• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Lufta e III-të Botërore mund të jetë vetëm 30 sekonda larg

legjenda

Anëtar i Nderuar
Turqia e ka rrëzuar një aeroplan rus për të cilin thonë se ishte në hapësirën e tyre ajrore.

Por, ja pse kjo ngjarje mund të ketë pasoja të mëdha.

Ne mund të jemi vetëm 30 sekonda nga Lufta e Tretë Botërore pasi që tensionet ndërkombëtare rreth çështjes së Sirisë rrezikojnë ta ndezin një luftë të tillë, raporton lajmi.net.

Turqia ka pohuar se janë përgjegjës rreth rrëzimit të një avioni luftarak rus këtë mëngjes, duke shtuar se avioni rus kishte hyrë në hapësirën ajrore të Turqisë.

Ndërsa Rusia thotë se avioni i tyre asnjëherë nuk ishte larguar nga zona ajrore e Sirisë.

Por, Turqia gjithashtu thotë se e kishin paralajmëruar avionin luftarak 10 herë brenda 5 minutave që të largohet nga territori i tyre.

Sekretari i Jashtëm, Philip Hammond, e ka përshkruar incidentin si një çështje me potencial shumë serioz – por a ka mjaftueshëm potencial që të shndërrohet në një konflikt më të gjerë?



Hapësira ajrore Siriane është e komplikuar

Përderisa hapësira ajrore rreth Sirisë bëhet vazhdimisht më e mbushur, komandantët ushtarak i frikësohen një përplasjeje mes avionëve luftarak, helikopterëve, droneve, raketave – dhe që mund të ketë pasoja globale.

Një ekspert ushtarak ka paralajmëruar: “Të racionalizosh një hapësirë kaq komplekse nuk është e mundur – si p.sh. ta fokusosh mendjen tënde rreth një kubi të Rubikut i cili lëviz me një shpejtësi 2000 km/h, dhe pastaj të shtosh edhe disa tjerë”.

“Duke e marrë parasysh trafikun ushtarak atje në ajër, është me të vërtetë një brengë e madhe që një avion do të sulmohet si pasojë e një keqkuptimi të paqëllimshëm katastrofik. Kjo do të thotë se ne mund të jemi vetëm pak sekonda larg nga një eskalim i papritur i cili mund të na dërgojë neve në luftë”, ka shtuar ai.

Disa aeroplanë të SHBA-së mbi Sirinë, është dashur ti braktisin shënjestrat e tyre, pos kësaj edhe të largohet pakëz për të iu shmangur avionëve rus.

Disa fotografi të radarit nga Qendra e Komandës të SHBA-së në Katar, tregojnë se sa janë afruar avionët F-16 të SHBA-së me ata rus Su-34 mbi Siri.

Rreshteri Gen Charles Brown, komandant i kampanjës ajrore Amerikane në Siri, thotë se avionët e SHBA-së dhe të Rusisë ishin afruar rreth 20 milje afër me njëri-tjetrin, e cila do të thotë se me shpejtësinë të cilën ata fluturojnë, kanë qenë vetëm 30 sekonda larg një përplasjeje shkatërrimtare.

Me stacionimin e transportuesit të avionëve luftarak kinez, Liannoning, për ti lejuar avionët J-15 të kryejnë sulme ajrore, frika e gabimeve vetëm sa është zmadhuar.

Andrew Foxall, ekspert rus i organizatës për këshillë dhënie të problemeve politike apo ekonomike tek Shoqata Henry Jackson, ka thënë se një gabim mund të shkaktoj një incident diplomatik të proporcioneve katastrofike.

Por ankthi më i gjerë është lufta e autorizuar e cila luftohet nga koalicioni global anti-Shtet Islamik kundër mbështetjeve të Assadit nga trupat e Putinit, mund të na shpijë në një konflikt botëror.

Dr Foxall thotë: “Rusia ka një objektivë krejt ndryshe nga koalicioni i NATO-së dhe nga mënyra perëndimore për demokraci liberale dhe ndryshim të regjimit në Siri pasi që interesi primar i Kremlinit është të mbajë një regjim pro-Rus në Siri”.
 

legjenda

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lufta e III-të Botërore mund të jetë vetëm 30 sekonda larg

Presidenti rus, Vladimir Putini, paralajmëroi sot në një takim me mbretin e Jordanisë, Abdullah II, se rrëzimi i avionit Su-24 në territorin sirian nga forcat ajrore turke do të ketë pasoja të rënda në raportet bilaterale, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Republika.info.

Ai tha se avioni rus u sulmua kur po fluturonte brenda hapësirës ajrore siriane dhe e cilësoi incidentin si “goditje pas shpine”.


Putini rikujtoi se Moska ka pasur gjithmonë marrëdhënie miqësore me Turqinë, duke shtuar se, në vend se t’i kontaktojnë kolegët e tyre rusë, ata menjëherë pas sulmit kontaktuan NATO-n.


Duke iu referuar këtij qëndrimi të Ankarasë, Putini tha se Turqia veproi “sikur të ishim ne ata që kemi rrëzuar avionin e tyre dhe jo e kundërta”.


Në fund, Putini tha se incidenti ka lidhje me humbjet që forcat ajrore ruse po ia shkaktojnë Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera terroriste. /Republika.info/
 

legjenda

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lufta e III-të Botërore mund të jetë vetëm 30 sekonda larg

(E plotësuar) Njëri prej pilotëve në aeroplanin SU-24 ka rënë rob i turkmenëve në Siri, ndërsa tjetri duhet të ketë vdekur lajmërojnë mediat ndërkombëtare duke u mbështetur edhe në një foto të shpërndarë në Facebook, ku shikohet një person me uniformë i vdekur.

Fotoja është publikuar nga "Brigada e Dhjetë". Sipas informacioneve piloti ka rënë i gjallë në tokë, por është vrarë më pas nga rebelët.Rrëzimi i aeroplanit rus: Dy pilotët rus fluturojnë me parashutë

Dy pilotët rusë që fluturonin me SU-24 kanë dalë prej saj para bombardimit nga ushtria turke, pasi në mediat ndërkombëtare shikohet një video me dy ushtarët rus që fluturojnë me parashutë.

Aeroplani ushtarak rus u sulmua pasi dhunoi hapësirat ajrore turke të Martën në Mëngjes, në regjionin e Kizildag, provinca e Hatayt.

Presidenca turke ka konfirmuar lajmin./Bota sotRusia konfirmon rrëzimin e avionit të saj

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka konfirmuar se një avion luftarak rus SU-24 është rrëzuar në Siri, “me sa duket për shkak të granatimeve nga toka”.

Pranimi nga ministria ruse ka ardhur menjëherë pasi mediat turke kanë raportuar se avionët turq kanë rrëzuar një avion luftarak, me origjinë të panjohur, pasi i njëjti ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë në kufi me Sirinë.

Zyrtarët ushtarakë kanë thënë se avionët turq F16 e kanë paralajmëruar aeroplanin dhjetë herë, përpara se e kanë rrëzuar.

Ministria ruse e Mbrojtjes, megjithatë, ka mohuar se avioni SU-24 ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë dhe ka thënë se do ta dëshmojë këtë.

Rusia ka kryer vazhdimisht sulme ajrore në Siri, në mbështetje të forcave të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Avionët rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Turqisë dy herë në muajin tetor, duke shkaktuar zemërim nga Ankaraja.

Zyrtarët turq kanë thënë sot se aeroplani është rrëzuar në territorin sirian, pranë kufirit me Turqinë.

Mediat turke kanë thënë se dy pilotët e avionit janë hedhur me parashutë.

Rami Abdurrahman, i cili kryeson Vëzhguesin Sirian të të Drejtave të Njeriut, ka thënë se aeroplani është rrëzuar në Malet Turkmene, në provincën bregdetare Latakia.

Muajin e kaluar, avionët turq kanë rrëzuar edhe një dron të paidentifikuar, i cili po ashtu ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë.

Turqia i tregon dhëmbët Rusisë: Rrëzon aeroplanin e saj, njëri pilot kapet nga turkmenët e sirisë

Ushtria turke ka rrëzuar një aeroplan ushtarak rus, që udhëtonte brenda kufirit të saj në mëngjesin e së Martës, 24,11,2015.

"Aeroplani ushtarak rus Su-24 që fluturonte në lartësi 6000 metra në territorin Sirian është rrëzuar," tha ministria e brendshme ruse, duke mohuar pretendimin se ka dhunuar hapësirat turke. "Piloti ka mundur të largohet nga aeroplani, por fati i tij nuk dihet akoma".

Nga ana tjetër Turqia ka pretenduar se rreth pesë minuta aeroplani në fjalë ka dhunuar hapësirat turke, duke e rrëzuar më pas me bombardimin e aeroplanit të tyre F-16, në mëngjesin e 24 Nëntorit. "Për incidentin në fjalë është sqaruar presidenti, Rexhep Taip Erdogan dhe NATO-ja," shkruan në mediat turke, që kujtojnë se Turqia kishte paralajmëruar Rusinë se çdo tentativë tjetër e dhunimit hapësinor nuk do shkonte pa pasoja.

Sipas CNN turk, njëri nga pilotët rusë është kapur rob nga turkmenët e Sirisë, ndërsa tjetri është akoma në kërkim.

Nuk është hera e parë që Rusia dhe Turqia, janë konfrontuar mbi dhunimin hapësinor. Gjatë tetorit, ushtria turke rrëzoi një dron rus, që po ashtu kishte kaluar në hapësirat e saj.

Atë kohë, droni ishte paralajmëruar tre herë, duke marrë më pas vendimin përfundimtar. Rusia deri tani ka mohuar se droni i përkiste asaj, edhe pse një prodhim të tillë nuk kanë shtetet tjera përreth.

Rreth 2000 ushtarë rusë po luftojnë në Siri, kryesisht duke sulmuar nga ajri rebelët dhe Shtetin Islamik, mirëpo Turqia nuk ka lejuar që të preken kufijtë e saj, duke mohuar çdo bashkëpunim me Rusinë, kjo edhe për shkak të politika të ndryshme. Turqia mbështet fuqishëm opozitën siriane, ndërsa Rusia diktatorin sirian, Bashar al Assad.

Në Mars 2014, Turqia rrëzoi një aeroplan ushtarak, por kësaj here bëhej fjalë për pronë të Sirisë.

Turqia rrëzon një aeroplan ushtarak rus në kufirin me Sirinë

Aeroplani ushtarak që u rrëzua nga ushtria turke në afërsi të kufirit me Sirinë ishte rus. Këtë e kanë konfirmuar Moska dhe Ankaraja.

Aeroplani i modelit rus Sukhoi Su-24, u rrëzua nga ushtria turke dhe avionët luftarak F-16 të martën në mëngjes.

Zyrtarët nga Ushtria turke, thonë se avioni rus kishte shkelur hapësirën ajrore të vendit, afër kufirit sirian dhe u rrëzua pas disa paralajmërimeve të injoruruara nga rusët.

Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, pretendon se avioni ishte në hapësirën ajrore të Sirisë, dhe u qëllua poshtë nga toka./Bota sot









Turqia rrëzon një aeroplan ushtarak në kufirin me Sirinë

Një aeroplan i paidentifikuar ushtarak është rrëzuar në Siri në afërsi të kufirit me Turqinë, sipas mediave turke.

Siç raportojnë mediat turke, tani për tani nuk dihet se kujt i takon aeroplani. Gjithashtu, nuk ka asnjë informacion për fatin e ekuipazhit.

Me sa duket, sipas medieve të huaja, të dy pilotët arritën të dalin nga aeroplani para shpërthimit, dhe po sipas tyre, aeroplani u rrëzua nga ushtria turke pasi më parë kishte shkelur në hapësirën ajrore turke.
 

legjenda

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lufta e III-të Botërore mund të jetë vetëm 30 sekonda larg

Në një incident tjetër, një grup tjetër i rebelëve sirian të quajtur Ushtria اlirimtare e Sirisë, divizioni detar, pretendon se ka shkatërruar një helikopter rus në një zonë malore të Turkenistanit, derisa po fluturonte mbi zonën ku është rrëzuar aeroplani ushtarak rusë.

Rebelët pretendojnë se kanë arritur ta rrëzojnë helikopterin me raketa anti-tank të tipit “Tow”, ka bërë të ditur Luiza Lovlak, korrespondente britanike e Telegraph në Lindjen e Mesme.

Kohë më parë është raportuar se helikopterët rusë janë përpjekur të lokalizojnë vendin ku është rrëzuar aeroplani rusë.
Nëse sulmi ndaj helikopteri konfirmohet, atëherë rebelët sirianë ka gjasa të kenë siguruar raketat e tipit “Tow” përmes mbështetjes logjistike të SHBA-ve dhe Turqisë.
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Lufta e III-të Botërore mund të jetë vetëm 30 sekonda larg

Kaluan 30 sekonda....dhe:qendis: ka dicka te re????
 

Aver

VIP
Titulli: Lufta e III-të Botërore mund të jetë vetëm 30 sekonda larg

Nuk ka kurrfar helikoperi te shkaterruar ne kete video. Ne titull shkruan se jane helikopteret te cilet po kerkojne per pilotet e avionit te goditur.
 
Top