• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Marrëdhëniet tona me vdekjen

Fragment nga Psikologjia e Turmave-Sigmund Freud
170px-Paul_Gustave_Dore_Raven1.jpg

Faktori i dytë, nga i cili rrjedh ndjenja që provojmë sikur kemi humbur në këtë botë, dikur tepër të bukur e familjare, është shqetësimi që na krijon raporti ynë me vdekjen, ashtu siç e kemi patur të ngulitur deri tani. Ky raport nuk ka qenë i sinqertë. Për mendimin tonë, ne kemi qenë, natyrisht, gati ta pranojmë mendimin se vdekja është rrjedhim i gjithë jetës, që secili prej nesh i detyrohet natyrës me një vdekje dhe duhet të jetë gati ta paguajë këtë borxh, me një fjalë, që vdekja është e natyrshme, e pandryshueshme dhe e pashmangshme. Në fakt, ne e kemi bërë zakon të sillemi sikur puna qëndronte ndryshe. Kemi treguar hapur një prirje për ta lënë mënjanë vdekjen, për ta përjashtuar nga jeta. Kemi provuar ta kalojmë në heshtje; a nuk kemi proverbin: e kujton si vdekjen? Sigurisht, si vdekjen e tij. A thua se vdekja jonë nuk lidhet me ne dhe nuk është aq e shpeshtë sa të ketë lidhje me ne e që ne vazhdojmë të ekzistojmë duke qenë vetëm spektatorë. Pikërisht kjo është arsyeja që në shkollën psikoanalitike është guxuar të bëhet kjo deklaratë: në thelb, askush nuk beson te vdekja e vet apo që, është e njëjta gjë, në pavetëdije secili nga ne është i bindur për pavdekësinë e vet.

Përsa i përket vdekjes së një tjetri, njeriu i qytetëruar shmanget me kujdes të flasë për këtë mundësi me qëllim që ai që e ka afër vdekjen, të mos e dëgjojë. Vetëm fëmijët nuk e përfillin këtë përkufizim; ata kërcënojnë pa u trembur me vdekjen e mundshme dhe gjejnë edhe mjetin për t’i thënë në sy një personi të dashur fjali të tilla si: e dashur nënë, kur ti, fatkeqësisht, të kesh vdekur, unë do të bëhem kështu e ashtu. Një i rritur i qytetëruar nuk do t’i bënte vend me kënaqësi në mendimet e veta vdekjes së një tjetri sepse do t’i dukej vetja i ashpër e i poshtër, me përjashtim të rasteve kur është profesion i tillë si mjeku, avokati apo dikush tjetër që e lidh puna me vdekjen. Është e lejueshme të mendohet për vdekjen e tjetrit vetëm kur ajo lidhet me një përfitim në fushën e lirisë, të së mirës, të situatës. Natyrisht, vdekja nuk mund të ndalet nga delikatesa e ndjenjave tona; kur ajo ndodh, ne çdo herë prekemi e goditemi thellë në shpresat tona. Ne e vëmë thekshin rregullisht te shkaku i rastësishëm i vdekjes, si aksidenti, sëmundja, infeksioni, mosha e madhe dhe në këtë mënyrë tradhtojmë aspiratën tonë për ta ulur domosdoshmërinë e vdekjes në nivelin e një aksidenti të rastit. Në një grumbullim rastesh vdekja na duket si një gjë para së gjithash tepër e tmerrshme. Në lidhje me vetë vdekjen ne mbajmë një qëndrim të veçantë që i ngjan admirimit që tregohet ndaj atij që ka arritur diçka tepër të vështirë, heqim çdo lloj kritike ndaj tij, mbyllim sytë para asaj që ai s’e ka bërë mirë dhe urdhërojmë: de mortais nil nisi bene, dhe e gjejmë të ligjshme që fjalimi funebër dhe guri i varrit të nderojmë vetëm meritat e tyre. Qëndrimi ynë ndaj vdekjes e për të cilin ajo nuk ka nevojë, kalon për ne para së vërtetës dhe me siguri edhe për shumicën nga ne para qëndrimit që lidhet me njeriun e gjallë…
 
Last edited by a moderator:

Comments

Ka shume me teper se vetem perceptimi yne mbi vdekjen
Ajo cfare mund te perballesh me se shumti eshte "Uni"
Uni i forte perballe mases se shoqerise se dobet.
Ose ndryshe , analizën e vetëdijes kolektive, shkaqet dhe mënyrën sesi funksionon qenia njerëzore në një organizim shoqëror.

Por sdo guxoja kurre te interpretoja frojdin....
 
Ndersa une mendoj se duhet ta besh.
Frojdi le vend dhe te fton ne interpretim ndryshe nga Jungu qe eshte hermetik.
Mbaj mend qe kur kam perfunduar Psikologjia e Turmave diskutova me dike dhe te dy bazuar ne librin e tij kishim kendveshtrime te ndryshme per te njejten ceshtje.
 
Se fundmi po me fton ne shume nderrmarje qe po me kthen kohe pas...kur psikologjia ishte nje pasion , sot e kam vrare :(
 
Kam pasur nje mik, jeton 5min larg nga une. Ishte djalosh, i zoti, i mençur, etj etj. Me bente cdo here pyetje fetare por edhe filozofike. E dija qe eshte i dhene shume pas filozofise. Iu deshten dy vite per tu shnderruar ne nje djalë te cilit i iku truri. Nuk eshte me ai qe ishte. Takova vellaun e tij dikur, me tha dhomen e ka pase perplot me libra te Freud-it. Per tu marre me filozofi apo lexuar libra filozofik, duhet te jesh shume i kujdesshem para se te perfundosh ne humnere
 
Nuk me duket ndonje enigm proqesi i vdekjes..kur e mendoj lindjen kjo me lehteson dhe me pasqyron ate enigm..
Imm problemi eshte cfare kemi pregadit pas “kuintave”
 
Kam pasur nje mik, jeton 5min larg nga une. Ishte djalosh, i zoti, i mençur, etj etj. Me bente cdo here pyetje fetare por edhe filozofike. E dija qe eshte i dhene shume pas filozofise. Iu deshten dy vite per tu shnderruar ne nje djalë te cilit i iku truri. Nuk eshte me ai qe ishte. Takova vellaun e tij dikur, me tha dhomen e ka pase perplot me libra te Freud-it. Per tu marre me filozofi apo lexuar libra filozofik, duhet te jesh shume i kujdesshem para se te perfundosh ne humnere
Nuk e prisja prej teje te beje nje postim te tille.
Thjeshte per nje fakt te vetem.
Librat nuk i bejne dem askujt.
Askujt.
Librat i bejne dem vetem injorances njerezore.
Une kam lexuar pothuajse gjithe krijimtarine e Frojdit, e shume shume me teper se Frojdi.
Dua te them kete, qe dikujt mund ti ike mendja per arsye te ndryshme e kuptoj, por nuk e kuptoj kurrsesi qe shkak te jene bere librat.
 
Levo, ne shiqim te pare ashtu eshte. Por, nuk lexohet cdo lloj libri nese nuk je i pergaditur qofte nga ana shpirterore apo intelektuale. Nese ta zeme filani ka probleme me halucinacione e te ngjajshme, mendon se librat qe flasin dhe e zmadhojne kete ceshtje, i bejne dobi?
Padyshim qe jo, perkundrazi e semurin me shume, une keshtu mendoj.
 
Nuk e prisja prej teje te beje nje postim te tille.
Thjeshte per nje fakt te vetem.
Librat nuk i bejne dem askujt.
Askujt.
Librat i bejne dem vetem injorances njerezore.
Une kam lexuar pothuajse gjithe krijimtarine e Frojdit, e shume shume me teper se Frojdi.
Dua te them kete, qe dikujt mund ti ike mendja per arsye te ndryshme e kuptoj, por nuk e kuptoj kurrsesi qe shkak te jene bere librat.
Ka pak shum pak te drejte ai
Cdo gje e tepruar eshte e demshme...:p
Try reading religious books.
About that lool

Freud invented his own religion
The church thought the sun revolved around the earth, Freud thought the earth revolved around his penis.
 
...cdo qenie e gjalle, perderisa lind edhe vdes, prandaj edhe vdekja eshte pjese e jetes, prape se prape diskutimi te trishton sepse te vijne ne mendje vetem njerezit e dashur qe s'jane me prane nesh.

Aman ca na ben te lexojme keto tema pike te mengjesit, pse na bo te cojm duart aty ku zduhen...te bojme dj me goglat....
 
He mos u merzit ka jet dhe pas vdekjes
I been told :p
 
Top