• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Mbi Konceptin e Ankthit

Kierkegard2-770x515.jpg

Koncepti i ankthit tek Soren Kierkegaard
Filozofi danez, Soren Kierkegaard, konsiderohet si paraendesi kryesor i filozofisë ekzistencialiste në të cilën nuk ka vend filozofia e sistemeve me traditën e tyre puro racionaliste, dhe ku ajo zëvendësohet me forcat tjera, në filozofinë e Kierkegaardit, me ankthin dhe dëshpërimin. Trajtimet filozofike të ekzistencës, ankthit dhe dëshpërimit, janë disa nga temat qendrore të filozofisë së tij, që e bëjnë Kierkegaardin njërin ndër filozofët më të mëdhenj të kohës moderne. Në filozofinë e tij idetë bazohen në përvojën e tij fetare, prandaj edhe kemi disa koncepte të huazuara nga teologjia kristiane, si ai i shpëtimit dhe i mëkatit.
Trajtimin filozofik të ankthit, Kierkegaard e shtron në veprën “Frikë dhe Drithërimë” në një mënyrë më të përgjithshme ku ankthin e inkuadron brenda koncepteve tjera të filozofisë së tij siç është “Kalorësi i Besimit” për ta trajtuar në një mënyrë më specifike në veprën tjetër “Koncepti i Ankthit”.
‘Koncepti i ankthit‘
Fillimisht duhet bërë dallimi mes dy koncepteve që shpesh keqkuptohen: Frikës dhe ankthit. Me gjithë raportin mes vete, frika dhe ankthi kanë dallime të qarta. Ankthi do të analizohet më gjatë, ndërsa definim i tij në këtë pjesë është i pjesëshëm dhe vetëm metodik. Ankthi është shqetësim nga e panjohura, ndërsa frika është akt nga një fakt ekzistues. Ankthi i takon esencës, frika ekzistencës.
Dy shtyllat në të cilat mbahet shtjellimi filozofik i ankthit janë: Liria dhe Koha. Pa këto dimensione, ankthi humb kuptimin e tij dhe shpjegimi bëhet i pamundur. Raporti i ankthit me lirinë lidhet me konceptin e mëkatit. Kierkegaard shprehet:​

Nëpërmjet mëkatit realizohet liria e cila më parë ekziston vetëm si mundësi. Me mëkatin vetëm shfaqet ndryshimi ndërmjet së mirës dhe së keqes, gjëra këto që i përkasin lirisë; megjithatë liria ndjehet menjëherë fajtorë dhe shndërrohet në jo-liri.
Pra, drama njerëzore fillon me Adamin, me mëkatin e tij origjinal përmes së cilit hyn në botë mëkatimi dhe realizohet liria. Këtu merr kuptim raporti i lirisë me ankthin. Konsideroj se është pashmangshmëria e mundësisë së zgjedhjes së njeriut dhe përgjegjësia e tij rreth kësaj zgjedhjeje e cila krijon ankthin njerëzor, në njërën nga format, si shqetesim për lirinë e tij. Ankthi është marramendja e lirisë.
Kierkegaard mendon se ankthi është gjendje shpirtërore dhe se qëndron brenda çdo njeriu dhe nuk mungon kurrë plotësisht sepse çdo njeri ka shpirt, dhe se objekti i tij është ‘asgjëja’. Por një ‘asgjë’ që në të njejtën kohë na mrekullon dhe na tremb.​
Asgjëja që është objekt i ankthit, është mundesia e shpirtit, mundësia e lirisë, mundësia e pushtetit; ku shpirti ëndërrues sheh përpara vetes mundesinë e vet. Prandaj ku mungon ankthi mungon shpirti, dhe sa më i thellë ankthi aq më i thellë është njeriu.
Në pashpirtshmëri nuk ka ankth, njeriu i vendosur si i pashpirt bëhet si një makinë që flet dhe nuk ka asgjë që ta pengojë për të mësuar një seri fjalesh politike. Ai është i lumtur, i kënaqur, dhe shumë i pashpirt për të ndjerë ankth-për të realizuar lirinë.
Shtjellimi filozofik i ankthit qëndronte edhe në dimensionin kohor, dhe para se ta shohim këtë, duhet njohur mënyrën sesi e konceptonte kohën Soren Kierkegaard, pasiqë koha në traditen filozofike është kuptuar në forma të ndryshme.
Në aspektin kohor njeriu i Kierkegaardit është një sintezë e kohës dhe e përjetësisë dhe nga këtu nxjerr konceptin “e çastit”.​
Çasti nuk është vetëm kufiri i mjegullt ndërmjet të kaluarës dhe së ardhmes; çasti është atom i përjetësisë, tek çasti takohen e përjetshmja dhe koha. Vetëm në saje të castit bëhet e mundur që koha të ndahet në të kaluarën, në të tashmen dhe të ardhmen. Në të kundërt do të kishim vetëm një zëvendësim monoton, bosh dhe të kotë.
Koha ështe rrjedhje pa fund, prandaj është e drejtë të themi me një ton qortimi se një njeri jeton vetëm në çastin, dhe kjo ndodh nëpërmjet një abstraksioni arbitrar.
Vetëm tani mund ta kuptojmë shtjellimin e ankthit në dimensionin kohor:​
Mundësia është për lirinë e ardhmja, dhe e ardhmja për kohën është mundësi. Të dyjave u përshtatën në jetën individuale, ankthi.
Pra, ankthi nuk i takon së kaluarës, edhe atëherë kur në themi se kemi ankth për një fatkeqësi të së kaluarës, ne nuk e kujtojmë për hir të së shkuarës, por se frikësohemi se mund të na përsëritet, pra jemi në ankth për të ardhmen e mundshme.
Ankthi do të ndahet në dy lloje: në atë Objektiv që i referohet natyrës së tij dhe Subjektiv qe i referohet përjetimit individual. Në aspektin objektiv, ankthi është pjesë e natyrës njerëzore si të tillë dhe se duhet përqafuar atë. Në këtë kontekst Kierkegaard thotë se kushdo që ka mësuar të jetë në ankth në mënyrën e duhur, ka mësuar një të vërtetë thelbësore.
Në aspektin subjektiv, ankthi ka të bëjë me vetëdijen njerëzore dhe rrugët e arratisjes nga ajo. Që të dyja këto janë të ndryshme ndër njerëz. Sa me i vetëdishëm njeriu aq më i madh është ankthi, ndërsa tek rruget e ikjes nga ai, Kierkegaard inkuadron konceptin e ‘dëshpërimit’- si një nga rruget më të shpeshta të shmangies së ankthit.
Sigurisht se për konceptin e ankthit brenda filozofisë së Kierkegaard mund të flitet shumë më tepër. Megjithatë, konsideroj se thelbi i këtij koncepti është shtjelluar mjaftueshëm sa për të pasur nje tablo të përgjithshme të njohjes për njerin nga filozofët më të mirë të epokës moderne, Soren Kierkegaard.​

Virtualsophists
 

Comments

Ankthi i takon esencës, frika ekzistencës. E goditur.


Çasti nuk është vetëm kufiri i mjegullt ndërmjet të kaluarës dhe së ardhmes; çasti është atom i përjetësisë, tek çasti takohen e përjetshmja dhe koha. Vetëm në saje të castit bëhet e mundur që koha të ndahet në të kaluarën, në të tashmen dhe të ardhmen. Në të kundërt do të kishim vetëm një zëvendësim monoton, bosh dhe të kotë.
ah,castet tona qe ndertojne zenxhirin e kohes dhe te jetes sone. :))
 
eh,kur them une edhe dhimbja ka `shije dhe duhet shijuar`. :))

Në aspektin objektiv, ankthi është pjesë e natyrës njerëzore si të tillë dhe se duhet përqafuar atë. Në këtë kontekst Kierkegaard thotë se kushdo që ka mësuar të jetë në ankth në mënyrën e duhur, ka mësuar një të vërtetë
 
Last edited:
Top