• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Letraret e rinj!

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
let-go-relationship-1600x900.jpg



Sot befas serisht ndeshemi pa fjale , syte flasin ne gjuhen e tyre. E me shikim te tregoj se ende ne mua je...
Ne asnje cast duart nga ti si heq, e prekja mbeti duar zgjatur.
Ende me prek ne deje edhe ashtu pa levizur e rikthen aty ku ishim...ne nje rruge pa krye e pa kthim pas, ne nje bote ku vetem ne zhurmonim e me zhurmen tone veten nder duar te lashe.

Cfare isha per ty...nje rruge....nje mberritje...nje rrefim apo nje perhumbje nga rutina?

Sot serisht ndeshemi por jo si me pare, heshtja sot flet me gjuhen e syve. Perballe jemi dhe kerkojme te gjejme dicka qe mund te kete mbetur nga kohe e shkuar...
Ende te ti lexoj se jetoj, nje copez nga vetja diku brenda teje kam lene, nuk doja pas ta merrja....
Kohen lashe si per te treguar se ajo eshte indikatori yne....ne duar shpirtin te besova dhe ate qe me shume i druhesha ...zemren!

Te tera keto i ndjej ne shikimin tend te zbehur tashme.
Ne heshtje me ke veshur mallin e kohes, me heshtjen tende serisht me the se une prevaloj mbi cdo gje....por ne sfide me ke jam dua te di?!
Me thuaj po lodhesh shume duke bere shumecka qe nga vetja te me largosh? Te mos jem me zhurma jote? Te mos jem me kryefjala e dites tende? Apo valle asnjehere nuk isha thelle thelle?
Por une e di se nuk mundesh nga vetja te me zhdukesh, me heshtje me ke thene se jam perqafimi yt i munguar, puthja qe buzet te djegin, prekja e mohuar...

Dhe mbremjeve une serisht do vij, ne heshtje e do te flas embel, me heshtjen vargje do thur....e me heshtjen serisht do shkoj sapo agimi te vij....

Por me thuaj....perse ky vetmohim valle?

Kujt i trembesh mua me shume apo vetes?!

Por cilado qofte arsyeja dije se une me heshtjen tende jam perqafuar dhe perhumbur ne te jam.....e ti , ti thjesht smundesh me te me gjesh....jo me!
 

land

Anëtar i ri
Faleminderit Soulmind. Te shkruash vargje nuk eshte synimi im kryesor, sepse merrem me gjera te tjera. Gjithsesi here pas here ndodh qe hedh emocione ne vargje.
 

Jetmira

Banned

Kam pershtypjen se ka ardhur koha ta heqesh masken.
Masken e se fortes,nuk je aq e forte sa hiqesh.
Njeriu ka nevoje te qaje,ta hape zemren.
Te nxjerre ndjenjat,ti shprehe emocionet.
U be kohe qe nuk i ke shprehur dashurine njerezve,madje ke harruar se cfare eshte kjo fjale.
Nuk eshte nevoja te besh si misteroze,e aq te hiqesh si e ftohte kur ke nevoje per puthje si gjithe te tjeret.
Behu normale,mos e struk vetes sic ke bere gjithmone.
Duhet ta heqesh guacken e te te lejosh te tjeret te te lexojne shpirtin.
Njerezit e forte nuk qendrojne vetem,dhe as nuk kane frike ti shprehin emocionet.
Edhe vete e kupton se ka ardhur koha te jesh me e bute,ti nuk deshiron te qendrosh gjithmone vetem.
Nuk ndjehesh mire kur shikon ne rruge cifte te kapura per dore e qe qeshin,e ti qendron e vrenjtur ne fytyre.
Ti rrethohesh nga njerez,por askush nuk e kupton se ajo fytyra jote e ngrysur nenkupton nje glob te mbushur me lot.
E nga casti ne cast duket sikur po shperthen.
Filloje qe sot te ulesh,e te degjosh keshillat e te tjereve.
Nuk ke pse behesh paranojake e as skeptike se te gjithe duan te te lendojne.
E dashur vetja ime po nuk ndryshove qe sot,kur ke ndermend ta besh.
Kur te vdesesh,atehere nuk do kesh me kohe per ti bere gjerat ndryshe..
Mos i lejo syte e tu te vegjel ti shohin njerezit me inat,e buzet e tua te embla te shprehin fjale te ashpra.
Perzemersisht vetes time.
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
images (2).jpeg

Mos i quaj klishe fjalet qe per ty dalin, as te thata ne morine e fjaleve te thena diku, ate qe veshtire ta pohoj kam shpesh , sot me germa dua ta stolis….

Kur ne net te dehura e kur rrugen veshtire do kem te gjej do te kerkoj ty si te vetmin udhezues drejt te qenurit esell dhe koshiente .
Kur keq te ndihem e force mos kem do te kerkoj e emrin tend fort brenda meje do bertas
Kur cdo gje kundra meje do jete , e shpinen kjo bote e ndyre do me kthej do te kerkoj qe prane meje te jesh , e frikerat e mira si me magji ti zhdukesh.
Kur e dobet te ndihem , e me heshtjen do thur mijra mendime , di qe do te kerkoj sepse shpirti te kerkon.
Nga ato qe ndjej nuk kam frike, as nga ato qe zemra ime fsheh brenda saj nuk kam frike,
E vetmja gje qe me ben te dritherohem eshte momentin kur shpirti yt pergjigje me sdo me kthej…
Instiktit tim sot po I bindem qorrazi e veten te lire po e le te te doje qofte e per pak kohe….
Ne heshtje mos me deno, besome qe druhem nga gabimet e mia dhe pse ti smund te jesh kurre gabimi im…e sot dua shpirtin nder duar te te leshoj, si nje kujtim ta kesh ne cdo moment….edhe kur me mos jemi bashke .
Por sot di qe ky shpirt te do, te kerkon dhe zgjedhja e tij eshte nje nder te paktat kenaqesi qe kjo jete kaq padrejtesisht te jep….e ndoshta ashtu te humbur ne kohe, ne mendime e deshira sot shpirti im te zgjedh ty ,si te vetmen enderr per te jetuar….


Shpirti te zgjedh TY!
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
5.jpg


A ja vlejti valle?


Kujtimet e diteve tona kam mbledhur, brenda grushteve te mia. Ne lemshin e rremujshem perpiqem te zgjedh, me te bukurat emocione.
Perpara botes me grushta mbledhur ndihem e vogel, qaramane e ndoshta e viktimizuar.
Perpara botes perhere kryelarta, sot befas eshte bere njesh me token ,ku hapat hidhen e dhimbjen ne kocke me tejshpojne.

A ja vleu e gjitha kjo?
A ja vlejti gjithe ky trishtim?
A ja vlejti valle dhimbja qe brenda meje ke mbjell?

Ti ndihesh mbase triumfator ,pasi nje tjeter emer shtove ne morine e emrave te shkeputur, nje tjeter kryenece arrite ta zbusje, nje tjeter une arrite te nenshtroje!
Ndodh mos te besoj se lloji jone eshte kaq i pandreqshem.
Refuzoj te besoj se keqdashja jote ishte e paramenduar.
Kur ti iken pa nje shpjegim, pa nje perqafim, pa nje lamtumire..dije zemren si pa te keq me ke bere copash.
Me thuaj , a ja vlejti valle kjo histori?
A ja vlen valle ai perqafim qe vjen si nje ngushellim?
A ja vlen ajo ku ke shkuar?
Ti degjon e ajo rrahjet si une kohe me pare, kur koken ne ty mbeshtetur kisha?
Eshte ajo cfare ti kishe kerkuar?
Te fal ajo te njejten ndjesi, si kohe me pare une?
Aroma e saj a te ndjell sikur une?

Ndonjehere eshte me mire te largohesh, kur dikush brenda vetes kete kumton, por guximin ta pohoj se ka....
Me vjen keq kur mendoj se te desha fort dhe pse sot zemren bosh kam.

Por ndoshta me mire keshtu, sesa zgjedhja e dyte nder duart e tua!
 
Last edited:

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL



Gezuar!

Ne dite si keto , kur heshtjen kemi ne mes ,ashtu si ti e une perpiqem te bej me te miren edhe pse e mira nuk eshte kurre mjaftueshem.
Ashtu si une e ti ne dite te tilla, mendon se s’te perket asgje dhe asnje vendi me nuk i perket.
Dinamike e jetes te duket sikur shkon ne kahun tjeter e ti perkundrejt saj capesh e rraskapitur.
Ne dite si keto me duket, se as tokes si perkas edhe pse kembet me rendojne fort ,per te me treguar se ne cdo beteje te saj duhet te luftoj vetem!
Vetmia edhe ajrin e ka ndryshe , me te rende e me te lodhur e ben cdo gje pritja. E ne pritje ti lejon mendjen te bredh si shtojzovalle e te arratiset atje ku shpirti deshiron. Ne gjithe kete proces ndertohet historia…imja e jotja bashke!
Fjalet, nuk me dhembin me , heshtja me ngroh , me perkedhel embel , ne shpirt endrrat vallezojne , celin sythe, e ne cdo note pentagrami i njejti skenar perseritet….krah meje je ti!
Limite, si njoh me ato , me perrallat e historite e fantazive jam bere njesh , e mendja ime ne perfeksion krijon cdo personazh dhe me te, keshtjellat e reres ne breg te detit nderton. E ti ulesh pa shume zhurme perballe e sheh si shemben te gjitha , te gjitha ato qe ne vertik i le pas, si kujtimin me te cmendur te diteve tona …
Nje gote vere nder duar kam , nje dolli per ty ,arkitektin e endrrave boshe uroj..
Nuk druhem i dashur te hap edhe nje shishe tjeter , ndergjegjen me te te mbys
Vetes i bindem ne ate thirrje te mekur dhe lejoj boshllikun tim te me shfaqet para syve duke kerkuar sadopak me ajer te mbushet .
Mesoje , te dish te sherosh veten, duhet art dhe durim ..ohh sa durim . Mbi egersine e diteve gri nje copez dashuri mund te triumfoj….por..

Ke guxim te presesh?
Apo shpinen do kthesh serisht?
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL




Si do ish nje dite pa mua?
E ke menduar ndonjehere ?
E ke provuar te mbyllesh syte nje moment e te shohesh si do ishte ?
Une e kam bere plot here dhe e di cfare?
Jo s'mundem ta paraperfytyroj… vetem mendimi me erreson pamjen , te mos lexoj mirmengjeset e tua, te mos degjoj zerin tend te embel, te mos shoh syte e ty , te mos ndjej pranine tende brenda meje ….nuk mundem.
Nuk mundem jo se nuk dua, por sepse s'mund te shkulesh nje shpirt nga shpirti yt.
Ti s'je me thjesht nje tjeter , ti je brenda meje me shpirtin tim bere njesh…

E ke ndjere kur prane vetes me ke , aureolat mbi kokat tona si ndricojne?
E ke ndjere frymemarrjen si ndryshon kur buzet e tua prekin qafen time ?
E ke ndjere si dridherohet trupi im kur duart e tua shkasin mbi lekuren e cila digjet per prekjen tende?
E ke pare si e tera une behem thjesht nje topth ne doren tende, gati per tu bindur pa fjale deshirave tona?
E ke lexuar shikimin tim ne sy , teksa ti brenda meje je …jo aty mos genje asgje s'ke lexuar , aty eshte momenti kur une e ti behemi nje…per tu shkrire ne te njejtin perqafim, te njejtin shtrengim, te njejtin shperthim….
Si do ish nje dite pa mua….pa grindjet … pa inatet e kota ….pa puthjet e zjarrta ?
Si do ish te jesh pa mua?
Une e di si do ish pa ty….thjesht e pamundur!
 
  • Like
Reactions: Ivy
Top