• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Mbi “Gralin e shenjtë” në trojet shqiptare

Lauri

Anunnak
Vendndodhja
Toscana
Mbi “Gralin e shenjtë” në trojet shqiptare dhe spekulimet pseudoprofesionale

Ka mëse dy javë që në faqet e “Vidme” shfaqet një link rrënqethës që na kujton gjendjen e mjeruar në rradhët e arkeologjisë sonë, e cila me thënë të drejtën, ka 25 vjet që është lënë në mëshirë të fatit nga çdo lloj qeverie. Në linkun https://vid.me/X0qK/kupa-e-loteve shfaqen disa njerëz të papërgjegjshëm, të cilët duke u bazuar në një hartë në gjuhën greke, zbulojnë “Kupën e Lotëve” të Shën Kozmait. Pasi e “zbulojnë”, ata fillojnë me një thikë të heqin dyllin e bletës me të cilin është mbështjellë “Kupa e Lotëve”.

اfarë tregon harta?

Harta tregon vendin ku ishte fshehur “Kupa e Lotëve”, skicën dhe inventarin e saj të shoqëruar dhe me një përshkrim të hollësishëm poshtë saj.



Shkrimi poshtë saj tregon se: “pasi gjetën kufomën e Shën Kozmait, vunë re se mungonin disa kocka nga trupi i tij, të cilat siç duket, i kishin marrë nxënësit e tij. Po ashtu mungonte dhe Kryqi me “Kupën e Lotëve”. Thuhet se studiuesi i njohur, Camilio Prashniker është ai që ka marrë kurorën që ishte bashkë me Kupën dhe Kryqin e Kupës.

Kupa dhe Kryqi janë fshehur në një vend, por Kryqi nuk është gjendur. Kjo del edhe në video e këtë më thanë dhe gjuetarë thesaresh që janë në dijeni të kësaj ngjarje. Sipas këtyre të fundit, Kupa nuk është shitur ende….e kërkojnë grekët, por ngulin këmbë që më parë t’u tregojnë vendin ku është gjetur. Kjo i shtyn gjuetarët e thesareve të mendojnë se meqenëse po këmbëngulin grekët për vendin, atëherë diçka më e madhe fshihet.

Thuhet se kjo Kupë u mor për t’u nisur në “Malin e Shenjtë” në Athos, por nga rreziku i turqve u ndalën në اorovodë dhe saktësisht në “Varrin e Murgut” (shih hartën), dhe e fshehën aty. Shkrimi tregon se “Kupa e Lotëve” është mbështjellë me “dyllë blete” dhe brenda saj gjenden tre monedha me vrimë, si një gur kozmik. Kupa ka gjatësinë 25,5 cm dhe peshon 280-300 gramë, nuk është e artë.



Po ashtu, në këtë shkrim shkruhet se “Kupa e Lotëve” i është dhuruar Shën Kozmait nga Patriarku i Stambollit, ndërsa është shkruar me një shkrim të shenjtë kuneiform (shkrim me gdhendje në formë kunjash, si shkrimet shumere). Në fund të përshkrimit ka një pjesë të prerë, e cila tregon – me ç’duket – vazhdimësinë, punën në vijimësi të këtyre “arkeologëve”.

Në anën fundore të “Kupës së Lotëve” është shkruar viti 1764 me një kryq. Ky shënim është i mëvonshëm dhe i bërë me një teknikë tjetër që nuk ka lidhje me teknikën me të cilën është ndërtuar “Kupa e Lotëve”, gjë që tregon ndërhyrjen e mëvonshme. Harta duhet të jetë punuar në vitet 1815-1817, pasi këto dy data figurojnë në shënimin mbi hartë.

Mendimi im si studiues i mbishkrimeve të vjetra, është se “Kupa e Lotëve” është një prodhim shumë i vjetër, përderisa sipër saj shkruhet me shkrimin kuneiform të shumerëve, i cili është një nga shkrimet më të vjetra të botës që daton nga 4500 para Krishtit dhe që vjen si i tillë deri në qindvjeçarët e parë para Krishtit.

Vetë shënimi në hartë e cilëson atë “të shenjtë” dhe kjo na shtyn të besojmë se kemi të bëjmë me një “Kupë” që është mbajtur si e tillë që nga kohët më të vjetra dhe është trashëguar si e tillë, dorë pas dore.

Në vendin tonë, Prof. Dr. Dhimitër Pilika dhe Prof. Dr. Moikom Zeqo, kanë sjellë dokumente për “Kupën e Shenjtë” të gdhendur në Gjirin e Gramës dhe të njohur si “Kupa e Gralit”, nga e cila pretendohet se ka pirë verë edhe Krishti.

E dhëna tjetër është edhe më domethënëse, pasi ajo vjen nga historiani anglez, Jason Godwin në librin e tij me titull “Guri i Gjarprit”, i sjellë në shqip nga Shtëpia Botuese “Saras”. Aty thuhet se “Kupën e Krishtit e mbronin shqiptarët”

Unë nuk dua të përcaktoj as njërën dhe as tjetrën si teori më të qenësishme e prevalente. Thjesht në përmbushje të kontributeve e detyrave që lidhen me punën time, dua të informoj e të debatoj lirisht me ftohtësinë e një njohësi të fushës dhe të shpresoj që të mos u lihet kaq shumë rrugë e lirë spekulantëve e pseudoarkeologëve.

Nëse kjo “kryevepër” do vendosej në Muzeun tonë Kombëtar, apo atë arkeologjik të Tiranës …shumë shpejt miliona turistë do vraponin t’a shijonin atë nga afër, pa iu shmangur sidoqoftë diskutimeve të mëtejshme profesionale për vërtetësinë e tezave të pretenduara, çka do ta nxiste edhe më shumë kërshërinë në radhët e tyre. Sidoqoftë, më parë ajo duhej “pronësuar” e trajtuar me kujdes profesional të veçantë.
/Altin Kocaqi
 

Lauri

Anunnak
Vendndodhja
Toscana
Titulli: Mbi “Gralin e shenjtë” në trojet shqiptare

Lotëve zbulohet në Skrapar. Objekti 4500 vjecar

[video=youtube;NDi-q4nGoF0]https://www.youtube.com/watch?v=NDi-q4nGoF0[/video]
 

Lauri

Anunnak
Vendndodhja
Toscana
Titulli: Mbi “Gralin e shenjtë” në trojet shqiptare

Gërmimet dhe trafiku i objekteve arkeologjike

 
Top