• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Lura , Edeni i Shqiptarëve !

Abisi

Staf në FV.AL

1603883385498.png



Parku Kombëtar i Lurës shtrihet në malësinë e Lurës dhe zë një sipërfaqe prej rreth 1300 ha. Territori i parkut të Lurës është shumë i thyer nga një radhë përrenjsh malorë ku më të njohurit janë Seta, Uraka, Malla e Lurës. Parku shtrihet përreth malit Kurona e Lurës (2121 m). Pylli i Lurës përbëhet nga drurë gjethorë e halorë. Përhapjen më të madhe e ka ahu, që formon pyje të dendura me një shtrirje deri në lartësinë 1600–1700 m. Mbi ahun rritet rrobulli, pisha e zezë, pisha e bardhë. Mbi lartësinë 1700 m rritet arneni i zi dhe arneni i bardhë.
Picture


Picture

Bukuri e kësaj zone janë dhe liqenet e saj. Gjithsej në këtë zonë ndodhen 12 Liqene që në gjithë Shqipërinë njihen si, Liqenet e Lurës. Këto liqene në parkun e Lurës kanë një siperfaqe prej 1.280 hektarë dhe ndodhen në pjesën lindore të malit masiv te quajtur "Kunora e Lurës". Me 12 liqenet e tij akullnajore krijon një ambjent piktoresk dhe tërheqës në një lartësi nga 1.350-1.720 m. Midis këtyre Liqeneve, më të mëdhenjt janë: Liqeni i Madh 32 hektarë, liqeni i Pishave 13 hektarë, liqeni i Zi 8 hektarë dhe liqeni i Luleve 4 hektarë. Në dimër keto liqene janë të mbuluara nga akulli. Liqeni i Madh gjendet në lartësinë e 1600 metrave të malit të Kurorës së Lurës dhe përbën një liqen akullnajor me ujë të kristaltë. Karakteristika të ngjashme shfaq dhe Liqeni i Zi, që dallon për faktin se është liqeni më i thellë i të gjithë parkut, e prej andej rrjedh dhe ngjyra e errët e tij. Liqenet shtrihen në shpatin lindor, në pragun e Nezhdës së Lurës. Rol në formimin dhe ruajtjen e këtyre liqeneve ka luajtur pozicioni i tyre në shpatin Lindor.
Mbi liqene rritet një bimësi higrofile, siç është zambaku i ujit me lulet e bardha të mëdha, të cilat në verë pushtojnë gjithë sipërfaqen e tyre duke u dhënë një bukuri të rrallë. Vlera botanike dhe ekologjike e parkut pyjor të Lurës lidhet si me pasurinë, shumëllojshmërinë dhe vjetërsinë e drurëve, shumë prej të cilave kanë moshë shekullore, ashtu dhe me liqenet akullnajore, që janë nga më të bukurat e Shqipërisë me relievin e thyer e të larmishëm.

Picture


Karakteristika Gjeografike:
Liqenet e Lurës janë liqene akullnajore. Malet e Lurës kanë drejtim veri-jug edhe ngrihen në 2250 m. Vargmalet e Lurës ose siç quhen ndryshe Vargmalet Qëndrore shtrihen midis luginës së Drinit të Zi në lindje, pellgut të Matit në perëndim, luginës së Serriqes në veri dhe luginës së Zallit te Bulqizës në jug. Këta kufinj janë kryesisht morfologjike. Ata shtrihen në drejtim veri-jug, në një gjatësi rreth 75 km dhe gjerësi që shkon nga 20 km (jug) në 30 km (qendër). Vargjet e Lurës përbehen prej dy vargjesh paralele midis tyre, që në pjesën veriore kthehen drejt verilindjes. Lartësitë më të mëdha arrihen në pjesën qëndrore me malin e Dejës 2246 m dhe Kurorën e Lurës 2121 m. Nga kjo lartësi ato ulen në drejtim të veriut dhe jugut nën 2000 m.





Picture

Fauna
Ariu i murmë është kafsha grabitqare gjitarë më e madhe e vendit dhe që gjendet në Lurë (arrin 2 metra gjatësi,1 metër lartësi dhe ka një peshë prej 180–200 kg). Rrëqebulli është kafshë grabitqare deri në 1 metër gjatësi, me gëzof shumë të bukur lara-lara dhe të kushtueshëm. Ai gjendet në Lure. Zardafi është kafshë grabitqare e ngjashme me shqarthin, por me trup më të madh dhe gezof të çmueshëm dhe ngjyrë kafe të thellë. Gjendet me shumicë në Lurë. Kaprolli ose sorkadhja, është një gjitar ripërtypës dythundrak i familjes së drerëve, me trup elegant 60–70 cm të lartë, deri 130 cm i gjatë dhe me një peshë 15–25 kg. Mashkulli ka brirë të degëzuar kurse femra nuk ka brirë, gjendet në Lurë. Gjeli i egër është shpendi më i madh i familjes së fazanëve por mjaft i rrallë. Jeton në gjithë zonat kodrinore e malore të Evropës, po ashtu dhe në Lurë.

Flora
Bimësia e shumëllojshme. Tipi i parë përbëhet nga drurë gjethe gjerë, që i lëshojne fletët gjatë stinës së dimrit, dhe në lartësitë e mëdha nga drurët halore të tipit subarktik. Këto janë masivet pyjore më të mëdha të Lurës si dhe të vendit. Brezi i dushkut shkon deri në 700–800 m dhe në jug deri në 1000 m. Ka disa lloje dushqesh si qarri, bulderi.
Brezi i ahut fillon nga 900–1000 m deri në kufinjtë më të lartë të pyllit, 1900–2000 m mbi nivelin e detit. Ai ka bimësi me të dendur dhe formacioni kryesor është ai i ahut, i cili ka dhe dendësinë më të madhe. Ne brezin e ahut rriten dhe formacione halore dhe pikërisht pisha e zeze që formon pyje të veçanta në tokat më të varfra, kryesisht në shkëmbinjtë magnetike të Lurës. Përveç pishës së zeze, në këto lartësi takohet dhe bredhi i bardhe, i vetmuar ose në grupe me pyllin e ahut, por aty-këtu formon pyje me vete në Lurë, Bjeshkët e Oroshit...
Mbi brezin e ahut takohen pyjet e rrobullit dhe arnenit, që formojnë pyjet më të përhapura të vendit tonë. Pyjet e rrobullit takohen në Lurë. Pyjet me arne kanë pamje më te kufizuar dhe takohen në malin e Runjes, Lurës, Dejës.
Picture


Turizmi dhe e ardhmja.
Lura është një tendencë e re e turizmit malor e cila pas një eriudhe të lehtë realibilitimi po kthehet në një atraksion që thith kryesisht turistët e huaj ose nga vendet e ulta të cilët preferojnë male të gjelberuara ku shijojnë bukurinë në një kosto të pranueshme. Turizmi brenda vendit është i organizuar me niciativa personale edhe kryesisht nga grupe të rinjsh të cilët shprehen se ky trend është në rritje edhe së shpejti Shqipëria do të ketë grupe të organizuara te rinjsh që do udhetojnë në vendë të ndryshme të vendit për të realizuar turizmin Shqip.
Picture


GNA-George News Albania
 
Last edited by a moderator:

Marla

Sapiosexual!
Masaker natyrore po bejne dhe me Luren. Qindra peme po prihen pa kriter per lende te pare ngrohje drusore.
Mungon infrastuktura per turizem. Shteti spo perkrah bizneset lokale per agroturizem me pak fjale e kane harruar veriun e shqiperise dhe pse eshte perle nga bukuria malore.
 

Rrelse

Zikaltër⚫🔵
Staf në FV.AL
Rruga e Arberit eshte duke perfunduar 😍 80% e rruges jane perfunduar. Por ne nuk do presim rrugen e Arberit, do ikim kur te duam 😅😅 @Abisi shpresoj te kesh naj furiostrad te ikim dhe ne Korab 😜
Ka biçikletë🤪🤣
 
Private conversations
Help Users
    Top