• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kush jane "vjedhesit e vertete"?

Abisi

Staf në FV.AL
FB_IMG_1601918272076.jpg


Gjatë vjedhjes së një banke, grabitësi u tha klientëve: "Qëndroni pa lëvizur, paratë i përkasin shtetit, jeta ju takon juve". Të gjithë qëndruan të qetë. Kjo quhet "Ndryshim mendimi", pra, ndryshon mënyrën se si mendon. Kur grabitësit u kthyen në shtëpi, grabitësi më i ri i tha më të vjetrit: "Le t'i numërojmë paratë". Grabitësi më i vjetër u përgjigj: "Mos u bëj budalla. Janë shumë para dhe do të na marrë orë për t'i numëruar. Lajmet e natës do të na tregojnë se sa kemi vjedhur..." Kjo quhet "Eksperiencë" Dhe sot përvoja është më e rëndësishme se sa diplomat. Kur hajdutët u larguan, në bankë drejtori i tha përgjegjësit të telefononte shpejt policinë. Përgjegjësi u përgjigj: "Prit. Le të marrim 10 milionë nga banka dhe le t'i shtojmë në 50 milionët e tjerë që kemi gëlltitur." Kjo quhet: "Noto me valën" Të kthesh një situatë të keqe në të mirën tënde. Përgjegjësi tha: "Sa mirë do të ishte të kishim një grabitje çdo muaj". Kjo quhet "Te vrasësh mërzitjen". Lumturia personale është më e rëndësishme sesa puna. Ditën tjetër lajmet raportuan se nga banka ishin vjedhur 80 milionë. Grabitësit numëruan paratë por kishin vjedhur vetëm 20 milionë. Dhe u irrituan për shkak se ata kishin rrezikuar jetët e tyre për 20 milionë .. ndërsa drejtori dhe përgjegjësi vodhën 60 milionë. Është më mirë të jesh i shkolluar se sa një hajdut. Kjo quhet: "Dituria vlen sa ari" Përgjegjësi ishte i lumtur për shkak se deklaroi grabitjen, u mbulua nga sigurimet dhe shteti. Kjo quhet "Kape mundësinë nga flokët".

"Shprehje te Librave"
 

Moonshine

🌑🌒🌓🌔🌕🌖🌗🌘🌑
Me pelqeu jashtmase.
Fiks ashtu funcionon jeta
 
Private conversations
Help Users
    Top