• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Mbyllet 2-2 supersfida e “Stemford Brixh”. Gola e spektakël në fushë

cent

...Lontano
Një اelsi për “Oskar”, por edhe një super Juve, kanë bërë që supersfida e grupit E të Champions League, të përfundojë në barazim 2-2. Në “Stemford Brixh” është luajtur një betejë mes dy ekipesh të mëdha, që ka dhuruar 90 minuta spektakolare.
2ce67fr.jpg
Në fund, ata që kanë buzëqeshur kanë qenë bardhezinjtë, të cilët e nisin në mënyrën më të mirë rikthimin e tyre në Champions. Një mbrëmje magjike ajo e skuadrës italiane, e cila në Londër nisej si jo favorite ndaj kampionëve të Evropës në fuqi. Kjo ide u përforcua akoma më shumë, kur braziliani Oskar realizoi dy gola në harkun e dy minutave, njëri më i bukur se tjetri.

E megjithatë, Juve ka gjetur forcë për të reaguar dhe për të barazuar, në një stadium ku të gjithë e kanë patur të vështirë të marrin pikë. Një grintë e jashtëzakonshme ajo e kampionëve të Anglisë, ndonëse emocionet i çuan futbollistët të bënin shpesh gabime elementare.

Një gjë e pritshme kjo, duke qenë se pjesa më e madhe e lojtarëve të Juves luanin për herë të parë në Ligën e Kampioneve. Ndeshja e “Stemford Brixh” u zhbllokua në minutën e 31-të, kur talenti brazilian Oskar, goditi nga 25 metra dhe gjuajtja e tij u devijua nga Bonuçi për të përfunduar në rrjetë. Kaluan vetëm dy minuta dhe i njëjti lojtar shënoi një gol spektakolar, ndoshta më të bukurin e mbrëmjes, me një kthesë në vend nga kufijtë e zonës. Juve u rikthye shpejt në lojë, duke shkurtuar me Arturo Vidal dhe duke rritur lojën e saj.

Në fakt, në pjesën e dytë “Zonja e Vjetër” ka qenë dominuese në fushë, por momenti deciziv ishte minuta e 80-të, kur Fabio Kualjarela, i sapofutur në fushë, shënoi me një gjuajtje të saktë brenda zonës. Juve merr kështu një pikë të artë në grupin D, ku tashmë renditet e dyta pas Shaktjorit të Donjeckut. Ukrainasit fituan 2-0 në takimin e tyre përballë Nordsjaelland, duke marrë përkohësisht kreun e grupit.



Nuk ka histori në Mynih,Bajerni mposht Valencian
Kur vjen puna te Champions League, Bajern Mynih është një histori më vete. Bavarezët janë ekspertë të këtij kompeticioni, duke mos falur asnjëherë në momentet kyçe. Ka ndodhur kështu edhe mbrëmë, kur Bajerni mposhti 2-1 Valencian në një ndeshje të dominuar prej tyre edhe pse momentet e rrezikut nuk munguan. Në pjesën e parë ishte Shvajnshtajger që zhbllokoi shifrat, ndërsa Toni Kros dyfishoi çerek ore para fundit. Në minutën e 91-të, Valdez shkurtoi për Valencian, para se Manxhukiç të humbte një penallti.

Në takimet e tjera, Mançester Junajtid ka mposhtur 1-0 Gallatasarajin, duke marrë 3 pikët e para në grupin H. Një gol i Majkëll Kerrik në minutën e shtatë ishte i mjaftueshëm që “Djajtë e Kuq” të festonin suksesin e parë pas një sezoni zhgënjyes në Champions. Në pjesën e dytë, Luis Nani humbi një penallti, duke e lënë ndeshjen të hapur deri në fund. Ndërkohë, disfatë për Lilën, e cila mposhtet 1-3 në shtëpi nga Bate Borisov, në atë që konsiderohet si rezultati më befasues i mbrëmjes. Francezët kanë zhgënjyer totalisht, duke pësuar 3 gola në pjesën e parë, ndoshta edhe për shkak të një nënvlerësimi të kundërshtarit. Fitore surprizë edhe për rumunët e Kluzh, që mundën 2-0 në transfertë Sporting Bragën. Dy gola në pjesën e parë nga Bastos, vendosën fatet e kësaj sfide. Ndërkaq, ndeshja mes Sëlltikut dhe Benfikës ka përfunduar në barazim pa gola edhe pse rastet për të shënuar nuk munguan në të dy krahët.



CHAMPIONS
Dinamo Z.-Porto 0-2
PSG-Dinamo Kiev 4-1
Montpelje-Arsenal 1-2
Olimpiakos-Shalke 1-2
Milan-Anderleht 0-0
Malaga-Zenit 3-0
Real-Man.Siti 3-2
Borusia-Ajaks 1-0
Dje
اelsi-Juventus 2-2
Shaktjor-Nordsjaelland 2-0
Bajern-Valencia 2-1
Lilë-Bate B. 1-3
Barcelona-Spartak 3-2
Sëlltik-Benfika 0-0
Braga-Kluzh 0-2
Man.UTD-Gallatasaraj 1-0

/balkanweb
 
Top