• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Mëma e latinishtes dhe greqishtes së lashtë është gjuha Shqipe

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Veshtrim sinoptik i tezes se prejardhjes

se shqiptareve nga pellazget

Per studjuesin Myzafer Xhaxhiu eshte e qarte: shqiptaret jane pasardhes te ilireve. Per te, si studjues, ngrihet pyetja, qe e shqeteson shume mjedisin akademik, se a jane pellazget nje hallke, ne zinxhirin e vijimesise ilire-shqiptare. "Mund te permendim disa gjurme te botes pellazge, qe kane lidhje me problemin e etnogjenezes se shqiptareve. Dhe keto, jo vetem ne Ballkan, por me thelle ne lindje te tij", shkruan studjuesi

Qe shqiptaret jane pasardhes te ilireve, kjo tanime eshte provuar katerciperisht nga shkenca e arkeologjise e gjuhesise dhe nga shkenca te tjera.

Mbetet, nderkohe i hapur problemi, a jane pellazget nje hallke ne zinxhirin e vijimesise ilire-shqiptare. Per kete jane shfaqur mendime qe se lashti nga autore greke e romake, per te vazhduar ne rrymen e shekujve dhe per te ardhur te studiues te ndryshem shqiptare dhe te huaj te diteve tona.

Ne shkrimet per pellazget si pararendes te ilireve dhe shqiptareve, botuar ne gazeten "Drita" dhe ne organe te tjera te shtypit, autori eshte perpjekur te qemtoje ku ka mundur, te dhena te grimcuara qe priten te hedhin sado pak drite mbi ate zbrazetire te mjegullt te botes mendore dhe shpirterore (me perjashtim te luftrave dhe piraterise) te epikes ilire, per te arritur ne kohet me te vona, ku fatmiresisht shumecka nga parailiret (t'i quajme keta pellazge) na eshte bere e njohur nga autoret antike dhe te koheve te mevona, nga gjetjet arkeologjike, nga ritet, kultet, etj., te ruajtura ne legjenda, ne kenget epike, ne simbolike, ornamentike, e madje, edhe pse e fundit, jo me pak e rendesishme, ne gjuhe.

Hapesira gjeografike e pellazgeve

Autoret greke dhe romake i shtrijne pellazget qe nga bregdeti i Azise se Vogel, ne pellgun e Egjeut, ne Krete, ne Thesali, Epir, Peloponez deri ne gadishullin italik.

Nga kane ardhur pellazget? Ka studiues qe thone se duhet te kene ardhur nga Azia Qendrore dhe jane dukur ne viset qe u permenden me siper aty nga mesi i neolitit, rreth 3500 vite para eres se re. Shkenca jone arkeologjike shenon se nga mesi i mijevjecarit IV deri rreth viteve 2600 ka ekzistuar nje qyteterim neolitik i nje popullsie qe greket e quajten me emrin "Pellazg", qe duket se kishin dicka te vecante ne pamjen fizike, ne menyren e te folurit ne "s" te zgjatur (Lissos, Issa, Larissa etj.) (Neritan Ceka, "Iliret", T 2000, f.33).

Historiani francez Fystel de Kulanzh, ne vepren e tij "Qyteti-shtet antik" 1864), duke folur per greket, romaket, hinduset e te tjere, shenon se te gjithe keta "i perkisnin te njejtes race; te paret e tyre ne nje epoke shume te larget kane pase jetuar ne Azine Qendrore. Pikerisht aty zune fill besimet dhe ritet ne keta popuj".

Edhe dijetari yne i shquar Sami Frasheri, duke folur per pellazget thote: " Duket se keta erdhen me pare se te gjithe prej mesit te Azise ne Evrope".

"Niebuhr i bente pellazget popullin me te perhapur ne Evrope, perpara se te fillonte historia e Greqise" (G.Dottin. Popuj te vjeter te Evropes. P.1916, f.129).

Mjaft studiues jane te mendimit se pellazget kane qene nje popullsi e madhe, qe ka mbuluar Azine e Vogel, Greqine, Ballkanin deri ne pellgun danubian, nje pjese te gadishullit italik etj., ku lane gjuhen e tyre dhe hyjnite, qe helenet dhe italiket i pervetesuan.

Babai i historise se Greqise, Herodoti, i quan pellazget popullsi autoktone qe ka banuar ne Greqi, perpara ardhjes ketu te heleneve. Fisi helen, sipas Herodotit, perfaqeson valen e emigranteve. Po te kemi parasysh, perhapjen e pellazgeve ne brigjet e Mesdheut, ne Ballkan, ne Azi te Vogel, ne gadishullin italik e gjetke, nga mijevjecari IV deri ne mijevjecarin II, koha kur fiset helene erdhen dhe u vendosen ne jug te Ballkanit, territori i Hellades ka qene mjaft i rrudhur, ne krahasim me hapesiren, qe zinin fiset pellazge. Sipas Skyllaksit, Hellada fillonte nga gjiri i Ambrakise e poshte. Edhe Straboni shenon se ajo nga ana perendimore dhe veriore kufizohet me fiset epirote dhe ilire, ndersa nga lindja me fiset maqedone deri ne Bizant.

Historiani i lashte grek Tuqididi, duke folur per Helladen, thote se ajo nuk ekzistonte me pare dhe se "emrin asaj ia dhane, sipas emrave te tyre, fiset e ndryshme, me teper pellazget".

Shkendijime pellazge ka edhe ne popuj te Kaukazit. Duket, te ardhur nga Azia Qendrore, kane bere ndalesa te ndryshme duke lene kudo gjurme te tyre. Studiuesi grek M.B.Saqellariu ne vepren "Popuj helene me origjine indoevropiane" shenon se pellazget kane hyre ne Maqedoni nga veriu. Nje tradite e lashte ruan kujtesen se ne Maqedoni kane banuar edhe frigjet, fis pellazg ne Azine e Vogel, ku kishte edhe fise te tjera pellazge si lidianet, karianet, likianet, trojanet. Shume hyjni te panteonit mitologjik, qe greket i moren nga pellazget (Herodoti) i gjejme edhe ne popujt e Azise se Vogel, shume me pare kolonizimit te tyre nga greket.

Ka studiues, qe i ngacmon disi termi pellazg. Bukur! Le t'i quajme pellazget protoilire, preilire, s'ka rendesi. Puna eshte te ecim ne nje rruge, qe na lejon te shtyhemi sa me thelle, ne kerkim te lashtesise se rrenjes nga e cila kemi dale!

Le ta shohim problemin me shkoqur. Eshte provuar tanime katerciperisht mbi baza shkencore se shqiptaret jane pasardhes te ilireve, te asaj popullsie te madhe te pjeses perendimore te Ballkanit, qe shtrihet nga gadishulli i Istries... etj. etj., deri ne gjirin e Ambrakise (gjiri i Artes). Sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar permenden shume emra fisesh, por emri i perbashket ilire, del vetem ne shekullim V para eres se re, i permendur nga Herodoti, I.196.

Ta pranojme se kultura ilire del ne drite aty nga epoka e bronzit te vone (2100-1200) para eres se re; del pyetja; qe nga kjo epoke deri ne shekullin V, kur lindi shteti ilir dhe formohen qytetet ilire, cka ndodhur, me se eshte mbushur kjo hapesire kohore, me poceri, me qeramike, me farketim shpatash, heshtash, hanxharesh, me disa gloza te trasheguara si sika (thika), peli (pleq), aspetos (i shpejte), apo me disa emra gjeografike e njerezore qe shpjegohen me fjalet shqipe si Dardania (dardhe), Dalmaci (dele, delme), Bardhyl (bardhe).

Per toponimin Ulqin jepet shpjegimi me fjalen ujk (Fjalori Enciklopedik Shqiptar) ne fakt duhet ulk (thuhet ne Gjirokaster), kendej dhe ulkonje. Por nuk duhet ndalur ketu. Ne greqisht lykos (likos) eshte ujku, ne serbokroatisht vuk, ne rusisht vollk, bullgarisht vellk. Kjo analogji gjuhesore eshte mbi bazen e origjines indoevropiane. Por ketu eshte fjala per lidhjen me mitin pellazg. Sipas tij Likaoni ishte biri i Pellazgut dhe i pari qe civilizoi Arkadine, nje nga banimet me te njohura te pellazgeve. Kete kujtese mitike e gjejme sot ne emrin e pervecem njeriu, Uk, ne veri te Shqiperise, madje dhe te iliret e sllavizuar ne Mal te Zi Vuk. Cka na vjen se lashti nga mitologjia pellazge: Zeus lykaeos. Te romaket kemi Luperka, emer i nje hyjnie te lashte, qe, sipas legjendes, ushqeu Romulin dhe Remin (nga fjala latine lupus, ujk).

Duke vezhguar qyteterimet e tejlashta parahistorike te popujve te ndryshem qe kane pase jetuar ne Azine Qendrore dhe pas nje shpernguljeje te madhe kane levizur ne drejtime te ndryshme drejt Evropes, Azise se Aferme, Afrikes dhe me gjere, te krijohet pershtypja se je perpara nje pluhuri nebuloz kozmik, qe duket si nje re e stermadhe me konture te papercaktuara, pas se ciles fshihen yjet qe leshojne vec nje drite agu te muget, mezi te dallueshme. Turma njerezish primitive te paleolitikut, e madje dhe me heret, u ngjizen shkalle shkalle ne fise dhe popuj ne amalgame te nje trungu te perbashket, qe me kohe leshoi degezime, nje prej te cileve duhet te jete ajo popullsi e madhe qe njihet me emrin pellazge, ne gjirin e se ciles gjelluan fise te ndryshme.

Ndarja e ketyre popujve ne grupe te vecanta gjuhesore, sipas vecorive morfologjike e fonetike eshte nje konvencion linguistik, por kjo nuk na pengon te dallojme ate c'kane te perbashket ne menyren e perceptimit fantastik te botes, mitet, kultet, ritet, zakonet, bestytnite etj., cka qene kushtezuar nga ngjashmeria ne zhvillimin e tyre lendor, shpirteror e konceptual.

Studimi i gjuhes ne zhvillimin historik te saj ka rendesi te vecante per te hedhur drite mbi shume ceshtje, qe kane lidhje me etnologjine, me stadet e zhvillimit te kultures materiale e shpirterore te nje kombi, por kjo nuk duhet te pengoje per ta pare, ta zeme, nje fjale te caktuar, te analizuar ne laboratorin linguistik, pertej ligjeve gjuhesore.

Le te marrim si shembull fjalen dru, per te cilin pellazget kishin kult, i cili si i tille ka arritur deri ne ditet tona. Sipas leksikologjise, kete fjale, si indoevropiane qe eshte, e gjejme ne disa gjuhe: ne rus. djerevo ne gr. e vjeter, drys (dushk, por dhe ne pergjithesi dru, peme), ne ser.- kroat, drvo (lexo dervo), ne fiset kelte gjejme druide, prifterinj, qe gjenin veti misterioze te disa lloje druresh.

Druri, ne menyre te vecante lisi, eshte thjesht kult i pellazgeve, qe ne, pasardhesit e tyre, e kemi trasheguar te gjalle deri ne ditet tona. Legjenda tregon se hyjnesha Dija, qe shkaktonte shiun dhe qe mund te jete dielli, e bashkuar me Apollonin, qe te dy hyjni pellazge, linden Dryopin. Alegoria, pra, eshte e qarte: shiu i bashkuar me diellin linden druret, bimesine. Nga frika e t'et, Dija e fshehu femijen ne nje lis te zgavruar. Dija lidhet me emrin e Iksionit, hero i kultit te lisit, pinjoj te te cilit mbaheshin Lapitet dhe Kentauret. Keta kane qene fise primitive malore ne veri te Greqise. "Pasardhes te ketyre racave te lashta neolitike, shkruan studiuesi Robert Grevs ne vepren "Mitet greke" (1972, v.I, f.364) jane ruajtur ne malet e Arkadise dhe ne Pind deri ne periudhen klasike, kurse gjurmet e gjuhes se tyre parahelene i gjejme ne Shqiperine e sotme". Per kete argument, mund te shkruhen faqe te tera, sic eshte bere edhe ne ndonje shkrim me pare. Po shenojme shkurt:

- Ne tempullin e Dodones pellazge ekzistonte kulti i lisit. - Dryadat, nimfat e pyjeve, Qariatidat, nimfat e arres (nga fjala shqipe qarr). Ashtu si Driadat, nimfat qe mbronin pyjet dhe pemet, kemi ne mitologjine shqiptare nimfat Jashteme.

Kulti i drurit ka qene i perhapur te pellazget dhe me gjere. Ne dramen "Vilhelm Teli" Shileri tregon se zviceranet besojne se po t'i presesh drute me late (sepate e vogel) u del gjak. Druret kane magji. "Kujtdo qe atyre u ben dem / Pas vdekjes i del dora jashte varrit".

Autore te ndryshem kumtojne se hyjnesha Artemide i dha anijes Argo per direk nje nga lisat fatthenes te Dodones pellazge ne ekspediten e argonauteve te prire nga Jasoni pellazg. Te gjitha keto dhe te tjera na shtyjne te besojme se kemi te bejme me nje nenshtrese parahelene dhe parailire, pra pellazge, cka ka rrezatuar gjere dhe eshte trasheguar e gjalle ne shume elemente te saj me prirje te dukshme per te vertetuar prejardhjen e ilireve dhe te shqiptareve nga pellazget hyjnore, sic i ka quajtur Homeri.

"Per kete substrat te tejlashte, per kete popullsi indoevropiane te Ballkanit Perendimor te epokes se eneolitit a mund te perdoret nje emer i pervecem? Termi pellazg, qe trashegojme nga burimet antike dhe qe mendojme se gjen mbeshtetjen pjeserisht nga te dhenat arkeologjike, mund te perdoret ne kuptimin konvencional, me nje permbajtje e domethenie te caktuar. Keshtu, bashkesia e gjere kulturore e kultike dhe pjeserisht etno-gjuhesore, qe u formua gjate eneolitit ne Ballkanin Perendimor, mund te quhet pellazgjike". (Muzafer Korkuti. Parailiret Iliret Arberit. T.2003, f.23).

Ky veshtrim i arkeologut M.Korkuti mendoj se eshte me mjaft interes, sepse le shteg per ta kapercyer ate hije skepticizmi, qe eshte dukur aty ketu lidhur me problemin ne fjale, vecse duhet shtuar ketu se bashkesia kulturore e kultike, qe u formua gjate eneolitit ne Ballkanin Perendimor, nuk eshte e njekohshme per te gjithe popujt. Pellazget ne kete mes kane pjesen e tyre te vecante, qe shtyhet shume me perpara eneolitit. Po hyjnite, te cilet ne epoken e thelle prehistorike nderoheshin ne formen e tyre totemike theriomorfe (ne pamjen e kafsheve ne pergjithesi te egra) si gjarpri, ujku, dhia e eger, shqiponja etj., apo sendet, dukurite natyrore si deti, qielli, toka, etj., qe u hyjnizuan dhe moren emra te pervecem, apo druri, lisi, guri, uji etj, te cilet u shnderruan ne kulte, per te ardhur me vone te hyjnite antropomorfe si Kroni, Urani, Zeusi, Hera, Atena, Dhemetra, Afrodita, Artemida, Apolloni e shume te tjere; tere ky univers fantastik mos valle u ngjiz ne kohen e bronzit? Te gjitha keto, zune fill mijera vite me pare se epoka e eneolitit, kur njeriu primitiv jetonte neper shpella. Shumecka nga ky univers i sterlashte: hyjni, kulte, rite, zakone, i kemi ruajtur dhe i kemi mbajtur gjalle ne rrjedhen e shekujve deri ne ditet tona, me shume ne viset malore, thuajse te pashkelura nga dyndje fisesh e popujsh.

Le te shohim nje fakt per te hedhur paksa drite mbi hyjni dhe heronj te njohur te lashtesise. Ne Dodonen pellazge, Zeusi Dodonas (Homeri) me Eginen lindi Ajakun ose Eakun. Nga ky bashkim lindi Peleu, i cili me hyjneshen Tetis lindi Akilin, nga Telamoni lindi Aiaksi. Kendej zuri fill fisi i Pelideve dhe i Aiakideve, te cilet kishin te shenjte kultin e lisit te Dodones, i cili me feshferimen e gjetheve te tija jepte orakujt, qe interpretoheshin nga prifterinjte te quajtur Sele. Ne Dodone heroin e luftes se Trojes, Akilin, e quajne me gjuhen e vendit aspetos, sic e quan Homeri kembeshpejte.

Eshte me interes te shenojme se emrin e Akilit e gjejme jo vetem ne Dodonen e Thesprotise iliro-epirote, por edhe me ne veri te saj, te fisi ilir i Enkeleasve. Ne shenimet e Gjon Muzakes, lene ne forme testamenti lexojme ne nje vend se ne ishullin e liqenit te Prespes ishte nje kishe, ku ndodhej trupi i Shen Arkelaut, qe, sipas perkthyesit Dhori Qiriazi, studiuesi K.Hopf e lexon "Trupi i Shen Akilit". Eshte per t'u shenuar se emri Arkela (ne gr.Ahilevs, pa r), ne formen Arqile dhe Arkile e gjejme rendom ne Shqiperi.

Odisea, para se te kthehej ne atdhe, ne Itake, pas rrenimit te Trojes, shkon ne Dodone te marre vesh nga gjethet e lisit te Zeusit se c'fat do te kishte gjate udhetimit te tij. Penelopa, gruaja e tij, i quan thesprotet dodonas "Miqte tane me bese" ("Odisea", kenga VI, vargu 524).

Nje pike referimi me rendesi, qe konvergon drejt ndricimit te problemit ne fjale, eshte ishulli i madh Kreta, e banuar qe ne periudhen e neolitit, aty nga mijevjecari IV dhe III. Ne Krete u dynd nje popullsi e ardhur nga Lindja, te cilet ndertuan nje qytet me mure qiklopike, te njohur ndryshe dhe pallazgjike, Gortynin, ne kembet e malit Ida. Vete toponimi dhe mitet flasin per pranine e pallazgeve ne Krete, para shfaqjes se heleneve ne jug te gadishullit ballkanik.

Ketu dhia Amaltea ushqeu Zeusin me qumeshtin e saj. Amaltea: nga shqipja tamel, qumesht. Tjeter element pellazg ne Krete eshte fakti se veshja e grave te Kretes se lashte eshte nje me ate te Malesise se Shkodres (Encik.greke, volumi XV, f.171, Athine, 1931). Te gjitha keto, jane argumente me shume rendesi dhe elemente qe deshmojne se Kreta u banua, qe nga epoka neolitike prej paraheleneve qe ishin vete pellazget.

Prof.E.Cabej mendon se njesia ballkanike ekziston edhe ne Lindjen e aferme, ne Siri dhe ne Palestine. Keto ndoshta mund te kene lidhje shume te vjetra (Studime gjuhesore, vell. V. f.209).

Kur vihesh te shkruash per pellazget te duket se po te sulmon nje ortak marramendes qe, duke u perplasur neper shkembinjte e koheve, dizgregohet ne mijera grimca, pas te cilave fshihet "nje mister", qe xixellon te rizbulohet per t'u salduar ne nje kohezon tanime te tronditur ne rrymen e shekujve. Te vijne ne mendje nje mori te dhenash, faktesh reale apo te hamendesuara, qe nuk eshte e lehte t'ua gjesh fillin per nje lidhje te brendshme ndermjet tyre. Nocioni "pellazg" eshte nje univers ne nje shtrirje te gjere gjeografike e kohore, i rreshqitshem dhe hipotetik, gjithsesi real dhe bindes me aq shume te dhena te natyrave te ndryshme dhe me ate informacion qe na vjen nga autoret antike dhe nga studiuesit e koheve moderne.

Jane me dhjetra, historianet e Greqise se lashte dhe te Romes, qe kumtojne se pellazget ne trevat e Ballkanit kane qene para grekeve, madje duke i lokalizuar ne vise te ndryshme te Greqise dhe me gjere ne Ballkan, ne Azi te Vogel, ne Azine Qendrore, ne gadishullin italik etj.

Mund te permendim disa gjurme te botes pellazge qe kane lidhje me problemin e etnogjenezes se shqiptareve. Dhe keto, jo vetem ne Ballkan por me thelle ne lindje te tij.

Profesor Fossati, historian i artit te Lindjes se Larget ne Universitetin e Gjenoves, me ka bere te ditur gojarisht se ka nje vazo te epokes neolitike ne Muzeun Historik Kombetar, Tirane, rreth 4000 vite para eres se re, qe eshte identike me vazot kineze. Mendova se do te jete tip vazoje e ndonje kulture te vjeter hinduse, kufitare me kulturen kineze, cka do te fliste per Hindine, si nje nga djepet e lashta te pellazgeve, ashtu sic mund te kene qene shumeret, popullsi indoevropiane, te vendosur ne Mesopotamine e Poshtme, me nje qyteterim qe vjen nga mijevjecari i katert para eres se re. Ne mitologjine e tyre gjejme kulte te perbashketa me ato tonat si ai i shqiponjes, i diellit etj. Ne krahun tjeter te bregut veriperendimor te detit Kaspik, ku kane banuar shumeret, ne bregun lindor te Kaspikut ka qene treva e emeruar Albania kaukaziane, ku kane banuar albanet (Plutarku, Lukuli 26, Pompeu 34 etj.). Sot kjo treve korrespondon me Lezgistanin, banoret e te cilit, lezginet, e quajne veten lezgijar. Eshte per t'u shenuar si karakteristike prapashtesa -ar ne analogji me gjuhen shqipe fshat - ar, kepuc-ar, kolonj-ar. Deri ne vitin 1928 gjuha lezgine shkruhej me alfabetin latin, dhjete vite me vone u kthye mbi bazen e alfabetit cirilik.

B. Terracini ne vepren e tij "Toponomastika sarde, f. 112, duke folur per shumesin e disa fjaleve qe mbarojne me -ar, sjell si shembull clan, shumesi clenar, shenon se nje dukuri e tille verehet edhe ne gjuhet kaukaziane.

Ne nje vrojtim qe ben G. Dottin ne vepren "Popujt e vjeter te Evropes, P. 1916" per fjalen oior (njeri) e cila ne shumes ben enarees (njerez) ne gjuhen e skitheve, shohim nje analogji te paster me gjuhen shqipe. Por kjo dhe te tjera te natyres gramatikore ndodhin ngaqe jane te rrenjes indoevropiane. Ndryshe eshte kur takojme toponime, etnonime, antroponime e te tjera qe na kujtojne iliro-pellazget.

Per perhapjen gjeografike te tyre takojme toponime si keto dhe shume te tjera qe flasin ne gjuhen shqipe: Dacia maluensis-Dakia malore (Mark Aureli), Dacia ripensis-Dakia me male rrypa-rrypa, te thepisura (Diokleciani). Ne Atike njihej nje komune malore me emrin Skambonidhe-vis shkembor (A. Bailly. Fjalori Greqisht (e vjeter) - Frengjisht, Paris, 1950). Ne kufirin midis Cekise dhe Polonise kemi vargmalet Karpate-shqip karpe, shkrep; malet Beskide-shqip bjeshke. Ka folur E. Cabej per keto te fundit.

Te c'epoke jane keto emertime? Problem i veshtire, por qe ngacmon. Per kete dhe te tjera duhet te merren ekipe studiuesish per t'i ardhur sa me prane te vertetes historike. Ngacmues jane etnonimet pellazge, albane, ilire, qe nderthurren dhe shfaqen ngaterrimisht ne kohe. Krahas pellazgeve verejme te flitet per albanet dhe Albania, ne Azine Qendrore, ne Kaukaz e me gjere, madje dhe per hyllet, per bardejte.

Albania ne autoret romake Plini (shek.I era e re), Taciti (shek i-II era e re) e shenojne si vis ne brigjet e detit Kaspik. Si fis ilir permenden albanet (Albanoi) per te paren here bashke me qytetin e tyre Albanopolis nga gjeografi dhe astronomi Ptoleme (shek. II-II era e re). Vlen te shenohet se fjala "Albane vjen nga gjuha latine albus, a (e, e bardhe). Prandaj shpesh takojme dhe etnonimin bardei, Bardili, Bardii.

Po ne kete hapesire gjeografike, ne mbreterine perse, njihemi me nje fare Bardii, vella i Kambyzit dhe ky babai i mbretit Kir (Falls. 3000 vitet e para).

Tani, teper larg ketij areali, gjejme nje popull me emrin Bardili, ne krahinen Tarakonense ne verilindje te Spanjes. Mos valle ka qene nje emigrim i ibereve dhe albaneve (bardhenjve, bardyleve) te Kaukazit ne kete vis te Evropes? Keto e te tjera mbeten ende per t'u hulumtuar.

Kaj Mari, gjeneral dhe burre shteti romak (shek.II para eres se re) truprojen e kishte te perbere me Bardei, skllever ilire, te njohur per trimeri (Plutarku, Lukuli).

Nje autor romak, Kapitolini, quan Bardei nje popull te Ilirise.

Tere kjo histori flet qarte per ate qe Bardejte jane Albanet, fis ilir, dhe ne nje kuptim te gjere iliret.

Duke rremuar me kujdes dhe duke qemtuar ato cka na duken me domethenese ne lidhjet e tyre te brendshme e te drejtperdrejta, mund te arrijme ne perfundime me interes ne te mire te tezes ne fjale. Sepse ka shpesh sprova per te shpjeguar nje dukuri, duke u mbeshtetur ne perputhje te rastesishme, apo ne zberthime empirike simpliste etimologjike te nje fjale. Keshtu: Sikelia (Sicilia) d.m.th. "koka e kalit", Sikani, krahine e Sicilise, dmth "si qeni"; Menela - "ment e lane"; Elena- "e lena nga mendte" e sa e sa te tjera!

Per denominativin: Pellazg, Ilir, Arber, Shqiptar do te behet fjale ne nje shkrim tjeter.


MUZAFER XHAXHIU
 
Top