto raste është se kemi racionalizuar avantazhet e të ngrënit në mënyrë të arsyeshme, por nuk kemi kuptuar dëshirën tonë për të ngrënë deri sa të plasim. Ndonjëherë, ushqimi përfaqëson shumë më tepër se një shije e thjeshtë apo një ndjesi në stomak.

Ndonjëherë kjo nevojë është sinonim i një dëshire shumë më të thellë, që e redukton në zero forcën e vullnetit.

Në këto raste, vullneti nuk manifestohet. Kur ajo që bëjmë bie ndesh me vullnetin tonë të vetëdijshëm, nuk mund të flasim për karakter të dobët, por një simptomë të të pandërgjegjshmes. Një herë që kjo simptomë deshifrohet dhe kuptohet, ajo zhduket.

Ndoshta kemi nevojë të sforcohemi më pak dhe të kuptohemi më shumë, për të mundur që të shndërrojmë në veprime, qëllimet tona. Po kështu duhet të bëjmë që, këto veprime të jenë koherente me atë që duam të bëjmë vërtetë në jetën tonë.

/bota.al/
 
Eshte shume e rendesishme per mendimin tim,qe mendimet e brendesis sone te vijne ne harmoni me te vetdijshmen tone,vetem pasi i kemi meletisur brendesine tone dhe kemi gjetur nje ekujliber mes te brendshmes dhe asaj te vetdijshmes qe vjen me ne cipen e jashtme,atehere mund te kalojme mendimet tona ne veprime perfundimtare.
Ne kete menyre ndertojme ate qe quhet nje bosht i shendetshem i karakterit tone.
sipas formes sone gjithnje,sepse perseri kjo ngelet relative per syrin e gjithesecilit.
 
Private conversations
Help Users
    Top