• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kundërshton kushtet skandaloze, një pacient vetëdigjet tek Spitali Amerikan

Guest20

Offline✌
aa_001.jpg

Një pacient është vetëdjegur në repartin e Dializës së Spitalit Amerikan në shenjë proteste për të kundërshtuar kushtet skandaloze.

Burime nga policia e shtetit bëjnë me dije për Boldnews.al se viktima është rreth 41 vjeç me inicialet L.C ndërsa është plagosur edhe një pacient tjetër.

Mësohet se ndërsa ishte duke kryer procesin e dializës, ai i ka venë flakën vetes me benzinë dhe më pas zjarri është përhapur në të gjithe pavionin, duke plagosur edhe një tjetër pacient.

Forcat zjarrfikëse që shkuan në vendin e ngjarjes bënë të mundur vënien nën kontroll të tyre.

Fillimisht Spitali Amerikan ka tentuar ta mbajë të fshehur këtë skandal të madh, por qytetarë dhe pacientë kanë njoftuar mediat duke denoncuar këtë ngjarje të rëndë.

Pjesë e heshtjes është bërë edhe Policia e Shtetit, e cila shpesh herë nuk ngurron të raportojë sukseset e saj ndërsa në rastin në fjalë nuk dërgoi asnjë njoftim për gazetarët.

Ndërkohë Shërbimi Zjarrfikës raporton një tjetër version të ngjarjes. Sipas Shkëlqim Goxhaj dy pacientë janë konfliktuar brenda shërbimit të dializës. Ai shton se pacientët ka marrë benzinë për ta hedhur në drejtim të tjetrit dhe ka ndezur zjarrin. Në panik e sipër pacienti i ka vënë flakën vetes ndërsa pacienti tjetër ka marrë plagë djegieje.

Boldnews.al ka raportuar më herët për kushtet tepër skandaloze që ofron ky spital privat ndaj pacientëve që marrin shërbimin e dializës. Edhe pse përfiton milion euro nga buxheti i shtetit, Spitali Amerikan maksimizon fitimet duke i hequr kushtet mininale për një pacient.
 

Delirium

Route 66 🚜
Titulli: Kundërshton kushtet skandaloze, një pacient vetëdigjet tek Spitali Amerikan

Hajdute ..doktore vrases ..kriminela !
Vetem per leket behet gjithcka .
Sic vdesin keta njerez po te njejten gje uroj per femijet e politikaneve ..doktorve ..doganierve..cdo punonjesi te administrates !
Vdekshin nga kanceri ..sida e cdo semundje tjeter e pasherueshme .
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Kundërshton kushtet skandaloze, një pacient vetëdigjet tek Spitali Amerikan

Sherbimet spitalore ne shqiperi jane thjesht nje trishtim i skajshem!
Pastaj del Edi si gomar e lllap sherbime mjeksore falas.
Po ku ore Derr kur as gjerat me elementare si afron spitali,por te thone ik blij ne famramaci.
Skandaloze!
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Titulli: Kundërshton kushtet skandaloze, një pacient vetëdigjet tek Spitali Amerikan

Mjafton te lexohrt spiral..dialize e te lind nje imazh i sensibilizuar ,te perfytyrohet semundja,dhimbja,e pasigurta...shpresa!!!
Nder eu te ofrohen figura shtese si persh psikologu per nje perjetim sa me te qete te atij momenti per ti dhen kurajin ,forcen ndihmen dhe prezencen...
Tek ne bejn te mundshme benxinen ..cte thuash??!!!
Uroj vetem qe ky gjest i deshperuar i zoterise ne fjale te ket ber te reflektojne ata ...pergjegjesit" e ketyre kondicjoneve ,tju zgjoj ate koshiencen e fjetur apo tua gjej ate nese e kan humbur ne vite!!!
Dhimbja e deshperimi kan nevoj me sh se kurre te gjejne dyer te hapura kuptimi,ndihme dhe pak dashuri...
Ndjenja qe na japin emrin njerez!!!

Ps..gazetaret mos te ankohen per lajmin qe ju ka shpetuar jan te justifikuar pasi po punonin tegjith me kostumet e veres, me vip-at e momentit (dashurit e rradhes endarjet),me shperlarjet e thashethemeve te lajmeve te terhequra si llastik qe tashme aq i kan tendosur sae po ti leshojne llastiku ju vret buzet e gishterinjete ndaj mos ju vini faj ...smund te linin ato llastike arme e gazetarise se kucukut ....
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Kundërshton kushtet skandaloze, një pacient vetëdigjet tek Spitali Amerikan

Si ka mundesi.
Te shteterori e di qe jane skandal por tek amerikani une kam qene dhe s'me jane dukur keq pra.

Gjynah!
 

Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
Titulli: Kundërshton kushtet skandaloze, një pacient vetëdigjet tek Spitali Amerikan

Abis je qe je sill lajmin e vertet tashi
Behet fjale per komplet tjeter gje!
 

Fly

Larguar
Titulli: Kundërshton kushtet skandaloze, një pacient vetëdigjet tek Spitali Amerikan

Lahmi sju ka shpetuar ne rrahe te pare por kane mare kercenime nga pitali amerikan qe sdo paguajne reklamat ne gazete apo tv nqs nxjerin emrin e spitalit.

Spitali amerikan mer goxha te ardhura nga shteti megjithse kur isha heren e fundit mua me jane sjell mire dhe sherbimi ishte goxha lart, dhe une me ane te shtetit kam shkuar dhe skane bere diferenca... Te pakten ne sjellje.
 

Guest20

Offline✌
Titulli: Kundërshton kushtet skandaloze, një pacient vetëdigjet tek Spitali Amerikan

Dy paciente humbë jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri të qëllimshëm në Repartin e Hemodializës në një spital privat, pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

Nga veprimet paraprake në terren të grupit hetimor, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar me dashje nga pacienti i identifikuar si Lefter C., 57 vjeç. Arsyeja mendohet se është një konflikt midis këtij shtetasi dhe shtetasit D. Saraçi, 47 vjeç.

Shtetasi Lefter C. pasi ka mbaruar dializen ka shkuar në dhomën e shtetasit D.Saraçi. , ka nxjerrë nga qesja një bidon dhe dyshohet të ketë spërkatur me benzinë atë dhe me pas i ka vënë zjarrin.

Me ndërhyrjen e infermierëve është bërë e mundur shuarja e zjarrit mbi autorin e dyshuar dhe të dëmtuarin.

Shtetasi D.Saraçi ka qenë i shtruar dhe merrte mjekim dhe në të njejtën dhomë me të kanë qenë duke marrë mjekim dhe pacientja Sanie Sulaj, 55 vjeçe nga Mamurrasi dhe Hani Mali nga Laë, po 55 vjeç, të cilat kanë gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë.

Aktualisht shtetasi D.Saraçi ndodhet i shtruar në sallën e reaminacionit pranë Spitalit Ushtarak, kurse autori i dyshuar ndodhet i shtruar në një spital privat.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top-Channel.
 

Guest20

Offline✌
Titulli: Kundërshton kushtet skandaloze, një pacient vetëdigjet tek Spitali Amerikan

Se kush eshte i vertete,versioni pare apo i dyte,kete nuk e di une.
 

Jetmira

..........
Titulli: Kundërshton kushtet skandaloze, një pacient vetëdigjet tek Spitali Amerikan

Epo me mir tvdesesh nshtepi sesa tvdesesh ne spital.
 
Top