• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Lojtari i Skënderbeut: Kosovarëve ua shesim ujin 5 euro, ata u futën në rrënoja për ne

Arfenilla

Themelues i Forumit
Futbollisti i Skënderbeut, Bruno Dita, e ka publikuar një mesazh në llogarinë e tij në Instagram, për ta falënderuar Kosovën dhe vendet e tjera evropiane që e ndihmuan Shqipërisë gjatë ditëve pas tërmetit që e goditi zonën e Durrësit.

50 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar shkaku i një seri tërmetesh që e kanë goditur zonën e Durrësit në Shqipëri që nga orët e hershme të mëngjesit të së martës, shkruan Gazeta Express.


Menjëherë pas lajmeve për këtë fatkeqësi natyrore, grupi i tifozëve Plisat e filluan aksionin humanitar për të grumbulluar ndihma për të gjithë të prekurit nga tërmeti. Përveç se dërguan ndihma në Shqipëri, Plisat morën me vete në Kosovë edhe shumë durrsakë, të cilëve u ofruan strehim.

Këtij aksioni të Plisave iu bashkuan edhe grupet e tjera të tifozëve në Kosovë, përderisa qytetarët dhuruan para dhe ndihma, qeveria dhe qeveritë lokale dhuruan para, ndërsa Forca e Sigurisë së Kosovës ndihmoi në aksionin e kërkim-shpëtimit.

Duke parë sensibilizimin e madh që ka ardhur nga ana e vëllezërve kosovarëve, por edhe nga gjithë Evropa, Dita ka shkruar në “Instagram”.

“Kosovarëve që ua shitëm ujin 5 euro, dhomat 100 euro, sallatën për levrek të cilësisë së parë, nuk pyetën dy herë për t’u futur në rrënoja vetëm për një jetë më shumë”.

“Grekët që ne i “urrejmë” me shpirt u gjenden të parët dhe të pakursyer për të shpëtuar jetët tona”.


“Francezët që nuk na donin në Evropë, italianët që ishin racistë janë aty. Serbët, kroatët dhe rumunët janë aty, siç duhet të jenë kur miku ka vështirësi”. /Gazeta Express/
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Mua me lodhen koken kto lajme. Sinqerisht keto lajme nuk ndihmojne. Ama vetem percajne. Keto lajme nxisin urrejtje. Madje madje tani qe e shoh me me qetesi situaten. Ajo qe beri kosova apo ajo qe beri shqiperia dikur as nuk duhet te vehen ne diskutim apo te ngrihen ne piedestal. Po jemi vllezer nga kombi dreqi e mori. Po se beme ne kohe lufte kur do ja zgjasim ate dore njeri tjetrit?!
Madje madje ato njerez qe kane hap shpiat e kane kontribu as nuk duan qe tua permendesh se e kane be per hir tr Zotit e kombit.


E dyta sa per ujin e hotelet, shqiptaret ngrejten cmimet e kafes ne Fier se shkuan u strehuan Durrsaket e spo i ngrekan turisteve qe shkojne per qef e kane lek. Ngritjen e lekut se ben pse eshte kosovar por sepse u ngjajne atyre hajdutve qe vidhnin ndihmen e viktimave nga termeti!

Se kam per kte lajmin por flas per 100 lajme qe kam lexu nga tgjithe miqt.

pastaj sa per greket, ishin aty ama nuk i lajne haqet e perdhosjes dhe urrejtjes qe u bejne shqiptareve ne vend te vet. normal qe do ishin se shtetet kane marredhenie institucionale me njeri tjetrin.
 

Vinjol

I Duruari,,,,,,,,,,, I Fituari............
Ndonjihere Popullin e Fryn Babezia e Politikes..................
 
Top