• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kuptimi i jetës

Petrit101

Ta ka ta pu! ta kam me ti ba
Kuptimin e jetës edhe unë mendoj se e plotësojmë ne por s'jam krejt i bindur se qënia njerëzore apo gjenet tona reagojnë instiktivisht vetëm në riprodhimin për mbijetesën e races. Patjetër duhet të ketë edhe një diçka tjetër që s'ka lidhje me riprodhimin për mbijetesë.
 
Tripol

Dhe vjen nje dite..
prefeksioni i natyres,qenieve te gjalla I hapesires..etj.veper e kujt jane..?? planetet levizja tyre ne orbitat e percaktuara ..ehhh...ka shume enigma qe e bejne lemsh njeriun..
 
Desa

Temet Nosce
prefeksioni i natyres,qenieve te gjalla I hapesires..etj.veper e kujt jane..?? planetet levizja tyre ne orbitat e percaktuara ..ehhh...ka shume enigma qe e bejne lemsh njeriun..
Pikërisht për këtë arsye është kthyer pyetja nga ‘kuptimi i jetës’ në ‘qëllimi i jetës’
Jemi mbase ende shumë të ‘vegjël’ për të kuptuar kuptimin e jetës.
 
Desa

Temet Nosce
“Jeta nuk ka asnjë kuptim. Secili nga ne ka kuptim dhe ne e sjellim atë në jetë. Është ‘humbje’ të bësh pyetjen kur ti je përgjigja”
Joseph Campbell

Këndëvshtrim suficient me hulumtimin në fjalë. Por, nëse jemi ne ata që kemi kuptim, ç’rëndësi ka ta sjellim në jetë këtë kuptim në një jetë pa kuptim? Nuk është jeta e jetuar në kohë por koha e shfrytëzuar në jetë që i jep kuptim jetës.
Pra jemi me kuptim në një kohë të kufizuar me kuptim.
Ky është mendimi im lidhur me temën, që nuk e kam shprehur më parë.
 
Baboon

Great mind think alone.

Shumë gjatë paske prit....
Po ti nuk vje e kurrë në mësim e papregatitme do 10 e s'ka e sidomos për kshu termash 😜

Jo si unë pa ambicie mjaftohem me naj 8 me aq sa më ka kap shkarazi vëmendja gjatë leksioneve... Po edhe s'kom faj too much distraction in the classroom 😜
 
Tani e marim kështu: nëse 10 është fituar mes një grupi me IQ mesatar dhe një 8 në një grup me IQ mbi 120, cili rëndon më shumë?
Kuptim i kufizuar edhe ky 😛
 
Sensual

Antarë i Respektuar
Mendoj qe cdo dite kuptimi i jetes eshte i ndryshem...ka dite kur flladi i detit, puhiza e eres ne fyryren ngritur lart qiellit apo aroma e pranveres ne ajer te mbush dhe thua, zot ia vlen vetem per kete te jetosh, faleminderit qe e ndjeva dhe nje dite. Ka dite te tjera qe je deshmitar i mrekullive te zotit dhe thua, zot jam ketu vetem per te deshmuar madheshtine tende. Here te tjera je bosh dhe thua s'jam asgje, nje hic, nje person i lindur per te vuajtur ne kete jete pa kuptim ku cdo kush rrokullis gurin e vet nga maja ne fund, ne momentin qe sapo e ka ngritur. Ka here qe mendon qe nuk do te shumohesh e ta vazhdosh kete kotesi tokesore. Here te tjera thjesht je i lodhur dhe ke ndjesine qe do t'i japesh fund, do te shkosh ne "shtepi" e t'i japesh fund. Por ndjen ama qe ke dicka per brenda, diku thelle kraherorit ...mbase aty mund ta kerkojme pergjigjen. Mbase kemi nje shpirt dhe ai i di pergjigjet dhe ai eshte kuptimi, mbase.
 
Baboon

Great mind think alone.
Tani e marim kështu: nëse 10 është fituar mes një grupi me IQ mesatar dhe një 8 në një grup me IQ mbi 120, cili rëndon më shumë?
Kuptim i kufizuar edhe ky 😛
😝 Ku ma paske gjet ket ekuacion dje do isha përgjigj mesiguri fiks lool
😜

Po që mos të dukem sikur boj bisht pytjes po them kot : njësoj?
 
jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Mos harroni kllonimin... :)
 
Desa

Temet Nosce
Mbase e gjete kuptimin e jetës..... jo jo, në fakt e komplikove më shumë o @Endrra 🤣
Kush i bie se janë “budallenj”? Ata që kërkojnë kuptimin e jetës apo ata që kryejn punë? (punë i thënshin) 🤣🤣
 
Endrra

VIP
Mbase e gjete kuptimin e jetës..... jo jo, në fakt e komplikove më shumë o @Endrra 🤣
Kush i bie se janë “budallenj”? Ata që kërkojnë kuptimin e jetës apo ata që kryejn punë? (punë i thënshin) 🤣🤣
Ja kjo eshte pyetje 2 milionshe se 1 milionshe ishte kjo per jeten 🤣
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Qe qellimi eshte gjeja me e rendesishme ne jete kjo eshte e padiskutueshme. E keni vene re?! Cdo perpjekje qe beni ne jete nuk e beni kot. Perhere ka nje qellim final. Madje madje dhe keto veprimet mekanike te pavullnetshme si fryma, ushqimi, etj

Sa i perket jetes ne teresi une besoj se fundi yne eshte bota tjeter-perjetesia. Vallai nuk e mohoj qe shpesh here mendoj rreth saj dhe them; Po si mundet te jetoj robi perjeeet?!?!??! t"mos kete fund?!?!?! por pastaj mendoj serish: Si mund te kuptosh perjetesine kur cdo gje ne kete jete eshte e vdekshme?! Si bimet, si kafshet, si njeriu?!
Ama Zoti, ai qe krijoi kete multi-univers eshte i pavdekshem!

Sa per jeten qe jetojme brenda saj ka qellime te vogla-femija-dashuria-karriera-shoqeria, etj ama edhe keto prap qellimin e madh e kemi per boten tjeter. Psh: Une kur falem i lutem Zotit: Me jep te mira si ne kete bote dhe ne tjetren. Jane te lidhura. Pas vdekjes do e nisim ku e kemi lene-vec se atje ka llogari tjeter!

Kjo eshte thjesht nje pjese e shkurter nga cfare mendoj une rreth kesaj teme.
 
Redaktimi i fundit:

Imagjino më tepër....
(Jom kurioz dhe kurioz tamom si Liza... Aq më tepër nga "nickname" )
Po pse duhet me pas një qëllim final çdo gjë!!!?
pse me ja vesh gjithnjë një qëllimi!?

Edhe pse me finale ky qëllim!??

Edhe me patjetër?!!!

(Sigurisht pa asnjë lloj qëllim të keq, aspak ironik etj dua të besoj edhe unë)
 
Desa

Temet Nosce
E thënë nga biologu Jeremy Griffith (humancondition.com): 'Ne jemi të programuar gjenetikisht të dominojmë, për të fituar betejën e jetës'
Betejë e fituar e një lufte të humbur - do të thoshte dikush tjetër. Është ky qëllimi i jetës? Të vazhdosh një luftë të lodhshme (dhe pse me motivim absolut), kur humbjen e ke të garantuar? Faleminderit, por jo faleminderit!

Jo e gjitha shpjegohet në bazë të instinkteve tona shtazarake. Nga aspekti psikologjik, mendja jonë e vetëdijes bazohet në gjendjen njerëzore psikologjikisht të trazuar. Vetëdija me bazë nervore, ka nevojë për të kuptuar botën para se të veprojë. E kemi këtë vetë-kuptim, për dallim nga kafshët. Pikërisht ky ndryshim mes instinkteve dhe vetëdijes na bën të jemi më 'njerëzorë'.

Ne veprojmë dhe shpjegojmë procesin e përzgjedhjes natyrore të bazuar në gjen. Nga ana tjetër, është pak tragjik kërkimi ynë për mirëkuptim, ku tre gjëra janë të pashmangshme:

1. hakmerremi në mbrojtje ndaj kritikës së nënkuptuar nga instiktet tona,

2. kërkojnë me dëshpërim çdo përforcim që mund të gjejmë për të na lehtësuar nga ndjenjat e këqija,

3. përpiqemi të mohojmë kritikën dhe ta bllokojmë atë nga mendja jonë .

Padyshim kemi dhe 'të mërziturit' në aspektin psikologjik, nga detyrimi për të marrë pjesë në kërkimin tonë heroik për njohuri.
Pra, rehabilitimi psikologjik i racës njerëzore. Ky mbase do ishte një lloj qëllimi, në kuptimin përkohësisht të kuptimtë të jetës, që kam postuar më herët.
 
Tripol

Dhe vjen nje dite..
Deri tani vetem feja ka dhene pergjigje kesaj pyetje..shkenca aspak..njerezit te gjithe Jane te dyzuar ne shpjegimin e kuptimit te jetes..
 
Top