• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ligji për transportin rrugor

WxP

Grupi
Ligji Nr. 2004/1
PثR TRANSPORTIN RRUGOR
Kuvendi i Kosovës,
Duke u bazuar në Rregulloren e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të
Bashkuara në Kosovë nr. 2001/9 të 15 Majit mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje
të Përkohshme në Kosovë, veçanërisht Kreu 5.1(h), 5.7, 9.1.26 (a), 9.3.3 dhe
Me qëllim të përcaktimit të parimeve me të cilat rregullohen kushtet dhe mënyra e
ushtrimit të veprimtarisë së sektorit të transportit rrugor të udhëtarëve dhe mallrave të
harmonizuara me përvojat më të mira ndërkombëtare.
Miraton:
LIGJIN PثR TRANSPORTIN RRUGOR
KREU I
Dispozitat e përgjithshme
Neni 1
Lënda e rregullimit
Me këtë ligj rregullohet veprimtaria e transportit rrugor të udhëtarëve dhe mallrave.
Neni 2
Fusha e zbatimit
2.1. Ky ligj zbatohet në transportin rrugor të udhëtarëve dhe transportin rrugor të
mallrave, në rrugët publike të Kosovës.
2.2. Gjithashtu ky ligj zbatohet në transportin rrugor të udhëtarëve dhe transportin rrugor
të mallrave jashtë Kosovës në tërësi apo pjesërisht nga ana e operatorëve të themeluar në
Kosovë.
Neni 3
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji termat e mëposhtme kanë këto kuptime.
“Transport publik”: transporti që me kushte të njëjta është i përshtatshëm për të gjithë
shfrytëzuesit e shërbimeve të transportit.
2
“Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit (Ministria)”: njësi
administrative përgjegjëse për çështje të cilat kanë të bëjnë me sektorin e transportit të
themeluar në pajtim me Rregulloren nr. 2001/19 të 13 shtatorit mbi Degën Ekzekutive të
Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë.
“Komuna”: njësi themelore territoriale e vetëqeverisjes lokale në Kosovë, e përcaktuar
sipas Rregullores së UNMIK-ut 2000/45.
“Licencë”: e drejta për të kryer veprimtari transporti të rregullt të udhëtarëve apo të mallrave.
“Leje”: dokumenti me të cilin lejohet kryerja e transportit për në dhe jashtë Kosovës të
udhëtarëve apo të mallrave.
“Operator i transportit”: personi juridik a fizik, i cili ushtron veprimtarinë e transportit
publik.
“Operator vendës”: operatori i transportit me seli në territorin e Kosovës.
“Operator i jashtëm”: operatori i transportit me seli jashtë territorit të Kosovës
“Drejtues automjeti”: personi, i cili ka fituar shkallën e nevojshme të kualifikimit për
drejtimin e një mjeti motorik.
“Transport i brendshëm”: transporti në territorin e Kosovës.
“Transport i jashtëm”: transporti ndërmjet Kosovës dhe një apo më shumë vendesh.
“Transport i rregullt udhëtarësh”: shërbim i rregullt transporti në itinerare dhe
vendqëndrime të pandryshuara, të ofruara nga transportuesi dhe të përcaktuara më parë,
shërbim i cili kryhet vetëm me autobus dhe mund të jetë urban, ndër urban dhe i jashtëm.
“Transporti i lirë udhëtarësh”: transport udhëtarësh jashtë shërbimit të rregullt, duke
përfshirë shërbimet speciale të rregullta, që bartin grupe udhëtarësh të organizuar me
iniciativë të konsumatorit ose vetë bartësit.
“Transport në llogari të vetë”: transporti i mallrave me automjet transporti, në ardhje
apo në kthim vetëm për llogari të vet.
“Rrugë publike”: rruga magjistrale, regjionale ose lokale me të drejtë të drejtimit për
trafik publik.
“Autotaksi”:Transporti jashtëlinjor i udhëtarëve i cili kryhet me automjete të udhëtarëve
dhe i cili plotëson standardet sipas këtij ligji.
“Stacioni i autobusëve”: Objekti i licencuar nga Ministria e Transportit dhe Postë
Telekomunikacionit që të ofroj shërbime të rregullta për operatorët transportues dhe udhëtarët.
“Vendndalim”: lokacioni i sinjalizuar ku u mundësohet ndalja autobusëve për të zbritur
dhe marrë udhëtarët.
“Fletudhëtim”: dokumenti i udhëtimit të automjetit që mund të kryej transportin e
udhëtarëve në rrugë.
“Udhëtar”: personi i cili në bazë të kontratës ka të drejtë transporti.
3
“Linjë”: përmbledhja e nisjeve nga pikënisja deri në pikarritjen e stacionit të autobusëve,
gjegjësisht në vendndalime ku transportohen udhëtar ose mallra sipas rendit të publikuar
dhe të regjistruar në një apo më shumë nisje në atë relacion.
“Linjë direkte”: linja e cila në rendin e udhëtimit nuk përmban asnjë vend vend-ndalje
por vetëm pikën e nisjes dhe të mbarimit.
“Linjë eksprese”: linja e cila në rendin e udhëtimit përveç pikës së nisjes dhe të
mbarimit përmban një vend-ndalje.
“Linjë e udhëtarëve”: linja e cila në rendin e udhëtimit përveç pikës së nisjes dhe të
mbarimit përmban dy e më shumë vend-ndalje.
“Relacion” distanca në mes dy vendeve në linjë të cilat në rendin e udhëtimit janë të
regjistruara si stacione të autobusëve.
“Tarifë” akti i cili përmban çmimin lidhur me transportin dhe kushtet tjera transportuese.
“Rend i udhëtimit”: akti i cili përmban emrin e kompanisë transportuese, korridorin në
të cilin kryhet transporti, llojin e linjës, renditjen e stacioneve të autobusëve apo
vendbanimeve , si dhe distancën nga pikënisja apo stacioni ku fillon , kohën e nisjes dhe
arritjes nga stacionet e autobusëve gjegjësisht nga vendbanimet, mbikëqyrjen e mbajtjes
së linjës në atë korridor si dhe afatin e vlefshmërisë së rendit të udhëtimit.
“CEMT” (Konferenca Evropiane e Ministrave të Transportit): leje multilaterale për
kryerjen e transportit të mallrave.
“Fletë ngarkesë”: akti që përcjellë mallin i cili përmban: datën dhe vendin e dhënies,
emrin e mbiemrin apo titullin e dërguesit dhe adresën e tij, emrin e mbiemrin apo titullin
e marrësit dhe vendin e shkarkimit, shenjën e sasisë dhe të llojit të mallit, regjistrimin e
dokumenteve që i bashkëngjiten fletëngarkesës, shpenzimet e transportit e të tjera.
“Transport urban”: Transporti i ushtruar brenda kufijve urban te komunës.
“Transporti urbano periferik”:transport i ushtruar brenda territorit te komunës.
“Vozitje shtesë “ (bis-vozit
Roli i Ministrisë në Sektorin e Transportit
Neni 4
4.1. Ministria nëpërmjet Ministrit, përcakton politikën dhe strategjinë e zhvillimit të
transportit rrugor dhe bënë rregullimin e sektorit të transportit në Kosovë.
4.2. Në lëmin e sektorit të transportit Ministri:
a) i propozon Qeverisë strategjinë e zhvillimit të transportit dhe ligjet që rregullojnë
veprimtarinë e transportit.
b) Miraton procedurat për dhënien e licencave dhe lejeve për ushtrimin e
veprimtarisë së transportit.
c) i propozon Qeverisë ngritjen e normave siguruese, ekologjike e teknike në
transportin rrugor dhe mbrojtjen ekologjike të hapësirës së Kosovës.
4.3. Në bashkërendim me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm, Ministri i
arrin dhe finalizon marrëveshjet në sferën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të jashtëm
në fushën e transportit.
4
Neni 5
Ministria do të lëshon rregulla në lidhje me operimin e shërbimeve të autobusëve nga ana
e drejtuesve të transportit rrugor të udhëtarëve, si vijon:
a) Drejtimin e shërbimit të autobusëve duke përfshirë:
- Sigurinë e udhëtarëve dhe publikut;
- Kualifikimet, trajnimi, përvoja e shoferëve të autobusëve dhe njerëzve të tjerë që
ofrojnë shërbime në emër të drejtuesve për shërbim me autobus;
- Koha maksimale e minimale e vozitjes dhe koha e pushimit të shoferëve të autobusit:
- Sigurimi;
- Lëshimi i biletave të udhëtarëve;
- Ankesat e konsumatorëve dhe informacionet;
b) Përgatitja, publikimi, dhe përputhshmëria, e orareve për shërbimet e rregullta linjore;
c) Obligimet e shoferëve të autobusëve publik dhe njerëzit e tjerë që ofrojnë shërbime
në emër të drejtuesve të transportit rrugor të udhëtarëve;
d) Mirëmbajtja dhe pastrimi i autobusëve publik;
e) Mirëmbajtja, parkimi dhe objektet tjera për autobusët publik;
f) Krijimi dhe mbajtja (ruajtja) e regjistrave dhe inspektimi i tyre;
g) Auditimi (kontrollimi) i regjistrave dhe sistemeve.
Neni 6
Komuna:
a) përcakton politikat e zhvillimit të shërbimeve të transportit të sigurta, efikase
dhe ekonomike përbrenda kufijve të komunës;
b) nxjerr planin e transportit lokal dhe e ndryshon atë sipas nevojës;
c) ndryshon atë plan jo më vonë së pesë vite nga data e nxjerrjes së tij;
d) plani duhet të jetë në përputhshmëri me politikën e zhvillimit të tërësishëm të
transportit në Kosovë;
e) publikon planin apo planin e ndryshuar dhe një kopje të tij ia dërgon Ministrisë.
Neni 7
Komuna mund të nxjerr rregulla lidhur me veprimin e autobusëve me kusht që këtë
rregulla të mos paragjykojnë të drejtat dhe interesat e asnjërës prej bashkësive, të cilat
respektohen mirëfilli. Këto rregulla përfshijnë:
a) Rregullimin ose ndalimin e përdorimit të autobusëve publik në rrugë të caktuara
ose rajone që kanë lidhje me rrugë;
b) Marrja dhe zbritja e udhëtarëve dhe çështje tjera lidhur me transportin e udhëtarëve;
c) Krijimi dhe mbajtja (ruajtja) e regjistrave dhe inspektimi i tyre;
5
d) Transporti i bagazhit të udhëtarëve ose mallrave tjera;
e) Rregullimin ose ndalimin e transportit të udhëtarëve që qëndrojnë në këmbë.
f) Shpejtësia maksimale e autobusëve publik;
g) Dizajni, pajisja, mjetet (të brendshme ose të jashtme) të autobusëve publik;
h) Pikat e stacioneve dhe vend-ndaljet në linjat për autobus; dhe
i) Rregullimin ose ndalimin e shpalljeve, shenjave dhe reklamave brenda apo jashtë
autobusëve publik.
Neni 8
Operatorët e transportit që kryejnë veprimtari transporti në nga dhe nëpër territorin e
Kosovës janë të detyruar të zbatojnë dispozitat e këtij Ligji.
a) Të përdorin mjete të transportit që janë teknikisht në gjendje të rregullt.
b) Të mbajnë në mënyrë të rregullt regjistrin dhe dokumentet për çdo automjet për
veprimtarinë e vet transportuese.
c) Të plotësojnë evidenca statistikore sipas formave të miratuara nga organet
përkatëse dhe t’i raportojnë ato sipas mënyrës së përcaktuar me ligj. Përmbajtja,
mënyra e regjistrimit, mënyra e raportimit dhe afatet përcaktohen me akt të
veçantë nënligjor.
d) Në automjet transportues duhet të jenë dokumentet përkatëse sipas këtij Ligji.
Neni 9
9.1. Transporti rrugor me vendet tjera bëhet në pajtim me dispozitat e këtij Ligji, të
marrëveshjeve dhe rregullave tjera ndërkombëtare.
9.2. Në qoftë se nuk është lidhur marrëveshja bilaterale me vende tjera, transporti
ndërmjet Kosovës dhe atyre vendeve bëhet në pajtim me dispozitat e këtij Ligji, sipas
rregullit me kusht reciprociteti.
Neni 10
Operatori i transportit i cili bën transportin e rregullt publik në pajtim me kushtet dhe
kapacitetet disponuese të automjeteve duhet të marrë përsipër për transportim çdo udhëtar
apo mall të cilët sipas rregullave të veçanta nuk janë të përjashtuara nga transporti.
Neni 11
11.1. Veprimtaria e transportit rrugor të udhëtarëve dhe mallrave, kryhet mbi bazën e
licencës. Miratimi i saj në emër të operatorit bëhet nga Ministri.
11.2. Licenca është e patjetërsueshme dhe e pa transferueshme.
11.3. Transporti rrugor i jashtëm i udhëtarëve dhe mallrave bëhet në bazë të licencës dhe
lejes që e lëshon Ministri.
11.4. Kriteret, rregullat dhe dokumentacioni për dhënien e licencës dhe lejes përcaktohen
me akt të veçantë juridik që e nxjerr Ministri.
6
Neni 12
Licencat dhe lejet jepen kundrejt pagesës. Tarifat përcaktohen nga Ministria për Transport
dhe Postë-Telekomunikacion, në bashkëpunim me Ministrinë për Ekonomi dhe Financa.
Neni 13
Ministria do të mbaj:
a) një regjistër dhe një kopje të të gjitha licencave dhe lejeve te operatorëve të
transportit rrugor te udhëtarëve;
b) një regjistër dhe një kopje të licencave dhe lejeve të operatorëve të transportit
rrugor të mallrave.
Neni 14
14.1. Operatori i transportit publik të udhëtarëve nuk mund të ushtroj veprimtarin para se
të pajiset me licencë, leje dhe rend të udhëtimit
14.2. Licenca është e domosdoshme për këto raste:
a) transport të rregullt të udhëtarëve
b) transport taksi
c) transport të mallrave
d) stacione të autobusëve
e) terminale të mallrave (stacione të ngarkesave).
14.3. Transportuesi i cili posedon licencë për transport publik të rregullt të udhëtarëve
dhe mallrave,nëse dëshiron të ushtroj veprimtarinë e transportit jashtë Kosovës duhet të
pajiset me leje të veçantë.
14.4. Licencat, lëshohen për një periudhë kohore 5 vjeçare.
14.5. Licenca, sipas paragrafit 2 të këtij neni nuk është e nevojshme për automjetet e
TMK, KFOR, SHPK, ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësve.
Neni 15
Kriteret bazë për dhënien e licencës ( lejes në transportin e jashtëm) janë:
a) Kompetenca profesionale;
b) Reputacioni i mirë;
c) Besueshmëria financiare;
d) Gjendja e rregullt teknike e mjeteve të transportit.
Neni 16
Ministri përshkruan formën e licencave, përmbajtjen, procedurat dhe shpenzimet e
lëshuarjes së tyre, mënyrën e mbajtjes së evidencës si dhe kushtet e veçanta për lloje të
ndryshme të transportit.
7
Neni 17
17.1. Licenca apo leja për veprimtarinë e transportit humbet vlerën kur:
a) vdesë apo humb zotësinë për të vepruar mbajtësi i saj;
b) mbaron afati i dhënies së saj.
17.2. Licenca apo leja për veprimtarinë e transportit hiqet nga organi që e lëshon atë kur:
a) kërkohet nga mbajtësi i saj;
b) veprimtaria nuk fillon në kohën e përcaktuar në të;
c) mbajtësi i licencës apo lejes nuk plotëson një apo më shumë nga kriteret e nenit
15 të këtij Ligji.
d) mbajtësi i licencës apo lejes shkel detyrimet e përcaktuara në këtë ligj.
KREU II
Transporti rrugor i udhëtarëve
Neni 18
18.1. Transporti rrugor i udhëtarëve ushtrohet si:
a) Transport i rregullt i udhëtarëve me autobus
b) Transport i lirë i udhëtarëve me autobus; dhe
c) Transport taksi i udhëtarëve
18.2. Transporti i rregullt i udhëtarëve me autobus ushtrohet si:
a) Transport urban i udhëtarëve me autobus
b) Transport ndër urban i udhëtarëve me autobus;
c) Transport jashtë Kosove i udhëtarëve me autobus.
18.3. Transporti i rastit i udhëtarëve me autobus ushtrohet si transport i rastit ndër urban
dhe transport i rastit jashtë Kosove.
Neni 19
19.1. Ministria është përgjegjëse për koordinimin dhe rregullimin e:
a) Transportit ndër urban të udhëtarëve me autobus;
b) Transportit të lirë të udhëtarëve me autobus;
c) Transportit jashtë Kosove të udhëtarëve me autobus.
19.2. Komuna është përgjegjëse për koordinimin dhe rregullimin e transportit urban të
rregullt të udhëtarëve me autobus dhe transportit taksi të udhëtarëve.
Neni 20
Ministria mund të krijoj një trup rregullues përgjegjës për koordinimin e transportit të
udhëtarëve me autobus. Përbërjen, të drejtat dhe obligimet i përcakton Ministri me akt të
veçantë juridik.
8
1. Transporti i rregullt i udhëtarëve me autobus
Neni 21
21.1. Transporti i rregullt i udhëtarëve me autobus, kryhet në relacionet e caktuara (linja),
sipas rendit të udhëtimit të përcaktuar dhe vërtetuar më parë, çmimit të caktuar e të
shpallur dhe kushteve tjera të transportit.
21.2. Transporti i rregullt i udhëtarëve mund të ushtrohet si transport direk, ekspres dhe i
udhëtarëve.
21.3. Linjat ndër urbane janë ato linja të cilat zhvillohen në rrugët magjistrale dhe
rajonale të Kosovës dhe lidhin dy apo më shumë komuna.
21.4. Linjat brenda dhe jashtë , janë ato linja të cilat pikën fillestare e kanë në Kosovë
ndërsa atë përfundimtare jashtë territorit të Kosovës.
21.5. Linjat komunale janë ato linja të cilat lidhin dy e më tepër vendbanime në kuadër të
territorit të një komune.
2. Transporti i rregullt i brendshëm i udhëtarëve me autobus
Neni 22
22.1. Transporti i rregullt i brendshëm i udhëtarëve me autobus,ushtrohet si transport
urban dhe ndër urban.
22.2. Transporti i rregullt urban i udhëtarëve me autobus, si transport i udhëtarëve në
qarkullimin rrugor publik, rregullohet me akt të veçantë juridik që e nxjerr Komuna.
22.3. Rrjeti i linjave urbane dhe numri i orareve në to miratohet nga komuna.
22.4. Rrjeti i linjave ndër urbane dhe numri i orareve në to miratohet nga Ministri.
22.5. Dy komuna mund të arrijnë marrëveshje për rregullimin reciprok të transportit të
udhëtarëve në mes veti. Marrëveshja është e plotfuqishme nëse aprovohet nga MTPT.
22.6. Transporti i rregullt i brendshëm i udhëtarëve ushtrohet edhe si transport i veçantë i
rregullt i udhëtarëve.
Neni 23
23.1. Rendi i udhëtimit sipas këtij Ligji është akt me të cilin përcaktohen elementet për
ushtrimin e veprimtarisë së transportit të rregullt në transportin rrugor i cili përmban:
- emrin e transportuesit
- relacionin
- llojin e transportit
- radhitjen e vend-ndaljeve dhe largësinë e tyre nga pika fillestare
- kohën e nisjes dhe kohën e arritjes në çdo stacion dhe vend-ndalje
- periudha kohore në të cilën mbahet linja
- afatin e vlefshmërisë së rendit të udhëtimit.
23.2. Rendet e udhëtimit vlejnë një vit.
9
23.3. Kriteret, mënyra dhe procedura e regjistrimit, vërtetimit, revokimit dhe riregjistrimit
të rendeve të udhëtimit si dhe caktimi i tarifave për to rregullohet me akt të veçantë
juridik që e nxjerr Ministri.
23.4. Regjistrimin dhe vërtetimin e rendit të udhëtimit e bën MTPT.
23.5. MTPT mban regjistrin e rendit të udhëtimit të vërtetuar dhe regjistruar.
Neni 24
24.1. Transportuesi është i obliguar që transportin ta kryen në mënyrë të rregullt dhe sipas
rendit të udhëtimit të vërtetuar dhe regjistruar.
24.2. Transportuesi mund që në një pjesë apo tërë linjën të ushtroj transportin edhe me
më shumë automjete (bis-vozitje) sipas rendit të regjistruar dhe vërtetuar të udhëtimit.
24.3. Transportuesi është i obliguar që stacioneve të autobusëve nëpër të cilat kalon t’ua
dërgojë rendin e udhëtimit së paku 5 ditë para ditës së fillimit të operimit sipas rendit të
udhëtimit.
Neni 25
25.1. Transportuesi, duhet ta filloj veprimtarinë e transportit të rregullt publik të
udhëtarëve në afat prej 3 ditësh nga dita e fuqizimit të rendit të udhëtimit dhe atë nuk
mund ta ndërpres përderisa zgjat afati i rendit të udhëtimit.
25.2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, transportuesi mund përkohësisht të
ndërpres veprimtarinë si rezultat i kushteve të jashtëzakonshme të cilat e pamundësojnë
ushtrimin e veprimtarisë së transportit të rregullt.
25.3. Për ndërprerjen nga paragrafi 2 i këtij neni, transportuesi është i obliguar që të
informoj organin i cili e ka vërtetuar rendin e udhëtimit i cili organ do të lëshojë një
vendim për pranim apo refuzim të kërkesës së transportuesit.
25.4. Transportuesi nuk mund ta ndërpret (pezulloj) veprimtarinë e transportit të rregullt
në linjë sipas rendit të udhëtimit të regjistruar dhe vërtetuar pa lejen e organit që e ka
lëshuar atë rend të udhëtimit.
Neni 26
26.1. Rendi i udhëtimit nuk mund të tjetërsohet e as të jepet me qira.
26.2. Transferimin e rendit të udhëtimit e bënë vetëm organi që e ka lëshuar atë.
26.3. Emri i transportuesit i shënuar në rendin të udhëtimit duhet të jetë i njëjti me atë të
shënuar në librezën e qarkullimit të autobusit dhe dokumenteve tjera përcjellëse të autobusit.
Neni 27
27.1. Rendi i udhëtimit do të revokohet nga organi që e ka lëshuar atë në kushtet kur:
a) në afat prej 3 ditësh nga dita e fuqizimit nuk ia fillon veprimtarisë;
10
b) brenda një muaji kalendarik pa miratimin e organit që e ka lëshuar atë nuk e mban
nisjen 3 herë;
c) bën ndërprerje të kohëpaskohshme të mbajtjes së nisjes respektivisht kur 12 herë
brenda afatit të zgjatjes së rendit të udhëtimit nuk e mban nisjen pa miratimin e
organit që e ka vërtetuar atë.
27.2. Linjat dhe nisjet e revokuara do të konsiderohen si të lira dhe të njëjta i nënshtrohen
procedurës për ndarjen e tyre.
27.3. Vendimet i merr organi që e ka vërtetuar atë pas dëshmisë së inspektorit të
transportit pranë MTPT-ës.
27.4. Operatori i transportit ka për detyrë që, ndryshimin e rendit të udhëtimit dhe të
drejtimit të transportit, ndaljen e përkohshme apo të përhershme të transportit në linjën e
lejuar, ta shpallë me anë të shtypit apo një mjeti tjetër të informimit.
Neni 28
28.1. Transportuesi përcakton çmimoren. اmimorja duhet të vendoset në autobus i cili
qarkullon në atë linjë.
28.2. Personeli i autobusit merr pagesën për shërbime vetëm në bazë të çmimores nga
paragrafi 1 i këtij neni.
Neni 29
29.1. اdo udhëtar në autobus duhet të pajiset me biletë. Bileta mund të blihet në autobus,
stacion, njësi afariste, agjencion apo vende tjera tek të cilat transportuesi ka besuar shitjen
e biletave.
29.2. Bileta duhet të përmbajë:
- relacionin
- çmimin
- numrin serik
- emrin e kompanisë
- datën dhe kohën e nisjes
29.3. MTPT në bashkëpunim me MEF do të përshkruan rregullat mbi evidencën e biletave.
Neni 30
30.1. Transport i veçantë i udhëtarëve është transporti i grupeve të caktuar udhëtarësh
duke përjashtuar udhëtarët tjerë në relacion të caktuar dhe në bazë të lejes së veçantë.
Me transport të veçantë të udhëtarëve kryhet transporti:
- nxënësve të shkollave fillore nga vendbanimi deri te shkolla dhe anasjelltas
- punëtorëve nga vendbanimi deri në punë dhe anasjelltas.
30.2. Lejet për transport të veçantë lëshohen në bazë të kontratës e cila duhet të ketë:
- relacionin
- listën e udhëtarëve
11
- çmimin e transportit
- vendet për marrje dhe zbritje të udhëtarëve
- kohën gjatë së cilës kryhet transporti.
30.3. Kontratën e bënë transportuesi paraprakisht i licencuar nga MTPT dhe porositësi i
shërbimeve për grupin e udhëtarëve ku porositësi është njëkohësisht edhe pagues i
transportit.
30.4..Lejen për transport sipas këtij neni e lëshon organi kompetent komunal nëse
transporti kryhet brenda një komune respektivisht MTPT – nëse ky transport kryhet në
territorin e dy e më tepër komunave.
30.5. Lejet sipas këtij neni nuk përmbajnë rendin e udhëtimit dhe çmimoren e përcaktuar
sipas këtij Ligji.
30.6. Ne autobus në pjesën e përparme në vend të dukshëm duhet të jetë mbishkrimi
“Transport i veçantë”
3. Transporti i rregullt i udhëtarëve jashtë Kosovës
Neni 31
Transporti i jashtëm i udhëtarëve me autobus, ndërmjet Kosovës e shteteve tjera dhe
transporti tranzit nëpërmjet territorit të Kosovës, bëhet në pajtim me dispozitat e këtij
Ligji, të marrëveshjeve dhe rregullave tjera ndërkombëtare, e mbi bazë të pëlqimit
paraprak të Ministrisë dhe UNMIK-ut dhe të organeve kompetente të shteteve të tjera.
Neni 32
32.1. Leja, nga neni 11 paragrafi 3 i këtij Ligji, jepet me kërkesë të operatorit të
transportit të interesuar vendës apo të jashtëm.
32.2. Kërkesën, nga paragrafi 1 i këtij neni duhet paraqitur Ministrisë. Kërkesës duhet
bashkëngjitur të gjitha dëshmitë mbi plotësimin e kushteve te përcaktuara me këtë Ligj
dhe akte tjera normative.
32.3. Operatori i jashtëm paraqet kërkesë për t’iu dhënë leja, përmes organit kompetent
të shtetit, në të cilin e ka selinë.
32.4. Transporti brenda territorit të Kosovës nga operatorët e transportit rrugor që nuk e
kanë selinë në Kosovë është i ndaluar. Përjashtimet bëhen vetëm me leje të dhënë nga
Ministri, duke i marrë parasysh të drejtat dhe interesat e Bashkësive. Vendimet për
dhënjen e lejes për operatorë transporti që nuk kanë zyren kryesore në Kosovë, duhet të
merren nga Ministri në bashkërendim me UNMIK-un.
32.5. Regjistrin e lejeve për operim jashtë Kosovës, hyrje në Kosovë dhe kalim tranzit
nëpër territorin e Kosovës e mban Ministria.
32.6. Formën, përmbajtjen, afatin dhe elementet tjera të lejes i përcakton Ministri në
bashkëpunim me UNMIK-un.
12
Neni 33
Operatori vendas ka për detyrë që, për çdo tremujor, t’ia dërgojë Ministrisë të dhënat për
numrin e udhëtimeve të bëra dhe të udhëtarëve të transportuar në njërin dhe në drejtimin
tjetër, më së voni në afat 15 ditësh nga dita e kalimit të tremujorit për të cilin paraqitet
raporti.
4. Transporti i lirë i udhëtarëve
Neni 34
34.1. Transport i lirë i udhëtarëve, në qarkullimin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar,
është transporti i grupit të njohur që më parë, pa hyrje dhe dalje të udhëtarëve rrugës, për
të cilin relacioni, çmimi i transportit dhe kushtet e tjera përcaktohen me kontratë ndërmjet
operatorit të transportit dhe porositësit të transportit.
34.2. Transporti, nga paragrafi 1 i këtij neni, mund të bëhet si i kohëpaskohshëm.
34.3. Transport i lirë i udhëtarëve është edhe transporti-taksi dhe me automjete tërheqëse
për qëllime turistike.
Neni 35
Transport i kohëpaskohshëm, në pajtim me këtë Ligj, është:
a) “transport qarkor” me dyer të mbyllura (dalja në piknik, udhëtimi turistik etj.), që fillon
dhe mbaron në vendnisje, me ç’rast grupi i njëjtë i udhëtarëve transportohet me të
njëjtin autobus në mbarë rrugën,
b) transporti që përbëhet nga udhëtimi me automjet të plotë në shkuarje dhe nga
udhëtimi me automjet të zbrazët në kthim,
c) transporti që përbëhet nga udhëtimi me automjet të zbrazët në shkuarje dhe nga
udhëtimi me automjet të plotë në kthim,
d) transporti i grupeve të udhëtarëve të organizuara paraprakisht në shumë udhëtime nga
vendnisja e njëjtë e deri të vendarritja e njëjtë. اdo grup udhëtarësh, i cili ka bërë një
udhëtim në shkuarje, kthehet në vendnisje me ndonjë ngasje të mëvonshme automjeti.
Udhëtimi i parë në kthim dhe i fundit në shkuarje, bëhet me automjet të zbrazët.
e) transportet e tjera të kohëpaskohshme.
Neni 36
36.1. Transportin e lirë të udhëtarëve nga neni 35 nën (a) transportuesi nuk ka nevojë për
leje të veçantë, ndërsa në të njëjtin nen nën (b) (c) (d) dhe e) është e nevojshme leja
poqese me marrëveshje ndërkombëtare nuk është caktuar ndryshe.
36.2. Lejet nga paragrafi 1 i këtij neni i jep Ministri sipas rregullave kritereve dhe
procedurave te përshkruara me akt të veçantë juridik.
13
Neni 37
37.1. Gjatë transportit të lirë të udhëtarëve, në autobus duhet pasur flet-udhëtimin lejen ne
origjinal dhe dokumentet tjera te përcaktuara me ligj.
37.2. Në qoftë se është fjala për transportin e jashtëm operatori i transportit duhet të ketë
edhe listën e udhëtarëve të vërtetuar nga shërbimi doganor i Kosovës.
5. Transporti i Udhëtarëve me “Taksi”
Neni 38
38.1. Transporti Taksi është transporti publik i personave në transportin jo të rregullt
(jashtë linjor) rrugor për të cilin çmimi për rrugën e kaluar është që më parë i njohur dhe
përcaktohet në bazë të taksimetrit sipas çmimores së shërbimeve.
38.2. اmimorja duhet të jetë e vërtetuar nga organi kompetent dhe e vendosur në vend të
dukshëm brenda në automjet.
38.3. Taksimetri duhet të jetë në gjendje të rregullt, atestuar dhe vulosur sipas kushteve të
përcaktuara për taksimetër si dhe i vendosur në vend të dukshëm në automjet.
38.4. Transportuesi që kryen transport taksi të udhëtarëve është i obliguar që me kërkesën
e udhëtarit, ti jep atij dëshminë për shërbimin e bërë e cila dëshmi përmban: regjistrimin e
automjetit, relacionin, kohën e transportit, çmimin dhe nënshkrimin e transportuesit.
Neni 39
39.1. Transportuesi taksi mund të kryhet vetëm me automjet me 5 (4+1) ulëse dhe i cili i
ka së paku katër dyer.
39.2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, komuna mund të licencoj edhe “taksi”
më automjete deri në 8+1 ulëse dhe pa taksimetër, mirëpo fushëveprimi i këtij lloji
“taksi” kryhet vetëm brenda kufijve territorial të Komunës në të cilën ai është i licencuar.
39.3. Automjeti sipas paragrafit 1dhe 2 të këtij neni nuk mund të ketë mjet për bartje
(rimorkio).
Neni 40
Personat që drejtojnë automjetin me të cilin kryhet transporti “taksi” përpos kushteve të
përcaktuara me akte tjera normative të këtij Ligji dhe ligjeve tjera, duhet të kanë së paku
2 vite përvojë pune në drejtimin e automjetit.
Neni 41
41.1. Komuna do të nxjerr rregullore të veçantë për mënyrën e kryerjes së transportit të
udhëtarëve me “taksi”.
41.2. Me rregullore sipas paragrafit 1 të këtij neni në veçanti rregullohet:
a). Mënyrën e organizimit të transportit “taksi” në territorin e Komunës;
b). Numrin dhe shpërndarjen e stacioneve për taksi, mënyrën e shfrytëzimit të tyre,
rregullimin, mirëmbajtjen si dhe numrin e automjeteve në taksi stacionet;
14
c). Të drejtat dhe detyrat e drejtuesve të automjeteve taksi si dhe personave që
transportohen;
d). Kushtet themelore dhe plotësuese që duhet plotësuar drejtuesi i taksit dhe
automjeti taksi
e). Numrin e licencave për “taksi” në kuadër të territorit të vetë.
Neni 42
Drejtuesi i automjetit “taksi” nuk mund të qëndroj e as të marr udhëtarë në territorin e
komunës në të cilën nuk është i regjistruar për ushtrimin e veprimtarisë taksi.
6. Transporti për nevoja personale
Neni 43
43.1. Operatori transportues, personi tjetër juridik ose fizik dhe qytetari i cili ka automjetin
transportues, mund të kryejë transport për nevoja vetjake edhe atë transportin e punëtorëve
të vetë ose personave tjerë që kanë të bëjnë me kryerjen e veprimtarisë së vetë, si dhe
transportin e anëtarëve të familjeve të punëtorëve kur shkojnë në pushim apo rekreacion.
43.2. Transport të udhëtarëve për nevoja personale,në pajtim me këtë Ligj konsiderohet
edhe transporti i personave të cilin e bëjnë:
1. Ndërmarrjet hoteliere, personat tjerë juridik dhe fizik të cilët kryejnë veprimtari
hoteliere,si dhe pushimoret që bartin klientët e vetë,
2. Institucionet shëndetësore si dhe të mbrojtjes sociale që bartin të sëmurit,
3. Agjencitë turistike, personat tjerë fizik dhe juridik të cilët kryejnë veprimtari
turistike ku në bazë të kontratës së veçantë të transportit, transportojnë grupe
turistësh pa pranimin dhe zbritjen e udhëtarëve gjatë rrugës,
4. Shoqatat kulturore, sportive dhe shoqatat tjera, që transportojnë nxënës, student,
personel mësimor ose anëtarët e vetë,
5. Auto shkollat të cilët aftësojnë kandidatët për vozitës gjatë punës së tyre,
6. Operatorët transportues ose punëtorët të cilët kryejnë shërbime të veçanta,
7. Operatorët për shërbime të aeroportit ose shoqatat tjera të shërbimeve të aeroportit
nëse e kryejnë transportin e udhëtarëve nga vendnisja e tyre deri te aeroporti dhe
anasjelltas.
Neni 44
Në autobusin me të cilin kryhet transporti për nevoja personale duhet të jetë i plotësuar
regjistri i punëtorëve ose i personave tjerë i vërtetuar nga ana e pronarit (transportuesit),
ose ndonjë dëshmi tjetër për të drejtën e transportit së këtyre punëtorëve ose personave.
Në të dy anët, ose në këndin e djathtë të poshtëm të xhamit mbrojtës të autobusit,me të
cilët kryhet transporti i udhëtarëve për nevoja personale, duhet të jetë i shënuar
mbishkrimi ” Transporti për nevoja personale ”.
15
Neni 45
Në kushtet e jashtëzakonshme, Ministria do të nxjerr urdhëresë për transportin e obliguar
të udhëtarëve në relacione të caktuara dhe periudhë të caktuar.
7. Stacionet e autobusëve
Neni 46
Stacioni i autobusëve është objekti që ka hapësirë për pranimin dhe përcjelljen e
autobusëve sipas rendit të udhëtimit, hyrjen dhe zbritjen e udhëtarëve, shitjen dhe
rezervimin e biletave për udhëtar, gardërobën, pajisjen për informimin e udhëtarëve, dhe
operatorëve të transportit si dhe shërbimet tjera që kanë të bëjnë me transportin e
udhëtarëve dhe operatorët transportues.
Neni 47
47.1. Hyrja dhe dalja e udhëtarëve bëhet vetëm në stacionet e autobusëve dhe vend
ndalimeve të destinuara dhe regjistruara në rendin e udhëtimit.
47.2. Operatori i transportit është i obliguar të ndalet në të gjitha vend ndaljet të cilat i ka
të regjistruara në rendin e udhëtimit.
Neni 48
48.1. Në varshmëri nga niveli i pajisjes dhe kualitetit të shërbimeve të përgjithshme do
bëhet kategorizimi i stacioneve të autobusëve.
48.2. Ministri, me akt të veçantë juridik, do të përcakton kushtet që duhet të plotëson
stacioni i autobusëve, mënyrën e punës, kategorizimin, mënyrën e mbajtjes së
dokumentacionit si dhe obligimet tjera të stacionit të autobusëve.
48.3. Stacioni i autobusëve nën kushte të barabarta iu ofron shërbime të gjithë operatorëve
transportues që kanë rendin e udhëtimit të regjistruar dhe vërtetuar në Ministri, sipas tarifës
të përcaktuar nga Ministria bazuar në kategorinë e stacionit të autobusëve.
48.4. Stacionet e autobusëve dhe operatorët e transportit rregullojnë kushtet dhe mënyrën
e dhënies së shërbimeve.
48.5. Personat zyrtar të stacionit të autobusëve janë të obliguar që në vend të dukshëm të
mbajnë kartelën identifikuese.
Neni 49
Stacioni i autobusëve nuk guxon të ofrojë shërbime për operatorët e transportit të cilët
nuk kanë rendin e udhëtimit të regjistruar dhe vërtetuar nga Ministria nëse është fjala për
transport ndër urban respektivisht leje për transport jashtë Kosove.
16
Neni 50
50.1. Stacioni i autobusëve duhet të ketë mbishkrimin “Stacioni i autobusëve”si dhe
emërtimin e vendit ku gjendet stacioni.
50.2. Stacioni i autobusëve është i obliguar që të mbajë evidencën mbi hyrjen dhe daljen
e autobusëve.
Neni 51
51.1. Me fuqizimin e rendit të udhëtimit, stacioni i autobusëve është i obliguar të bëjë
sistematizimin e të gjitha rendeve të udhëtimit sipas relacioneve, kohën e nisjes së
autobusit nga stacioni i tij.
51.2. Operatori i transportit është i obliguar që të informoj stacionin e autobusëve për
fillimin e mbajtjes, pamundësinë e mbajtjes respektivisht për vonesa më të mëdha se 30
minuta.
Neni 52
Licencën për kryerjen e veprimtarisë së shërbimeve të stacionit të autobusëve e lëshon
Ministri, poqese stacioni është i destinuar për kryerjen e shërbimeve në transportin ndër
urban dhe të jashtëm. Ndërsa për stacione që janë të destinuara për kryerjen e shërbimeve
të transportit urban licencën e lëshon Komuna.
KREU III
Transporti rrugor i mallrave
Neni 53
53.1. Transporti rrugor i mallrave (në vijim transporti i mallrave) kryhet brenda dhe
jashtë territorit të Kosovës, si:
a) Transport i mallrave në llogari të vet (për nevoja personale),
b) Transport i mallrave me qira dhe pagesë.
Neni 54
54.2. Gjatë transportit të mallrave operatori në automjet duhet të posedoj këto dokumente:
a) Për transport brenda Kosovës:
- licencën
- fletëngarkesën.
b) Për transport jashtë Kosovës:
- licencën
- fletëngarkesën dhe
- lejen jashtë Kosovës
17
Neni 55
55.1. Transporti i mallrave kryhet në bazë të licencës dhe lejes për transport jashtë
Kosovës, në qoftë se nuk është përcaktuar me marrëveshje ndërkombëtare që transporti të
kryhet pa leje.
55.2. Ministria përcakton dhe shkëmben numër të nevojshëm lejesh për një vit, me
organet kompetente të shteteve tjera.
55.3. Shpërndarjen e lejeve të jashtme për transportuesit vendas e bënë Ministria, ku
Ministria e emëron komisionin për shpërndarjen e lejeve jashtë Kosovës.
Lejet tranzite për territorin e Kosovës
Neni 56
56.1. Asnjë transportues i mallrave nuk mund të qarkullojë transit nëpër territorin e
Kosovës pa u pajisur me leje tranzite.
56.2. Ministria do të përshkruan rregullat, procedurat, kriteret për leje tranzite.
56.3. Tarifën për leje tranzite do ta përcakton MTPT në bashkëpunim me MEF-in.
Neni 57
Për shpërndarjen e lejeve të jashtme, transportuesi duhet të paguaj kompensim, lartësinë e
kompensimit e përcakton Ministria në bashkëpunim me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave.
Neni 58
Në qoftë se transportuesi i jashtëm është nga shteti me të cilin Kosova nuk ka lidhur
kontratë (marrëveshje) atëherë operatorit të transportit me seli jashtë Kosovës i jepet leje
e posaçme për hyrje në Kosovë nga Ministria.
Neni 59
59.1. Nëse operatori i jashtëm bënë transportin e mallrave me automjet tërhjekës ose
rimorkio me regjistrim në dy shtete të ndryshme, për çdo njërin prej atyre automjeteve
duhet të ketë leje nga neni 58 i këtij Ligji.
59.2. Leja për transportin e mallrave duhet të vërtetohet nga organet doganore, lejen
transportuesi duhet ta ketë në automjet gjatë qarkullimit në Kosovë.
Neni 60
60.1. U ndalohet hyrja në Kosovë të gjithë operatorëve të transportit të mallrave pa leje të
posaçme për hyrje në Kosovë, përveç operatorëve transportues të cilët posedojnë lejen e
CEMT-it dhe lejen bilaterale.
60.2. Mënyrën dhe kriteret për leje të posaçme për hyrje në Kosovë i përcakton Ministri,
nëse me marrëveshje bilaterale nuk është rregulluar ndryshe.
18
Neni 61
Lёshimi i lejeve pёr transportimin e mallrave jashtë dhe brenda Kosovës nga nenet 54,
55, 56, 57, 58 59 dhe 60 tё këtij ligji bёhen nё bashkërendim me UNMIK-un.
Neni 62
Ndërmarrjet publike komunale të themeluara nga njësia lokale e vetëqeverisjes komunale
me qëllim të kryerjes së shërbimeve publike komunale nuk do të licencohen.
Neni 63
63.1. Përjashtimisht nga dispozitat e nenit 55 paragrafit 1 të këtij ligji , leje nuk nevojitet
a) Për automjetet me kapacitet bartjeje deri 3.5 tonelata apo në masën më të madhe
të lejuar 6 tonelata:
b) Për transportin e automjeteve dhe rimorkiove të dëmtuara;
c) Për transportin e dërgesave postare,
d) Për transportin e eksponateve, të destinuara për panaire dhe ekspozita,
e) Për transportin të materialit mjekësor apo materialit tjetër, si ndihma në rast
fatkeqësish natyrore dhe lufte,
f) Për hyrje të automjetet të zbrazët për ndërrim automjeti defekt dhe marrje të
sendeve përsipër për transportim nga automjeti defekt ,
g) Për automjete të ndihmës teknike për tërheqje të automjeteve defekte
(automjeteve serviso-riparuese),
h) Për automjetet që vijnë për servisim apo ndreqje në Kosovë, me kusht që të jenë
të zbrazëta,
63.2. Për transportin nga paragrafi 1 i këtij neni, operatori i transportit duhet të ketë
shkresat dhe dokumentacionin tjetër nga i cili mund të konstatohet se është fjala për
transportin nga paragrafi 1 i këtij neni.
1. Transporti i mallrave për nevoja personale
Neni 64
64.1. Ndalohet marrja me transport për nevoja personale pa qenë i regjistruar si një
transportues për nevoja personale.
64.2. Dispozitat e paragrafit 1 nuk do të zbatohen mbi mbajtësin e një licence për
transport rrugor të mallrave me qira.
64.3. Ministri mund të liroj lloje të transportit të mallrave në llogari të vet nga ndalesa që
referohet në paragrafin 1.
Neni 65
65.1. Emri dhe natyra e ndërmarrjes ose biznesit duhet të deklarohet kur veprimtaria e
transportit të mallrave për nevoja personale të regjistrohet.
19
65.2. Regjistrimi nuk do të jetë i efektshëm derisa aplikuesi të tregon që transporti i
mallrave për të cilën regjistrimi është kërkuar mund të emërohet si transport i mallrave
për nevoja personale.
Neni 66
Më rastin e kryerjes së transportit për nevoja personale, me automjet mbi 3.5 tonelata të
një mase më të madhe të lejuar, në automjet duhet të ketë:
a) fletëngarkesën dhe
b) dëshminë nga e cila mundet të vërtetohet se është fjala për transportin e
mallrave për nevoja personale.
2. Transporti i mallrave me qira dhe pagesë
Neni 67
67.1. Transporti i mallrave me qira dhe pagesë kryhet në bazë të kontratës në mes të
qiradhënësit të automjetit transportues dhe qiramarrësit i cili kontrakton transportin e
mallrave.
67.2. Gjatë transportit të mallrave me qira dhe pagesë operatori i transportit në automjetin
bartës duhet të ketë:
a) Fletëngarkesën dhe
b) Kontratën në mes të qiramarrësit dhe qiradhënësit.
3. Terminalet e mallrave (Stacionet e ngarkesave)
Neni 68
68.1. Shërbimet e terminaleve të mallrave në pajtim me këtë Ligj, janë pranimi dhe nisja e
automjeteve të mallrave, të shërbyerit të automjeteve dhe anëtarëve të ekuipazhit, deponimi
i mallrave dhe shërbimet tjera të kontraktuara në lidhje me transportin e mallrave.
68.2. Terminali i mallrave ka për detyrë t’ju ofrojë shërbime, me kushte të njëjta të gjithë
transportuesve.
68.3. Për të filluar kryerjen e veprimtarisë së ofrimit të shërbimeve të Terminalit , nga
neni 14 paragrafi 2 i këtij Ligji, jepet licenca.
Neni 69
Ministria do të nxjerr urdhëresa për ndalimin e transportit të mallrave nëpër rrugët e
Kosovës për rrugë të caktuara, lloje të caktuara dhe periudhë të caktuar.
Neni 70
Terminali duhet të jetë i pajisur dhe i aftësuar për pranim, nisje dhe doganim të të gjitha
llojeve të mallrave.
20
KREU IV
Mbikëqyrja dhe kontrolli në transportin rrugor
Neni 71
Mbikëqyrjen dhe kontrollin mbi zbatimin e këtij Ligji e të akteve tjera juridike të nxjerra
mbi bazë të tij, e bën Ministria e Transportit dhe Postë telekomunikacionit (organi i
inspektoratit të Ministrisë).
Neni 72
72.1. Punët e inspektimit në transportin rrugor të udhëtarëve dhe mallrave i kryejnë
inspektorët e transportit rrugor të Ministrisë, ndërsa për transportin rrugor urban dhe
transportin auto taksi brenda territorit të komunës i bënë inspektori i transportit rrugor
komunal.
72.2. Inspektorët e transportit rrugor janë të detyruar që kontrollin ta kryen në pajtim me
dispozitat e këtij Ligji si vijon:
a) Inspektimin dhe kontrollimin e operatorëve të transportit rrugor a janë duke e
ushtruar veprimtarinë e vet në pajtim me dispozitat e këtij Ligji dhe a e ushtrojnë
atë në bazë të licencave dhe lejeve.
b) inspekton dhe kontrollon të gjitha automjetet e transportit rrugor, stacionet e
autobusëve, objektet tjera afariste, dokumentacionin dhe evidencat që i takojnë
transportit rrugor;
c) kujdeset për organizimin dhe mbarëvajtjen e rregullt të transportit rrugor të
brendshëm dhe të jashtëm në terë territorin e Kosovës.
Neni 73
Operatori i transportit rrugor është i detyruar t’i paraqesë inspektorit gjithë dokumentet e
kërkuara dhe t’i krijojë atij të gjitha lehtësitë për ushtrimin e kompetencave sipas këtij Ligji.
Neni 74
Organi i inspektoratit të Ministrisë bënë mbikëqyrjen mbi bazë të programit vjetor të
punës, të cilin e nxjerrë Ministri, e sipas nevojës edhe jashtë programit.
Neni 75
75.1. Në qoftë se inspektori i transportit rrugor, gjatë inspektimit konstaton parregullsi,
përkatësisht konstaton së transporti nuk është duke u kryer në pajtim me marrëveshjet
ndërkombëtare,dispozitat e këtij Ligji apo akteve tjera ligjore të nxjerra në bazë të këtij
Ligji, do të përjashtoj automjetin nga qarkullimi, duke i marrur lejen e qarkullimit e sipas
nevojës edhe targat e qarkullimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.
75.2. Në qoftë se inspektori shqipton masën e dënimit të njëjtit operator për herë të dytë
për shkaqet e përcaktuara nga paragrafi 1 i këtij neni,,automjeti do të përjashtohet nga
qarkullimi në kohëzgjatje deri në pesë ditë.
21
75.3. Me rastin e përjashtimit të automjetit auto taksi, merret shenja taksi dhe numri i
evidencës i regjistrimit të qarkullimit.
75.4. Me kalimin e afatit të shqiptimit të dënimit nga paragrafi 1 e 2 i këtij neni,inspektori
i kthen operatorit dokumentet dhe targat e marrura qoftë vetë apo përmes organit i cili i
ka dhënë këto.
Neni 76
Kur inspektori përjashton automjetin nga qarkullimi, merr vendim që automjeti i ndaluar
të dërgohet në shpenzime të mbajtësit të licencës në vende të caktuara për këto raste.
Nëse është e domosdoshme lidhur me këtë mund të kërkohet ndihma e policisë.
Neni 77
77.1. Me rastin e ndalimit përkatësisht përjashtimit të automjetit nga qarkullimi,
inspektori përgatit një raport zyrtar lidhur me këtë dhe brenda 24 orësh për këtë me
shkrim do ta njoftoj Ministrinë.
77.2. Një kopje të raportit zyrtar do t’i jepet drejtuesit të automjetit përkatësisht mbajtësit
të licencës ose mbajtësit të regjistrimit të automjet.
77.3. Poqese inspektori konstaton së operatori i transportit rrugor ka bërë shkelje të
dispozitave të këtij ligji , do të inicojë procedure gjyqësore pranë gjykatës kompetente.
Neni 78
Për eliminimin e parregullsive në transportin rrugor, inspekcioni i transportit, sipas
nevojës, bashkëpunon me Shërbimin Policor të Kosovës dhe në koordinim ndërmarrin
masat përkatëse, sipas kompetencave që kanë.
Neni 79
Organet kontrollit të shërbimit doganor në vendkalimet kufitare, përkatësisht në vend tjetër,
ku bëhet mbikëqyrja doganore, kontrollojnë së transportuesi i jashtëm apo vendës a ka leje
dhe dokumente tjera, të përcaktuara me këtë Ligj, apo me marrëveshjet ndërkombëtare dhe
a bën transportimin në pajtim me ato dokumente.
Neni 80
Në qoftë se organet e kontrollit të shërbimit doganor konstatojnë së transportuesi i
jashtëm apo vendës, nuk ka në automjet lejen, të përcaktuar me rregull dhe dokumente
tjera të nevojshme apo nuk i shfrytëzon në mënyrë të përcaktuar, do të ndalojë hyrjen e
automjetit në Kosovë apo daljen prej saj dhe për këtë do ta informon Ministrinë.
22
Neni 81
Përgjegjësishë që duhet të zbatohen nga Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes
sipas nenit 79 dhe 80 e të cilat përfshijnë edhe Shërbimin e Doganave të UNMIK-ut
ushtrohen vetëm nëpërmjet ose në bashkërendim me UNMIK-un.
Neni 82
82.1. Ministria, organeve të kontrollit të kalimit kufitar u bën të njohura modelet e
dokumenteve me të cilat duhet të jenë të pajisura mjetet e transportit të jashtëm dhe
përparësitë e kalimit të tyre.
82.2. Gjuha e dokumenteve përcaktohet në marrëveshjet në mes të Kosovës dhe vendeve
tjera, të nënshkruara në emër të Kosovës.
KREU V
Sanksionet administrative
Neni 83
83.1. Operatori i transportit përkatësisht personi tjetër juridik apo fizik për kundërvajtje
do të ndëshkohet me gjobë prej 300 deri në 3.500 €, në qoftë se:
a) Ushtron veprimtarin e transportit publik urban dhe ndër urban pa licencë (neni
11 paragrafi 1.)
b) Ushtron veprimtarin e transportit të jashtëm pa licencë dhe leje përkatëse( neni
11 paragrafi 3, neni 14 paragrafi 1, dhe nenit 55 paragrafi 1).
c) Bënë transportin taksi në kundërshtim me dispozitat e nenit 38.
d) Ofron shërbime të stacionit të autobusëve dhe terminale të mallrave (stacioneve
të ngarkesave) pa licencë ( neni 55 dhe neni 74 ).
e) Nëse vepron në kundërshtim me nenin 50 paragrafi 2.
f) Nëse vepron në kundërshtim me nenin 60 paragrafi 1.
g) Nëse vepron në kundërshtim me nenin 73.
83.2. Poqese Operatori i transportit përkatësisht personi tjetër juridik apo fizik bën përsëritje
të kundërvajtjes së njëjtë, përveç dënimit me gjobë do t’i shqiptohet edhe masa mbrojtëse e
ndalesës së ushtrimit të veprimtarisë së transportit në kohëzgjatje 6 deri në 12 muaj.
Neni 84
84.1. Me gjobë prej 100 deri në 2.500 € do të ndëshkohet operatori i transportit
përkatësisht personi tjetër juridik, në qoftë se:
a) Nuk mban linjën në pajtim me rendin e vërtetuar të udhëtimit (neni 24 paragrafi 1).
b) Ndryshon rendin e udhëtimit, ndërprenë përkohësisht transportin dhe nuk e
paraqet ndërprerjen ( neni 25 paragrafi 3 dhe 4 ) dhe neni 28 paragrafi 2).
c) Nëse nuk përcakton çmimoren dhe nuk e vendos në autobus apo nuk i përmbahet
asaj ( neni 28).
d) Benë transportimin e veçantë të udhëtarëve në kundërshtim me nenin 30.
e) Nuk ka në automjet fletudhëtimin (neni 37 paragrafi 1 ).
23
f) Në qoftë së nuk e ka listën e udhëtarëve të vërtetuar nga shërbimi doganor i
Kosovës (neni 37 paragrafi 2).
g) Benë transportin taksi të udhëtarëve në kundërshtim me nenet 38-42.
h) Benë transport për nevoja personale në kundërshtim me nenet 42 dhe 43.
i) Në qoftë së stacioni i autobusëve dhe terminali i mallrave (stacioni i ngarkesave)
ofrojnë shërbime pa licencë dhe rend udhëtimi (neni 52 dhe neni 68 paragrafi 3)
j) Stacioni i autobusëve apo terminali i mallrave (stacioni i ngarkesave) nuk u ofron
shërbime me kushte të njëjta të gjithë transportuesve ( neni 48 paragrafi 3 dhe
neni 68 paragrafi 2).
k) Nëse vepron në kundërshtim me nenin 26 paragrafi 1 dhe 3.
l) Nëse vepron në kundërshtim me nenin 29 paragrafi 1 dhe 2.
m) Nëse vepron në kundërshtim me nenin 34 paragrafi 1.
n) Nëse vepron në kundërshtim me nenin 35 paragrafi 1.
o) Nëse vepron në kundërshtim me nenin 44.
p) Nëse vepron në kundërshtim me nenin 47 paragrafi 1 dhe 2.
q) Nëse vepron në kundërshtim me nenin 64 paragrafi 1.
r) Nëse vepron në kundërshtim me nenin 66 dhe 67.
s) Nëse vepron në kundërshtim me nenin 5.1 nën b, c, d, e, f.
84.2. Për kundërvajtje të njëjta që transportuesi përkatësisht personi juridik apo fizik i
përsërit përveç dënimit me gjobë do t’i shqiptohet edhe masa mbrojtëse e ndalesës së
ushtrimit të veprimtarisë së transportit në kohëzgjatje prej 6 deri në 12 muaj.
KREU VI
Dispozitat kalimtare dhe përfundimtare
Neni 85
Të ardhurat e krijuara nga tarifat e mbledhura dhe dënimet e vendosura sipas këtij Ligji,
derdhen në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës.
Neni 86
Ministria për implementimin e dispozitave të këtij ligji nxjerrë akte përkatëse nënligjore.
Neni 87
Procedurat e filluara sipas dispozitave të ligjit mbi transportin në komunikacionin rrugor
(Gazeta Zyrtare e Kosovës nr. 5/82) do të përfundojnë sipas dispozitave të ligjit të
aplikueshëm.
Neni 88
Operatorët e transportit rrugor të cilët ushtrojnë këtë veprimtari, janë të obliguar që
afarizmin e vetë ta harmonizojnë me dispozitat e këtij ligji dhe aktet tjera të nxjerra në
bazë të tij brenda afatit prej 6 (gjashtë) muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Ligji.
24
Neni 89
Operatorët e transportit rrugor të cilët nuk e harmonizojnë afarizmin e vetë brenda afatit
të përcaktuar sipas dispozitave të nenit 88 , pushojnë së kryeri veprimtarin e transportit
rrugor, e këtë do ta përcaktoj me vendim organi kompetent.
Neni 90
Në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji mbi transportin në komunikacionin
rrugor (Gazeta zyrtare e Kosovës nr. 5/82)
Neni 91
Ky Ligj hyn në fuqi pasi të miratohet nga Kuvendi dhe në ditën e shpalljes nga PSSP-ja.
Ligji Nr. 2004/1
24 mars 2005 Kryetari i Kuvendit të Kosovës
 
Top