• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ligji per ndermarrjet e vogla dhe te mesme i Shqiperise

fcbesia

Anëtar i Respektuar
LIGJ Nr. 8957 , Date 17.10.2002
PER NDERMARRJET E VOGLA DHE TE MESME
Ne mbeshtetje te neneve 78, 81, pika 1 dhe 83, pika 1, te Kushtetutes, me propozimin e Keshillit te Ministrave, Kuvendi i Republikes se Shqiperise vendosi:
CENTER]KREU I - Dispozita te Pergjithshme
Neni 1 [/CENTER]

Ky ligj rregullon masat dhe politikat shteterore per klasifikimin, nxitjen e krijimit dhe te zhvillimit te ndermarrjeve te vogla dhe te mesme.

Neni 2​

Qellimi i ketij ligji eshte te ndihmoje ndermarrjet e vogla dhe te mesme, nepermjet krijimit te nje kuadri institucional, rregullator, dhe financiar.

Neni 3​

Ne kuptim te ketij ligji:
- Shifra e afarizmit", nenkupton shumat e faturuara nga ndermarrja gjate nje viti qe i korrespondojne shitjes ne treg te te mirave dhe sherbimeve ofruar te treteve.
-"Mikrokreditim", nenkupton kreditimin e mikrondermarrjeve deri ne vleren prej 2500000 (dy milione e peseqind mije) lekesh.

Neni 4​

1.Ndermarrjet, ne kuptim te ketij ligji, klasifikohen ne: mikrondermarrje, ndermarrje te vogla dhe ndermarrje te mesme.
2.Mikrondermarrjet jane ndermarrjet te cilat punesojne deri ne 5 punonjes
3.Ndermarrjet e vogla jane ndermarrjet te cilat:
1.punesojne 6 - 20 punonjes;
2.xhiroja ekonomike vjetore e tyre nuk kalon shumen 40 Mln Leke;
3.100 per qind e kapitalit te ketyre ndermarrjeve zoterohet nga subjekte, te cilat, ne kuptim te ketij ligji klasifikohen si ndermarrje te vogla.

4.Ndermarrjet e mesme jane ndermarrjet te cilat:
1.punesojne 21 - 80 punonjes;
2.xhiroja ekonomike vjetore e tyre nuk kalon shumen 80 Mln Leke;
3.me pak se 25% e kapitalit te ketyre ndermarrjeve zoterohet nga subjekte, te cilat ne kuptim te ketij ligji nuk klasifikohen si ndermarrje te vogla dhe te mesme.

KREU II - Masat per Nxitjen e Krijimit dhe Zhvillimit te Ndermarrjeve te Vogla dhe te Mesme

Neni 5​

Keshilli i Ministrave mbeshtet krijimin dhe zhvillimin e ndermarrjeve te vogla dhe te mesme nepermjet:
1.sigurimit te programeve dhe projekteve te ndryshme te mbeshtetjes financiare;
2.garantimit te nje pjese te riskut te kreditimit;
3.zhvillimit dhe zbatimit te programeve e projekteve te asistences teknike;
4.sherbimeve te informacionit dhe keshillimit;
5.arsimimit, trajnimit per kualifikimin profesional, si dhe ngritjen e aftesive sipermarrese;
6.programeve te nxitjes se punesimit,
7.dhenies me qira te pasurive te paluajtshme me pronesi shteterore;
8.ngritjes se infrastruktures ne mbeshtetje te ketyre ndermarrjeve dhe nxitjes se bashkeveprimit ndermjet tyre;
9.ngritjes se parqeve industriale dhe inkubatoreve te biznesit per zhvillimin e ketyre ndermarrjeve;
10.veprimtarive dhe masave te tjera ne perfitim te tyre, te percaktuara me ligj.

Neni 6​

1.Ne kuptim te nenit 5 te ketij ligji, mbeshteten me perparesi, ndermarrjet e vogla dhe te mesme te cilat:
a)ushtrojne veprimtarine e tyre ne sektoret prodhues dhe te sherbimit;
b)ushtrojne veprimtarine e tyre ne sektorin e industrise;
c)krijojne vende te reja pune;
d)ushtrojne veprimtarine e tyre ne prodhimin per eksport;
e)ushtrojne veprimtarine e tyre ne sektorin e turizmit;
f)zhvillojne veprimtarine ne fushen e kerkimit dhe te zhvillimit;
g)ushtrojne veprimtarine e tyre ne procesin e agroperpunimit;
h)zhvillojne veprimtarine ne sektorin e artizanatit;
2.Gezojne te drejten e mbeshtetjes me perparesi te gjitha bizneset te cilat jane ne fillim te veprimtarise se tyre, me prioritet ato ne zonat me te varfera te vendit, dhe qe zhvillojne aktivitetin ne fushat e pecaktuara sipas ketij neni.

KREU III - Fushat e Mbeshtetjes Financiare per Nxitjen e veprimtarise se Ndermarrjeve te Vogla dhe te Mesme

Neni 7​

1. Keshilli i Ministrave ne bashkepunim me donatoret dhe institucionet financiare nderkombetare, siguron fonde per:
a) zhvillimin dhe zbatimin e projekteve dhe programeve,
b) organizimin e kurseve te trainimit dhe te seminareve;
c) sherbimet e informacionit dhe keshillimit, nepermjet botimit te materialeve te ndryshme informative.
2. Fondet e permendura ne piken 1 te ketij neni, administrohen nga Agjencia e Ndermarrjeve te Vogla dhe te Mesme, (e cila parashikohet ne Kreun V te ketij ligji).

Neni 8​

Keshilli i Ministrave ne bashkepunim me donatoret, institucionet financiare te vendit apo te huaja, te permiresojne sistemin e kreditimit te ndermarrjeve te vogla dhe te mesme duke ndermarre nisma te "mekanizmave financiare " ne keto drejtime:
a) krijimin e fondit te garantimit te kredive;
b) nxitjen e zgjerimit te mikrokreditimit dhe kreditimit te ndermarrjeve te vogla dhe te mesme;
c) krijimin e instrumentave te tjera financiare duke zgjeruar rrjetin bankar ne te gjithe vendin.

KREU IV -Programet per Mbeshtetjen dhe Zhvillimin e Ndermarrjeve te Vogla
dhe te Mesme

Neni 9​

Ministrite dhe institucionet perkatese, parashikojne ne programet e tyre dhe zbatojne masa ne drejtim te:
a)krijimit te vendeve te reja te punes;
b)zgjerimit te veprimtarive eksportuese dhe rritjes se konkurrences ndermjet tyre;
c)nxitjes se investimeve;
d)permiresimit te sherbimeve te te dhenave dhe te keshillimit;
e)rritjes dhe forcimit te kualifikimit profesional dhe te aftesive sipermarrese;
f)mbeshtetjes dhe zgjerimit te numrit te ndermarrjeve te vogla dhe te mesme te cilat zbatojne teknologji te perparuara;
g)mbeshtetjes se ndermarrjeve te cilat jane potencial per zbatimin e standarteve te cilesise (ISO);
h)mbeshtetjes se ndermarrjeve qe zbatojne forma te reja programesh trajnimi e punesimi prane vendit te punes.

Neni 10​

1.Institucionet qendrore dhe ato te pushtetit vendor, brenda kompetencave te tyre zhvillojne programe:
a)afatmesme dhe afatgjata per mbeshtetjen e ndermarrjeve te vogla dhe te mesme ne territoret e tyre perkatese;
b)per trainimin dhe permiresimin e nivelit te kualifikimit te drejtuesve dhe te punonjesve te ndermarrjeve te vogla dhe te mesme, ne bashkepunim me organizatat e biznesit dhe institucionet publike, dhomat e tregtise dhe industrise, agjencite rajonale te zhvillimit te biznesit, sherbimin kombetar te punesimit, si dhe organizatat e tjera,
2.Veprimtarite e parashikuara ne piken 1 te ketij neni do te bashkerendohen nga Agjencia e Ndermarjeve te Vogla dhe te Mesme.

Neni 11​

Ministria e Ekonomise percakton kriteret per pjesemarrjen e ndermarrjeve te vogla dhe te mesme ne keto programe, sipas neneve 9 dhe 10 te ketij ligji.
KREU V - Krijimi i Agjencise se Ndermarrjeve te Vogla dhe te Mesme

Neni 12​

Per zbatimin e politikave dhe te strategjive si dhe per zhvillimin e programeve dhe projekteve ne mbeshtetje te zhvilllimit te ndermarrjeve te vogla dhe te mesme, krijohet Agjencia e Ndermarrjeve te Vogla dhe te Mesme, e cila me poshte do te quhet Agjencia.

Neni 13​

Detyrat, organizimi, buxheti dhe varesia e Agjencise percaktohen me vendim
te Keshillit te Ministrave.

Neni 14​

Ministria e Ekonomise, Ministria e Financave, Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Instituti i Statistikave, Instituti i Sigurimeve Shoqerore dhe institucionet ne varesi te tyre, sipas perkatesise, mbledhin dhe perpunojne informacionin dhe te dhenat per veprimtarine ekonomike dhe financiare, sipas percaktimeve ne nenin 4 te ketij ligji.

KREU VI - Dispozita te Fundit

Neni 15​

Ngarkohen Keshilli i Ministrave dhe institucionet perkatese te nxjerrin aktet e nevojshme nenligjore per zbatimin e ketij ligji dhe per rregullimin e marredhenieve te parashikuara ne nenet 8, 11, 13 dhe 14 te ketij ligji.

Neni 16​

Ky ligj hyn në fuqi 15 dite pas botimit ne "Fletoren Zyrtare".
 
Top