• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Mali i Zi i hap kufijtë për qytetarët e Maqedonisë

legjenda

Tetova


Advertisment
Trupi Koordinues Kombëtar i Malit të Zi vendosi mbrëmë me propozimin e Institutit të Shëndetit Publik që nga 1 qershori, të huajt do të lejohen të hyjnë në Mal të Zi pa karantinë dhe vetë-izolim, nëse shkalla e rasteve aktive të koronavirusit është më pak se 25 për 100,000 banorët, në vendin nga vjen i huaji.



Për momentin në listën, e cila do të përditësohet një herë në javë, janë Sllovenia, Islanda, Kroacia, Sllovakia, Zvicra, Shqipëria, Austria, Norvegjia, Monako, Kosova, Gjermania, Greqia, Hungaria, Danimarka, Lituania, Letonia, Azerbajxhani, Luksemburgu, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Izraeli, Maqedonia, Irlanda, Republika Çeke, Finlanda dhe Estonia.


Fillimisht Maqedonia dhe Bosnja nuk ishin në listën e Malit të Zi, ndërsa Serbia nuk ndodhet as në listën e re.




Kryeministrja serbe Ana Brnabiq, ju ka bërë thirrje serbëve që të bojkotojnë Malin e Zi dhe të mos udhëtojnë drejt tij./Telegrafi/
 

legjenda

Tetova


Advertisment
Nuk kanë të ndalur rastet me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Pas heqjes së orës policore dhe hapjes së kafeneve e restoranteve, thuajse është dyfishuar numri me të infektuar.



Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoni është duke mbajtur mbledhje urgjente, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 58 raste të reja me koronavirus.


Nga Komisioni po analizojnë nëse shkak për rritjen e numrit të infektuarve është ndërprerja e masave restriktive.




Nga ky Komision kanë thënë se edhe në 24 orët e fundit numri më i madh i të infektuarve është nga Shkupi. Merret vesh se po shqyrtohet edhe mundësia për kthim të orës policore në kryeqytet, ose në mbarë vendin.


Ndërkohë, edhe gjatë ditës së djeshme ka pasur rritje të numrit të të infektuarëve edhe ate 38, si dhe tre raste të personave që kanë ndërruar jetë. Numri më i madh i rasteve të reja dhe si vatra të shpërthimit të koronavirusit janë lagje të Shkupit.
 

legjenda

Tetova


Ogerta Manastirliu vjen me lajme te mira ajo shprehet se:“Hiqet karantina dyjavore dhe lejohet qarkullimi lirshëm i qytetarëve. Autoritetet e shëndetësisë kanë vendosur që të fillojmë të hapemi në disa drejtime. Kryesisht do të jenë hapje të rakorduara me marrëdhënie reciproke me vendet e tjera. Ne fillojmë nga data 1 hapjen e kufijve, besoj se edhe vendet e tjera brenda muajit maj do të shpallin datat e tyre”, u shpreh Manastirliu në emisonin Real Story.
Më tej, Manastirliu ajo tha se vendet e BE ku hyn dhe Shqipëria do t’i hapin kufijtë mes tyre si me transportin ajror rrugor apo detar.

Ministrja e shendetsise tha se:“Ajo që dihet deri më sot edhe nga vendet e BE është se do të kemi një hapje të vendeve evropiane, por edhe të vendeve të tjera, ku hyn edhe Shqipëria. Do të përcaktohen vendet që nuk kanë barrë epidemiologjike, që do të thotë se humbet karantinimi dyjavor. Asnjë vend evropian nuk është epidemiologjik, pra që të detyrojë karantinën. Greqia do të ketë një dalje brenda muajit maj, ku do të heqë dhe karantinën.

Në fillim të javës tjetër do të kemi lajme sa i përket kufijve ajrorë dhe detarë”,tha Ogerta Manastirliu.
 

legjenda

Tetova



Sondazhi i publikuar sot prej UNDP-së tregon se kryeministri Kurti ka pëlqyeshmëri prej 65.4%, duke qenë kryeministri më i pëlqyer në historinë e këtyre sondazheve që ka botuar vetë UNDP, larg prej vendit të dytë.


Ndërsa presidenti Thaçi ka pëlqyeshmëri prej 18.7%.


Atëherë, si shpjegohet që presidenti Thaçi ka mbështetjen e 85 deputetëve?






Në Kosovë po krijohet një qeverisje pa zgjedhje kundër vullnetit të shumicës absolute të qytetarëve. Duke parë këto numra atëherë me plot gojën mund të themi se populli do zgjedhje të reja. Dhe ne nuk do ta lejojmë qeverisjen pa zgjedhje.


Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!Me traditë! - Mekuli Press
 

legjenda

Tetova
“Neue Zürcher Zeitung”: Në vendin mbase më të korruptuar të Europës, Kurti synoi t’i japë fund klientelizmit


Gazeta zvicerane thekson se Gjykata Kushtetuese në Kosovë i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi, i cili konsiderohet përgjegjës për plaçkitjen e shtetit.
Në numrin e së shtunës gazeta e njohur zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” shkruan se Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka hapur rrugën për krijimin e qeverisë së re. Gjykatësit thanë se presidenti Hashim Thaçi nuk e shkeli Kushtetutën kur në fund të prillit me dekret ngarkoi partinë e dytë për themelimin e qeverisë. Partia e Kurtit nuk propozoi një kandidat të ri për kryeministër dhe kërkoi zgjedhje. Në rast zgjedhjesh Kurti ka shanse të mira të rrisë përkrahjen. Pakënaqësia te populli pas rrëzimit të qeverisë ishte e madhe, shkruan gazeta zvicerane. Tani i është hapur rruga LDK-së, partneres së deritanishme të Kurtit, për të themeluar qeverinë.
“Neue Zürcher Zeitung” thekson se konflikti mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Hashim Thaçi u ashpërsua pasi Thaçi dhe LDK së bashku u angazhuan për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas përhapjes së pandemisë. Në gjendje të jashtëzakonshme Thaçi do të kishte kompetenca shtesë. Gazeta thekson se Thaçi i përket establishmentit që dominon politikën e Kosovës që nga lufta dhe konsiderohet përgjegjës për plaçkitjen e vendit.
Në vendin mbase më të korruptuar të Europës, Albin Kurti synoi t’i jap fund klientelizmit dhe të fillojë reforma të thella. Suksesi i Kurtit në zgjedhjet e tetorit tregoi se kosovarët janë neveritur me elitat e vjetra. Kurti është politikan karizmatik, i cili demonstron një vetëbesim ndaj fuqive mbrojtëse perëndimore. Në luftën interne për pushtet Washingtoni përkrah hapur Thaçin, të cilit i beson më shumë se Kurtit se do të arrijë një kompromis me Serbinë. Në vitin 2018 Thaçi dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq hodhën në opinion idenë kontraverse të shkëmbimit të territoreve. Siç zbuloi këtë javë platforma hulumtuese BIRN qeveria e Kosovës pagoi madje një zyrë në Paris për të propaganduar idenë e prekjes së kufijve.
 
Private conversations
Help Users
    Top