• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Llojet e temperamentit

Nocionin e personalitetit e përdorim për të përshkruar një individ, për të vlerësuar punën dhe për të konstatuar sjelljen e tij. Në përgjithësi personaliteti konsiderohet si shuma totale e tërë gjërave që e përbëjnë një person: veprimet, mendimet, ndjenjat. Kur flasim për strukturën e personalitetit dhe tërësinë e komponentëve që e përbëjnë atë, rol të madh ka edhe temperamenti.

Temperamenti ka të bëjë me mënyrën karakteristike të reagimit të një individi ndaj ngacmimeve dhe situatave të ndryshme. Pra kemi të bëjmë me një reagim emocional të njeriut, i cili shprehet me dinamikën e veprimeve të tij.

Klasifikimi i parë i personalitetit është bërë duke u bazuar në temperamentin e njeriut. Mjeku grek Hipokrati sugjeron se njerëzit ndryshojnë në temperament për shkak të lëngjeve trupore që kemi. Më pas, punën e tij e vazhdoi Galeni duke krijuar tipologjinë e temperamentit me katër kategorizime të personalitetit sipas temperamentit: (sanguin, kolerik, melankolik dhe flegmatik). Edhe pse teoria nuk ka shumë mbështetje shkencore, ky kategorizim është mjaft i përhapur dhe të gjithë njerëzit i përkasin njërës prej këtyre kategorive. Sigurisht, nivelet brenda kategorisë ndryshojnë, p.sh. disa mund të jenë më shumë melankolik se disa të tjerë.

  • Temperamenti sanguin
Personat me këtë temperament janë tipa entuziastë, optimist dhe të lumtur. Poashtu, janë të gjallë, mjaft të shkathët dhe të shoqërueshëm, por shpesh iu mungon këmbëngulësia dhe durimi. Në përgjithësi, personat me temperamentin sanguin nuk e tolerojnë mërzinë dhe janë në kërkim të kënaqësive, të cilat zakonisht nuk zgjasin shumë, prandaj shpejt vihen në kërkim të kënaqësive të tjera. Këta persona janë shumë kreativ. Nxënësit e tillë mësojnë mirë, por shpesh nguten dhe kanë gjasa të bëjnë edhe gabime.

Pasi janë argëtues fantastikë, kanë prirje të kenë sukses nëse zgjedhin të bëjnë karrierë në industrinë e “showbiz-it”. Shkathtësitë e tyre iu shërbejnë mirë në profesionet që ndërlidhen me: marketingun, udhëtimet, dizajnin e modës, në gatim apo sport. Në mënyrë figurative, ky tip i temperamentit identifikohet me ajrin.

  • Temperamenti kolerik
Ky temperament manifestohet me ndjenja intensive. Këta individ zemërohen shumë shpesh dhe si rrjedhim krijojnë shpejt konflikte me njerëzit e tjerë. Reagimet e tyre janë të fuqishme dhe të vrullshme, por janë edhe shumë optimist në jetë si dhe pasionantë. Nxënësit kolerik janë ambiciozë dhe të mprehtë. Ata punojnë me pasion dhe intensitet, janë të shoqërueshëm dhe organizatorë të mirë të punës në shkollë, mund të krijojnë kundërshtarë meqenëse duan të jenë të parët. Personat kolerikë janë të orientuar në qëllime dhe duke qenë të drejtpërdrejtë vazhdojnë me punë, pa humbur kohë me biseda të shkurtra.

Profesionet ideale të tipave kolerik ndërlidhen me industrinë e teknologjisë, statistikës, inxhinierisë dhe biznesit. Në mënyrë figurative, ky tip i temperamentit identifikohet me zjarrin.

  • Temperamenti melankolik
Këta individë vendosin me kujdes dhe me durim të madh për çdo gjë dhe si rrjedhim janë tipa më pak optimistë, madje shpesh tek ta dominon pesimizmi. Preken shpejt dhe kanë ndryshueshmëri të madhe të disponimit. Sidoqoftë, janë individë të qetë, të kujdesshëm dhe të matur. Preferojnë traditat. Personat melankolik mund të jenë shumë kreativ në aktivitete të artit, si shkrimi i poezive dhe pikturimi. Ndonjëherë janë aq të pavarur dhe përfshihen aq shumë në gjërat e tyre personale saqë harrojnë të mendojnë për të tjerët.

Duke qenë se janë mjaft të saktë, karriera e përshtatshme për këta persona do të ishte në administrim, kontabilitet, punë sociale, art, etj. Në mënyrë figurative, ky tip i temperamentit identifikohet me tokën.

  • Temperamenti flegmatik
Këta persona kanë karakteristika kryesisht pasive, kanë reagime të rralla, të ngadalshme dhe emocione të dobëta. Janë optimist, të vetë-përmbushur, të qetë, vëzhgues, të arsyeshëm dhe mjaft stabil. Janë persona që shmangin konfliktet dhe mundohen të krijojnë harmoni mes njerëzve. Nxënësit e tillë janë të kujdesshëm në orët e mësimit, por përgjigjet dhe lëvizjet i kanë të ngadalshme dhe si rrjedhim fitohet përshtypja se nuk e dinë përgjigjen.

Fushat e punësimit që iu përshtaten më së shumti janë: shëndetësia, mësimdhënia, shërbimet sociale. Në mënyrë figurative, ky tip i temperamentit identifikohet me ujin.


Busulla
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Une jam pak nga te gjitha :D
 

Monique

Inhale the future, exhale the past!
Staf në FV.AL
  • Temperamenti sanguin
Personat me këtë temperament janë tipa entuziastë, optimist dhe të lumtur. Poashtu, janë të gjallë, mjaft të shkathët dhe të shoqërueshëm, por shpesh iu mungon këmbëngulësia dhe durimi. Në përgjithësi, personat me temperamentin sanguin nuk e tolerojnë mërzinë dhe janë në kërkim të kënaqësive, të cilat zakonisht nuk zgjasin shumë, prandaj shpejt vihen në kërkim të kënaqësive të tjera. Këta persona janë shumë kreativ. Nxënësit e tillë mësojnë mirë, por shpesh nguten dhe kanë gjasa të bëjnë edhe gabime.

Pasi janë argëtues fantastikë, kanë prirje të kenë sukses nëse zgjedhin të bëjnë karrierë në industrinë e “showbiz-it”. Shkathtësitë e tyre iu shërbejnë mirë në profesionet që ndërlidhen me: marketingun, udhëtimet, dizajnin e modës, në gatim apo sport. Në mënyrë figurative, ky tip i temperamentit identifikohet me ajrin.

Ktu sikur e shoh vetem edhe pse si shenje zjarri me takon ajo koleriku
 

Moonshine

Sunshine mixed with a little hurricane
Sanguin 70%
Kolerik 30%
ama kur mkap faza e kolerikut... 🤣🤣🤣 nuk po pronuncohem
 
Private conversations
Help Users
    Top