• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Liga e Kampionëve: Arsenali përballë Celtic

E3

Anëtar i Nderuar

Arsenali do të përballet me Celticun në kuadër të kualifikimeve për në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, derisa Fiorentina do të ketë përballë Sporting Lisbonën.

Sot është tërhequr shorti për rundin e fundit të kualifikimeve për në Ligën e Kampionëve. Sipas rregullave të reja ekipet janë ndarë në dy grupe, në klube që vijnë nga vende mirë të renditura dhe në klube me vende më dobët të renditura.

Ndeshja më interesante e rundit duket se do të jetë ajo më mes të ekipit skocez Celtic dhe atij anglez Arsenal, ku skocezët do të jenë nikoqirë të ndeshjes së parë.

Fiorentina do të luajë kundër Sporting, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Lisbonë, ndërsa Atletico Madrid po ashtu do të udhëtojë në ndeshjen e parë, ku do të ketë përballë Panathinaikos.

Ndeshjet e para do të zhvillohet më 18/19 gusht, ndërsa ato të kthimit më 25/26 të po këtij muaji.

Shorti nxori përballë këto ekipe:

Olympique Lyonnais vs. Anderlecht
Celtic vs. Arsenal
FC Timisoara vs. VfB Stuttgart
Sporting CP vs. Fiorentina
Panathinaikos vs. Atletico Madrid
Olympiacos CFP vs. FC Sheriff
FC Salzburg vs. Maccabi Haifa FC
FK Ventspils vs. FC Zürich
FC Kّbenhavn vs. APOEL FC
PFC Levski Sofia vs. Debreceni VSC
 
Top