• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Martoj vajzën me djalin e vëllait

Lauri

Anunnak
“Mirdita për tan kombin shqiptar prej Kosove dhe mbar kombit shqiptar kudo që asht”, nisë letra e vënë në një shtyllë elektrike, në hyrje të xhamisë në lagjen e njohur si Zabeli i Sahit Ages, afër Shkollës së Bujqësisë në Gjilan.

Poshtë letrës – në të cilën qytetari që thotë të jetë nga Gjilani, B.H 73-vejçar – ka vendosur letërnjoftimet e dy personave të tjerë që thotë se kanë bërë incest, duke u martuar mes vete.

Në këtë shpallje Hyseni, përpos që tregon publikisht se ka përjashtuar nga familja vajzën e tij, A.S femër 30 vjeç, pasi është martuar me djalin e vëllait nga nëna A.H mashkull 38 vjeç.

Por B.H kërkon që të gjithë njerëzit t’i dënojnë për këtë veprim dhe e përdor fjalën “leqit” që në zhargonin publik në Kosovë, nënkupton “heqje dorë nga një familjar apo i afërm, pasi ai ose ajo ka bërë një veprim të pamoralshëm bazuar në traditën e shoqërisë ose familjes”.

“A.S dhe A.H, janë kushëritë e parë, fëmijët e dy vllaznive prej një nane, por këta dy huligana, kusheri të parë për 38 vite, kanë vendosur që prej vitit 2014 të kalojnë prej akusherive e janë ba burrë e grue. Unë po e shkruaj këtë informaët haptazi”, ka shkruar ai, me një gjuhë shumë zor të kuptueshme.

Insajderi ka telefonuar të apostrofuarit në këtë tekst, pasi janë lënë edhe numra të telefonit por asnjëra palë nuk ka pranuar të flasë e as të sqarojë rastin.

Por B.H, në letrën e tij, bënë thirrje që “tërë kombi shqiptar”, t’i dënojë këta persona sipas tij “të pa karakterë dhe të pamoralshëm”, që kanë poshtëruar familjen.

“I lus mbar kombin shqiptar që kta persona kush i njeh dhe kush i she me i dënue për hater të kombit shqiptar. Se lejon ndërgjegja me bo ksi budallakija, se ka boll femna dhe meshkuj jashtë familjeve me u martu, e jo sot në këtë kohë, në vitin 2016 me pas hala këso njerëz të pa shkollë dhe të mbrapambetur”, ka shkruar B.H.

Fotografia e kësaj shpallje është realizuar para dy dite dhe sipas datës ajo është vendosur aty me 5 maj 2016.
/Insajderi.com



 

Monique

Staf në FV.AL
Titulli: Martoj vajzën me djalin e vëllait

une kusheri te pare nuk di motren e vellain, se i bie me qene brezi pare....djali/vajza e halles, dajes, tezes,xhaxhait jane kusheri te pare....

u prish dynjaja thuaj....:p
 

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL
Titulli: Martoj vajzën me djalin e vëllait

Se mos jane te paret kushurinj qe martohen! Goxha mendje, ve leternjoftim per ti denuar. E per çfarë?!
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Martoj vajzën me djalin e vëllait

Neper Shqiperi te Veriut është (ka qene) qe te mos martoheshin as ne katund, por te marresh jasht katundit. Kjo per respekt si bashkefshatar te cilet konsideroheshin si te një familje. Ne një katund tjeter po, dhe me shume kujdes qe te mos perputhen as ne 6-7 brez.

Sipas Kanunit perjashtohen edhe rastet ne familje ku ke kumari, mbajtjes ne femijes ne der te kishes, deshmitar kurore, preja e flokeve, apo vllazeri pas pirjes se gjakut.

Ti thuash Lek Dukagjinit per kete martese te temes do merrte pushken ne dore ..:)
 

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL
Titulli: Martoj vajzën me djalin e vëllait

Vella e moter jane kusheri i pare?
Ku e pe vlla e motër ti?

Se unë lexova që janë martuar fëmijet e vllezërve moj?! lol
 

Monique

Staf në FV.AL
Titulli: Martoj vajzën me djalin e vëllait

aaaa dmth cun halle , goje daje??? a i gjo e etille?

ku di gjo une mi , lexova moter vlla dhe ia keputa....deri e sa breza nuk lejohet, deri ne 7 me duket???

e mire se spriten dot keta deri tek brezi i 7 , ca te bojshin lol
 

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL
Titulli: Martoj vajzën me djalin e vëllait

Ik se sje për hajr ti, veç për të ngatërruar je.

Sa ndodhin kështu,vlla-motër, kushurinj (e meri me radhë 1,2,3..) etj.

Fundja të bëjn çtë duan, nuk ka prishin punë neve, spo hanë bukën tonë!
 

Monique

Staf në FV.AL
Titulli: Martoj vajzën me djalin e vëllait

Ik se sje për hajr ti, veç për të ngatërruar je.

Sa ndodhin kështu,vlla-motër, kushurinj (e meri me radhë 1,2,3..) etj.

Fundja të bëjn çtë duan, nuk ka prishin punë neve, spo hanë bukën tonë!
jo thjesht do shtojne rracen njerezore me femije me handikap....kaq asgje me shume
 

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL
Titulli: Martoj vajzën me djalin e vëllait

jo thjesht do shtojne rracen njerezore me femije me handikap....kaq asgje me shume
Eh o Mon, po budallenjt skanë brira!!
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Martoj vajzën me djalin e vëllait

Ik se sje për hajr ti, veç për të ngatërruar je.

Sa ndodhin kështu,vlla-motër, kushurinj (e meri me radhë 1,2,3..) etj.

Fundja të bëjn çtë duan, nuk ka prishin punë neve, spo hanë bukën tonë!
Vella e moter jane brezi i pare, ne rastin konkret jane martuar brezi i dyte qe jane kusheri te pare.

para dy vellezer kane martuar femijet e tyre bashke, ku keta femije (te martuarit) mes tyre jane kusheri te pare, dhe brez i dyte.
 
Top