• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Lajme nga futbolli .

Xhelozi

😎😎😎
Sherre në skuadër dhe karamelet e gomuara, kështu e humbi Lacio garën për titull
Transferta e Udines në prag, 5 pikët që mungojnë për t’u kualifikuar në Champions dhe kaosi në mes. Momenti që po përjeton Lacio nuk është më ideali. Tri humbjet e fundit radhazi shkaktuan pakënaqësitë e para, të cilat prej muajsh nuk i nxirrte askush jashtë. Por tani që gjërat kanë ndryshuar, ja tek shfaqet lufta mes stafit mjekësor dhe atij teknik dhe problemi janë lojtarët e dëmtuar, të cilët janë rikuperuar më herët duke shkaktuar ridëmtime.
Lacio fitorja dramatike

Pastaj është çështja e ushqyerjes, e lidhur me nutricionistin e ri, Fabri, me një të shkuar në çiklizëm dhe që ka përfunduar në një debat në rrjetet sociale me drejtorin e stafit mjekësor të bardhekaltërve, Ivo Pulçini, protagonist i një debati të nxehtë në dhomat e zhveshjes pas humbjes me Sasuolon me mbrojtësin Açerbi. Përplasja mes nutricionistit dhe stafit mjekësor lind prej metodave të ushqyerjes përpara dhe pas ndeshjes, dhe përdorimi i disa shtojcave ushqimore që nuk favorizojnë rikuperimin e energjive nga futbollistët.
Lacio

“Il Messaggero” zbulonte se përplasjet kanë ardhur në lidhje me ushqimet e lejuara dhe jo nga karamelet e gomuara pas ndeshjes për të rifituar sheqernat, te tostet me avokado dhe salmon, duke kaluar pastaj te ushqimet e ndaluara, si për shembull akullorja apo frutat, mes të cilave edhe molla. Probleme të ndryshme që i shtohet edhe ai i rrogave të prapambetura.
lacio

Po, sepse skuadra e Lotitos nuk paguan prej disa muajsh futbollistët, mbi të gjitha, lojtarët e huaj, duke shkaktuar nervozizëm në radhët e ekipit. Luis Alberto dhe Milinkoviç-Saviç, për shembull, gjatë karantinës qëndruan në Romë dhe për këtë prisnin një trajtim të ndryshëm. Kaosi i Lacios është i lidhur me të gjithë këta faktorë dhe presidenti Lotito, i cili i njeh mirë, duhet t’i sistemojë sa më shpejt që të jetë e mundur, përpara se problemet të bëhen të pakapërcyeshme dhe skuadra të marrë tatëpjetën. Askush nuk do ta uronte, duke parë sezonin që bardhekaltrit po bënin në Serinë A, ku deri pak javë më parë qëndronin pas hijes së kryesuesve të Juventusit, duke qenë ata rivalët më të afërt për të ndërprerë dominimin e bardhezinjve.

PANORAMASPORT.AL
 

Xhelozi

😎😎😎
Goditi shishen dhe lëshoi të shara, zbulohet shkaku i acarimit të Ibrahimoviçit në sfidën me Napolin
Me 38 vite, 9 muaj e 1 javë mbi shpinë, Zlatan Ibrahimoviç u bë ndaj Napolit lojtari i pestë më i moshuar që ka luajtur me fanellën kuqezi. Suedezi la pas Filipo Inzagin, teksa tashmë është në ndjekje të Albertozit, Storarit, Maldinit dhe Kostakurtës, të cilët me Milanin kanë luajtur edhe pas përvjetorit të 40-të. Në pritje për të mësuar të ardhmen, Ibra vazhdon të konsolidojë pozitën e tij si golashënuesi më i mirë i klubit në dekadën e fundit.
News-CU-Ibra-04.06.2020

SYNIME – Nuk dihet se çfarë do të vendosë në fund të sezonit, por për momentin në vëmendjen e tij është Parma. Sulmuesi do të kërkojë të fshijë paraqitjen jo fort të mirë të dhuruar ndaj Napolit, e cila kulmoi me daljen nga fusha mes nervash. Goditi me shishe dhe lëshoi disa të shara, por nga burime pranë Milanit sigurojnë që Zlatan e kishte inatin me veten, sepse në fushë nuk kishte bërë më të mirën.
Zlatan-Ibrahimovic-Bottle

PRAPASKENA – Ndërkohë, në këtë çështje është thelluar “Tuttosport”, e cila garanton se përveç inatit me veten, 38-vjeçari kishte nervozizëm edhe për shkak të disa shokëve të ekipit. Ibra ishte i bindur se Milani mund të dilte me tri pikë nga “San Paolo”, dhe përveç gabimeve të shumta, ai nuk ka kapërdirë dot sjelljen e prapavijës në rastin e golit të dytë. Mbulimi i Hernandez ndaj Kajehonit, por sidomos butësia me të cilën Benaseri tentoi të ndalte goditjen e Mertensit janë dy aspektet që veterani nga Malmoe nuk i justifikon dot. Gjithçka është sqaruar në çast, çka është pasqyruar edhe nga harmonia e stërvitjeve të fundit në grup, megjithatë, me sjelljet e tij Ibrahimoviç ka dhënë mesazhin e qartë se do të duhet më shumë përkushtim e vëmendjen në rast se skuadra kërkon të arrijë të paktën në vend të gjashtë në renditjen e Serisë A, që do të përkthehej në kualifikim në Ligën e Europës.

– PANORAMASPORT.AL
 

Xhelozi

😎😎😎
Pse dëshiroj që Vllaznia të bjerë
BESNIK DIZDARI

besnik dizdari


VETËM KËSHTU DO TË PËRMBYSET KY DREJTIM I FSHF-SË. Sepse, nëse bie Vllaznia, ma do mendja se do të shpërthejë revolucioni dhe drejtimi i sotëm i FSHF-së do të përmbyset. Përse do të përmbyset? Do të përmbyset sepse Kategoria e Dytë (kurrë e Parë) do të ketë në përbërje sidomos këto skuadra, që po i vendos në germa kapitale, madje në “Bold”:

VLLAZNIA / Shkodër

FLAMURTARI / Vlorë

DINAMO / Tiranë

BESA / Kavajë

KS ELBASANI / Elbasan

TOMORI / Berat

LUFTËTARI / Gjirokastër


Kjo do të thotë që nga 10 skuadrat më të mira të të gjitha kampionateve të Shqipërisë, e pakta nja 5 prej tyre nuk do të jenë pjesëmarrëse të kampionatit. Ndërkaq, kujtoj se në 10 më të mirat bëjnë pjesë ato skuadra të cilat në kampionatet e Shqipërisë kanë zënë më shumë se të tjerët 1 nga 3 vendet e para.

MOMENTI-NE-VLLAZNIA-BYLIS-400x220


Dhe janë këto: SK Tirana, Dinamo, Partizani, Vllaznia, Skënderbeu, KS Elbasani, Flamurtari, Teuta, Besa, Luftëtari. Dhe me që iu është bërë mendja “Itali”, kjo do të thoshte sikur në kampionatin e Italisë (Seria A) të mos merrnin pjesë Roma, Lacio, Torino, Fiorentina, Bolonja apo Napoli. Po të ndodhte kjo, atëherë do të përjetonim një tërmet italian të llojit. Dhe e dini se çdo të ndodhte? Do të ndërhynte Komiteti Olimpik Italian (CONI) i cili do të shkarkonte Federatën e Futbollit dhe Ligën Profesioniste e do të merrte vetë drejtimin e futbollit italian. E kujtoni se kështu ky CONI ka vepruar disa herë. Madje, deri kohëve të fundit…

Kështu pra, duke rënë dy herë brenda tre vjetëve Vllaznia e Qytetit të Futbollit që është Shkodra, atëherë revolucioni do të sjellë, e pakta, këto dy veprime të fuqishme:

1.Demostrata të fuqishme qytetare para selisë së FSHF-së ku do të kërkohet rënia e kësaj federate.

2.Që Shkodra, Vlora, Elbasani, Berati, Kavaja apo Gjirokastra, por edhe Dinamo e Tiranës 18 herë kampione – të bashkohen dhe të formojnë një ligë të pavarun me kampionatin e saj po të pavarun. Do të mund të ishte shumë më me peshë se kjo tjetra, që më kot quhet Superligë. Kësisoj, ngaqë kjo Superligë do të kishte në përfaqësim vetëm 3 qytete madhorë të futbollit: vetëm Tiranë, Durrës dhe Korçë! E shikoni se sa poshtë që rrezikoni të bini…!

Ky do të ishte fundi njëherë e mirë i vlerës së vërtetë të gjeopolitikës të kampionatit të futbollit në Shqipëri. Më saktë, do të ishte shkatërrimi i traditës së tij në historinë e Shqipërisë. Shtrohet pyetja: A ka njerëz në Federatën Shqiptare të Futbollit që e njohin këtë traditë…? E, ndërkaq, ka edhe një pikë të tretë:

Që brenda gushtit të vendoset shpërbërja e të gjitha kampionateve të tashme; ose e thënë më butë, të vendoset riorganizimi i të tria kampionateve: 16 skuadra në Kampionatin e Parë Kombëtar (ajo që rrejshëm quhet Superligë); me Kampionatin e Kategorisë së Dytë (ajo që rrejshëm quhet Kategori e Parë) me nja 18 skuadra; si dhe atë të Kategorisë së Tretë (që rrejshëm quhet Kategori e Dytë) me nja 20 skuadra. Pa grupe e nëngrupe “gegë e toskë” apo me “marrina” të tilla si “play off” e “play out”.

Si dhe pa këtë “play out”-in e Vllaznisë si e 8-ta e kampionatit, çka do të thotë një dëshirë e paatdhetari e FSHF-së për të përjashtuar 30 për qind të skuadrave të qyteteve tradicionale të një kampionati me vetëm 10 skuadra. Dihet, si askund tjetër në Europë…! Këtë skemë do ta përpiqem ta përimtoj mbas pak kohe, duke mbështetur edhe mendimin e gati nja 50 trajnerëve e presidentëve të klubeve për shtimin e skuadrave.

Vllaznia-fituese-e-Grupit-A


Kërkesë për të cilën deri më sot me mospërfillje, nuk ka thënë asnjë fjalë drejtimi i futbollit në Shqipëri. Kjo pra, është ajo, diktatura e federalistëve ose “privatizimi” i organizimit të sotëm të futbollit në Shqipëri.

NDËRKAQ, NËSE BIE VLLAZNIA, MUNDET QË DO TË BJERË EDHE PËR SHKAK TË GJYQTARIT.

Kështu pra, nëse bie fjala, do të ndodhë që në fund të këtij kampionati Vllaznia e Shkodrës do të jetë 1 pikë më pak nga Bylisi i Ballshit, dijeni mirë se ajo ka rënë për faj të gjyqtarit të ndeshjes Flamurtari – Bylisi. Kjo nga që, siç e shpjegoi fort mirë edhe “Panorama Sport”, goli fitimtar i skuadrës së Ballshit u shënua në minutën e 97- të, pra 2 minuta më tepër nga shtesa prej 5 minutash.

Kjo do të thotë që nëse atë ditë që skuadra e Ballshit do të jetë 1 pikë mbi Vllazninë, në të vërtetë do të duhej të jetë 1 pikë nën Vllazninë. Mirëpo, indiferenca apo mosvëmendja e gjyqtarëve shqiptarë në çastet e fundit të ndeshjeve janë vërtet shembullore. Ata kanë dhënë plot 37 gola përtej minutës së 90-të, një pjesë e mirë prej të cilëve krejt jashtë mbarimit të vërtetë të ndeshjeve…! Nuk dua t’i sulmoj gjyqtarët, sepse mjaft i kanë sulmuar. Më tepër do të doja të kritikoj (jo sulmoj) vëzhguesit dhe delegatët e ndeshjeve të cilët, me sa duket, janë shndërruar në “eminenca gri” të FSHF.

Për shembull, nuk dimë se çka kanë relatuar për rastin Flamurtari – Bylisi, ashtu siç nuk dimë se çka kanë relatuar edhe për ndeshjen Bylisi – SK Tirana të Kupës. Do të ishte mjaft interesante ndërkohë, publikimi, qoftë dhe i pjesshëm, i këtyre relatimeve. Në rast të kundërt, do të shkoja te rasti i një vëzhguesi që dilte në TV dhe mbronte gabimet e qarta të gjyqtarëve. Dhe kur unë në prani të një kolegu gazetar të mirënjohur, i thashë përse mbron atë që nuk mbrohet, ai vuri buzën e në gaz dhe më tha: “Kështu më thotë ky apo ai shef”.

Pra: “Dil e na i mbro gjyqtarët”. Tjetër temë mandej skema e njëjtë e emisioneve televizive, teksa vërejmë që në të, jo rrallë janë ulur këmbëkryq deri dhe shitblerës të futbollistëve, çka përveç dukurisë së pranisë me shumicë të madhe të ish-futbollistëve apo të ish-trajnerëve. E, kjo, në fund të fundit, do të thotë gjithnjë e më tepër mosprani e gazetarisë prej ku mund të vijë edhe guximi për kritika ndaj FSHFsë, kritikë që sot, sidomos në TV-të, ka heshtur deri aty sa nuk shkon më.

Servilizëm i pashoq…? Qofsha i gabuar, po ndoshta ka ardhur koha që pjesa më e madhe e vëzhguesve dhe delegatëve kryeqytetas të ndërrohen, doemos, duke përfshirë edhe më shumë sesa janë, të tillë nga qytetet e rrethet. Ngaqë shihet qartë se sundon klani i FSHF dhe klani i kryeqytetit. Nuk besoj të jetë thjesht punë përfitimesh nga pagesat e këndshme…

HESHTJA E PAFALSHME KU PËRFSHIHEN EDHE INSTANCAT QEVERITARE.

Këtu, si dhe herë të tjera, e kam fjalën për gënjeshtrën e madhe të themelimit të Ligës Kombëtare të Futbollit, e cila, për sa kohë nuk vepron në asgjë, ajo nuk ekziston. Pa shkuar te absurdi tjetër: që ky pseudothemelim paska caktuar si president zëvendëspresidentin e FSHF-së! Çka, i vë vulën diktaturës federaliste në fjalë. Ndonëse unë (dhe jo vetëm unë) gjithashtu besoj se kjo do të përmbyset shpejt…

Do ta përmbysin forcat përparimtare të të përjashtuarve të mëdhenj që janë qytetet më tradicionale e më futbollistike të Shqipërisë. Një përmbysje e domosdoshme federaliste kjo, ngaqë Shqipëria është bërë i vetmi vend në Europë pa Ligë Kombëtare të Futbollit. Mendja të thotë se ndërkohë, do të ndërhyjë sidomos Ministria e Arsimit dhe e Sporteve, të cilën në shumë vende të botës e quajnë ministri e edukimit apo e arsimimit publik, të rinisë e të masës.

Duke i paraprirë ajo pra, edhe riorganizimit të kampionateve kombëtare të futbollit, kur dihet vlera edukuese, çlodhëse, kulturore e këtij sporti për krejt popullin e një vendi, për çka përgjigjet sidomos Ministria e Arsimit dhe Sporteve. Dhe e shihni që në Shqipëri nuk bën gati aspak përshtypje që ndeshjet zhvillohen pa spektatorë? Ngaqë edhe në jopandemi, tribunat e stadiumeve të kampionateve të Shqipërisë janë thuajse të boshatisura.

Do ta kujtoj pak më vonë rastin apo gjestin e ministrit të Kulturës dhe të Sporteve, të të paharrueshmit Teodor Laço, me ndërhyrjen e të cilit një herë u shpëtua çqytetërimi i Kampionatit Kombëtar të Shqipërisë. Ai, falë kulturës dhe guximit të tij intelektual, thuajse pati vënë veton. Natyrisht, kur situatat bien kaq poshtë si sot, vërtet na duhet të shkojmë te shembulli i ministrit Laço…

Pikërisht për të gjitha këto që thashë në këtë editorial, unë e dëshiroj rënien e Vllaznisë së Shkodrës për herë të dytë brenda tre vjetëve. Do të nxiste atë pra, revolucionin, çka do të ishte vërtet historike. Natyrisht historike në shkatërrim. Të mjerët ata që do ta shkaktojnë. Janë ata që kanë shkaktuar edhe rënien e Vlorës, Elbasanit, Beratit, Kavajës, Gjirokastrës e të Dinamos së Tiranës 18 herë kampione, nëse vërtet do t’i lejojmë që ta shkaktojnë…
 

Xhelozi

😎😎😎
Gossip
Me të pasmet bombastike në plan të parë, Oriola Marashi nuk lë vend për imagjinatën! Ngre temperaturat me fotot e nxehta
Eros Grezda, Oriola Marashai i ka vënë flakën rrjetet teksa postoi foto të nxehta nga plazhi. Modelja joshëse pozoi e veshur me bikini mikroskopike dhe nuk la vend për imagjinatën.



Bukuroshja zeshkane vuri në plan të parë të pasmet e saj bombastike ndërsa shijonte rrezet e diellit në bregdet. Oriola Marashi “tërboi” mijëra ndjekës të saj me pozat e nxehta dhe dukej mjaft seksi.



Modelja gjithmonë guxon me fotot e saj dhe herë pas herë çmend fansat e saj me pozat hot. Oriola njihet për linjat trupore perfekte dhe nuk ngurron ti ekspozojë.



Një ditë më parë, ajo postoi edhe disa fotot të tjera duke u larë në det teksa dielli perëndonte.

E veshur me bikini ngjyrë blu, Oriola vuri në pah format trupore seksi.


 

Xhelozi

😎😎😎
Përsëritet rasti Ikardi-Maksi Lopez, Nejmar i merr të fejuarën ish-shokut të skuadrës
Kur Mauro Ikardi nisi një lidhje me Vanda Narën, nisën të shpërthejnë mediat sociale, kjo për shkak se Vanda ishte e martuar me Maksi Lopezin, me të cilin kishte edhe fëmijë.
nejmar izabel


Por Ikardi duket se shfrytëzoi miqësinë që kishte me Maksi Lopezin, për t’i marrë këtij të fundit bashkëshorten. Megjithatë duket se është përsëritur i njëjti rast, me protagonist këtë herë yllin e PSG-së Nejmar.
Ky i fundit sipas revistës “Chi” në Francë, ka nisur një lidhje të fshehtë me Izabel Gulart, e cila është e fejuar me ish-portierin e PSG-së, Kevin Bukurosh. Madje thuhet se Nejmar tashmë është në lidhje me modelen braziliane, e cila para pak kohësh kishte planifikuar dasmë me portierin gjerman.
hjklj


Nuk dihet ende nëse është e vërtetë kjo, apo thjesht një thashethem, por nëse do ishte e vërtetë, atëherë do përsëritej përsëri rasti i Ikardit me Vandën.

hgvjk
jkh
jkg
izabel
 
Top