• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kur shoqja të imiton

braziljania

Anëtar i Nderuar
ثshtë në natyrën e njerëzve që t’i imitojmë ata që na pëlqejnë, meqë duam që të jemi si ata. Por, problemi qëndron në faktin se, në këtë mënyrë, humbet veçantia

Shoqet më të mira jo rrallë kanë shije të ngjashme për muzikë, veshje a filma, por çka të bësh kur shoqja jote fillon që të të imitojë, të të kopjojë në gjithçka, kur bëhet kloni yt?
Edhe nëse më parë asaj nuk i kanë pëlqyer çizmet deri në zogj të këmbës dhe ka thënë se kurrë nuk do të mbathë të tilla, përnjëherë i ka blerë dhe, për çudi, ato janë sikur tuat. “Klonimi” midis shokëve dhe shoqeve nuk është dukuri e rrallë dhe nuk kufizohet vetëm te adoleshentët. Për këtë shkak, nuk është për t’u habitur kur dëgjojmë se shumë shoqëri, shumë shokë e shoqe të ngushta janë ndarë për shkak të këtij imitimi. Dr. Benxhamin Karni, profesor i psikologjisë sociale nga Universiteti në Florida, thotë se njerëzit në të vërtetë duan që të jenë pjesë e grupit, që sipas tyre është atraktiv dhe i suksesshëm, gjë që e shprehin me mënyrën e njëjtë të veshjeve, sjelljes, apo edhe dëgjimit të muzikës. ‘Kur ndonjë grup i njerëzve është i suksesshëm, shumë të tjerë duan që të identifikohen me të dhe i kopjojnë pjesëtarët e atij grupi. Shembulli më i mirë është ai në hitin e madh të filmit për adoleshentë, “Vajzat e rrezikshme” të vitit 2004. Vajzat e shkollës së mesme kanë stil të njëjtë të veshjes dhe sillen njëlloj, prandaj vajza e re Kedi Heron, të cilën e ka luajtur Lindsi Lohan, duhet të përshtatet me shoqet e reja. ثshtë në natyrën e njerëzve që t’i imitojmë ata që na pëlqejnë, meqë duam që të jemi si ata. Por, problemi qëndron në faktin se, në këtë mënyrë, humbet veçantia’, mendon dr. Karni. Pra, nëse shoqja ju kopjon, kjo vetëm dmth se asaj i pëlqen dhe jeni shembull për të.

Nga ana tjetër, fakti që dikush të imiton tërë kohën dhe në gjithçka, mund të jetë tepër irrituese. Kur dikush të kopjon, kjo në njëfarë mënyre mund të konsiderohet si kërcënim ndaj origjinalitetit tënd. Për këtë shkak, duhet të jesh e hapur dhe të bisedosh me shoqen sapo të paraqiten shenjat e “klonimit”.

”Të jesh mostër për dikë është OK në kufij të caktuar. Por, nuk dua që të rri tërë kohën me klonin tim, për shkak se i çmoj mendimet e ndryshme. Nëse dikush më kopjon deri në imtësi, kjo dmth se ai person nuk ka karakter të vetin. Pse do të rrija tërë kohën me dikë që është sikur unë?”, pyetet një vajzë e shkollës së mesme.

Megjithatë, nëse dikush i kalon të gjithë kufijtë e sjelljes normale dhe të imiton bash në çdo gjë – ilustrimi më drastik dhe gjëja që nuk ia urojmë askujt është cimerja psikotike që luhet në një film nga Brixhit Fonda – atëherë, më së miri është që të bisedosh me ndonjë person që i beson. Psikologët pajtohen se mund të mësojmë shumëçka duke i vrojtuar dhe imituar të tjerët, por gjatë tërë kësaj, nuk duhet ta harrojmë individualitetin tonë.


Kosovasot
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Tani shoqja nuk eshte se te imiton,por disa gjera i merr nga ty.
Para disa kohesh zura miqesi me njeren dhe filluam duke marre shum virtyte apo vese nga njera tjetra.
Mirpo filluam te ngjanim njesoj e ne pamje,madje njerezit kujtonin se ishim motra ose kusherira.
Un nuk e kam problem te huaj nje sjellje te mire nga shoqja,mua nuk me duket imitim.
Do ta konsideroja pershtatje,dashje padashje njeriu mundohet te pershtatet me shoqerine:D
 

Passion

Banned
1567766086001.jpeg


Kur te imiton te humbet cmimi unik. :emoji_yum:
 

Sot

Steps back !
Kur me imiton 1 shok une vec qesh edhe pse jam tu plas inati se nese bahem me nerva ja fillon ma keq e skam ca i tham se shok hahahahha
 
Private conversations
Help Users
    Top