• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Makiaveli

WxP

Antarë i Respektuar
Vendndodhja
FV.AL
Alain Brossat

Mbi konceptin e ndarjes tek Makiaveli


Makiaveli (1469-1527) përkufizohet në të njëjtën kohë si njeri i aksionit dhe si filozof i aksionit politik. Në një epokë ku Italia është e ndarë në një shumësi republikash, feudesh, shtetesh, pak a shumë të rëndësishëm të cilët luftojnë njëri-tjetrin pambarimisht dhe janë të paaftë t’i kundërvënë një rezistencë orekseve pushtuese të Shteteve të fuqishëm-Gjermani, Francë, Spanjë - , ai e lidhi fatin e tij personal me atë të Republikës së Firences.
Firence qeverisej nga familja e madhe e Medicis, por këta u përzunë, Republika u shpall, dhe pas episodit të domenikanit Savanorolë, predikues i fjalës së zjarrtë, i cili u dogj në turren e druve në 1498, fillon karriera politiko-diplomatike e Makiavelit. Përgjatë katërmbëdhjetë viteve aktiviteti intensiv, ai i përkushtohet shërbimit të Firences, duke marë pjesë në po aq fushata ushtarake sa edhe në misione diplomatike, duke u përpjekur në cdo rrethanë që të ruajë fuqinë dhe privilegjet e qytet-shtetit të tij.
Në 1512, një seri përmbysjesh ushtarake krijon kushtet e rikthimit në pushtet të Medicis. Për Makiavelin fillon një periudhë e vështirë, akuzohet të ketë marrë pjesë në një komplot, burgoset, bile edhe torturohet. Më në fund falet dhe dërgohet në mërgim, dhe është në këtë kohë që ai ndërmer në të njëjtën kohë redaktimin e Princi-t dhe Ligjërim mbi dekadën e parë të Tit-Livit, refleksione mbi historinë, politikën dhe artin e të qeverisurit ushqyer nga eksperienca e tij e pasur në drejtimin e qytetit, mbi luftën dhe mardhëniet mes fuqive kundërshtare. Pas disa misioneve të ndryshme të kryera, vecanërisht në shërbim të Papatit, ai do të asistojë edhe një herë para se të vdesë, në qershor 1527, në një kryengritje të re kundër Medicis e cila do të cojë në rivendosjen e Republikës.
Ja pra shkurtimisht për aq sa i përket jetës dhe karieres së Makiavelit. Sic mund ta shihni njeriu ynë është gjithshka përvec një filozofi të politikës në dhomë, është një njeri i shkolluar por pa pasuri dhe me prejardhje nga klasa e mesme, i cili hyri në fushën politike nga dera e aksionit, nga marja përsipër e përgjegjsive të mëdha në cështjet publike. Një njeri refleksioni i të cilit mbi pushtetin, sovranitetin, luftën, etj, është i ushqyer po aq nga leximet klasike që janë po ato të cdo njeriu të shkolluar në këtë epoke, sa dhe nga eksperienca e mbledhur në rrethanat nga më të ndryshmet dhe shpesh nga më të rrezikshmet.
Do të bëj këtu të kundërtën e asaj që bëjmë zakonisht kur punojmë mbi Makiavelin, dmth do të mbështetem në radhë të parë mbi Ligjërim mbi dekadën e parë të Tit-livit, dhe jo mbi Princi-n. Në fakt tema që do të parashtroj është ajo e ndarjes, ndarja në themelet e politikës, dhe është tek Ligjërim mbi dekadën e parë të Tit-Livit që ky motiv është i shprehur më qartë. Në këtë tekst, Makiaveli do të nxisë reflektimin e bashkohësve të tij italianë, vecanërisht fiorentinë, në lidhje me historinë e tyre, me fatin e tyre dhe vecanërisht me aktualitetin e tyre politik. Ai do të vendosë paralele midis Republikes Romane ashtu sic ajo përshkruhet nga Tit-Livi dhe historisë së Republikës fiorentine ( ose më në përgjithësi: mes historisë romake dhe historisë italiane të shekullit të XV dhe në fillim të shekullit të XVI, në mënyrë që të nxirren mësime të nevojshme për publikun e kultivuar mbi cështjet e pushtetit dhe të qeverisjes, të luftës, të mardhënieve mes qeveritarëve dhe popullit, të kushteve destinuar të sigurojnë stabilitetin e institucioneve dhe sigurinë e qeveritarëve, të lirirsë së popujve, të shkaqeve që cojnë në rënien e një fuqie apo në dekadencën e një mbretërie, etj. I larguar nga cështjet e qeverisjes kundër dëshirës së tij, Makiaveli qëndron në rolin e tij të “këshilltarit”, por duke huazuar mjete të tjera – ato të reflektimit mbi politikën dhe historinë, ushqyer nga eksperienca dhe leximet e tij- duke ju drejtuar një publiku më të gjërë- personave të ndricuar të kohës së vet.
Parse të kalojmë nëpërmjet Tit-Livit ? Sepse të referuarit Romës është e privilegjuar për fiorentinët e kësaj kohe. Ata duan të imagjinojnë veten si pasardhës të romakëve. Tradita na tregon se qyteti i madh i Arno-s është një krijim romak, biles disa poema ja atribojnë atë vetë Cezarit. Pra tu bashkangjitesh romakëve do të thotë të vendosësh një gjenealogji, të vërtetosh se gjaku që rrjedh në venat e fiorentinëve është ai i qytetarëve të lirë. Kështu, duke ngulmuar në këtë trashëgimi të supozuar romake, kërkohet të nxitet patriotizmi i borgjezeve apo i qytetarëve fiorentinë, dhe bindja mbi epërsinë e institucioneve të tyre dhe misionit universal i cili u është përcjellur nga paraadhësit e tyre të largët. Makiaveli cilado që të jenë ndryshimet e rrethanave, të regjimit, mer një këtu një pozicion në të cilin vihet re qartë prirja për patriotizmin republikan. Kur ai përpiqet të përfitojë dashamirësinë e Medicis, si rastin e dedikimit që i bëhet Lorencit “të mrekullueshmit” tek Princi, kjo bëhet sepse ai nuk ka zgjidhje tjetër, sepse ai është si individ « intelektual », një i papushtetshëm, dhe se rrethanat u kthyen në favour të familjes së famshme aristokratike fiorentine…..;
Kjo ide e trashëgimisë romake qëndronte mbi një tregim të idealizuar të madhështisë romake, duke e supozuar garante të qëndrueshmërisë së republikës fiorentine.
Ideja ishte se ajo që bënte madhështinë romake ishte harmonia civile, perandoria e ligjit e njohur prej të gjithëve, pastërtia e zakoneve, përkushtimi i qytetarëve ndaj pasurive publike, gadishmëria e tyre për tu sakrifikuar për shëndetin e atdheut, etj, - pra një vision “idilik” i popullit romak, i institucioneve dhe virtyteve të tij. Dhe, simetrikisht, paraqiteshin të këqijat që mbaheshin si përgjegjëse për rënien e perandorisë romake pas shkëlqimit të saj: kundërshtitë mes patricëve dhe plebenjëve, zhvillimi i fraksioneve, tërbimi i orekseve nën efektin e pushtimeve, korruptimi i zakoneve….
Mirë po revolucioni i madh në mendimin politik i cili është në funksion tek Ligjërimi mbi dekadën e parë të Tit-Livit, po ashtu si edhe tek Princi, do të konsistojë në përmbysjen , në ndryshimin e premisave të këtij tregimi klasik të historisë romake për të pohuar këtë: ajo që në radhë yë parë karakterizon historinë romake, dhe që është njëkohësisht në themelet e madhështisë romake, nuk është mirekuptimi civil i cili rrjedh nga ndjenja patriotike dhe virtytet e romakeve, por përkundrazi është identifikimi i të faktit të parë të ndarjes, i cili i hap rrugën përpunimit, dhe institucionit të saj. Ndarja, tek Tit-Livi, do të marrë formën, në radhë të parë, të antagonizmit të pareduktueshëm të kushteve dhe dëshirave, duke vënë në kundërshti aristokracinë (fisnikët) dhe plebenjtë ( “popullin”), dhe kontradiktën mes dëshirës për të komanduar dhe monopolizuar pushtetin e të parëve dhe dëshirën për të mos u komanduar dhe për të patur për vete vendimet dhe pasuritë ( ose atë që përbën burimin e parë në shpirtin e kohës, tokën, pronësitë natyrore). Pra ajo që Makiaveli do të vërë në plan të parë, është efikasiteti i zgjatur i këtij konflikti, i këtij antagonizmi: pra është nën presionin e plebenjve të etur për njohjen e të drejtave të tyre që institucionet u vendosën, u miratuan ligje, kompromise të mirëpërpunuara u arritën mes atyre që qëndronin poshtë dhe atyre që ishin lart, dhe vazhdimësia e popullit romak ( për aq sa ky princip unitar manifestoi një aftësi që të pajisej më një ardhëmëri e cila e ngre mbi të gjithë konkurrentët e tij), ka të bëjë në mënyre direkte me këtë paradoks të unitetit themeluar mbi konfliktualitetin dhe ndarjen ose mbi këtë figurë të ndërthurjes së antagonizmave e cila vendoset për kohë të gjatë mes luftrave të brëndshme mes patricëve dhe plebenjve.
Sipas këtij « leximi » të historisë romake, ajo që vendosi “fatin” (term kyc tek Makiaveli) e këtij populli, nuk është aksioni në origjinë i një legjislatori, sipas modelit grek, të një Likurgu, të një Soloni, i cili e pajis komunitetin me ligje të mira, apo me legjislacion perfekt, që i mbledh qytetarët nën këtë kusht, dhe pajis Shtetin me themele solide…-jo nuk është ky model që mbizotëron në rastin romak. Roma pati sipas tregimeve tradicionale, një ose shumë themelues, Enea, ose Romulus, një i huaj ose një autokton, por i cili në cdo rast hedh themelet e fuqisë romake nëpërmjet një gjesti që vendos dhe vë një sovranitet. Por, vëren Makiaveli, ajo që i mungoi këtij themelimi, ashtu sic ishte mishëruar atëherë, ishte liria e qytetarëve. Dinastia e parë e cila sipas traditës, mbretëroi në Romë, ajo Tarkuinëve, qe shtypëse, tiranike dhe u desh një lloj lufte civile e cila vuri kundër këta mbretër me aristokracinë që më në fund të shfaqeshin elementët e parë të lirisë.
Ajo që nuk duhet harruar nga ky ‘mesim’ Makiavelist, është që liria nuk ju dha Romës me themelimin e qytetit, dhe që c’ështja e sovranitetit (përballë të huajve) u paraqit njëherazi si e ndarë nga ajo e lirisë (së qytetarëve). Dhe kur liria u paraqit si cështje e politikës së brëndshme, për Romakët, kjo qe gjithmonë në një mënyrë agonike, dmth si motiv mosmarrveshje dhe përballje mes grupesh, fraksionesh, klasash. Mbretër, fisnikë, plebë, perandorë më vonë, nuk janë marrë vesh asnjëherë mbi kuptimin e vetë fjalës “liri”. Ose për atë që ka të bëjë me kohën e artë të Romës, dmth me epokën e Republikës Romake : patricët dhe plebenjtë kanë qënë vazhdimisht në ndeshje njeri kundër tjetrit në lidhje me format e pushtetit të supozuara si themeluese dhe garante të lirisë së njërës palë dhe tjetrës.
Dhe është mbi këtë paradoks të mahnitshëm që do të insistojë pa fund Makiaveli. Karakteri unik i fatit të Romës, i “madhështisë” romake duhet vënë në raport me qëndrueshmërinë e masës së ndarjes, e mungesës së homogjenitetit të trupit social dhe trupit politik apo civil romak. Historia e Romës republikane koincidon me atë të përpunimit pa rreshtur të kësaj ndarje. Ose akoma më shumë : shoqëria romake përfaqëson një figurë pa precedent në historinë njerëzore për atë që ajo i jep formë institucionale ndarjes. Nga kjo pikëpamje, institucioni kyc i jetës politike romake do të ishte ai i tribunëve të plebës. Për të kuptuar atë që luhet këtu, duhet ndaluar tek e famshmja kryengritje e malit të Shenjtë që tregimi i Tit-livit e vendos rreth vitit 494.
Një konflikt i dhunshëm lind, pas një lufte drejtuar nga Roma kundër një populli fqinj, Ekëve, mes përfaqësuesve të pushtetit patrician- senatorë, konsuj, dhe plebenjve rekrutuar si ushtarë. Plebenjtë vendosin atëherë të mos u binden urdhërave të konsullit dhe tërhiqen në mbi një kodër, larg disa kilometra nga Roma, Mali i Shenjtë (mbi Aventin sipas një tradite tjetër). Ata ngujohen, nuk dalin më vecse për të kërkuar ushqime. Kundërshtarët, patricë dhe plebenj shihen si kafshë të gatshme për kacafytje. Citoj Tit-Livin: “Terrori mbretëronte në Romë: një mosbesim reciprok paralizonte të gjitha vendimet: plebenjtë i frikësoheshin një sulmi të senatit gjatë largimit të shefave të tyre: senati frikësohej nga plebenjtë e ngelur në qytet, duke mos ditur nëse do ishte më mirë që ata të niseshin apo të qëndronin(…) Nuk pritej asgjë e mirë nga ndarja e qytetarëve; duhej pra të rivendosej mirëkuptimi me cdo cmim…”
Dhe është këtu që ndërhyn episodi i famshëm i Menenius Agripa. Ky është një patrician, por një njeri i cili “di të flasë” dhe që ka simpatinë e plebës. Ai shkon atëherë në kampin e plebenjve dhe tregon fabulën e mëposhtme: kohë më parë trupi njerëzor nuk ishte akomë solidar dhe cdo organ ishte autonomë dhe kishte gjuhën e vet. Një ditë pati një revoltë të përgjithshme: ata ishin të gjithë të tërbuar ngase ishin të detyruar të punonin për stomakun, ndërsa ky, “qëndronte i qetë në mes të trupit”, dhe nuk i ngelej vecse të përfitonte nga kënaqësitë që ata i siguronin. Pra ata ranë dakort: dora nuk do të conte më ushqim në gojë, goja do të refuzonte të merte atë që i jepnin, dhëmbët të bluanin…Qëllimi i kësaj revolte ishte të nënshtronin stomakun duke e lënë të uritur, por të gjithë anëtarët e trupit përfunduan në të njëjtën kohë në një dobësi ekstreme. “Ata kuptuan atëherë që edhe stomaku luante një rol aktiv, që ai i mbante ata sic ata e mbanin ata, duke shpërndarë në të gjithë organizmin këtë substancë prodhuar nga tretja, e cila jep jetë dhe fuqi, gjaku i cili rrjedh në venat tona”.
Dhe Tit-Livi e përmbyll tregimin e tij me këto fjalë: “Nëpërmjet kësaj mbrojtje, duke treguar se si kryengritja e pjesëve të trupit u ngjante revoltës së plebenjve kundër patricëve, ai i bëri të arsyetojnë”. Por mbi të gjitha, Tit-Livi kapet menjëherë me krijimin e tribunëve të plebës. Ajo që karakterizon këtë institucion të spikatur, është kjo, tribunët e plebës nuk disponojnë pushtet vendim-marrës, në kuadrin e një ndarje, apo rishpërndarje, ose një ndarje të rregulluar me institucionet e tjera (Senati, konsujt, , etj.). ata janë formuar në mënyrë ekplicite si mbrojtës të plebës nga tejkalimet e pushtetit të patricëve dhe institucioneve që vendosin hegjemoninë e tyre. Tribunët e plebës janë “gjykatës të padhunueshëm” të destinuar të mbrojnë plebën nga konsujt, thotë Tit-Livi. Dhe përgjatë gjithë kohëzgjatjes të Republikës romake do të përsëriten skenat në të cilat shohim tribunët të ndërhyjnë për të mbrojtur të drejtat e plebenjve të dëmtuar nga abuzimi i pushtetit të një konsulli, i senatit, apo të një patricieni vecanërisht arrogant. Pra, sidoqoftë Tit-Livi thotë se bëhet fjalë të zbutur ndarjet që tejpërshkojnë trupin social dhe politik romak, është gjithmonë në njohjen e kësaj structure si e parë dhe e pareduktueshme: ajo që duhet shpikur janë procedurat dhe institucione që të jenë efikase dhe aq të fuqishëm sa që këta faktorë të ndarjes të mos shkatërrojnë jetën e përbashkët. Në bazë të ligjit romak, është pra identifikimi i këtij konfliktualiteti autokton. Dhe për rrjedhojë, sipas këtij leximi makiavelist të frymëzuar nga Tit-Livi, ajo që do të ushqejë dekadencën romake “nën perandorinë”, nuk është ky konfliktualitet apo intensiteti i tij, është likuidimi I këtyre formave të institucioneve nga futja e sistemit cezarist i cili con në përqëndrimit e të gjithë pushteteve në një dorë, në një trup të vetëm i do të shkojë progresivisht duke u shenjtëruar si figurë politiko-religjoze ( është kjo që luhet në rastin e shpalljes së Augustit si Ponifex maximus).
Ajo që Makiaveli i shton, në një fërë mënyre, tregimit të historisë romake të Tit-livit, është nocioni i një energjie specifike të popullit roman, e cila rrjedh nga trajtimi i këtyre konflikteve dhe tensioneve. Ajo që karakterizonte historinë romake, vecanërisht në fillimet e saj, ishte demonstrimi i kësaj aftësie specifike të popullit për tu bashkuar, shpesh edhe në momentin e fundit për ti bërë ballë një armiku, apo një rreziku të jashtëm, pavarërisht nga të gjitha kontradiktat. Pra, është shumë interesante sesi tek Makiaveli, tema e lirisë (ajo e një populli si kolektivitet vazhdimisht i kërcënuar t’i nënshtrohet një fqinji më të fuqishëm) do të lidhet ngushtë me atë të mosmarrveshjes civile. Po e citoj, kapitulli i katërt të Ligjërimit mbi dekadën e parë të Tit Livit, kapitull i quajtur: “Si përcarja mes senatit dhe popullit e bëri Republikën romake të lirë dhe të fuqishme”:
“Unë, them se ata që dënojnë trazirat e fisnikëve dhe plebës bëjnë me faj atë që qe shkaku i parë I ekzistencës së lirisë romake dhe se ata janë më të ndjeshëm ndaj zhurmave dhë të bërtiturave që vinë si pasojë sesa ndaj efekteve pozitive që ato prodhojnë”.
Ajo që sugjerohet këtu, është se situata agonistike që karakterizon jetën romake krijon një gjëndje tensioni të vazhdueshëm ashtu si liria, qëndron cështja vazhdimisht e debatuar në vetë zemrën e qytetit romak, dhe do të ruajë vlerën në sytë e të gjithëve: plebenjtë do të qëndrojnë në vigjilencë ekstreme, ata do të tregohen gjithmonë luftarakë për respektimin e të drejtave të tyre kundër pretendimeve të fisnikëve dhe këta të fundit, në të kundërt, do të përpiqen të mbrojnë me cdo kusht pozicionet e përfituara, privilegjet e tyre. Në këtë fushë tensionesh do të shfaqet jeta publike romake, romakët e të gjitha niveleve do fillojnë të interesohen për cështjet publike, të investojnë energjinë e tyre përderisa kjo u kërkohet vazhdimisht, të gjithëve dhe individualisht, nga diferencat që vënë kundër patricët dhe plebenjtë.ثshtë kjo gjëndje vigjilence dhe ky interes për cështjet publike, që do t’i bëjë të gatshëm, që të mbrojnë interesat e qytetit nga të huajt, dmth të krijojnë kushtet e bisedimit, kur rrethanat e kërkojnë, qytetarë të të gjitha niveleve sociale si ushtarë. Ka pra një figurë të rregullit e cila del nga ky pështjellim, nga “mosmarveshjet” romake. Këtë nënvizon Makiaveli në të njëjtin pasazh:
“Nuk ka as hijen më të vogël të arsyes të cilësosh si të padisiplinuar një Republikë e cila qe plot me shëmbuj të një virtyti shumë të lartë, pasi edhe pse është e vërtetë se shëmbujt e mirë janë efekti i një edukimi të mirë, dhe ky efekt i ligjeve të mira, këto ligje të mira, janë trazirat që i prodhojnë, që masa më e madhe i gjykon më shumë se c’duhet”.
Ajo, që është interesante këtu, është lidhja që Makiaveli vendos këtu mes virtyteve civile- kurajo, përkushtimi ndaj së mirës së përgjithshme, zellit në shërbim të qytetit…- dhe faktit të ndarjes në origjinë. Mund të vërejmë psh sesi nocioni i meritës personale i cili është aq i rëndësishëm tek romakët, do të manifestohet kur bëhet fjalë për të zgjedhur, në urgjencë, një chef, për t’i bërë ballë një rreziku të afërt, sesa ky nocion do të jetë i lidhur me situatën e garës dhe rivalitetit të qëndrueshëm midis grupeve dhe fraksioneve. Kjo c’ështje do fillojë të bëhet gjithashtu shumë e ndjeshme, në historinë romake, duke filluar nga momenti ku plebenjtë mund të zgjidhen konsuj, dhe nga ku tashmë romakëve do tu duhet të zgjedhin një kandidat sipas klasës por edhe sipas meritës personale.
Po e them kështu kalimthi, ne mund t’I rikthehemi në diskutim, por ajo që Makiaveli përshkruan këtu është thelbësore për të kuptuar proceset themelore të shoqërive moderne dhe kontemporane, psh zhvillimin e të drejtave sociale: nëse kemi, në Frannë dhe tjetërkund, pushimet e paguara, javen e punën prej 35 orësh, një mbrojtje sociale, të drejtën e grevës, etj..,për këtë nuk i detyrohemi as zemergjerësisë së Shtetit, dhe as “solidaritetit” të aktorëve socialë, por faktit që ka patur konflikte, dmth ndarje, që kanë lindur rreth këtyre cështjeve, tensione dhe përballje, të cilat kanë gjetur rrugëdalje, të cilat janë në të njëjtë linjë që përfaqësohet nga mbrojtja e Meneius Agripa.
Sido që të jetë aktualiteti I kësaj përqasje të politikës mbajtur nga Makiaveli, ajo që ai do që të kuptojnë bashkohësit e tij, është që fatkeqësia e Firences nuk qe aspak fakti i të qënit e thërmuar nga lufta e klasave, , sepse përkundrazi me këtë shenjë ai njihte afërsinë e saj me Romën. (CF. Lefort). Fatkeqësia e Firences ishte më tepër paftësia e saj për të mbrojtur lirinë e saj nga armiqtë. Ajo që është fatale për një qytet, nuk është fakti që populli është nën prenë e mosmarrveshjeve, por kur ai qëndron i palëvizshëm kur liritë kërcënohen, kur ai është gati t’i nënshtrohet një tutele të jashtme- qoftë kur bëhet fjalë për një autokrat apo një tiran, apo nënshtrimit ndaj një fuqie të huaj. Që Republika të jetë e gjallë, ka rëndësi që populli të jetë një trup politik i gjallë, një trup që mer formë rreth tensioneve, pikëpamjeve, pozicioneve, të interesave të kundërt; ose për të përdorur fjalorin e Hannah Arendt, duhet që të ketë intervale mes njërës palë dhe tjetrës, që kushti i pluralitetit, themelues i cdo politike, të gjejë mundësinë e ushtrimit. Dhe kush thotë pluralitet thotë institucion i konfliktualitetit.
Duhet të kuptojmë mirë që Makiaveli shkruan këto Histori në një kohë kur Republika fiorentine është rrëzuar dhe ku është vendosur regjimi autokratik i Medicis me të cilin fillojnë të bien këmbanat e vdekjes për liritë në qytet. Pra bëhet fjalë për autorin të bindë bashkëqytetarët e tij se nëse institucioni republikan u shkatërrua për së brëndshmi, kjo nuk ndodhi për shkak të ndarjeve, por më shumë prej një energjie të pamjaftueshme prej të gjithëve kushtuar mbrojtjes së qytetit, kundër armiqve të regjimit republikan. Nëse Republika vdiq, faji është i lënies i të shprehurit të efekteve të mira të kundërtive, më saktë, pafuqia e të dominuarve për të kërkuar të drejtat e tyre deri në fund dhe insistimi i kufizuar i dominuesve për të mbajtur privilegjet e tyre. Situata degradon, vëren Makiaveli, kur nga ana e poseduesve, e dominuesve, frika nga populli bëhet më e fortë se ajo ndaj të huajve apo ndaj tiranit. Kur frika nga armiku i brëndshëm bëhet me e fortë se ajo ndaj armikut të jashtëm. ثshtë ajo që ndodh në Firence në fillim të shekullit të gjashtëmbëdhjetë. Ndërsa në Romë, një lloj amalgame patriotike mbledh gjithmonë armiqtë dhe konkurrentët e djeshëm kur bëhet fjalë për për t’i bërë ballë një rreziku të jashtëm. Kronikat e Tit-Livit janë plot me shëmbuj të këtij patriotizmi plebejen i cili, në momentin e rrezikut vdekjeprurës për qytetin, lë mënjanë të gjitha pakënaqësitë kundër fisnikëve për të marë armët dhe për tu nisur në fushatë….
Pra, ajo që na sugjeron Makiaveli, është: që të mund të ketë politikë, duhet që liria të paraqitet në sytë e shumicës si vetë ajo që kërkohet përjetësisht, si kushtet e egzistencës së saj, të drejtat, mundësia për të patur pronë, tokë, dhe mundësinë për të marrë pjesë në cështjet publike, por duke qënë se njëkohësisht, jemi larg nga arritja e saj, ajo do të përbëjë, objektin e vetë “protestes”, të pakënaqësisë, të rezistencës. Do të mund të thonim në këtë sens që liria pjesë constitutive për natyrë e politikës, në sensin që ajo është kjo e mirë që kërkohet gjithmonë, dhe nuk plotësohet asnjëherë, dhe për këtë populli fomohet si trup politik. Apo më shumë akoma, do të mund të thonim se liria është themeluese e politikës në sensin ku ajo është vetë objekti i diferencës së pazgjidhshme mes zotërinjve dhe shërbyesve: cilado palë e kupton këtë fjalë sipas mënyrës së saj, dhe asnjëherë ata nuk do të mund të mirëkuptohen për një sens të përbashkët të këtij termi.
Për të shkuar pak më larg se Makiaveli, i cili për arsye të qarta qëndron shumë i përciptë mbi këto c’ështje, do mund të thonim se kërkimi i lirisë, lufta për të, kryengritja në favor të saj, janë të domosdoshme që një popull të mund të marrë formë si trup politik, dmth që të mos ngelet një shumësi e thjeshtë numerike, një masë, një popullatë. Nuk ka popull, në një sens politik, vecse aty ku plebenjtë duke ndjerë rezistencën kokëfortë që patricët i kundërvënë dëshirës së tyre për emancipim, për promovim dhe ndarje pushteti, duke ndjerë këtë rezistencë ndaj lirisë së tyre, ata vihen në lëvizje, ngrihen dhe e detyrojnë kundërshtarin të bëjë këto lloj lëshimesh për të cilat flet Tit-Livi në lidhje me tribunët e plebës, i cili në thelb do të thotë, përfshirja e atyre që janë poshtë në rendin e ligjit. Ky proces përfshirje i hap rrugën asaj që ne do të quanim sot, institucioni demokratik. Por sic e shohim, ky do të marrë formë në radhë të parë, si fushë forcash dhe tensionesh. Asgjë nuk është e arritur përfundimisht, dhe po ashtu si në perandorinë romake, patricët nuk do heqin dorë asnjëherë të reduktojnë në minimumin e pranueshëm rolin e tribunëve të plebës, dhe të ndalojnë plebenjtë të marin pjesë në funksionet më të larta të Shtetit. Në shoqëritë tona, konservatorët me aleatët e tyre ultra-liberalë nuk do të kursejnë përpjektjet e tyre për të zhbërë strukturat e mbrojtjes sociale të cilat pengojnë padronët të pushojnë nga puna sipas qefit, të “lozin lirisht me konkurencën” mes të punësuarve, tu brejnë kohën e lirë, të zhvendosin ndërmarjet, etj.
ثshtë modeli makiavelian pra, i cili, do të na bëjë të mundur të kuptojmë që institucioni demokratik, cfarëdo që të thotë një lloj apologjetike, nuk vjen dhe as nuk mbart aspak kushtet e ndarjes fillestare, poir, përkundrazi propozon një formë institucioni gjithmonë delikat, gjithmonë në lëvizje.
Nëse studiojmë psh, origjinat e Republikës së tretë në Francë, e cila vë në funksionim mekanizmin e demokracisë përfaqësuese në dekadat e fundit të shekullit të XIX, vërejmë qartë se konservatorët dhe pronarët bëjnë lëshime, mes të tjerat, që të ngelet e drejta e votës vendosur nga Napoleoni i tretë, në një mënyrë oportuniste. Në vetvete ata qëndrojnë të bindur se masa popullore nuk i ka cilësitë e nevojshme për të vendosur në cështjet publike, por ata mendojnë se një lëshim i tillë është i domosdoshëm për të evituar këtë lloj tërheqje të përgjakshme të plebenjve në malin e shenjtë që ishte komuna e Parisit… Pra, në kurriz të ruajtjes së pushtetit ata do të mësojnë të llogarisin, të manovrojnë për të ruajtur thelbësoren, dmth, hegjemoninë (Gramsci) sociale dhe politike, në vetë kushtet e kësaj “ndarje” të pushtetit me plebenjtë. Ajo që na bën të mundur të kuptojmë në thelb modelin Makiavelian, është mënyra sesi patricët mund të vazhdojnë të ruajnë influencën e tyre mbi qeverisjen e njerëzve, në të njëjtën situatë ku logjikat aristokratike janë demaskuar dhe pësojnë një diskreditim radikal. Thënë ndryshe, mënyra me të cilën patricët do të bëjnë të tyret logjikat demokratike për të shpëtuar thelbësoren- epërsinë e tyre politike dhe hegjemoninë sociale. Në këtë kuptim, demokracitë moderne janë gjithshka vecse pushteti i popullit, në sensin romak pleba, ndërsa nga an tjetër mënyra nëpërmjet së cilës patricët arrijnë të ruajnë privilegjet dhe pozicionet e tyre supozon integrimin si në apologjinë themeluese të Meneius Agripa.
Në këtë kuptim, në shoqëritë tona, dhe cfarëdo që të thonë shpeshherë përfaqësuestit e tyre, patricët do të ishin të fundit që do lëkundeshin nga iluzioni sipas së cilit, funksionimi i mirë i institucioneve demokratike krijon kushtet e tejkalimit të ndarjes fillestare. Përkundrazi, ajo që ata e dinë shumë mire është , se një funksionim i tillë është thjesht kushti që gjërat të ngelen në thelb si më përpara, do të thotë, që të vijojë në kushtet më të mira të një rendi policor forma thelbësisht asimetrike e shoqërive tona. Dmth, që plebenjtë “të qëndrojnë në vëndin e tyre”, i cili është i nënshtruar, por në kushte në të cilat ata të ndjehen si njerëz të lirë dhe jo si skllavë apo si grup marxhinal.
Pra nëse jemi makiavelian, modeli që do të privilegjojmë do të jetë shumë i ndryshëm nga ai që ka formalizuar Monteskje, ai i ndarjes dhe ekuilibrit të pushteteve, si garanci kundër kthimit të formave autokratike apo absolutiste, edhe pse tek Monteskje, është po aq qëndror nocioni i lojës së forcave, i raportit të forcave. Thjesht, tek Monteskje do të jetë parësor, nocioni i formave të institucioneve adekuate, të destinuara të vendosin format më të mira të plotësimit të mundshëm mes pushteteve (ekzekutiv, legjislativ, juridik) duke supozuar të kufizojnë dhe ekuilibrojnë njëri-tjetrin.
Sipas modelit Makiavelian, përkundrazi, ky plotësim konfliktual mes botës patriciene dhe botës plebeiane që është sekreti i suksesit i qytetit latin, dhe që i lejon atij të bëhet civilizim dominues, është gjithmonë në kërkim të formës së institucionit, por në një mënyrë vazhdimisht problematike dhe mjaft delikate që politika mund të jetojë, dmth format e përballjeve të hapura dhe të pavendosura, rikthehen vazhdimisht në lojën politike romake ( derisa sistemi republikan do të rrëzohet simbolikisht me betejen e Farsalës ku ushtritë romake do të përballen me të tjera ). Pra, ajo që sugjeron Makiaveli, është që politika qëndron pafundësisht e gjallë në Republikën romake pikërisht sepse regjimi ngelet problematik, bazuar në ekuilibre të dobëta, duke mbartur tiparet e tre formave të mëdha politike që gjejmë në antikitet- monarkinë, aristokracinë, demokratiken,. Shenja e regjimit monarshik nuk fshihet asnjëherë plotësisht, ajo koincidon në memorjen kolektive romake me mitin e themelimit; patricët nuk heqin dorë asnjëherë plotësisht nga regjimi aristokratik i cili zëvëndësoi atë të mbretërve dhe ndërtoi fuqinë romake; plebenjtë luftojnë pa pushim për zgjerimin e privilegjeve të tyre, të sigurtë në të drejtën e tyre, për atë që ata janë shumica,, “populli”, në masivitetin e tij. Pra, regjimi republikan i Romës përfaqëson një stratifikim të tipareve të tre regjimeve të sipërpërmëndura, ajo që i jep një karakter pavendoshmërie themelore e cila, sipas Makiavelit, është sekreti i tij i fuqisë së zgjerimit. Kjo vërejtje është thelbësore për ne që, në Evropën perëndimore, përballemi me fenomenin e plogështisë demokratike. Pa dyshim, institucionet tona, farkuar nën e mekanizmit të përgjithshëm të demokracisë së përfaqësimit, nuk janë të këqija, por është evidente që nuk mjafton, në shoqëritë tona kontemporane, të kesh një sistem të mirë institucionesh alla Monteskje ripunuar nga baballarët e Republikës së III apo të V, që qytetarët të interesohen për politikën dhe të jenë të gatshëm t’i përkushtohen të mirës publike.

Për Makiavelin, një regjim republikan është sigurisht më i miri nga regjimet e mundshme, jo në sensin ku populli ushtron efektivisht pushtetin, por në kuptimin ku, pikësëpari, ai nuk do të shtypej nga të fuqishmit, apo nga një tiran, dhe së dyti, ai do të posedonte një hapësirë në të cilët ai do të shprehte luftën e tij për liri, ku ai do të mund të paraqistë të këqijat që ai ka pësuar, të rezistojë, protestojë dhe të luftojë.. Populli do të dëgjohet këtu si “populli atje poshte”, si plebë, si ata që përbëjnë masën e të pavlerësuarve, e të atyre papronësi.
Ndërsa, ekzistenca e kësaj hapësire në të cilën populli mund ti detyrojë ta dëgjojnë, të imponojë ligje të destinuara për mbrojtjen e tij është e domosdoshme që të mund të lindë një tjetër nocion i popullit, ai i popullit kombëtar të shoqërive moderne, ato të cilat shkrimet e Makiavelit përpiqen t’u ti vizatojnë konturet. Një populli i cili, domosdoshmërisht do të jetë një popull i shtetit, që të mund ndërtohet si fuqi e mjaftueshme për tu imponuar, përballë popujve të tjerë, si fuqi sovrane. Dhe është ky, mësimi i madh që Makiaveli nxjerr për kohën e tij, nga shëmbulli romak: u desh cuditërisht, që të manifestohej kjo energji plebejane, rebele, dhe e pamposhtur, që Romakët u bënë modeli i këtij lloj populli, që i reziston pushtuesve të tyre, dhe aftirmohet si popull pushtues par excellence. Në të njëjtin kuptim, që qytetet italiane të bashkohen kundër pushtuesve, francez, gjermanë, spanjollë, që italianët të formësohen si popull kombëtar përtej gjithë rivaliteteve dhe gjithë vogëlsirave, duhet që të prodhohet një lloj bashkëngjitje mes të dyjave, “forma-popull”. ثshtë po në kë kuptim mospranimi prej Makiavelit I përdorimit të ushtrive mercenare. Italianët nuk do të emancipohen nga zgjedha e huaj vecse nëse vetë elementi popullor do të mobilizohet në luftën e tij për liri. Në terma të tjerë, kjo lëvizje e bashkimit dhe e emancipimit nuk mund të mbahet vetëm nga energjia e të mëdhënjve, e princërve, e familjeve aristokratike. Ajo duhet të mobilizoje edhe ndjenjat dhe energjitë popullore. Rigjejmë këtu rolin e pareduktueshëm të ndjesisë së mungesës, të frustrimit, të tërbimit plebejan: duhet që motorr i aksionit, të bëhet ndjesia e poshtërimit që provojnë masat popullore italiane dinjiteti i të cilave është shkelur me këmbë nga pushtimi i huaj.
Jemi larg këtu, sic mund ta shohim, nga ky Makiavel i farkuar duke u nisur nga një lloj legjende katolike dhe romake ( mes të tjerash) e cila e bën atë mbrojtës të të gjitha formave të imoralitetit dhe cinizmit politik. Makiaveli është njëri nga teoricinët e parë të politikës moderne që bën popullin njërin prej aktorëve, apo aktorin epëror të politikës. Roma republikane nuk është për të e nënshtruar një regjimi politik popullor apo demokratik, por ajo që ka rëndësi për të është të tregojë (një mësim të cilit ai i rikthehet më gjatë tek Princi), që cdo regjim politik i cili përpiqet të përjashtojë popullin-plebë nga fusha e pushtetit dhe e c’ështjeve publike, ta reduktojë në kushtet e një tufe të verbër të nevojshme con qytetin apo Shtetin rrembyeshëm drejt katastrofave më të këqija. Dhe në të kundërt, legjioni romak, i cili nuk është gjë tjetër vecse populli romak nën armë është vetë kushti I madhështisë së qyetit latin. Dita kur gjeneralët e dehur nga pushteti fillojnë të përballen me njëri-tjetrin me armët e përbëra, nga skllavë, mercenarë gallë, gladiatorë, ose të tjerë, ka mbaruar madhështia romake.
Këtë mësim, Makiaveli, e zhvendos në aktualitetin e tij: mësimi i parë që duhet të kuptojë ai që pretendon të ushtrojë pushtetin dhe të zgjasë në këtë ushtrim është ky: mund të arrijmë në pushtet nëpërmjet të gjitha llojet e mënyrave, të ligjshme apo të paligjshme, të dhunshme ose jo, por nuk do të mund të qeverisnim gjatë kundër popullit, nëpërmjet terrorit dhe frikësimit. Në disa raste mund të marrim vendime që shkojnë kundër dëshirave të shumicës, të cilat i shkaktojnë pakënaqësi, apo e tmerrojnë, por duhet më pas menjëherë të përpiqesh për të rifituar besimin e saj. Një princ i cili do të ruajë apo të zgjerojë fuqinë e tij i intereson të ( manaxhojë) dijë si të përdorë popullin e tij. Në të njëjtën kohë, duhet të ruhemi nga paraqitja e Makiavelit si demokrat: pesimizmi i tij antropologjik ka si efekt, faktin që ai e di që masat janë të paqëndrueshme, dhe se vetë ushtrimi i pushtetit kërkon të qënurit jopopullor.
Por gjithsesi: fatkeqësi për cdo qeveritar, i cili nga paturpësia, ngre popullin kundër tij.


Perktheu nga frengjishtja Dritan Karadaku
 

WxP

Antarë i Respektuar
Vendndodhja
FV.AL
Shume e teorojne babain e shkencave politike,te tjere si nje kafshe cinike,dhe e njesojne emrin e tij me korrupsionin. Nikola Di Bernardo Di Makiaveli lindi ne 3 maj te 1469 ne Firence Ne ate kohe Italia ishte e ndare ne qytet-shtete antagoniste ndermjet te cilave ishte dhe Roma nen Papen Aleksander VI, dhe perballonin vazhdimisht nderhyrjen e forcave te fuqishme te Europes. Qe ne moshe te vogel Makiaveli ndjen nje terheqje shume te theksuar per politiken dhe ndiqte nga afer reformatorin dhe diktatorin e Firences Xhirolamo Savonarola.Kur ne 1498 Savonarola u ekzekutua per kritiken qe ushtroi kunder Papes,Makiaveli u paraqit ne shkallen e qeverisjes si sekretar dhe shume shpejt u ngrit ne post. U emerua si diplomat shume i rendesishem dhe udhetoi ne te gjithe Europen dhe u takua me shume personalitete te politikes se kohes se tij ndemjet tyre me Papen dhe mbretin e Frances.Por ndikimin me te madh e mori nga Cesar Borxhia nje njeri dinak dhe me nje personalitet te fuqishem. Makiaveli nuk ishte dakort me taktiken e tij por megjithate besonte se me nje guvernator si Borxhia i Firenciotes do te mundnin te bashkonin Italine gje qe perbente endrren dhe qellimin gjate gjithe jetes se tij Ne vitin 1512 Medicet erdhen ne pushtet duke rrezuar demokracine me ndihmen e ushtrise spanjolle .Makiaveli u pushua dhe u turturua si armik i tyre dhe u burgos per nje kohe te shkurter. Me pas u terhoq ne nje ferme te vogel te tije pak jashte Firences dhe po priste castin e duhur qe te aktivizohej perseri ne politike.Ne kete periudhe studjoi shkrimtaret klasike,histori,dhe dhe historine e demokracise Romake.Ne vazhdim i koordinoi eksperiencat e veta ,me ato qe kishte lexuar,dhe rishkruajti nje sere librash me permbajtje politiko-historike,por edhe drama per teater. Arsyeja e vetme per te cilen Makiaveli u detyrua te shkruaj ishte shpresa qe librat e tij do ta ndihmonin qe te vinte perseri ne skenen politike te Firences.Kete qellim nuk e arriti por te pakten nje nga librat e tej "Princi " i kaloi tej mase parashikimet e tij e beri te pavdekshem :"Princi" ky liber u be manifest per burrat politikane te asaj kohe dhe ndihmoi shume ne evolucionin e politikes te te gjithe kohrave "Ndarja ndermjet menyres se si duhej te jetoj dikush dhe se si ne realitet jeton" shkruan Makiaveli "eshte aq e madhe ku njeriu nuk kujdeset per ate qe ne realitet ndodh ,dhe per hater te asaj qe duhet te ndodhi,merr nje rruge drejt vetshkaterrimit dhe jo drejt vetmirmbajtjes".Nje udheheqes i suksesshem per Makiavelin eshte i pajisur me virtute dhe zotesine e peshtatjes dhe te udhehiqet jo nga dogme fetare por nga zgjedhja e menyrave te pershtaatshme per te arritur qellimin e tij etj etje Tragjedia e Makiabelit qendron ne faktin se ai gjate gjithe jetes se vet megjithe studimet e shumta dhe mprehtesine e jashtzakonshme nuk pati fatin te realizonte endrrat e tij te medha per te miren e atdheut dhe shprehja etij me keqardhje dhe me e famshmja DHE UNE ANKOHEM PER NATYREN,E CILA OSE NUK DUHEJ TE ME BENTE T"I SHiHJA KETO CESHTJE ,OSE DUHEJ TE ME JEPTE MUNDESINE TI ZBATOJA.Makiaveli vdiq ne 1527
 

alfonci

Veri investigatio
Vendndodhja
Perpara kompjuterit
kom menu qi o raper amerikan
LOL LOL LOL LOL LOL LOL sa kom qesh



Kam lexuar "Princin" qe eshte shkruar nga Makiaveli. Eshte vertete interesant, filozofia e tij mbase s'mund te jete dominues apo zgjedhja me e mire por njohurite e tij te shprehura ne kete liber jane te pakrahasueshme.
 

masterpiece

Antarë i ri
e kom lexu librin e Makiavelit "Sundimtari" teori politike te perhershme e sidomos koncepti baz i vepres "qellimi e arsyeton mjetin" !!!
 

*Linda*

Lost out in the desert
Pikerishte besoj qe pervec historise e tij, mbi jeten apo politiken do ishte bukur te diskutohej, thenjen e tij, Makiaveli thoshte:
"Qellimet justifikojne mjetet"

Duhet te arrijme me do e mos tek qellimet tona, dhe pse kjo implikon nje
sillje "jo-te-mire".

Personalishte me pelqejne historia e makiavelit dhe pse ne kete thenje mund ta devijoi sa do pak.

Besoj qe eshte e vertet qe njeriu duhet te arrije qellimet e tij, por ama, me kujdesin e limitit, duke llogarit mire pasojat e silljes se tij, sepse cdo sillje implikon shume sillje te tjera, qe po te ishin te pa menduara me kujdesinm maksimal, do te dergonin ne rrugen e gabuar, pra ne qellimin e padeshiruar.
 
Top