Kush bie në dashuri më shpejt: djemtë apo vajzat?!

Çfarë është dashuria? Kjo është një nga pyetjet më të shpeshta dhe ajo për të cilën shumë njerëz kanë mijëra përgjigje. Askush nuk mund ta përcaktojë atë me të vërtetë. Shumë janë përpjekur ta përshkruajnë atë bazuar në një ndjenjë që ata përjetojnë.

Dashuria, për dallim prej ndjenjave të tjera, nuk vjen e shkon. Dashuria qëndron. Mirëpo pa angazhim, dashuria pushon së ekzistuari. Një angazhim i mbushur me dashuri është ajo që e dallon dashurinë romantike nga marrëdhëniet e tjera.

Por cilët dashurojnë më shpejt: djemtë apo vajzat? Djemtë bien në dashuri më shpejt se vajzat. Tashmë ky fakt është provuar shkencërisht. Sipas shkencës bëhet fjalë për një karakteristikë gjenetike që i bën më të prirur djemtë/burrat për ndjenja, ndërkohë që gratë dhe vajzat kanë nevojë për një periudhë më të gjatë pjekurie.

Antropologia amerikane Helen Fischer mendon se meshkujt dashurohen më shpejt se femrat për shkak të një ndikimi të konsiderueshëm të shikimit, në sistemin sensorial. Praktikisht, kur një djalë shikon një vajzë dhe e konsideron tërheqëse, diçka ndodh. Ndjesitë e forta të shikimit dërgojnë stimuj në tru, që siç mendohet shkaktojnë ndjesinë e dashurisë.

Është mjaft e zakonshme që një burrë me pamje mesatare, që ka vetëbesim është më i suksesshëm me gratë, sesa dikush me një fytyrë më tërheqëse. Dhe tani ka një shpjegim. Një studim i botuar në ‘Psychological Science’ zbuloi se burrat, pamja e të cilëve është larg standardeve të bukurisë, por që kanë më shumë besim në vete, janë më të suksesshëm se burrat me atraktivitet më të lartë fizik.

Së fundmi, eksperimentet që u realizuan nga psikologët e “Princeton Janine Willis” dhe “Alexander Todorov”, treguan se na duhen vetëm 1/10 e sekondës për të formuar një opinion për një person vetëm duke parë fytyrën e tyre. Gratë zakonisht nuk ndalen këtu dhe kanë kohë të mjaftueshme për të vlerësuar trupin, prerjen e flokëve dhe shumë tipare të tjera në dukje të parëndësishme.
 
  • Më pëlqen
Reactions: VIP
Djemtë bien në dashuri më shpejt se vajzat. Tashmë ky fakt është provuar shkencërisht.

P.s kshuqe gra koha juaj e te menduarit per te pranu dashurine e 1 mashkulli shkakton uljen e nivelit te ndjenjave te mashkulli dhe per pasoje lidhja nuk eshte afat gjate… copyright doktor profesor Hasbulla Magomedov
 
Ca rendesi ka kush bie?
Te gjithe bien, fatmiresisht qe bien do thoja, heret a vone te gjithe bien...(te gjithe ata qe kane nje zemer😝)
Rendesi ka te bjere bute, bukur, kendshem e jo te thyeje turinjte, perndryshe duhet te beje operacion plastik e te bjere prape🤣
 
Sa gjat e gjere e the 🤣
 
Vajzat 😁
Fillojnë me ditar dhe alfabete të personalizuara, kurse djemtë e kanë mendjen kujt t'ja ngecin hartimet dhe detyrat e shpisë 😁
 
Vajzat 😁
Fillojnë me ditar dhe alfabete të personalizuara, kurse djemtë e kanë mendjen kujt t'ja ngecin hartimet dhe detyrat e shpisë 😁
Nuk ka lidhje si manifestohet e rena ne fakt. Flitet per ndjesine. Fakti qe nuk shpaloset ne dukje nga djemte nuk mohon qe egziston! :D
 
Sa mire do te ishte po te kishte edhe me per dashurine, kjo madheshti e pangopur me energji hyjnore poer edhe nje llogore e perjetshme.

Te gjite pa perjashtim jemi heronj qe biem ne te kush me pare e kush me tej, por do te doja te dija se kush mbeti dhe luftoi per te deri pertej kufirit llogjik dhe klisheve anoreksike e pa jete, per ta bere habitatin e tij kete ndjesi te vyer.

Te flitej se si e sa tolerojne dhe sakrifikojne ne emer te saj. Sa prej tyre i dedikuan dhe i dedikojne cdo milisekonde te dites per ta mbushur e per ta bere te pa harushme sikur te ishte ajo e fundit ne jete.
 
Nuk ka lidhje si manifestohet e rena ne fakt. Flitet per ndjesine. Fakti qe nuk shpaloset ne dukje nga djemte nuk mohon qe egziston! :D

Në 8 vjeçare kam qenë ke klasa A, na kishin mbledhur aty që nga klasa e 5-të më të mirëve me mësime, ishim edhe klasë basketbolli. Gjithësesi unë ke A kam rastisur që në fillim. Nga klasa e 7-të kishim nja dy-tre vajza të shkathta që mbanin ditar dhe shpiknin alfabete. Gjatë pushimit çohej njëra dhe shkonte shkruante diçka me këtë alfabetin e tyre në dërrasë të zezë, pastaj shkonte tjetra e fshinte dhe shkruante diçka tjetër. Vite më vonë na e treguan çfarë shkruanin. Budallaçkat 😁
 
Cfare viti ka qene ne klase te 7te? 😁
 
Tpaska ngel merak qe nuk ua paske kuptu ca shkruanin qe ne fillim 😂😂
 
Nuk mendoj se ka të bëjë gjinia.
Është me tipe,un prsh më kam pëlqimi shpejt për 1 djalë.
E mbas 2 javësh më kalon.
Në fillim o sa i bukur,sa i mirë.
E mbas dy javësh.
Them ca i pëlqeva ktij idioti.
 
Top