• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kush është gruaja që u kap me 41 mijë euro të fshehura në trup. Pse dyshoi policia dhe si u justifikua ajo. Vëllai i saj pak kohë më parë…

Hera

Βιβλίο φάγος
Kush është gruaja që u kap me 41 mijë euro të fshehura në trup. Pse dyshoi policia dhe si u justifikua ajo. Vëllai i saj pak kohë më parë…

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=500&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Femri-kush-është-gruaja-qe-u-kap-me-41-mije-euro-te-fshehura-ne-trup-pse-dyshoi-policia-dhe-si-u-justifikua-ajo-vellai-i-saj-pak-kohe-me-pare%2F&cb=5c7715eb67
BRIKENA META/ Një 46-vjeçare nga Pobrati i Beratit, e martuar në Peshtan të Fierit dhe emigrante prej disa vitesh në Greqi, është ndaluar nga Policia Kufitare e Kakavijës në bashkëpunim me doganën.

eurot


http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=758&campaignid=570&zoneid=581&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Femri-kush-është-gruaja-qe-u-kap-me-41-mije-euro-te-fshehura-ne-trup-pse-dyshoi-policia-dhe-si-u-justifikua-ajo-vellai-i-saj-pak-kohe-me-pare%2F&cb=c62ed9a43e
http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=622&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Femri-kush-është-gruaja-qe-u-kap-me-41-mije-euro-te-fshehura-ne-trup-pse-dyshoi-policia-dhe-si-u-justifikua-ajo-vellai-i-saj-pak-kohe-me-pare%2F&cb=92216ac3be
Ajo akuzohet për “Mosdeklarim në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë”. 46-vjeçarja u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë, ku i janë gjetur dhe sekuestruar 41 mijë euro, të cilat nuk i deklaroi në Kakavijë gjatë përpunimit të dokumentacionit.

Mësohet se, Mimoza (Fejzulla) Shehu është përzgjedhur nga blutë e Kakavijës pasi udhëtonte e vetme, në këmbë, në dalje të kufirit nga Shqipëria. Ajo jeton prej vitesh në Greqi dhe disponon leje qëndrimi nga shteti grek. Shumën e parave, ajo e kishte vendosur në çantën e dorës dhe në trup.

E pyetur se ku i kishte siguruar të gjitha këto para, ajo ka deklaruar se ishin para të kursyera ndër vite, por nuk ka pasur asnjë dokument që të vërtetonte deklarimin e saj dhe asnjë justifikim të bazuar për të shpjeguar arsyen e mosdeklarimit të parave në kufi.

Policia ngre dyshime se shuma e madhe e eurove, tashmë e sekuestruar, vjen nga trafiku i paligjshëm dhe aktiviteti kriminal i vëllait të saj. Dyshimet përforcohen pasi i vëllai i 46-vjeçares, Hajredin Fejzullahu, është shpallur prej disa muajsh në kërkim në Belgjikë me një urdhër arresti europian.

Ai akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe Policia ngre dyshimin e arsyeshëm se shuma e padeklaruar në kufi e të motrës së tij, rrjedh nga ky biznes i paligjshëm. Tashmë 46- vjeçarja, nënë e dy fëmijëve 20 dhe 13 vjeç, do të dalë para gjykatës për veprën penale “Mosdeklarim në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë”.

“Policia Kufitare, në bashkëpunim me doganën, evidentojnë dhe godasin një rast të tentativës për të transferuar në mënyrë të paligjshme jashtë vendit vlera monetare. Procedohet penalisht një 46-vjeçare nga Fieri për mosdeklarim të të hollave në kufi. Sekuestrohen 41 200 euro, të cilat kjo shtetase nuk i deklaroi në Kakavijë, gjatë përpunimit të dokumentacionit.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, efektivat e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, përzgjodhën për kontroll në vijën e dytë shtetasen M. Sh., 46 vjeçe, banuese ne Fier. Gjatë kontrollit në vijën e dytë, kësaj shtetaseje nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore, iu gjetën të fshehura në çantë dhe në trup një sasi prej 41.210 eurosh, të cilat dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i të afërmve të saj.

Në vendngjarje kanë mëritur Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në D.V.P. Gjirokastër, të cilët bënë sekuestrimin e shumës së eurove dhe në bashkëpunimin me Prokurorinë filluan procedimin penal ndaj 46-vjeçares për mosdeklarim në kufi të të hollave dhe të sendeve me vlerë”, bëhet e ditur zyrtarisht nga Policia.

PANORAMA
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Eh mi Moza, duhen profesioniste per kto pune :p
 
Top