• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Merkel: “Investoni në Evropën Lindore dhe të Mesme”

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio


DAVOS - Kancelaria gjermane, Angela Merkel, në kuadrin e punimeve të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit ka takuar kryeministrin britanik, David Cameron. Në bisedën mes shefave të dy vendeve, ndër më të fuqishmet në BE, është bërë fjalë për përgatitjet e samitit të BE-së për miratimin e buxhetit.

Kancelaria gjermane gjatë pjesëmarrjes së saj në forum ka kërkuar reforma të reja ekonomike në Evropë. “Aftësia konkurruese është tema qendrore për të ardhmen”, ka thënë ajo duke iu drejtuar forumit.

Ajo po ashtu me këtë rast ka kërkuar nga sipërmarrësit, që të investojnë në vendet e Evropës Lindore dhe të Mesme. Sipas Merkel, shtetet e zonave në fjalë kanë zbatuar me sukses “pa zhurmë dhe pa u vënë re” reforma të shumta. Si rezultat, klima për investime në vendet e përmendura është përmirësuar shumë.

/Shekulli Online/M.A./
 
Top