• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Letraret e rinj!

Monique

Staf në FV.AL
let-go-relationship-1600x900.jpg




Sot befas serisht ndeshemi pa fjale , syte flasin ne gjuhen e tyre. E me shikim te tregoj se ende ne mua je...
Ne asnje cast duart nga ti si heq, e prekja mbeti duar zgjatur.
Ende me prek ne deje edhe ashtu pa levizur e rikthen aty ku ishim...ne një rruge pa krye e pa kthim pas, ne një bote ku vetem ne zhurmonim e me zhurmen tone veten nder duar te lashe.

çfarë isha per ty...një rruge....një mberritje...një rrefim apo një perhumbje nga rutina?

Sot serisht ndeshemi por jo si me pare, heshtja sot flet me gjuhen e syve. Perballe jemi dhe kerkojme te gjejme dicka që mund te kete mbetur nga kohe e shkuar...
Ende te ti lexoj se jetoj, një copez nga vetja diku brenda teje kam lene, nuk doja pas ta merrja....
Kohen lashe si per te treguar se ajo është indikatori yne....ne duar shpirtin te besova dhe ate që me shume i druhesha ...zemren!

Te tera keto i ndjej ne shikimin tend te zbehur tashme.
Ne heshtje me ke veshur mallin e kohes, me heshtjen tende serisht me the se une prevaloj mbi cdo gje....por ne sfide me ke jam dua te di?!
Me thuaj po lodhesh shume duke bere shumecka që nga vetja te me largosh? Te mos jem me zhurma jote? Te mos jem me kryefjala e dites tende? Apo valle asnjehere nuk isha thelle thelle?
Por une e di se nuk mundesh nga vetja te me zhdukesh, me heshtje me ke thene se jam perqafimi yt i munguar, puthja që buzet te djegin, prekja e mohuar...

Dhe mbremjeve une serisht do vij, ne heshtje e do te flas embel, me heshtjen vargje do thur....e me heshtjen serisht do shkoj sapo agimi te vij....

Por me thuaj....perse ky vetmohim valle?

Kujt i trembesh mua me shume apo vetes?!

Por cilado qofte arsyeja dije se une me heshtjen tende jam perqafuar dhe perhumbur ne te jam.....e ti , ti thjesht smundesh me te me gjesh....jo me!
 

land

Anëtar i ri
Faleminderit Soulmind. Te shkruash vargje nuk është synimi im kryesor, sepse merrem me gjera te tjera. Gjithsesi here pas here ndodh që hedh emocione ne vargje.
 

Jetmira

..........

Kam pershtypjen se ka ardhur koha ta heqesh masken.
Masken e se fortes,nuk je aq e forte sa hiqesh.
Njeriu ka nevoje te qaje,ta hape zemren.
Te nxjerre ndjenjat,ti shprehe emocionet.
U be kohe që nuk i ke shprehur dashurine njerezve,madje ke harruar se çfarë është kjo fjale.
Nuk është nevoja te besh si misteroze,e aq te hiqesh si e ftohte kur ke nevoje per puthje si gjithe te tjeret.
Behu normale,mos e struk vetes sic ke bere gjithmone.
Duhet ta heqesh guacken e te te lejosh te tjeret te te lexojne shpirtin.
Njerezit e forte nuk qendrojne vetem,dhe as nuk kane frike ti shprehin emocionet.
Edhe vete e kupton se ka ardhur koha te jesh me e bute,ti nuk deshiron te qendrosh gjithmone vetem.
Nuk ndjehesh mire kur shikon ne rruge cifte te kapura per dore e që qeshin,e ti qendron e vrenjtur ne fytyre.
Ti rrethohesh nga njerez,por askush nuk e kupton se ajo fytyra jote e ngrysur nenkupton një glob te mbushur me lot.
E nga casti ne cast duket sikur po shperthen.
Filloje që sot te ulesh,e te degjosh keshillat e te tjereve.
Nuk ke pse behesh paranojake e as skeptike se te gjithe duan te te lendojne.
E dashur vetja ime po nuk ndryshove që sot,kur ke ndermend ta besh.
Kur te vdesesh,atehere nuk do kesh me kohe per ti bere gjerat ndryshe..
Mos i lejo syte e tu te vegjel ti shohin njerezit me inat,e buzet e tua te embla te shprehin fjale te ashpra.
Perzemersisht vetes time.
 

Monique

Staf në FV.AL
images (2).jpeg


Mos i quaj klishe fjalet që per ty dalin, as te thata ne morine e fjaleve te thena diku, ate që veshtire ta pohoj kam shpesh , sot me germa dua ta stolis….

Kur ne net te dehura e kur rrugen veshtire do kem te gjej do te kerkoj ty si te vetmin udhezues drejt te qenurit esell dhe koshiente .
Kur keq te ndihem e force mos kem do te kerkoj e emrin tend fort brenda meje do bertas
Kur cdo gje kundra meje do jete , e shpinen kjo bote e ndyre do me kthej do te kerkoj që prane meje te jesh , e frikerat e mira si me magji ti zhdukesh.
Kur e dobet te ndihem , e me heshtjen do thur mijra mendime , di që do te kerkoj sepse shpirti te kerkon.
Nga ato që ndjej nuk kam frike, as nga ato që zemra ime fsheh brenda saj nuk kam frike,
E vetmja gje që me ben te dritherohem është momentin kur shpirti yt pergjigje me sdo me kthej…
Instiktit tim sot po I bindem qorrazi e veten te lire po e le te te doje qofte e per pak kohe….
Ne heshtje mos me deno, besome që druhem nga gabimet e mia dhe pse ti smund te jesh kurre gabimi im…e sot dua shpirtin nder duar te te leshoj, si një kujtim ta kesh ne cdo moment….edhe kur me mos jemi bashke .
Por sot di që ky shpirt te do, te kerkon dhe zgjedhja e tij është një nder te paktat kenaqesi që kjo jete kaq padrejtesisht te jep….e ndoshta ashtu te humbur ne kohe, ne mendime e deshira sot shpirti im te zgjedh ty ,si te vetmen enderr per te jetuar….


Shpirti te zgjedh TY!
 

Monique

Staf në FV.AL
5.jpg



A ja vlejti valle?


Kujtimet e diteve tona kam mbledhur, brenda grushteve te mia. Ne lemshin e rremujshem perpiqem te zgjedh, me te bukurat emocione.
Perpara botes me grushta mbledhur ndihem e vogel, qaramane e ndoshta e viktimizuar.
Perpara botes perhere kryelarta, sot befas është bere njesh me token ,ku hapat hidhen e dhimbjen ne kocke me tejshpojne.

A ja vleu e gjitha kjo?
A ja vlejti gjithe ky trishtim?
A ja vlejti valle dhimbja që brenda meje ke mbjell?

Ti ndihesh mbase triumfator ,pasi një tjeter emer shtove ne morine e emrave te shkeputur, një tjeter kryenece arrite ta zbusje, një tjeter une arrite te nenshtroje!
Ndodh mos te besoj se lloji jone është kaq i pandreqshem.
Refuzoj te besoj se keqdashja jote ishte e paramenduar.
Kur ti iken pa një shpjegim, pa një perqafim, pa një lamtumire..dije zemren si pa te keq me ke bere copash.
Me thuaj , a ja vlejti valle kjo histori?
A ja vlen valle ai perqafim që vjen si një ngushellim?
A ja vlen ajo ku ke shkuar?
Ti degjon e ajo rrahjet si une kohe me pare, kur koken ne ty mbeshtetur kisha?
është ajo çfarë ti kishe kerkuar?
Te fal ajo te njejten ndjesi, si kohe me pare une?
Aroma e saj a te ndjell sikur une?

Ndonjehere është me mire te largohesh, kur dikush brenda vetes kete kumton, por guximin ta pohoj se ka....
Me vjen keq kur mendoj se te desha fort dhe pse sot zemren bosh kam.

Por ndoshta me mire keshtu, sesa zgjedhja e dyte nder duart e tua!
 
Last edited:

Monique

Staf në FV.AL



Gezuar!

Ne dite si keto , kur heshtjen kemi ne mes ,ashtu si ti e une perpiqem te bej me te miren edhe pse e mira nuk është kurre mjaftueshem.
Ashtu si une e ti ne dite te tilla, mendon se s’te perket asgje dhe asnje vendi me nuk i perket.
Dinamike e jetes te duket sikur shkon ne kahun tjeter e ti perkundrejt saj capesh e rraskapitur.
Ne dite si keto me duket, se as tokes si perkas edhe pse kembet me rendojne fort ,per te me treguar se ne cdo beteje te saj duhet te luftoj vetem!
Vetmia edhe ajrin e ka ndryshe , me te rende e me te lodhur e ben cdo gje pritja. E ne pritje ti lejon mendjen te bredh si shtojzovalle e te arratiset atje ku shpirti deshiron. Ne gjithe kete proces ndertohet historia…imja e jotja bashke!
Fjalet, nuk me dhembin me , heshtja me ngroh , me perkedhel embel , ne shpirt endrrat vallezojne , celin sythe, e ne cdo note pentagrami i njejti skenar perseritet….krah meje je ti!
Limite, si njoh me ato , me perrallat e historite e fantazive jam bere njesh , e mendja ime ne perfeksion krijon cdo personazh dhe me te, keshtjellat e reres ne breg te detit nderton. E ti ulesh pa shume zhurme perballe e sheh si shemben te gjitha , te gjitha ato që ne vertik i le pas, si kujtimin me te cmendur te diteve tona …
një gote vere nder duar kam , një dolli per ty ,arkitektin e endrrave boshe uroj..
Nuk druhem i dashur te hap edhe një shishe tjeter , ndergjegjen me te te mbys
Vetes i bindem ne ate thirrje te mekur dhe lejoj boshllikun tim te me shfaqet para syve duke kerkuar sadopak me ajer te mbushet .
Mesoje , te dish te sherosh veten, duhet art dhe durim ..ohh sa durim . Mbi egersine e diteve gri një copez dashuri mund te triumfoj….por..

Ke guxim te presesh?
Apo shpinen do kthesh serisht?
 

Monique

Staf në FV.AL




Si do ish një dite pa mua?
E ke menduar ndonjehere ?
E ke provuar te mbyllesh syte një moment e te shohesh si do ishte ?
Une e kam bere plot here dhe e di çfarë?
Jo s'mundem ta paraperfytyroj… vetem mendimi me erreson pamjen , te mos lexoj mirmengjeset e tua, te mos degjoj zerin tend te embel, te mos shoh syte e ty , te mos ndjej pranine tende brenda meje ….nuk mundem.
Nuk mundem jo se nuk dua, por sepse s'mund te shkulesh një shpirt nga shpirti yt.
Ti s'je me thjesht një tjeter , ti je brenda meje me shpirtin tim bere njesh…

E ke ndjere kur prane vetes me ke , aureolat mbi kokat tona si ndricojne?
E ke ndjere frymemarrjen si ndryshon kur buzet e tua prekin qafen time ?
E ke ndjere si dridherohet trupi im kur duart e tua shkasin mbi lekuren e cila digjet per prekjen tende?
E ke pare si e tera une behem thjesht një topth ne doren tende, gati per tu bindur pa fjale deshirave tona?
E ke lexuar shikimin tim ne sy , teksa ti brenda meje je …jo aty mos genje asgje s'ke lexuar , aty është momenti kur une e ti behemi një…per tu shkrire ne te njejtin perqafim, te njejtin shtrengim, te njejtin shperthim….
Si do ish një dite pa mua….pa grindjet … pa inatet e kota ….pa puthjet e zjarrta ?
Si do ish te jesh pa mua?
Une e di si do ish pa ty….thjesht e pamundur!
 

Monique

Staf në FV.AL
Dhjetor serish, e serish dhimbja ime del ne pah , nga aty ku per cdo dite te vitit fshehur e strehoj…
Dhjetori i fundit bashke , Dhjetori i urimeve dhe ndarjeve te medha …
Bashke me urimet e tua , që te behesha ajo që ti doje , me dhe edhe dhuraten tende…ikjen e parakohshme.
Sa here leshohem neper kujtime , sa here mbyll syte dhe kthehem ne vitet ku ishim te 4 ne…
Nuk me dhemb asgje, por malli ..malli me grryen si gangrene e brenda therrmohen te gjitha copezat që per gjate një viti, me aq kujdes mundohem ti ngjis.
Me kujtohet torta me qirinj , ku ti me gjysem zeri me kendoje kengen e ditelindjes , e lotet te shkonin nder faqe ,sepse e ndjeje se ai do ish urimi yt i fundit , sepse s’kishe me kohe , e ata qirinj do fikeshin ashtu sikunder ti do shkoje.
Neteve te gjata te dimrit , lutesha per pak me shume , per një dite me shume , per pak minuta me shume ,…dhe kur nata e Krishtlindjeve trokiti, e ku gjithkush uronte e gezonte ….ti vendose te shkoje ne një udhe që kthim pas nuk ka e ku une nuk te vizitoj dot.

Me fal nese paqen ta trazoj hera heres me lotet e mi te heshtur …:cry::cry::cry::cry:
 

Ivy

IMPOSSIBLE??? The word itself says “I’M POSSIBLE “
Dhjetor serish, e serish dhimbja ime del ne pah , nga aty ku per cdo dite te vitit fshehur e strehoj…
Dhjetori i fundit bashke , Dhjetori i urimeve dhe ndarjeve te medha …
Bashke me urimet e tua , që te behesha ajo që ti doje , me dhe edhe dhuraten tende…ikjen e parakohshme.
Sa here leshohem neper kujtime , sa here mbyll syte dhe kthehem ne vitet ku ishim te 4 ne…
Nuk me dhemb asgje, por malli ..malli me grryen si gangrene e brenda therrmohen te gjitha copezat që per gjate një viti, me aq kujdes mundohem ti ngjis.
Me kujtohet torta me qirinj , ku ti me gjysem zeri me kendoje kengen e ditelindjes , e lotet te shkonin nder faqe ,sepse e ndjeje se ai do ish urimi yt i fundit , sepse s’kishe me kohe , e ata qirinj do fikeshin ashtu sikunder ti do shkoje.
Neteve te gjata te dimrit , lutesha per pak me shume , per një dite me shume , per pak minuta me shume ,…dhe kur nata e Krishtlindjeve trokiti, e ku gjithkush uronte e gezonte ….ti vendose te shkoje ne një udhe që kthim pas nuk ka e ku une nuk te vizitoj dot.

Me fal nese paqen ta trazoj hera heres me lotet e mi te heshtur …:cry::cry::cry::cry:
😭😭😭😭😭😭😭
 

Monique

Staf në FV.AL
heart-shape-hand-drawing-beach-22635828.jpg



Une e ti, e njejta dhimbje!

Keto dite Dhjetori serish na gjejne bashke , sa afer e larg por jemi bashke ne menyren tone , ne ate menyre që pak kush njeh…
një prekje larg jemi te dy dhe ndjej si veshtrimi im deperton ne tendin, sa shume brenda teje gjen,,,as ti se di
Si ti edhe une dikur kam qene e qeshur, me endrrat e mia njesh isha bere, flija e zgjohesha me dashurine brenda vetes , plot rrefenja per te treguar ne netet e dimrit te gjate.
Si ti e une ,dikur me jeten isha e dashuruar, me dike që ashtu si endrrat fluturoi larg, duke lene pas një germadhe brenda meje.
Tek ai shihja një tjeter une, që diku mes lotesh gezimi e hidherimi , humbur mbeti.
Pa kuptuar as vete ,ai ishte shendrruar ne një ikone brenda asaj zemre te brishte e pa faj, ku une lutesha per cdo dite per pak me shume , oh sa pak …
E kur Dhjetori erdhi , perpara pasqyres se thyer ne mije copa refuzoja ta lija te shkonte , sepse kjo zemer nuk mund te pranonte askend me.
Ky muaj është ai që me dha jete, por me mori copeza te miat , ato që i doja fort.
Sa here goten e veres kam mbushur me lot shpirti , e dehur nder kujtime jam perhumbur….
Kam qare plot here e me menget e mia kam fshire dhimbjen pak nga pak derisa erdhe ti , dhe njoha dhimbjen brenda teje.
Te shohesh ne syte e ty dhimbjen ku kaluar ke , me ben te ndihem serish gjalle , serish gati per te dashuruar ,sepse une e ti vijme nga e njejta dhimbje….
 

Monique

Staf në FV.AL

Sonte dua te fle….



-çfarë ndodh kur fle?
-Ndoshta asgje, ndoshta gjithcka që vetes ne zgjim i mohoj
-Te mungon ndokush, e ne enderr kerkon t’a jetesosh?
-Thone se ne gjume shpirti është i lire, jashte nesh fluturon…
-Fluturimin ku do doje te ndalje saktesisht?
-Prane tij…. t’a shihja teksa i paqte e pa mendime fle. Ti qendroja prane e ta mbuloja me prekjet, puthjet e perkedheljet e mia. E lehtas ti peshperis se e dua, ende e dua….e ne zgjim te largohem duke i lene peshen e dashurise mbi kraharor..
-Thua e ka marre malli e ate si ti?
-S’besoj….por thua ka rendesi e gjitha kjo?
-Jo!
-Atehere me ler te fle , ate c’ka zgjimi ndan, gjumi e ben bashke…
 

Monique

Staf në FV.AL
Shiko fotografinë 1698269


Ti ishe gjithcka per te!

Ajo te deshi pa kushte, dhe luftoi per ty me cdo force te brendshme te sajen. Kish sy vetem per ty dhe u perpoq te japi gjithcka kish per ty.
U perpoq te arrinte pritshmerite e tua dhe te ish ajo që ti deshe te ishte.
Ajo e dinte se nuk ishte perfekte por u mundua forcerisht te ish sadopak perfekte per ty. Donte te degjonte nga ti se ish kaq e bukur ne joperfeksionin e saj.
Por ajo cka donte me shume ishte , te ish me ty!
Ishe ti ai që i mbushi syte e saj plot shkelqim e deshire. Ai që trupin e saj e bente te dridhej nen cdo prekje. Ai që zemren ia mbyti ne një rrahje e brenda saj rreh vetem per ty.
Ajo donte sadopak te te bente te ndiheshe mire. Donte kaq shume te ishte arsyeja e buzeqeshjen tende ne momentet tuaja.
Ajo vuri cdo prioritet menjane keshtu mund te ishe ti i pari prioritet..
Ajo donte me te miren tende!
Ajo arriti pakuptuar te donte cdo copez tende , te mire e te keqe. Dha shpirtin, mendjen, dhe zemren e saj kundrejt asgjeje ne kembim.

Dhe ti çfarë bere?
E more te mireqene. Asnjehere ndjenjat s'ia ktheve mbrapsht. Ia more ate copez zemre , i'a theve dhe e le te mbledhi cdo copez te mbetur vete..
Ajo te pranoi sic ti erdhe, me gabimet e tua, rremujen tende, pasigurite , frikerat dhe pendesat e tua. Kurre s' u perpoq te te ndryshonte, sepse per te ishe perfekt ashtu sic ishe!
Ndoshta ti meritoje urrejtjen e saj ,por ajo s'mund te te urrente ty...thjesht s'mundte..
Sa here e genjeje? Sa here e bere te ndihej e tepert? Sa here e lendove? Valle veten e ke pyetur?
Jo sepse ti s'u shqetesove kurre ta pyesje si ajo ndihej sepse gjithcka rrotullohej rreth teje dhe per sa kohe që ajo ish kur ti doje....per ty mjaftonte! Ajo duhet te te urrente pikerisht per egoizmin tend te pafre..
Ti ishe egoist sepse e kishe ne jeten tende dhe e kishe sipas rregullave te tua dhe kaq serisht te mjaftonte.
Ajo donte te qendronte por ti e cove pertej cdo limiti te saj.
U mundua shume që ti bente gjerat te funksionon mes jush. Shpresoi se ndjenjat e saj do te benin ty ,te ndryshoje menyren si silleshe me te.
Ajo mendonte se ndjenjat e saj do ngrohnin e preknin sadopak ate zemren tende diabolike. Por kjo nuk ndodhi dhe e gjitha mbeti thjesht një enderr e larget.
Ajo gaboi vetem ne një pike....te te donte ty pertej limitit te percaktuar që me heret! Por a komandohet një zemer?!
Ti e more te mireqene. Besove se cdo gje thoje e beje ,ajo kurre sdo kish forcen te largohej....sepse ti e dije me ndergjegje sesa brenda saj tanime ishe!
Ti e dije se pavaresisht hereve që e genjeje, ajo gjithnje do te jepte një shanc tjeter dhe ti kishe te drejte!
Luajte me naivitetin e saj sepse një njeri i dashuruar eehte thjesht naiv! Besonte ...donte te besonte sepse te donte ne jeten e saj.
Ashtu pakuptuar ti kishe pjeseza te saja ,te cilat ajo nuk do ti kete me kurre!

Por harrove dicka....edhe durimi i saj e kish një limit! Kuptoi me ne fund se ti nuk ndjeje asgje per te ,sepse s'kish si shpjegohej ndryshe. Dikush që ndjen ,nuk ka forcen t'a shkaterroj tjetrin. Sepse shpresat e deshirat sic ia ndeze ne një vertik ia shuajte...e ti se kuptove kurre kete....ishe shume i zene per t'a kuptuar ne fund te fundit.
Kupto dicka , ajo nuk iku sepse ishte egoiste e as e dobet....ajo iku sepse nuk mundej me ,me menyren si ti e trajtoje.
Nuk mund te ishte me opsioni i dyte, ajo që mbushte vakumet që linin te "tjerat". Iku sepse rezistoi gjate si asnjehere me pare.
Iku sepse ti nuk i dhe asnje arsye per te qendruar me!

:cry::cry::cry::cry:
 

Monique

Staf në FV.AL
Ky nuk është krijim , por një status imi kushtuar një dashurie aq te madhe .
Edhe pse kane kaluar 8 vite pothuajse ...është kaq e gjalle cdo ndjesi brenda meje

April 16, 2014 ·

……..Dhe ja ku erdhi ai moment që te gjithe i druheshim.
U perpoqem shume te te mbanim mes nesh ,por ti zgjodhe te shkosh . Ne një bote ku ne nuk mund te vijme te te vizitojme, ku vizitat jane te ndaluara.
Ne ate bote ku ti mbreteron pa pranine tone….atje ku dita e nata nuk te shoqeron me dilema,
Ti ndoshta se di sa e veshtire është te rrish ketu e te kujtosh, cdo detaj te ketij muaji te veshtire, te muajit te fundit bashke.
Duke filluar nga vajtjet ardhjet e shumta ne rruget e largeta ,me koken cdo dite e me poshte, me shpirtin te coptuar , me buze te kafshuara nga dhembet që edhe hekurin do e kishin copetuar, me zemer te bere akull, me një gjykim te verbuar ku te verteten se pranon….

2 vjet larg….një jete do thoja, dhe mbyll syte te sjell nder ta gjithe ditet e jetuara me ty….te gjitha castet si një buqete ti mbledh dhe ti sjell ty ashtu si një film te jetuar ne një kohe dhe jete tjeter, ne ate jete ku ishim bashke.
Nuk me lodh mendimi ,as dhimbja nuk me mund, por malli per ty po me kafshon si një gangrene , cdo dite e nga pak,,,,sepse cdo dite që kalon me mungon cdo gje e jotja që nuk ka force as koha , as vete jeta ta zhduki apo largoj
Mundohem te jem e forte , e paderpertueshme , e pandjeshme ,e qeshur , pa mendime , sepse fasada ime nuk dua te lendoj , sepse ti je imja dhe ne dhimbjen time nuk dua askend te jete pjese ….

Por pa ty asgje nuk është dhe nuk do te jete kurre si dikur…..!!!
 

Bebw

Hilarious🌞
Staf në FV.AL
Sa e gjate po me duket kjo nate,kjo nate plot shi e rebesh.A thua po me mendon? A te mungoj ndopak? Dua te te shkruaj,por nuk di se si...ah kjo krenaria ,kjo krenari është muri ndares që vendos kufinjt.Sa here marr guximin te te shkruaj mendoj dhe them: po sikur ai te tallet e te me lendoj me fjalet e tij.Do dukem sikur mbarova pas tij pikerisht si kenga e kengetares Fifi .Pastaj hesht,rri mendoj ,dhe mendimet e trazuara me shfaqen si vegime.Ja ,fytyra jote e embel tek sa me buzeqesh me shfaqet ne dritare pikerisht tek sa shikoj shiun që bije pik pik jashte neper qytet.Ç'është ky mall mbytes xhanem,perse e kam te till malli per ty?!Dhe ja shiu i embel pik pik tek sa bije me kujton poezin e famshme "Mall" te Ismail Kadares.Filloj dhe qesh ,e mohoj kete ndienje te cuditshme dhe perpiqem te humbas disi mendjen.Dhe ja pikerisht tek muzika që degjoj tek sa mbyll syt kujtohem që kete kenge ma ke dedikuar ti ...hap syt ,buzeqesh leht pa kuptuar se çfarë po me ndodhe .Shtrihem,kam frike te mbyll syt sepse e di që endrra ime sot do jesh ti ...eh sa nat e gjate me pret sot ....
 

Monique

Staf në FV.AL
efd0da6f5013e631f057f665f78b90b6--traditional-wedding-vows-non-traditional-weddings.jpg


"E mban mend?!”


Kjo është ajo pyetje e cila me ben te ndihem e zhveshur, e dobet, me një keqardhje karshi vetes , ndjesi e dores mbi shpatull, si një fraksion sekondi e gjitha te kalon duke te lene therjen që shkon deri ne kocke….
Do te dish se kush do bente ndryshimin tani? Pershperima jote ne veshin timin dhe ai togfjalesh I ndjere si kurre me pare – Te dua!
Dhe gjithcka ne menyre kaq naïve do rridhte si uje kristal e heshtja do thyhej nga brishtesia e zerit tim…”edhe une”
Imagjino per një moment sa boshlliqe do mbusheshin e do merrnin jete edhe njehere ,nese gjerat do ishin ndryshe mes nesh. Mund te kemi dashur shume njerez ne ditet e kaluara, por asnjehere si sot, asnjehere kur dy zemra behen bashke si ne.
një dite do rikthehem tek ti , e di…por do vij kur te jem e zhveshur e tera nga pengjet e mia, e qete. Do te rigjej edhe njehere brenda teje ate që dikur njoha, zemren pezull, dehjen e shpirtit, fytyren nder duart e tua…
Ajo nate , ajo me vjen shpesh nder mend dhe ne fjalet që thame ndjeva se bota ndali hapat e saj per pak caste….te kujtohet?
Te vetmit që leviznin ne menyre te pakoordinuar e pa busulle orientimi ishim une e ti…
E mban mend kur me the – Do me mungosh?!
Une po…s’mundem ta harroj.
E ndersa kthehem pas ne kohe , ne ditet tona me te mira me kujtohet se zgjimi im ishe ti, frymezim ishte dita ime me pranine tende , ahh fryma jote ne mua zhytur ishte emocion që nuk mund te perseritet me… kam bindjen per kete!
Te premtoj se do te kujtoj cdo cast sepse vetem keshtu do ndjej se isha e lumtur që te kisha edhe pse per pak.
Me syte mbyllur do imagjinoj edhe njehere veten perballe teje , te provoj nese mundem ti ndjej te gjitha ndjesite te gjalla.
E ne i paca humbur, do nisem ti gjej atje ku lene i kam. Sa shume lodhemi per te gjetur gjithcka që na jep kenaqesi apo copeza lumturie, dhe sa kollaj e humbasim. E ke provuar te humbasesh ate që te jep kenaqesi, lumturi , që te ploteson?

Dreqin…une e kam provuar.
Nese sot do me pyesje çfarë me mungon, do te thoja me ze te larte se me mungon vetja pasqyruar ne ty, e nese do me duhej te zgjidhja , pa droje ,pa u menduar dy here …do zgjidhja serisht ty.
Por ti nuk vjen , nuk pyet me, nuk je me ne ditet e mia dhe mua me mbetet vetem te te jetesoj ne kujtimet e mia ,sepse te tilla ke lene pafund. E ne endrrat e mia koken mbeshtetur ne ty kam dhe harroj mungesen tende, ndjesite që dhembin , harroj gjithcka që bertet se ti nuk je me!

Te kujtohet kur me the – “Do me mungosh”?
Une e kujtoj sikur te ma kishe thene sot…
 

Monique

Staf në FV.AL


është ftohte ketu ku jam!
Vertet bie shi, vertet temperaturat jane ulur , por nga i ftohti nuk mberdhij…
është ftohte ne shpirtin tim, atje ku zbrasur kam gjithcka tashme.
Ku cdo gje ngjan me pamjet që le pas një stuhi…
Erdhe si pranvere , edhe pse e genjeshtert ishte gjithcka ,une e desha fort sepse si ti asnje s'mund te vij…ike duke lene dimrin pas...
Eci rrugeve dhe kam harruar edhe cadren sot per dreq, por nuk ndjej se shiu me lag.
Ne fytyra kalimtaresh mundohem ty te te krahasoj , por ti s'je i ngjashem me askend, as me kalimtaret e rastit, as me ata që miq i konsiderojme , ti je si askush…je tmerresisht TI!
E vetmja gje e perbashket që ti ke me ta është rruga ku ti hedh hapat cdo dite, kemba me te cilen ti shkel cdo kend …edhe mua tanime! Kujtimet i ke shkelur, po aq edhe “premtimet” , po aq edhe ate që une e doja teksa ma thoje….A e…..

Por mos harro!
Ti je ndryshe, sepse une te kam bere te tille. Me veset e mia që i kam te lindura te kam vendosur një vije ndarese ty dhe botes ku i perkasim. Sepse une te kam idealizuar keqazi!
Te kam veshur me te paverteta , me perfeksione te genjeshterta, me tempuj madheshtie, e ti s’munde ti mbaje te gjitha keto mbi shpatulla….dhe u dorezove!
Faji mban emrin tim…
E une sot , me duhet te te zhbej si Penelopa pelhuren që thurte diten ne pritje te Odiseut te saj.

Ti nuk ishe kurre imi…
Sa keq genjejme veten duke e tjetersuar dike ne ate që nuk është , duke i mveshur gjithe ndjenjat që brenda vetes kemi, duke i mbartur ne kurriz pesha që rendojne.
Ishe qendra e botes per mua , sepse te tille te bera une….
E nese mundesh , me fal!
Por sot duhet te fshij pikturen ne telhajon e shpirtit tim , ate që aq fort e doja , ate që ende nuk dua ta pranoj se nuk ekziston me, ate te cilen ti që nga dje e grise pa u ngrysur ne fytyre, por me qeshjen tende me perplase ne fytyre sesa fluturiste ky shpirti im është….
Me fal që te desha kaq shume, me fal edhe per fajet që si kam bere , mjaft ti dhe ndergjegja jote te flini te qete naten.
Me fal nese kohen te vodha…por mos harro , asgje që nuk doje ste kerkova!
Ne ate ikje pa kthyer koken pas , kujto se more gjithcka ishte imja. Buzeqeshjen, shkelqimin e syve, deshirat e mia, qetesine time, endrrat e mia….

E tani lerme te humbas ne kujtimet e mia , ato s'mi merr dot…nuk mundesh e te duash!
Me ler te perplasem ne stuhine time , e brenda saj te gjej paqen per te ribere një te re timen…
 

Monique

Staf në FV.AL





Kam marre penelet sot e vizatoj ne qiellin blu te gjithe endrrat e mia , ato me te errtat , ato që pak kush i di.
Shpesh kam hedhur hapa neper rrugica duke i numeruar ato, një hap, dy , tre….si per te afruar ate largesine që po me mbyt cdo dite.
Jo rralle kam qendruar ne kembe edhe pse furtuna me ka shkundur , une serish kam qendruar stoike , edhe pas rrebeshit edhe pas te ftohtit, me buzeqeshjen time kam mundur cdo fenomen natyrore brenda meje. Por perballe teje nuk ia dola….

Prita gjate , nete , muaj e ne asnje moment nuk i mbylla dyert e dritaret e shpirtit sepse e dija që ne një moment do me duhej te vizatoja ne qiell endrrat e mia mbushur plot deshira te mbetura pezull nga pritja e gjate. E gjitha kjo sepse jam njeri dhe besoj se endrrat i thyejne largesite!

Ku je?

Ndalu një moment , një cast te vetem dhe mendo, kujto , si do kishin qene gjerat nese do ishin bere me zemer? Ke dashur ndonjehere te ndryshosh ,por ne fund ke bindur veten se ti je ai…i pandryshueshem? Sa here ia ke mohuar vetes një perqafim pas qejfmbetjes edhe pse ai vjen aq i embel ,sesa kur vjen ne një dite normale?

Deshiroj që vetem per një cast , brenda heshtjes tende te degjoje piskamen time e po ne ate cast te shihje brenda saj si je ti pa mua , e une pa ty! Hape zemren , degjoji rrahjet e saja, besoji sepse jeta është kaq e shkurter per te mbajtur mbi vete pengun e ndjenjave te tulatura. Mos ju largo vetes dhe me perqafo fort brenda saj ,aq fort sa do mjaftonte per një mije jete.

një dite ndoshta do jemi serish perballe njeri tjetrit , e ndoshta do qeshim me gjithcka beme gabim apo mire , do tregojme se ne heshtje e kemi dashur ,kerkuar e shpresuar per njeri tjetrin …por mungonte guximi per t’a pohuar. E ndoshta do me tregosh se plot here ke menduar e ti si une …po sikur?!
Nese do te dish sa here te risjell ne mendjen time , apo sa here degjoj kenget që te rikthejne tek une ..dije se ndodh ende cdo dite , me te njejtin intensitet , me te njejten deshire, me te njejten ndjenje….

Une e di se një dite do ulemi serish perballe njeri tjetrit dhe do qeshim per gjerat që beme gabim , dhe fajin do ia meshojme kohes , si i vetmi faktor që ishte kundra nesh ne cdo moment. E me pas me një perqafim miqesor do mendojme se mjafton per te fshire cdo gje që menduam se beme gabim….
 
Last edited:

Monique

Staf në FV.AL


Sonte rend pas saj, ndiqe me frymen që te merret, rrefeju dhe shpirtin cliro. Le te jene fjale te thena rremujshem sesa pengje ne gojen mbyllur.
Cohu nga aty ku je dhe kerkoje, thuaji se një dite pa te është si te ndjesh erresiren ne irisin e syrit.
Vrapo drejt saj pa ngurim, pa frike a droje dhe ndalo ta puthesh duke e lene pa fryme....
E mos kerko me te fshihesh tek e kaluara, aty ku me pafajesine me te madhe ju fale qindra gabimeve. Shkule, flake tutje ate masken që tashme e mban te veshur me kohen, nuk te duhet me. Tek vetja mos kerko te mbrosh ate që si egoist ke ndertuar nder vite, mos u frikeso...
E neqoftese prape ti druhesh...kujto momentin kur ngrite koken e more guximin ta shikosh drejt e ne sy. Ato sy që shkelqenin e që te dehen cdo mendim. Ashtu merr guximin ti shprehesh ate c’ka ne zemer mban peng. Mos lejo që shpirti te te marre meri, vrapo tek ajo sepse...kur fjalet nuk thuhen peshojne, barra e tyre shpinen te krrus....ndaj ti mos ndalo, tento, leviz e gjeje, themelet tundi edhe pse ajo me nuk pret.
E ashtu ne mesin e dites befasoje , lere pa fryme, dehe me fjalet e tua ....se ke kuptuar ende se te dy vuani per pak emocione?
Shtregoja fort duart ,mos ia lesho dhe binde se je per te qendruar....e jo per te shkuar larg!!!

Leshoji tashme krahet e fluturo tek ajo...
 

Vajza

chupachups 🍭
Staf në FV.AL
... donjëher dallga e jetës të përplas fortë në 4 anët të saj, dhe thjeshtë zgjohesh nga gjumi..i heq syzet e jetës dhe nuk sheh mo bardhe zi ... nëse je e lënduar, e shkatruar,dhe e copëtuar,mos u trishto...sepse në fund të betejës do të jesh i shpërblyeri.Për donjërin jeta tregohet e ashpër ,por pikërishtë këto persona janë të zotët e vetvetes ... Kokën ulur jo ,ama as hunden përpjete jo. Modestia dhe çiltersia janë qelsi i lumturisë.

main-qimg-0cf805f3bc1d1a84ac203ff90a10b56b.png
 

Vajza

chupachups 🍭
Staf në FV.AL
një varr , ku shpresat shuheshin dhe enderrat ndaleshin , ku loti i te gjallit nuk e kthente te vdekurin ... degjoheshin vetem ofshamat e pikellimit ,dhe renkimi i një shpirt te vrare
..
grafiti9 (2).jpg
 

Vajza

chupachups 🍭
Staf në FV.AL
Trishtimi I një femije, ku ne cdo ane kerkonte dashuri .. dashuri atesore.Lindur ne një nate dimri, pikellim per fisin, dhe vuajtje per mamanen ... një dore e vogel që shtrengonte dhe që nuk i kuptonte traditat, që per dashurinen duhet te jesh djale ..pafajsia ne syte e asaj te medhenje,shpesh here te mbyshura me hare, ishte thjeshte një lule që i mungonte perqafimi ..
IMG_8524 (1).jpg
 

Vajza

chupachups 🍭
Staf në FV.AL
Nese një dite do me kesh perballe ,te lutem njeher me shiko ne sy.Aty do te kuptosh friken dhe gezimin time. Me jep kohe te kuptoj veten edhe ty, por te lutem mos me bombardo me pyetje... koha do jete pergjigja per cdo gje. Nese ylberi ka 7 ngjyra atehere une jam ngjyra e 8 . Nese bota ka 7 mrekullira ateher un jam e 8. Dua te jem gjithashtu ngjyra ,mrekullia, dhe lumturia jote.
stock-photo-150595123.jpg
 

Vajza

chupachups 🍭
Staf në FV.AL
Plaku

Ti më shikon me butësi dhe dëshiron nga larg .
Nuk e di që zemra ime pikërisht të tillë pret.
Shikimi yt endet ... dhe për kë duhet të pendohem!?
... Me vështron dhe kjo më ndez, ah sa më ndez.
çfarë po pret me?
Je njeri i moshuar, po plakesh, jetoje te pakten pjesën tjetër të jetës .

Unë e dua prekjen tuaj zotëri , nuk do të jem e askujt , nuk më intereson që ti je më i vjetër se unë .
Nuk jam nga ato që puthen lehte , me perqafo vetëm dhe më shtrengo ...
Cfarë ndodh me ty , nuk ishe kështu ...
Nën pallto ke fshehur një zemër te nxehte , shumë gra janë përulur per shkak teje , për një natë me ty dhe rinine e japin ... Pra çfarë pret mo ?
Je njeri i moshuar - jeto ... jeto me mua.
70419760-hot-sexy-woman-in-lingerie-looking-up-at-a-man-in-business-suit.jpg
 

Monique

Staf në FV.AL



çfarë te te marr? - Dicka që është e prekshme….
Shpirtin - pershperiti dikush
I prekshem është edhe ai!

Krahet u keputen, krahet e deshires që kisha bere gati te fluturoja ..me destinacion shpirtin tend.
Thjesht një kemishe po marr ,e te mbledh ne te , te gjitha kujtimet kur nga mungesa jote te kem ftohte .
Mora e një laps , te shkruaj cdo gje që sot nuk mundem me….
një note muzike mora, një lutje, një prekje, një shikim ..dhe dy endrra i mbylla ne gllenjken e tretur nga merzia….dhe i piva me një fryme!
Mora shikimin e vrenjtur ne ditet e ftohta te ketij nentori , ku era fryn , e ben ftohte …ku qielli me ngjyre te papercaktuar ngjajne me ngjyren e syve te tu.
Te mora mendjen , aq dua nga ti dhe ti e di.
Zemren mbase t’a kam thyer dhe nepermjet xhamash thyer hyra per te gjetur rrugen drejt shpirtit tend! Ti se di sa bukur është pamja ketu, qiellin paske cati.
Nuk dua te jem gjysma jote me e mire, jo…dua thjesht te jem ajo që te kujton ne cdo moment se ti je i plote! Me thuaj si qarkullon gjaku yt nder vena teksa degjon emrin tim? Si duket shpirti yt i zhveshur nder duart e mia? E di që UNE JAM E JOTJA!
Mos harro se është vetem një sekonde ku bota ndalet per një kohe te shkurter ..midis shikimit dhe një puthje , momenti i shkeputjes e per tju rikthyer dhe njehere , me fort me intensivisht , une tek ti…e aty ne ate cast perfundimi kuptojme se pikerisht aty është vetem fillimi!
 

Monique

Staf në FV.AL



Heshtja po me mbyt! Deri kur kjo heshtje e pakuptimte do derdhet mbi ne ,si kafeja ne boshllikun e fjaleve te pakonsumuara?
Une mbaj brenda vetes një thes plot me fjale por ne pranine tende me lidhen ne gryke dhe gjithe cka del nga fyti është vetem pasthirrma e shpirtit, eh!
Mendja, kjo bredharake e pandrequr vjen shpesh e te viziton dhe me zgjon edhe njehere ate që ishim…kaq e brishte, kaq e friksuar, e dashuroja fort!
E di, që brenda nesh ekzistojne qeliza që nuk vdesin kurre e që nuk zevendesohen kurre. Dhe qelizat e mia perpeliten keqaz teksa behen pjese e jotja serisht.
çfarë ndryshimi ka midis sot dhe dje, asnje! Jam ajo që isha, cdohere e me e dobet ndaj ndjesive që ti me percjell. Sot me deshiren me te madhe do te te flisja edhe njehere , dhe do te te kumtoja me te madhe se te kam dashur fort, edhe njehere do te te thoja se te dua ende sepse zemren e kam plot …plot per ty!
E mban mend si u njohem, si erdha e si erdhe tek une? Une po, I kujtoj sikur te ishin dje …cdo gje me ty ishte shperthim lumturie, por që ti e more me vete kur vendose te ikje.
Te ka marre malli? Me mendon ndonjehere? Mua me ka marre pafund sepse ty nuk mjafton te te duash vetem njehere…..
Do doja shume ti riktheja gjithe c’kishim dhe te zhurmonim dhe njehere mendjet tona , te pranoja se te doja , te pranonim se gabuam , edhe pse stacione te reja na presin…edhe njehere te qendronim ne kohe.
Dikur te thoja – Mos ik! , por kete lutje te dy e thyem!
Rikthehem hera heres ne kujtimet tona, jane te shumta…rikthehem se jam e dobet te pranoj se te dua ende.
Rikthehem sepse vetem ti di te rrotullosh boten time, sepse ti je perqafimi I munguar!
Ti je I teri dashuri dhe njehere sme mjaftoi te te doja!
 

Monique

Staf në FV.AL
13434951_243567946027574_9211891465454970393_n.jpg



Zemrat ndizen kur dritat shuhen

....Dritat e qytetit u ndezen serisht , e serisht ti u fanepse ne muzgun e kesaj nate.
Me kujtohet si ndoqem pas cdo trishtim , heshtje ,dhimbje e me pas u tretem ngadale. Lame pas te gjitha, mirekuptimin, dashamiresine dhe rendem turra vrap te urrehemi , e te helmonin pak e nga pak ditet e vitit.
E ke menduar pse u tret deshira? Po zemra e mjere valle pse u tulat per te fundit here neper gjurmet tona? Po ftohtesine e e endrrave te mia e ke ndjere? Po pagjumesine e neteve te shkuara? Drita qirinjeve i’u shua pa trokitur ne dere per një perqafim …askush!

Dritat e pemes shuaji ngadale, zhvishe nga stolite dhe mesome e mua sesi te zhbej dashurine. Shuaji ditet ne kalendar , e fshi cdo kujtim, digj cdo frymemarrje. Mbyll syte dhe provo te ndjesh ato emocione te embla , te asaj historie krahe-keputur, pa mua prezent.

Shkelem cdo premtim , e ashtu te dobet thame fjalet e fundit, gjithe te keqijat nxorem nga goja ne heshtje dhe me zemer nder dhembe urryem. Urryem njeri- tjetrin , pamundur te urrenim veten per ato c’ka dhame, gjithcka që na bente te forte ne një vertik e harruam. E darkave ne shtreterit tane , nata na gjente, emrat tane duke mermeritur!

Te lodhi dashuria?!

Per ata që nuk te njohin , por rrugetimi I tyre do kryqezohet me tendin, jepi nga vetja edhe dobesine , me mirenjohje perulju dhe ne prani te tyre ngrije një dolli , per kete nate me drita që shpirtin te ndezi…dhe mos harro….Zemrat ndizen kur dritat shuhen
 

Ledia

❤ShKoDrAnE.4.eVeR ❤trust promise heart❤
E ke menduar pse u tret deshira? Po zemra e mjere valle pse u tulat per te fundit here neper gjurmet tona? Po ftohtesine e e endrrave te mia e ke ndjere? Po pagjumesine e neteve te shkuara? Drita qirinjeve i’u shua pa trokitur ne dere per një perqafim …askush!
👏
 
Top