• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Makron kundërpërgjigjet, karikaturat e profetit Muhamed “bëhen gjigande”


Presidenti francez, Emanuel Makron i është përgjigjur dhëmbë për dhëmbë sulmeve të fundit radilkale në Francë.
Ai ka dhënë leje që kartikaturat e profetit Muhamed, të revistës “Charlie Hebdo”, të shfaqen në muret e ndërtesave qeveritare.

Kështu Makron ka zgjedhur t’i shpallë luftë radikalizmit islamik, pasi këto karikatura i kushtuan jetën disa ditë më parë një mësuesi në Paris.
Më 16 tetor një 18-vjeçar me origjinë nga Çeçenia vrau mësuesin e historisë, Samuel Paty, pasi ai kishte treguar në klasë karikatura të Profetit Muhamed.
Me shfaqjen e karikaturave, Makron përforcon mesazhin e tij për tolerancë zero ndaj fanatizmit islamik. Në të njëjtën linjë kanë qenë edhe deklaratat e tij në fjalimet zyrtare dhe nisma ligjore.

Makron ka paralajmëruar për izolim fetar bazuar në tendencat separatiste, të cilat tani duket se janë një problem serioz për shoqërinë franceze.
Në anën e presidentit duket se qëndrojnë francezët të cilët, megjithëse tolerantë, nuk mund të lejojnë më fenomene të tjera siç ishte vrasja e fundit e profesorit fatkeq.
Opinion.al
 

“Macron ka nevojë për trajtim mendor”/ Erdoğan: Evropa me frontin kundër muslimanëve po përgatit fundin e saj​












“Nëse vendet evropiane duan t’i ruajnë pozicionet e tyre në sistemin global të ristrukturuar politikisht dhe ekonomikisht, ata duhet të shpëtojnë sa më parë nga kjo sëmundje e islamofobisë”, tha Erdoğan






ANKARA- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se “Aktualisht vëllezërit tanë azerbajxhanas po përparojnë drejt territoreve nën pushtim. Kanë filluar t’i rimarrin”.
Erdoğan gjatë një fjalimi në Kongresin e 7-të të zakonshëm të Partisë AK në qytetin Kayseri tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev i cili ndau me të momentet e një prezantuese në televizion e cila qan teksa prezanton lajmet.
“Azerbajxhani po përparon drejt territoreve të tij që ndodhen nën pushtim. Kanë filluar t’i rimarrin territoret. Nuk shpëton asgjë nga besimi dhe vullneti. Nëse paraqitet vullnet pjesa tjetër i takon Allahut. Ja edhe ky popull i madh kështu po gjallërohet”, tha Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).
Më tej në fjalën e tij, Erdoğan tha se “Vërejmë se janë përshpejtuar përpjekjet për një formësim të ri terrorist në kufirin e Sirisë me Irakun. Ka një përpjekje për formimin e një shteti terrorist atje. Turqia nuk do të lejojë kurrë formimin e një kënete të tillë terroriste në rrëzë të kufijve të saj. Do të bëjmë atë që është e nevojshme dhe do ta thajmë këtë kënetë terroriste”.
Duke iu referuar presidentit francez Macron, presidenti Erdoğan parashtroi pyetjen “Çfarë problemi ka Macron me Islamin dhe muslimanët?.”
Erdoğan në vijim tha se: “Macron ka nevojë për një trajtim në pikën mendore. Çfarë mund t‘i themi një kreu të shtetit përveçse të kontrollohet nga pikëpamja mendore, sepse ai nuk e kupton lirinë e besimi dhe sillet në këtë mënyrë për miliona anëtarë të besimit të ndryshëm që jetojnë në vendin e tij. Një e dy merret me Erdoğan-in. Nuk fiton asgjë që merret me Erdoğan-in. Madje, pas një muaji ka zgjedhje dhe do ta shohim fatin e tij në zgjedhje”.
“Nuk mendoj se rruga është e largët. Pse? Sepse ai nuk ka arritur ndonjë fitore për Francën që të arrijë fitore për veten e tij. Qëndrimet tona parimore do të vazhdojnë kategorikisht edhe pas kësaj. Aktualisht këto qëndrojnë edhe pas katastrofës, pas këtyre pushtimeve në Azerbajxhan. Ndodheni brenda treshes së Minskut. Çfarë keni bërë deri tani? A i keni çliruar territoret azerbajxhanase nga pushtimi? Jo. Vetëm i dërgoni armë Armenisë dhe mendoni se do të ndërtoni paqe me armët që u keni dërguar armenëve. Nuk mund ta ndërtoni, sepse nuk jeni të sinqertë”, tha Erdoğan.
Lidhur me bastisjen policore në xhaminë Mevlana në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, Erdoğan tha se “Fashizmi evropian ka kaluar në një fazë të re me këto lloj sulmesh kundër popullatës muslimane të cilët janë shtetas të tyre”.
Pasi vuri theksin se po përballen me shenja të reja dhe shqetësuese të islamofobisë e cila kohët e fundit është përshkallëzuar në Evropë, presidenti turk theksoi se “Bastisja e kryer në mënyrë të pa respektueshme nga qindra policë në një xhami në Gjermani nuk mund të shpjegohet as me shqetësimin për siguri dhe as me ndonjë arsye tjetër. Emri i kësaj është drejtpërdrejt islamofobi”.
Erdoğan tha se nuk duhet të harrohet se çdo islamofobi në Evropë në të njëjtën kohë është armiqësi kundër turqve.
“Sepse për perëndimorët muslimani është turk dhe në të njëjtën mënyrë turku është musliman. Me hipokrizinë e treguar kundër anëtarësimit të vendit tonë, ne tashmë e kemi parë mentalitetin fanatik dhe fashist për të cilin përpiqen t‘ia impresionojnë botës si ‘vlera të BE-së‘. Kjo ecuri e rrezikshme është shenjë se ende nuk i kanë ardhur mendtë Evropës e cila bëri masakrat më të mëdha në historinë njerëzore në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore”, potencoi Erdoğan duke shtuar se:
“Evropa me frontin që ka hapur kundër muslimanëve po përgatit fundin e saj. Nëse vendet evropiane duan t’i ruajnë pozicionet e tyre në sistemin global të ristrukturuar politikisht dhe ekonomikisht, ata duhet të shpëtojnë sa më parë nga kjo sëmundje e islamofobisë brenda trupave të tyre. Në të kundërtën kjo sëmundje do të shkatërrojë nga brenda të gjithë Evropën, përfshirë nga Franca e deri tek Gjermania”.


Top Channel
 

1603957913109.png


Revista satirike franceze “Charlie Hebdo” publikoi faqen e parë të numrit që pritet të dalë këtë të mërkurë dhe që i kushtohet Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan
Numri i ri titullohet: “Erdogan, në jetën private, është shumë qesharak”.
“Charlie Hebdo” e ka shoqëruar atë me një karikaturë të presidentit turk e cila ka nota të forta satirikie pasi jep një imazh krejt ndryshe nga ai që jemi mësuar të shohim.
Shkak është bërë përplasja e fortë që Erdogan ka pasur me Presidentin francez Emanuel Makron pasi ky i fundit mbështeti publikimin e karikaturave të profetit Muhamed.
Erdogan e ka quajtur Makronin në gjendje jo të mirë mendore dhe u bëri thirrje vendeve myslimane që të mos blejnë produkte franceze./ Opinion.al
 
Last edited by a moderator:
Turqia fillon procedurën gjyqësore kundër Charlie Hebdo, për karikaturën e Erdoganit


erdogan-1100x620.jpg


Prokuroria e Përgjithshme në Ankara ka hapur një procedurë gjyqësore për revistën satirike franceze Charlie Hebdo, duke kërkuar hetim për karikaturën e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan në kopertinën e botimit të saj të ri. Lajmi është bërë i ditur nga mediat turke, ndërkohë që presidenca e Ankarasë ka bërë të ditur se do të ndërmarrë “veprimin e nevojshëm gjyqësor dhe diplomatik” kundër karikaturës.

Dje, avokati i Erdoganit kishte depozituar një ankesë tek e njëjta Prokurori e kryeqytetit turk kundër udhëheqësit të ekstremit të djathtë holandez Geert Wilders për një karikaturë tjetër të tij, të përhapur në Twitter.
 
...perse eshte e nevojshme te hapet nje teme e re, kur tema ne fjale mund te perfshihet ne ate te hapur me heret 🤨
 
Me sa po degjoj e lexoj
Frances si shume po i kruhet me vendet islamike...
Harron ajo qe ka shume njereznga vendet islamike ne territorin e saj....
 
Mua më bje në sy diçka tjetër. Si ka mundësi që një vizatim në një copë letër arrinë të ndezë dhe të prishë mendjet e miliona besimtarë në botë me protesta. Dhe s'ka mbaruar, pasi do ketë edhe të vdekur në ditët në vazhdim.
Si nuk ndezën e prishin trurin njësoj me protesta kur një mysliman bën një atentat në emër të Allahut. A nuk është më i dëmshëm për imazhin e islamit një terrorist mysliman, sesa një karikaturë 🤔🤔
 
Er dogu deshiron të tërheqë sa më shumë vemendjen e besimtarve e hellë urretje e vrerë.,ndaj perendimit.
Në fakt jo kot futet në këtë lojë derr dogan.
Ka vite që po mundohet të marrë pozicionin e Kalifatit Islam. Si mbrojtës i islamit.
Besimi është një letër loje fituese për këdo politikan që e përdor, Sidomos në islam pasi bëhen të sinkronizuar të gjithë si në këto raste.
 
Në fakt jo kot futet në këtë lojë derr dogan.
Ka vite që po mundohet të marrë pozicionin e Kalifatit Islam. Si mbrojtës i islamit.
Besimi është një letër loje fituese për këdo politikan që e përdor, Sidomos në islam pasi bëhen të sinkronizuar të gjithë si në këto raste.
Gjykatat ne France t'i fusin dy kembe me nje kepuce, kur tallesh me fjalen SHALOM! Po te jete per fjalet 'SELAM ALEKUM' apo 'AVE MARIA', mund te hapesh edhe linje benevrekesh dhe letrash higjienike me emrat e tyre, e askush nuk te thote asgje...
 
Gjykatat ne France t'i fusin dy kembe me nje kepuce, kur tallesh me fjalen SHALOM! Po te jete per fjalet 'SELAM ALEKUM' apo 'AVE MARIA', mund te hapesh edhe linje benevrekesh dhe letrash higjienike me emrat e tyre, e askush nuk te thote asgje...
Ajo gazetë satirike tallet me këdo, pa përjashtim. Po ti kërkosh do gjeshë karikatura nga më të ndryshmet, karakter politik e religjoz. Krisht, Muhammad Buda etj..

Gjykata vepron pas një akuze të bërë nga dikush. Bota islame pse nuk i drejtohet gjykatës, rrugës legale.🤔
Hmm sepse Erdogan o të tjerë si ai nuk do kenë sukses.
PS. Darius më habit vërtetë ti, si nuk e Kupton ku fshihet lepuri 😁
 
Po mire ca lirie fjale eshte te tallesh me besimin e tjetrit?!!! A nuk perben shkelje te te drejtave te njeriut (respektimin e besimit ne fe)kjo fyerje dhe tallje?

Idiote njerez.
 

Shiko fotografinë 1762904


Revista satirike franceze “Charlie Hebdo” publikoi faqen e parë të numrit që pritet të dalë këtë të mërkurë dhe që i kushtohet Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan
Numri i ri titullohet: “Erdogan, në jetën private, është shumë qesharak”.
“Charlie Hebdo” e ka shoqëruar atë me një karikaturë të presidentit turk e cila ka nota të forta satirikie pasi jep një imazh krejt ndryshe nga ai që jemi mësuar të shohim.
Shkak është bërë përplasja e fortë që Erdogan ka pasur me Presidentin francez Emanuel Makron pasi ky i fundit mbështeti publikimin e karikaturave të profetit Muhamed.
Erdogan e ka quajtur Makronin në gjendje jo të mirë mendore dhe u bëri thirrje vendeve myslimane që të mos blejnë produkte franceze./ Opinion.al
 
Vazhdon debati mes 2 kulturave: perendimore dhe arabike. Te drejten e fjales, mendimit, talljes, se fituar ne revolucionin francez, nuk do te mund ta mposhte asgje arabike dhe erdoganiste. Franca eshte vite drite larg.
 
Ajo gazetë satirike tallet me këdo, pa përjashtim. Po ti kërkosh do gjeshë karikatura nga më të ndryshmet, karakter politik e religjoz. Krisht, Muhammad Buda etj..

Gjykata vepron pas një akuze të bërë nga dikush. Bota islame pse nuk i drejtohet gjykatës, rrugës legale.🤔
Hmm sepse Erdogan o të tjerë si ai nuk do kenë sukses.
PS. Darius më habit vërtetë ti, si nuk e Kupton ku fshihet lepuri 😁
E drejta e lirise se te shprehurit duhet te ekzistoje! Madje diten qe ajo kufizohet, kufizohen liria dhe demokracia e nje shoqerie!

Por jemi koshient qe edhe sarkazma e ka nje limit! Dhe ky limit duhet te jete njesoj per te gjithe, qofshin keto te besimeve te ndryshme.

Nuk mendoj se duke pergjithesuar i japim tagrin Charlie Hebdos, te karikaturoj sipas deshires. Sepse te njejtat karikatura, shtete deri diku me konservatore pse jo edhe me demokratike si Britania e Madhe, i kane çensuruar.
 
Lajm i fundit:

Sulm ne nje kishe ne Nice te frances, flitet per disa te vdekur.
Mbyllja e frances nuk eshte pasoje covidi por pikerisht ju ka dale situata nga dora me karikaturen e profetit duke u tallur me 1.8 miliarde njerez ne bote. Per te zbutur urrejtjen dhe friken ndsj nje lufte civile vendosen ta mbyllin fare.

Pra covid eshte preteks sepse nese fillon ndonje lufte civile ne france apo gjermani 20 milion muslimane qe jane atje e dogjen krejt vendin.

Kot kapen dhe me turqine dhe qe duan lufte me erdogan per gazin atje. Erdogan u tregua i zgjuar e fitoj luften pa shkrepur asnje arme sepse perdori besimin jo si franca qe tall lesht me te.
 
Keta jane te vetdijshem qe fyejne rende ndjenjat e njerzve me provokimet e tyre dhe nuk asnje dro ta bejne serisht...
 
1603988506144.png



Dy njerëz kanë vdekur dhe të paktën një person tjetër është plagosur në një goditje me thikë në Nisë, thonë mediat franceze.

Kryebashkiaku i Nisës Christian Estrosi tha se një person ishte arrestuar.
Ai tha se gjithçka tregonte për një “sulm terrorist në zemër të bazilikës Notre-Dame”.
Ministri i brendshëm u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën në qendër të qytetit Riviera Franceze. Gérald Darmanin tha se po mblidhte një takim në ministrinë në Paris.
Sipas raporteve franceze, një grua dhe një burrë kishin vdekur në sulm dhe i dyshuari u ndalua 10 minuta më vonë para se të dërgohej në spital.
Një minutë heshtje u mbajt në Asamblenë Kombëtare, ku Kryeministri Jean Castex sapo kishte dhënë detaje të masave të bllokimit që hynin në fuqi të Enjten mbrëma.
“Pa diskutim kjo është një sfidë e re shumë serioze që po godet vendin tonë,” tha ai, duke apeluar për unitet dhe kohezion.


Top Channel
 
Last edited by a moderator:
Private conversations
Help Users
    Top