• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Lajme nga futbolli .

Xhelozi

😎😎😎
Po kur nodhte që kishte fitu ekipi jot e shkojshe gjith pordhe te nesermen tu shit tongerllik me kile 🤣🤣🤣
Aty kisha letrat n dor e fillojsha me ato tmijat e skishte njeri që mdalone derisa dilshin prej msimi me pretekst që po ikin n wc 🤣🤣
 

MrCool

Lost
Njehere e mbaj mend, po ndiqja Interin ne bastore dhe ishte njeri aty prane që vetem "me provokonte" duke shajt lojtaret aq sa krisi një sherr i papare😂😂😂

Tani kur me kujtohen keto gjera them si nuk me dhane Teseren e nderit ata te klubit, sa i zjarrte që kam qene😂
 

Xhelozi

😎😎😎
@MrCool një dit ishte ndeshja milan inter dhe fitoi milani por per çudi i vetmi që isha milanidt e tjetet interista juventina ...bo gol dhe un qohem e bertas gooolll .kur shof kto krejt tu mpa mu !!! Qa keni mer ?
Ore kena skedin me fitu interi ti na qohesh si gjel tu bertit 🤣🤣🤣Shyqyr që skishin shpata me vete
 

ZHIGO

wish me well...
@MrCool një dit ishte ndeshja milan inter dhe fitoi milani por per çudi i vetmi që isha milanidt e tjetet interista juventina ...bo gol dhe un qohem e bertas gooolll .kur shof kto krejt tu mpa mu !!! Qa keni mer ?
Ore kena skedin me fitu interi ti na qohesh si gjel tu bertit 🤣🤣🤣Shyqyr që skishin shpata me vete
Shpatat me vete i kan pas, po thuj ti ja ka shkref goli shpatat 🤣🤣🤣

Po tregoj dhe un një te forte me kshu skedina 😂. Ishim duke pa Interin po lute me ekip te lodh dhe nuk po i bote dot gol. Te gjithe që prisnim tu bote gol, imagjino. Kur një moment ne aksion te interit , çohet njoni ne kom dhe ja jep " Po aman o te lutem bejee"

🤣🤣🤣

Me lot gjith salla 😆
 

Xhelozi

😎😎😎
Shpatat me vete i kan pas, po thuj ti ja ka shkref goli shpatat 🤣🤣🤣

Po tregoj dhe un një te forte me kshu skedina 😂. Ishim duke pa Interin po lute me ekip te lodh dhe nuk po i bote dot gol. Te gjithe që prisnim tu bote gol, imagjino. Kur një moment ne aksion te interit , çohet njoni ne kom dhe ja jep " Po aman o te lutem bejee"

🤣🤣🤣

Me lot gjith salla 😆
Beje mo at gol se na e nxorre shpirtin n'pllak saqe na ke bo mos me tmar malli me tpa 🤣🤣🤣🤣
 

MrCool

Lost
Shpatat me vete i kan pas, po thuj ti ja ka shkref goli shpatat 🤣🤣🤣

Po tregoj dhe un një te forte me kshu skedina 😂. Ishim duke pa Interin po lute me ekip te lodh dhe nuk po i bote dot gol. Te gjithe që prisnim tu bote gol, imagjino. Kur një moment ne aksion te interit , çohet njoni ne kom dhe ja jep " Po aman o te lutem bejee"

🤣🤣🤣

Me lot gjith salla 😆
Ishte njoni po priste Interin ne skedine, skuader te fundit.. I shkreti nuk kishte vend per tu ul dhe u fut ne banak prane aparatit espresos.. U mbeshtet aty dhe syte ke televizori.. Kur e boni golin ne minuten e fundit, ky nga gezimi puthi një filxhon mbi aparat.. Filxhoni aq i nxehte sa i ngeli lekura buzeve aty 😂😂😂
 

Xhelozi

😎😎😎
Përleshja me grabitësit, reagon Dele Ali: Ishte një eksperiencë e tmerrshme…
Ylli i Totenhemi Dele Ali ka rënë preh e një grabitjeje, teksa 2 persona iu futen në shtëpinë e tij luksoze, e goditën dhe i vodhën sende me vlerë. 24 vjeçari ishte në dhomën e shtëpisë së bashku me të dashurën Rubi Mae. Vëllait i Alit dhe partnerja e tij, si dhe një shok tjetër i anglezit ishin gjithashtu në dhomë kur u “surprizuan” nga grabitësit rreth orës 00:30.

24-vjeçari ishte në dhomën e shtëpisë së bashku me të dashurën Rubi Mae. Vëllait i futbollistit dhe partnerja e tij, si dhe një shok tjetër i anglezit ishin gjithashtu në dhomë kur u “surprizuan” nga grabitësit rreth orës 00:30 e mëngjesit të sotëm.

DELE ALI


Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe vetë mesfushori anglez, i cili nëpërmjet një postimi në “Twitter”, shkroi: “Faleminderit të gjithëve për mesazhet që më keni dërguar. Ishte një eksperiencë e tmerrshme, por jemi të gjithë ‘OK’ tani. E vlerësoj shumë mbështetjen tuaj”.

PANORAMASPORT.AL
 

Xhelozi

😎😎😎
Festë me bërryla dhe transport me vetura, si rinis Premier Liga angleze
Premier Liga ka mbajtur një videokonferencë ditën e mërkurë me kapitenët e klubeve, trajnerët dhe ekspertët mjekësorë. Njëzet trajnerët e klubeve mbajtën diskutimin e parë me zyrtarët e Premier Ligës ku u diskutuan detajet e projektit “Rinisja”. Në takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë dhe Shoqata e Trajnerëve të Ligës, të cilët ripërsëritën edhe një herë shqetësimin e tyre për shëndetin e futbollistëve.

premier lig

Klubet e Premier Ligës gjatë videokonferencës me lojtarët e tyre ditën e martë, mësuan se shumë prej futbollistëve nuk janë të gatshëm që të rikthehen në stërvitje ditën e hënë. Disa prej tyre i kanë informuar shefat se nuk kanë ndërmend që të rrezikojnë jetën e tyre dhe të familjarëve prej Koronavirusit. Lojtarët i kanë shprehur pasiguritë e veta edhe mes tyre, duke krijuar një grup komunikimi në “WhatsApp”.

Qeveria britanike i ka dhënë dritën jeshile rinisjes së Premier Ligës dhe të gjitha sporteve të tjera elitare prej datës 1 qershor. Më 18 maj është parashikuar rikthimi i skuadrave në stërvitje, ndërsa fundjava që nis më 12 qershor do të jetë ajo që do të shënojë rinisjen e kampionatit, të cilit i kanë mbetur edhe 92 ndeshjet e fundit për të dhënë verdiktet. Ditën e sotme, autoritetet e futbollit do të kenë një takim me qeverinë britanike.

Manchester City v Liverpool FC - Premier League


Deri tani duket se po shkohet drejt luajtjes së ndeshjeve të mbetura në stadiumet respektive, duke hedhur poshtë mundësinë e organizimit të tyre në fusha neutrale. Deri në 300 persona do të jenë prezent në stadium, skuadrat do të karantinohen në hotel një ditë përpara ndeshjes, autobusët e ekipeve do të zëvendësohen me një flotë makinash të dezinfektuara, lojtarët do të festojnë duke prekur bërrylat, ndërsa në pushimin e pjesës së parë stoli do të dezinfektohet.

Policia ka shfaqur shqetësime në lidhje me grumbullimet e mundshme të tifozëve jashtë stadiumit, duke thënë se kjo është një situatë e papërballueshme edhe nga ata dhe u ka bërë thirrje atyre që të qëndrojnë larg stadiumeve kur të rinisë kampionati.
PANORAMASPORT.AL
 

Xhelozi

😎😎😎
Përballjet e zjarrta, mesfushori “injoron” sfidën Serbi-Shqipëri: Ja derbi që më ka lënë pa gjumë
Përballja mes Serbisë dhe Shqipërisë e 14 tetor të vitit 2014, ka qenë një nga sfidat më të nxehta në rang kombëtaresh, në dekadën e fundit. Kjo përballje degjeneroi në përplasje fizike në fushën e lojës për shkak të një droni që tërboi serbët.

SERBIA

Gjithsesi për mesfushorin Nemanj Gudelj, kjo nuk ka qenë ndeshja më e ndezur që ai ka qenë prezent. Në një prononcim për “ElDesmarque”, 28-vjeçari serb ka zgjedhur derbin mes Betisit dhe Sevijas, si më të zjarrtin dhe më emocionuesin. Edhe pse ka luajtur në disa derbi, për Gudelj, ai është derbi më i ndezur që e ka lënë pa gjumë.

“Kur luajmë në shtëpi ne luajmë gjithmonë me 12 lojtarë, ndërsa në derbin ndaj Betisit kemi 13 lojtarë. Shumë njerëz më treguan për këtë derbi, por deri sa ta provoni, të jeni në stadium dhe në rrugë, për ta parë se çfarë ndodh dhe çfarë do të thotë një derbi, ju nuk do ta kuptoni plotësisht rëndësinë e saj. Unë kam qenë me fat që e kam provuar këtë ndjesi. Është me të vërtet diccka në kufijtë e të pabesueshmes.

1413319910569_Image_galleryImage_Serbia_s_defender_Stefan_


Unë kam përjetuar derbi të tjerë, atë të Ajaks kundër Fehjenord. Me përfaqësuesen kam luajtur kundër Shqipërisë dhe është gjë tjeëër. Me Sporting ndaj Benfikës gjithashtu, kam pasur fatin të luaj shumë derbi të mëdhenj, por jam i sigurt se ky derbi është më i madh.

Rrugët janë plot. Nuk më ka ndodhur asnjëherë që në hotel ku mund të pushojmë para ndeshjes, unë nuk mund të fleaj natën. Nuk fle dot nga zhurma në rrugë. Është një lloj pushimi por nuk flen dot nga gumëzhima, janë gjëra që të mbeten në mendje”, tha sulmuesi serb.

PANORAMASPORT.AL
 

Xhelozi

😎😎😎
Renditja/ Strakosha mes 10 gardianëve më të mirë të Europës, lë pas Donarumën e Nojerin
Thomas Strakosha është një nga 10 portierët më të mirë në Europë. Gardiani i Lacios ka bërë paraqitje spektakolare me bardhekaltrit në këtë sezon dhe ka arritur statistika shumë pozitive, duke u renditur i nënti dhe duke lënë pas portierin e Juventusit, Shezni. Gazeta “Marca” ka bërë renditjen duke iu referuar një shkrimi për portierin e Realit, Tibo Kurtua, por në fakt bie në sy fakti që portieri i Kombëtares shqiptare renditet në “Top 10”.

strakosha

STRAKOSHA – Portieri kuqezi renditet i nënti në Europë për golat e pësuar në këtë sezon të Serisë A. Ai ka luajtur 26 ndeshje dhe pa pësuar 23 gola, mesatarisht 0. 88 gola për ndeshje, duke u pozicionuar në një vend të rëndësishëm në të gjithë Europën. Ai ka lënë pas emra të mëdhenj si Nojer, Ter Shtegen, De Gea, Donaruma, Handanoviç dhe shumë të tjerë.

Rritja e Strakoshës në këtë sezon ka qenë e dukshme dhe ai bashkë me Lacion e tij po luajnë për titullin kampion në Serinë A. Strakosha vlerësohet si një nga lojtarët më të shtrenjtë të Kombëtares shqiptare (20 mln), por vlera e tij ka pësuar një rënie 5 milionë euro për shkak të Koronavirusit.

Strakosha lACIO


Portieri i parë në Europë për gola të pësuar është Alison Beker. Gardiani i Liverpulit ka luajtur 20 ndeshje në këtë sezon dhe ka pësuar 11 gola. I dyti është portieri Rajkoviç i Reims në kampionatin francez dhe Tibo Kurtua e mbyll podiumin me 24 ndeshje dhe 16 gola të pësuar.

KURTUA – Aventura e belgut në fanellën e Realit të Madridit nuk ka qenë aspak e lehtë. Duhet të zëvendësonte portierin Kejlor Navas, i cili fitoi tre Champions. Në fillim ai vuajti ashtu si e gjithë skuadra dhe pësoi 48 gola, duke arritur shifrën e dytë më të dobët në karrierën e tij. Por pastaj ia doli që t’i bindte të gjithë dhe të rikthehet mes portierëve më të mirë të ligave europiane. Nëse ka diçka për të cilën bie në sy Kurtua, janë pritjet nga jashtë zonës.

Renditja


Në 10 goditje që i janë bërë nga jashtë zone, ai nuk ka pësuar asnjë gol dhe ka mbajtur kuadratin e paprekur. Në këtë aspekt është i pari në Europë, ndërsa për goditje brenda zonës ai shkon në vendin e katërt duke ia dorëzuar vendin e parë Jan Oblakut. Kurtua është i treti për gola të pësuar në Europë dhe këtu duhet të falënderojë edhe aspektin mbrojtës që ka krijuar trajneri Zinedin Zidan. Te Reali tregohen më të kujdesshëm në aspektin mbrojtës, pastaj mendojnë për sulmin.

PANORAMASPORT.AL
 

Xhelozi

😎😎😎
Zyrtare/ Kampionati shqiptar nis më 3 qershor, ja prapaskenat me UEFA-n që detyruan FSHF-në të…
Bie poshtë varjani për rifillimin e kampionatit në 31 maj. Menjëherë pas mbledhjes së sotme të drejtuesve të 10 klubeve të Superiores me FSHF-në, është vendosur që kampionati të rinisë në 3 qershor. Mësohet se duke parë kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria dhe argumentave jo bindëse për të mos e filluar kampionatin, FSHF, ka qenë e detyruar për të bërë gjithçka për ta rinisur.

Kategoria Superiore 81

Shumica e klubeve të Superiores, nuk donin që kampionati të vazhdonte, duke parë edhe kushtet e pafavorshme, por në fund është rënë dakord që gara të vazhdojë. “Panorama Sport” mëson se në rast se nuk të zhvillohej kampionati, atëherë UEFA mund të skualifikonte për këtë sezon, ekipet shqiptare nga pjesmarrja në Kupat e Europës. Nëse do të ndodhte kjo atëherë do të kishte një kolaps të vërtëtë financiar.

PANORAMASPORT.AL
 

Xhelozi

😎😎😎
Pjanic ka vendosur përfundimisht të largohet nga Juventusi, tre gjigantët evropianë në garë të ashpër për të
Miralem Pjanic ka vendosur përfundimisht të largohet nga Juventusi, pas katër viteve qëndrim në Torino.

Mesfushori boshnjak ka fituar gjithçka në futbollin italian me Zonjën e Vjetër, teksa dëshiron një aventurë të re në karrierë.
Dëshira e madhe e lojtarit është t’i bashkohet Barcelonës, por katalunasit ende nuk po e gjejnë mënyrën e transferimit të tij, pasi Juventus i ka kërkuar brazilianin Arthur si shkëmbim.

Por përveç Barcelonës,Pjanic ka edhe dy oferta të tjera shumë të rëndësishme.

Chelsea e dëshiron prej kohësh lojtarin, ndërsa në afatin kalimtar të verës mund ta bëjë këtë dëshirë realitet duke e transferuar në Stamford Bridges.


Miralem Pjanic .
Frank Lampard e pëlqen shumë lojtarin dhe mund ta sjell në Stamford Bridges duke e shkëmbyer atë me Jorginhon që pëlqehet nga Juventusi.

Skuadra tjetër që po kërkon shërbimet e Pjanic, është kampioni në fuqi i Ligue 1, Paris Saint Germain.
Pjanic mund të pëlqejë rikthimin në Francë ku ishte kampionati i parë ku bëri emër me skuadrat si Metz e Lyon.

Gjithsesi nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje për shkëmbim lojtarësh, atëherë Juventus synon që ta shes me para lojtarin ku vlerësohet 60 milionë euro. /Telegrafi/
 

Xhelozi

😎😎😎
Mertens më afër Interit sesa Chelseat
Mertens preferon kalimin te Interi para Chelseat nëse largohet nga Napoli këtë verë.

Reprezentuesi belg do të jetë një lojtar i lirë pasi kontrata e tij skadon këtë verë me ekipin nga Stadio San Paolo.
Ai ende po mendon për ofertën e një zgjatje me Napolin dhe po shqyrton propozimet për të lëvizur diku tjetër
Sugjerohet që Napoli është i gatshëm t’i japë atij një kontratë dy vjeçare me nënshkrimin e bonusit dhe një pagë në vlerë prej 10 milionë euro në sezon.

Sipas Sky Sport Italia, nëse Mertens vendos të largohet nga Napoli, atëherë përparësia e tij do të ishte të qëndronte në Serie A dhe të bashkohej me Romelu Lukaku te Interi.



Chelsea vazhdon të shtyjë fortë, me menaxherin Frank Lampard në mënyrë të përsëritur duke u përpjekur ta nxisë atë për një kalim në Ligën Premier.

Mertens sapo ka mbushur 33 vjeç javën e kaluar dhe deri më tani këtë sezon ka shënuar 12 gola dhe gjashtë asistime në 29 ndeshje zyrtare për Napolin. /Telegrafi/
 

Xhelozi

😎😎😎
5 kerkesat e Rangnick per Milanin:
◾Kontrroll i plote per 5 vite.
◾€140m investime ne 18-20 pjestar te stafit. ◾Mundesia per te imponuar një filozofi taktikale unike.
◾një buxhet per merkaton e veres ne vleren prej €75-80m.
◾Blerje duke u bazuar ne moshen mesatare 22vjec.
FB_IMG_1589443736637.jpg
 

Xhelozi

😎😎😎
Lewandowski: Sane mund të ndihmonte shumë Bayernin

Robert Lewandowski ka thënë se Leroy Sane mund të ndihmonte shumë Bayern Munichun nëse kalon në këtë verë.

Bavarezët ka kohë që po tentojnë të transferojnë anësorin gjerman, mirëpo Manchester City kërkon mbi 100 milionë euro.
Robert Lewandowski ka thënë se Leroy Sane mund të ndihmonte shumë Bayern Munichun nëse kalon në këtë verë.

Bavarezët ka kohë që po tentojnë të transferojnë anësorin gjerman, mirëpo Manchester City kërkon mbi 100 milionë euro.
 

Xhelozi

😎😎😎
Datëlindja e parë interiste, Lukaku do rekordin e CR7-ës
Romelu ka rihapur dhomën hiper barike. Më pak tapet rrotullues, edhe për gëzimin e atyre që banojnë në katin poshtë tij. Është rikthyer më në fund në fushë, me në mendje një rekord: të bëhet sulmuesi që ka shënuar më shumë gjatë dhjetë viteve të fundit në Serinë A (përveçse më shumë se të gjithë nga ata në aktivitet), në sezonin e tij të parë në Itali.

lukaku-inter-940x530

Do ishte për “Oskar”. Oskar si fizioterapisti i tij personal spanjoll që e ndjek si hije, edhe ku nuk shkojnë Antonio Konte dhe stafi i trajnerit, për të kuruar një fizik që më shumë se të tjerët, ka vuajtur gjatë periudhës së ndalesës.

URIME NË “APPIANO” – Lukaku dje festoi datëlindjen e tij të parë të jetë zikaltër. Urime në distancë, gjatë mëngjesit ndodhej në “Appiano” për një tjetër seancë prej 90 minutash. Një datëlindje (27-vjetori) që e gjen në ndjekje të Kristiano Ronaldos. Portugezi, dy sezone më parë kur erdhi në Torino, pas 25 javësh (ato të luajtura deri tani nga Interi) kishte shënuar 19 gola, dy më shumë se Lukaku këtë sezon. Në fund të turneut juventini do të arrinte kuotën 21. Megjthëse nuk ka qenë CR7 më i miri i dhjetëvjeçarit të fundit të Serisë A.

Lukaku


Mes debutuesve, më i zoti ka qenë Piontek, që ka prekur kuotën 22 gola. Objektivi është shumë pranë për Romelun, të cilit do i mjaftonin 6 gola për të shkruar një copëz të historisë së kohëve të fundit të kampionatit italian. Në pritje, Lukaku ka vendosur në radhë Ibrahimoviçin, Xhekon, Imobilen, Kualjarelën, më saktë më të mirën e panoramës aktuale, dhe ka barazuar shifrat e Higuainit. Meritë e dhomës hiperbarike, sigurisht. E Oskarit, Kontes dhe Lautaros. Por mbi të gjitha ka qenë vetë kolosi belg që ka mposhtur një pjesë të madhe të skepticizmit që e shoqëronte, së bashku me fantazmën e Mauro Ikardit.

PAUZË E GJATË – I mungon një copëz rrugë për të përshkuar, ata gola kundër të mëdhave që mbeten njolla e zezë e kampionatit të tij, boshllëku për t’u mbushur, hapi për t’u hedhur. Do e ndihmojë sërish Konte me bashkëpunëtorët, por s’do të jetë një punë e lehtë. Lukaku numëron rreth 100 kilogramë ose diçka më shumë: për të vrapimi në parkim është një “shëtitje”, për të rindezur motorin ka nevojë për hapësirë e kohë, javë dhe jo ditë.

STATISTIKAT


SPRINTI – Në fund, mjafton të rikthehemi pak në të kaluarën për të gjetur një konfirmim. Ia vlen të kujtosh një nisje që në fillim të sezonit (pavarësisht e fshehur nga numri i golave) nuk ishte totale në planin fizik. Nuk mund të ishte, pas një sezoni të kaluar duke studiuar “divorcin” nga Mançester Junajtid. Sot jemi po atje.

LUKAKU CR7


Rikthimi në aktivitet të plotë i Lukakut nuk mund të jetë kurrë i lehtë sa ai i Sensit, normalisht. Vetëm se Interi ka nevojë për një sprint, kalendari do të jetë i ngjeshur, nuk ka kohë për t’u koklavitur. Duhet të japë 101%, ndoshta më shumë se të tjerët, nëse është e vërtëtë që dyshja me Lautaron ka rezultuar arma fituese e Interit të Kontes për një pjesë të mirë të sezonit.

PANORAMASPORT.AL
 
Top