• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Libra të rinj

Arfenilla

Themelues i Forumit

Libra të rinj të prezantuar nga Shqip

Gillian Flynn

Vajza e zhdukur
Përkthyes: Taulant Hatia
Botimet: “Bota Shqiptare”
اmimi: 1000 lekë

Një mëngjes të ngrohtë vere në North Karthëxh, Misuri, Niku dhe Emi kishin përvjetorin e pestë të martesës. Ishin bërë gati dhuratat e rezervimet, kur gruaja e bukur dhe e zgjuar e Nikut zhduket nga shtëpia e tyre buzë lumit Misisipi. Bashkëshorti Nik Djun, as ia ka idenë për greminën e thepisur ku po rrëshqet falë mendjes së mprehtë të gruas së tij, por vetëm duke lexuar e kuptuar copëza nga ditari i saj, e zbulon rrezikun. Nën trysninë në rritje të policisë dhe mediave – si dhe të prindërve krenarë të Emit – djali i artë kalon nëpër një varg të pafundmë gënjeshtrash, mashtrimesh dhe sjelljesh të pahijshme. Niku duket i pavendosur, i tërhequr dhe i hidhëruar – po a është vërtet vrasës? Me të motrën, Margon, që i rri pranë, Niku përsërit që është i pafajshëm…
Gregoire Delacourt

Lista e dëshirave të mia

Përktheu: Blerta Hyska

Botimet: “Pegi”

اmimi: 500 lekë

Zhoslina (Zho) jeton në një qytezë të vogël në Francë. Ajo ka një dyqan të vogël tekstilesh dhe ka rritur dy fëmijë. Kohët e fundit ka filluar të pyesë veten se çfarë ndodhi me gjithë ëndrrat që kishte kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeç. A mund të kishte qenë ndryshe jeta e saj? Pastaj ajo fiton lotarinë, 18.5 milionë euro për të qenë të saktë, dhe papritur gjithë mundësitë e kësaj bote shpalosen para saj. Por ajo vendos të mos e ndajë me askënd këtë lajm të mirë, as me bashkëshortin e saj, të paktën për pak kohë. Me çekun e fshehur diku në shtëpi, ajo fillon të bëjë një listë të të gjitha gjërave që mund të bëjë me ato para. اfarë do të donte ajo të ndryshonte vërtet nga jeta e saj? Me mbi gjysmë milion kopje të shitura vetëm në Francë dhe i përkthyer në 27 vende të botës, ky roman i dytë i Grégoire Delacourt-it njohu një sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar.B EXPRES
 
Top