• MirĂ«sevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Lajme nga futbolli .

Endrra

VIP
Ahahahaahahahaaaa t’hart dreshi n’bark t’hartđŸ€ŁđŸ€ŁđŸ€Ł
Ishte hap kisha per her te pare pas 90 ne katun.. vjen Prifti italjan djal i ri .
Ne rrjesht te pare katunaret..une i dijsha konservative.. dmth me shume se ne ..
Ra qetesi absolute.
Kur i thote njera , shoqes..
Shpresbam Zotin si qaka si gjath i njom đŸ€ŁđŸ€Ł
Imagjino mezic mbaja lotet nga e qeshura @N0
 

N0

"H.A.T.V.N" S2. Suksese!
Ishte hap kisha per her te pare pas 90 ne katun.. vjen Prifti italjan djal i ri .
Ne rrjesht te pare katunaret..une i dijsha konservative.. dmth me shume se ne ..
Ra qetesi absolute.
Kur i thote njera , shoqes..
Shpresbam Zotin si qaka si gjath i njom đŸ€ŁđŸ€Ł
Imagjino mezic mbaja lotet nga e qeshura @N0
U’a paska fal mekatet mire pse nuk thua tiđŸ€ŁđŸ€ŁđŸ€Ł
 

N0

"H.A.T.V.N" S2. Suksese!
Abseits..qe e shqiptonim hapsajt đŸ€Ł
Njeri ne 94 ne fund te ndeshjes tha: Mire lozen mire ama ai Ofsajti nuk mbahej fare, se kapte dot asnje se vetem emri atij tere kohes.đŸ€ŁđŸ€ŁđŸ€Ł
 

Xhelozi

😎😎😎
KukĂ«si nuk ia del dot ndaj Volfsburgut, gjermanĂ«t e eliminojnĂ« me 4 gola nĂ« “Air Albania”
Ka marrĂ« fund Ă«ndrra e KukĂ«sit pĂ«r tĂ« eliminuar Volfsburgun nĂ« LigĂ«n e EuropĂ«s dhe pĂ«r tĂ« kaluar nĂ« raundin e tretĂ« kualifikues. VerilindorĂ«t janĂ« mposhtur nĂ« “Air Albania” me rezultatin 4-0, nga gjermanĂ«t e Volfsburgut. Ndeshja nisi mirĂ« pĂ«r tĂ« besuarit e GegĂ«s, tĂ« cilĂ«t tentuan tĂ« surprizonin gjermanĂ«t, me disa raste, por pa sukses.
Volfsburg


Ishte Veighorst qĂ« shĂ«noi pĂ«r gjermanĂ«t nĂ« minutĂ«n e 20â€Č, duke pĂ«rfituar nga njĂ« gabim i lojtarĂ«ve tĂ« KukĂ«sit. Volfsburgu pĂ«rfitoi pĂ«rsĂ«ri nga njĂ« gabim i verilindorĂ«ve, pasi portieri Elezaj ishte i pasigurtĂ« nĂ« njĂ« dalje tĂ« tij dhe kjo i kushtoi me gol nĂ« minutĂ«n e 32 duek shĂ«nuar Lakruah.




Vetëm dy minuta më vonë Rroca kishte mundësinë të shënonte për ekipin e Gegës nga pika e bardhë e penalltisë, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri i gjermanëve.

elezaj


NĂ« pjesĂ«n e dytĂ«, KukĂ«si u pĂ«rpoq tĂ« reagojĂ« me Gashin qĂ« goditi traversĂ«n nĂ« minutĂ«n e 57. Pas kĂ«saj gjermanĂ«t kishin raste mĂ« tĂ« pastra, duke shĂ«nuar edhe dy herĂ« tĂ« tjera me Veighorst nĂ« minutĂ«n e 74 dje Mehmedin nĂ« minutĂ«n e 89’

FT| KUKËSI – VOLFSBURG 0-4
 

Xhelozi

😎😎😎
EKSKLUZIVE/ “BombĂ«â€ nĂ« KategorinĂ« e ParĂ«, FSHF pĂ«rjashton dy skuadra dhe ndryshon formulĂ«n e kampionatit
“BombĂ«â€ nĂ« KategorinĂ« e ParĂ«, FSHF vendos tĂ« pĂ«rjashtojĂ« pĂ«r sezonin 2020-2021 dy klube pĂ«r shkak se nuk pĂ«rmbushin asnjĂ« kriter pĂ«r tĂ« vazhduar garĂ«n.

Elbasani-Shenkolli





“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se Komisioni i Licencimit nĂ« FSHF ka vendosur qĂ« Elbasani dhe Erzeni i Shijakut tĂ« zbresin nĂ« KategorinĂ« e DytĂ«. NĂ« kĂ«to kushte, duke qenĂ« se mbeten vetĂ«m 16 ekipe nga 18 qĂ« ishin, FSHF pritet tĂ« ndryshojĂ« edhe strukturĂ«n e KategorisĂ« sĂ« ParĂ«.

erzeni lushnja


Pra, nuk do të ketë skuadra që do të ndahen në dy grupe, por thjesht një kampionat me 16 ekipe. Gazeta mëson se Erzeni dhe Elbasani kanë të drejtë apelimi pas këtij vendimi drastik të Komisionit të Licencimit, që i zbret në Kategorinë e Dytë
 

Xhelozi

😎😎😎
NjĂ« vajzĂ« qĂ« pĂ«lqen futbollin Ă«shtĂ« si goli nĂ« transferĂ«â€/ Tifozja e Juventusit tĂ«rbon fansat me fotot hot
“NjĂ« vajzĂ« qĂ« pĂ«lqen futbollin Ă«shtĂ« si njĂ« gol nĂ« transfertĂ«, vlen dyfish”, kjo ishte shprehja qĂ« DJ superseksi, Kristi Suan (Kristina Rescingi) fitoi zemrĂ«n e shumĂ« sportdashĂ«sve, kryesisht tifozĂ«ve tĂ« Juventusit.

modelja





Edhe pse me axhendën e ngarkuar për shkak të profesionit të saj si DJ, bukuroshja italiane, protagonist e programit Temptation Island, kur ka kohë të lirë, nuk nguron të jetë prezente në stadium, për të ndjekur skuadrën e zemrës, si dhe ndeshje të tjera.

Përveçse një DJ e suksesshme, Kristina Rescingi, preferohet shumë nga fansat edhe për format e saj bombastike, si dhe për fotot hot që ajo poston në rrjetet sociale.

60760032_1054281881436106_3670172695439343616_o




20200918_000915.jpg
20200918_000859.jpg
 

Xhelozi

😎😎😎
E kërkon Konte, Interi gati të rikthejë mbrojtësin e Mançester Junajtid në Serinë A
Mbrojtësi i Mançester Junajtid, Kris Smolling kërkohet nga trajneri i Interit, Antonio Konte. 30-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Ole Gunar Solskjaerit.

SMALLING





Smolling Ă«shtĂ« stĂ«rvitur i veçuar nga pjesa tjetĂ«r e skuadrĂ«s, teksa Ă«shtĂ« nĂ« pritje pĂ«r tu larguar. Interi tani i Ă«shtĂ« bashkuar RomĂ«s nĂ« garĂ« pĂ«r shĂ«rbimet e mbrojtĂ«sit. ZikaltĂ«rit kĂ«rkojnĂ« ta marrin pĂ«r 1 vit nĂ« huazim, dhe janĂ« gati ti ofrojnĂ« 120 mijĂ« euro nĂ« javĂ« rrogĂ«. “The Sun” zbulon gjithashtu se nĂ« fund tĂ« huazimit do ketĂ« detyrim blerjeje.

Kontrata e Smolling me Mançester Junajtid skadon në 2022. Mbrojtësi e kaloi gjysmën e sezonit të kaluar në huazim tek Roma, dhe verdhekuqtë e duan sërish në skuadër.
 

Xhelozi

😎😎😎
Duka, letĂ«r tĂ« hapur RamĂ«s: ‘Teatri’ i futbollit u shemb pas katĂ«r vitesh, mbani premtimet dhe jepini fund bojkotit
Presidenti i FSHF-së Armand Duka i është drejtuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në lidhje me situatën e nderë të krijuar në futbollin shqiptar pas bojkotimit të kampionatit.
Duka rama

Kreu i futbollit shqiptar kritikoi dhe akuzoi grupin e punĂ«s tĂ« udhĂ«ruar nga shefi i ekzekutivit pĂ«r diskutimin dhe miratimin e ndryshimeve nĂ« futboll se “ u pĂ«rfshi nga pĂ«rçarja dhe meskinitetet politike, me qĂ«llim ngritjen e flamurit tĂ« reformatorit nĂ« sport”.

NdĂ«rkohĂ«, Duka shton se ‘teatri i futbollit nĂ« ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« shrmebur 4 vjet pas propozimeve tĂ« para pĂ«r ndryshime ligjore dhe ekonomike nĂ« futbollin vendas.




Presidenti i FSHF-së kërkon që Rama dhe qeveria e tij të plotësojnë 4 kërkesat primare të Ligës Profesioniste për të mbyllur njëherë e mirë bojkotin.

Letra e presidentit të FSHF-së Armand Duka drejtuar kryeministrit Edi Rama

I nderuar zoti Kryeministër!

Shpresoj të kem vëmendjen Tuaj, në këtë moment historik për të krijuar një bazë ligjore, nxitëse për sportin në vendin tonë. Jo vetëm për të kapërcyer gjendjen, në të cilën ndodhemi, por për të çelur rrugën e zhvillimit normal e të formalizuar.

Sot, ndodhemi nĂ« njĂ« situatĂ« jo normale, tĂ« pazakontĂ« e tĂ« padĂ«shiruar. ËshtĂ« bllokuar rrotullimi i topit nĂ« KategorinĂ« Superiore e nĂ« akademitĂ« e tyre, jo vetĂ«m futbollistĂ«t profesionistĂ«, por edhe fĂ«mijĂ«t kanĂ« mbetur pa dashurinĂ« e tyre tĂ« madhe: FUTBOLLIN.

Dialogu, mirëkuptimi e bashkëpunimi janë parësore në mentalitetin e sportistit dhe në botën e sportit. Nisur nga këto parime, Federata Shqiptare e Futbollit në vitin 2016 falë edhe rezultateve e paraqitjes së shkëlqyer të ekipit tonë kombëtar, i cili arriti objektivin më të madh historik, kualifikimin në finalet e Euro 2016, duke shfrytëzuar dhe vëmendjen e shtuar të qeverisë ndaj nesh, mori një iniciativë për propozimin e një pakete ligjore në interes të futbollit e të sportit në përgjithësi.

Në mënyrë të përmbledhur, kjo paketë ligjore përfshinte ndërhyrjen në disa ligje e vendime të Këshillit të Ministrave me qëllim krijimin e një ekonomie sportive autonome. Me iniciativën tonë përgatitëm disa projektligje së bashku me relacionet përkatëse. Propozimet tona u mirëpritën nga komuniteti sportiv dhe nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit. Drejtoria Juridike e Këshillit të Ministrave ja përcolli këto propozime Ministrive për oponencë teknike.

NdĂ«rkohĂ«, nga ana e MinistrisĂ« sĂ« Financave, nuk u reflektua asnjĂ«herĂ« njĂ« vullnet pozitiv. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, pĂ«rmes njĂ« oponence mediokĂ«r, konstatuam njĂ« mungesĂ« vizioni pĂ«r tĂ« ardhmen e sportit shqiptar. NĂ« kĂ«tĂ« oponencĂ«, nuk pati njĂ« studim tĂ« mirĂ«filltĂ« tĂ« fizibilitetit tĂ« pĂ«rfitimeve, qĂ« kĂ«to ndryshime do tĂ« sillnin. Aq mĂ« pak, nĂ« kĂ«tĂ« aspekt nuk u mor parasysh studimi i OrganizatĂ«s BotĂ«rore tĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, pĂ«r kontributin ekonomik tĂ« sportit nĂ« ekonomi: “Ku çdo dollar i investuar, kursen katĂ«r tĂ« tillĂ«, nĂ« shĂ«ndetĂ«sinĂ« publike”.

Futbolli nuk kërkon lemoshë zoti Kryeministër, por investime me sigurinë e garantuar, që ato do të kthehen katër herë më shumë në arkat e shtetit.

TĂ« bindur nĂ« nevojĂ«n e njĂ« pakete gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se nĂ« dobi tĂ« sportit, e pĂ«rsĂ«ritĂ«m kĂ«rkesĂ«n tonĂ« edhe nĂ« seancĂ«n dĂ«gjimore tĂ« komisionit pĂ«rkatĂ«s parlamentar, lidhur me “Ligjin e ri tĂ« Sportit” nĂ« vitin 2017.

AftĂ«sia juaj pĂ«r tĂ« transformuar krizat nĂ« mundĂ«si, u testua dhe vĂ«rtetua, nĂ« mars 2019 gjatĂ« takimit tĂ« zhvilluar me klubet. Ju i dĂ«gjuat kĂ«rkesat e aktorĂ«ve tĂ« futbollit dhe i pranuat ato. Ju premtuat, se brenda njĂ« afati ambicioz prej 100 ditĂ«sh, t’i bĂ«ni realitet tĂ« gjitha kĂ«rkesat e tyre. U shprehĂ«t saktĂ«sisht, se duhet nisur njĂ« proces reformimi i thellĂ« i futbollit. Kjo do t’u krijojĂ« mundĂ«si atyre qĂ« investojnĂ«, qĂ« ta kenĂ« investimin e garantuar, ndĂ«rsa atyre qĂ« janĂ« jashtĂ«, tĂ« jenĂ« tĂ« interesuar pĂ«r tĂ« investuar nĂ« futboll.

VĂ«rej me keqardhje se pĂ«r fat tĂ« keq grupi i punĂ«s i ngritur me urdhĂ«rin tuaj, shumĂ« shpejt u pĂ«rfshi nga pĂ«rçarja dhe meskinitetet politike, me qĂ«llim ngritjen e flamurit tĂ« reformatorit nĂ« sport. Kjo luftĂ« e brendshme, e shoqĂ«ruar nga “JO”-ja e pĂ«rhershme e “burokratĂ«ve tĂ« pandreqshĂ«m” tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Financave, solli njĂ« zhbĂ«rje tĂ« produktit final. QĂ« ndryshe nga ç’premtuat apo ndryshe nga ç’jua kanĂ« transmetuar, nuk u materializua nĂ« njĂ« dokument reforme tĂ«rĂ«sore.

Sa i takon “Ligjit tĂ« Sponsorizimit”, nuk ka asnjĂ« kuptim qĂ« ai tĂ« mos jetĂ« favorizues pĂ«r futbollin dhe nĂ« pĂ«rgjithĂ«si pĂ«r sportin. Kaq e vĂ«shtirĂ« Ă«shtĂ« tĂ« ndjekim shembullin progresist tĂ« HungarisĂ« apo GjermanisĂ«?! Apo mĂ« tej, tĂ« bĂ«jmĂ« atĂ« qĂ« bĂ«nĂ« me kĂ«tĂ« ligj, vende me ngjashmĂ«ri ekonomie dhe problematikĂ« tĂ« njĂ«jtĂ« si Mali i Zi e Kosova.

Siç edhe vihet re qartazi, “teatri” i futbollit nuk u shemb brenda natĂ«s, por pas katĂ«r vitesh insistimi pĂ«r njĂ« shtrat ligjor qĂ« i shĂ«rben tĂ« gjithĂ«ve: SportistĂ«ve, klubeve, bizneseve dhe vetĂ« politikĂ«s, pĂ«r tĂ« marketuar njĂ« premtim tĂ« mbajtur.

NĂ« tĂ« kundĂ«rt, “teatri” profesional i politikĂ«s ngriti siparin, nĂ« mĂ«nyrĂ« kĂ«rcĂ«nuese, duke etiketuar 20.000 futbollistĂ« e kushedi se sa sportistĂ« tĂ« tjerĂ«, si mosmirĂ«njohĂ«s.

Nuk ka mirĂ«njohje pĂ«r mĂ«shirĂ«n. MirĂ«njohje ka pĂ«r barazinĂ«, solidaritetin nĂ« periudha tĂ« vĂ«shtira dhe “fair-play”-n.

Mirënjohje ka për ndërtimin e një ekonomie te shendetshme sportive, e cila të mos jetë e varur nga lëmosha qeveritare.

I nderuar z. Kryeministër!

Kjo është një çështje vullneti dhe jo takimesh të tejzgjatura që nuk sjellin asnjë produkt. Varet vetëm nga JU, nga pushteti JUAJ. Prandaj ju bëj thirrje miqësisht, ushtrojeni pushtetin Tuaj në të mirë të futbollit e të ndërprerjes së bojkotit.

Me besim në ndërgjegjen Tuaj, ju kërkoj edhe një herë të mbani premtimin e dhënë për një fillim të ri për sportin shqiptar.

Sinqerisht,

Armand DUKA
 

Xhelozi

😎😎😎
ZYRTARE/ Më në fund një lojtar i Liverpulit, Tiago firmos për ekipin e Klopit
Liverpuli më në fund ka zyrtarizuar Tiago Alkantarën. Mesfushori spanjoll vendosi të largohej nga Bajern Mynihu dhe kalo në Premier Ligë.

tiago alkantara





Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë ende të ditura, Liverpuli njoftoi transferimin e Tiagos në rrjetet sociale. Mesfushori do veshë fanellën me numër 6-të.
 

Xhelozi

😎😎😎
ZYRTARE/ Kukësi mbyll bashkëpunimin me Eduart Rrocën. Futbollisti transferohet në Turqi
Eduart Rroca nuk është më futbollist i Kukësit. Mesfushori dhe klubi verilindor kanë mbyllur me mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre në mënyrë që lojtari të kalojë te skuadra turke Istanbulspor.

eduart rroca





NĂ« njĂ« komunikatĂ« zyrtare, KukĂ«si njofton se ka pranuar dĂ«shirĂ«n e RrocĂ«s pĂ«r t’u transferuar te klubi i kategorisĂ« sĂ« dytĂ« tĂ« futbollit turk.

Rroca bëhet një tjetër largim me peshë nga Kukësi pas Besar Musollit. Të dy lojtarët luajtën dje kundër Volfsburgut ndeshjen e fundit me fanelën e Kukësit.

27-vjeçari luajti më shumë se 1 vit e gjysmë me Kukësin. Ai fitoi Kupën e Shqipërisë në vitin 2019

Njoftimi i Kukësit

Mesfushori Eduart Rroca nuk është më pjesë e skuadrës sonë! Pas një sezoni e gjysmë me fanellën e Kukësit, mesfushori i ka dhënë lamtumirën klubit dhe ndeshja ndaj Wolfsburg, ishte e fundit për të me fanellën e Kukësit!

Kontrata e Rrocës përfundonte në muajin janar 2021, megjithatë pas një diskutimi me presidentin, klubi vendosi ta ointe të lirë për të vazhduar aventurën në kampionatin turk. Klubi i Instanbulspor AS shfaqi interes për futbollistin tonë dhe dëshira e futbollistit për të provuar një aventurë të re jashtë vendit, u mirëkuptua nga presidenca.
Futboll Klub Kukësi e falënderon Rrocën për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në aventurën turke. Me fanellën e Kukësit, Rroca fitoi Kupën e Shqipërisë. Suksese Eduart!

kujkesii


Humbja ndaj Volfsburgut, dy lojtarë mbyllin aventurën me Kukësin

“Fanella mĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« si lĂ«kurĂ« e dytĂ«â€, postimi emocionues i Musollit: Isha i detyruar pĂ«r t’u larguar nga KukĂ«si
 

Xhelozi

😎😎😎
Befasohet klubi i njohur pas shortit të Ligës së Europës, 12 persona me koroanvirus
Beshiktashi është goditur nga koronavirusi. Klubi turk konfirmoi në një njoftim të fundit se 12 pjesëtare të tij: 7 lojtarë dhe 5 punonjës të akademisë janë infektuar me COVID-19.
Besiktas Vodafone Arena Stadium 1

Lajmi vjen në momentin kur bardhezinjtë turq kanë mësuar kundërshtarin e ardhshëm në Ligën e Europës. Nëse arrijnë të eliminojnë portugezët e Rio Aves, në fazën play-off të kompeticionit Beshiktashi do të përballet me Milanin, gjithmonë nëse kuqezinjtë bëjnë detyrën me norvegjezët e Bodo Glimt.
 

Xhelozi

😎😎😎
SHORTI/ Nga Tirana te Milani e ShkĂ«ndija, skuadrat mĂ«sojnĂ« kundĂ«rshtarĂ«t nĂ« “play off”. Ja tĂ« gjitha çiftet
ËshtĂ« hedhur ditĂ«n e sotme nĂ« Nion tĂ« ZvicrĂ«s shorti pĂ«r fazĂ«n “play off” tĂ« Europa LigĂ«s, ku skuadrat kanĂ« mĂ«suar kundĂ«rshtarĂ«t e tyre.

ky





I pamëshirshëm është treguar shorti më kampionët e Shqipërisë, teksa Tirana do të luajë më 1 tetor në transfertën zvicerane ndaj Jang Bojs.

Dinamo Zagreb, qĂ« ishte nĂ« tĂ« njĂ«jtin grup me bardheblutĂ« do tĂ« pĂ«rballet me fituesin e çiftit Floriana (MaltĂ«)- Flora Talin (Estoni). NdĂ«rkohĂ« goglat kanĂ« vendosu se fituesi i çiftit ShkĂ«ndija-Totenhem, nĂ« fazĂ«n “play off” do tĂ« luajĂ« me fituesin e çiftit Rosotv Makabi Haifa.

Milani gjithashtu ka mĂ«suar kundĂ«rshtarin e ardhshĂ«m teksa nĂ« rast kualifikim ndaj norvegjezĂ«ve tĂ« Bodo/Glimt, nĂ« “play off” do pĂ«rballen me fituesin e çiftit Beshiktash-Rio Avesh.

Ja të gjitha çiftet që u vendosën nga shorti:

ciftete e para]
ciftet e dyta
 
Top