Kujtime te dites se veres

Nga Flamur Gjymushka

Dita e Veres ne kujtesen time.

Dita e veres nje tradite pagane ka rritet e saj ne treven e Dibres.
Sinjalin e pare e afrimit te festes e jepte "zenia" me veze. Shume te apasionuar pas kesaj loje mblidheshin te pazari dhe thyenin vezet me njeri tjetrin. Kjo loje niste rreth dy jave para festes.
Disa dite para festes priteshin thupra (dege te holla) thane e plepi, kunjat, kulprat dhe urthi qe sherbenin per te lidhur lulet ne kunj. Kunjat ne njeren ane kishin majen qe do nguleshin mbi porte dhe ne anen tjeter caheshin per te futur lulet. ( Kukureket qe jane ne foto ishin lulet e para qe celnin ne Diber). Thuprat, kunjat kulpurat dhe urthi futeshin ne toke deri ne diten e festes qe te mos thahen.
Nje dite para festes shkonim per te mbushur uje ne mulli. Rituali kerkonte qe gjate kthimit te mos komunikoje me njeri, ne te kundert do ktheheshe pas dhe do ikje te rrimbushje shtamen apo gjymin perseri me uje. Mulliri ish rreth 2 km larg prane llixhave. Ky rrit kthehej ne loje interesante pasi shume te rrinj hidhnin romuze e batuta qe te benin me qesh dhe detyroheshe te ktheheshe mbrapsh per te rimbushur uje.
Naten e festes ( nje nate para dites se veres) benim banjo me uje ku futeshin thupra thane, qepe, veze, lule, etj.
Zgjimi ne diten e festes behej heret, hapeshin dyert per te treguar se jemi zgjuar, në dyert e mbyllura djemte e lagjes shkruanin " morrat dhe pleshtat, gjumin e sabahut" por ne ndonje rast ne porta te mbyllura bllokoheshin me mjete rrethanore apo akoma me keq varej dhe ndonje mace apo qen i ngordhur.
Me pas rriti vazhdonte me zgjimin e familjareve duke i goditur mbi jorgan me shkopinjte e thanes dhe plepit. Dega e thanes simbolizonte forcen ndersa plepi gjatesine pra i forte si thane i gjate si plepi. Ky rrit shoqerihej dhe me disa vargje si:
" ferci ferci thana mka than nana ethet e krese, gjumi i vers..." etj ( ferko, ferko me thane me ka thene nana, dhimbje koke sjell gjumi i veres)
Me pas rriti vazhdonte me larjen e fytyres dhe pirjen e ndonje gllenke nga uji mullirit
Ne oret ne vijim niste pergatitja per te ikur ne feste. Vezet e zjera dhe te ngjyrosura, kurabiet, hallva ishin ushqimi qe merrnim me vete. Te shoqeruar nga ndonje i rritur te gjithe femijet e lagjes iknim ne livadhe jashte qytetit, luanim kala dibrance, futboll, pula pula gardhi, kuku, bat-bat, mblidhnim lule etj.
Pas 3-4 oresh argetim ktheheshim ne shtepi ku vendosnim lulet e mbledhura ne pjesen e siperme te portes te lidhura pas kunjave. E vecanta e drekes ishte peltja, embelsira qe e mbyllte ate.
Festa vazhdonte me shkembim dhuratash per femijet e komshinjve dhe njerezve te afert. Pakot permbanin veze te ziera dhe te ngjyrosura, ndonje frut te thate si arra lajthi, geshtenja dhe ndonje kurabie, vezet llogariteshin nga nje per cdo femije.
Pas dreke femijet e lagjes pergadisnin nje mullar i cili ndizej pas perendimit te diellit. Zjarret ndizeshin kudo ne cdo mal e fshat. Madhesia e zjarrit dhe pozicioni i tij i dukshem per te tjeret ishte nje gare ne distance dhe objekt debatesh mes fshatrash e lagjesh
Ky ishte sinjali i ardhjes se veres.
I gjithe rriti simbolizonte largimin e dimrit, zgjimin nga gjumi letargjik dimeror, pergaditjen per punet e veres etj
Viti i fundit i festimi te ketij rrituali per mua ishte viti 1967 Kur u kthyem nga festa ndeshem me nje pamje tragjike. Po shembej minarja e xhamise se qytetit. Im ate i perlotur ndiqte kete krim makaber te sistemit diktatorial nga dritarja e dhomes qe shikonte nga xhamija. Me pas festimi dites se veres nuk u lejua.
P.s cdo dibran eshte i lutur te shtoje nga memoria e tij kujtime nga rritet e kesaj feste ne Diber.
 
Top