• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Merkel trondit ballkanin, Shqiptarët duhet të kenë një shtet

Screenshot_20201016-074226_Chrome.jpg

Kancelarja Gjermane, zonja Angela Merkel gjatë një takimi me gazetarët në Berlin ka folur rreth disa çështjeve në ballkanin perëndimor duke folur gjithashtu edhe për Shqipërinë e Shqiptarët që jetojnë në Ballkan.

Angela Merkel theksoi se Shqiptarët u ndanë gjatë luftërave ballkanike dhe pas luftës së parë botërore, ajo tha se Shqipëria është i vetmi shtet në botë i cili kufizohet nga të gjitha anët me bashkëkombasit e vet.

Kancelarja Gjermane deklaroi se shteti Shqiptar duhet të punojë fortë për mbrojtjen e popullit Shqiptar në çdo anë të kufirit duke mos lejuar që shtetet e tjera të përfitojnë ashtu siç po bën Turqia me shekuj, duke i mbështetur financiarisht dhe politikisht Shqiptarët në Maqedoni, Kosovë dhe Luginë.

Në fund kancelarja u shpreh se dëshira e saj është ta sheh një Shqipëri ashtu siç e ka krijuar zoti, të bashkuar dhe të fortë drejt BE-së.

E pyetur nga një gazetar Gjerman se pse Merkel po kujdeset kaq shum për Shqiptarët?

Ajo u përgjigj shkurt: Ja u kemi borxh! /Lajmenoy.info
 
Sa e vertet si lajm?
Sinqerisht nuk e di, me duket edhe mua e çuditshme ta kete thene ne kete menyre por nese eshte e vertete eshte nje lajm i mrekullueshem.
Sidoqofte burimi eshte me lart, ndersa ky eshte linku:
 
Sinqerisht nuk e di, me duket edhe mua e çuditshme ta kete thene ne kete menyre por nese eshte e vertete eshte nje lajm i mrekullueshem.
Sidoqofte burimi eshte me lart, ndersa ky eshte linku:
Perderisa nuk ka lajm ne gjuhen angleze eshte fallco.

Ose ne gjermanen. Kush e di gjuhen le ta kerkoj

Do ishte vertet nje gje e mire te thoshte keshtu oor njekohesisht eshte e pamend te flasi kaq hapur, pa perjashtuar mundesine e saj e te shprehurit ne privat.
 
Sa i vertete eshte si lajm nuk e di sepse e kerkova ne kto mediat prestigjoze dhe nuk e gjeta ama ajo qe eshte shkruar ne tekst eshte e vertete.
Tek e fundit te gjitha fuqite boterore i dine mire padrejtesite qe kane bere kunder kombit Shqiptar nder vite.

Greqia aneksoi nje cope te mire te jugut dhe sot e ksaj dite ka politika "shfarosese" ndaj Gjuhes Shqipe ne disa zona qe jane territor Shqiptar (Ne Himare e kane me siklet te folurit Shqip, sidomos ata qe kane nenshtetsi Greke dhe qe marrin bonuse(ne euro).
Ish Jugosllavia tjetersoi Maqedonine Kosoven, Malin e Zi, nga nje territor Shqiptar i ktheu ne territor Sllav duke populluar qytetet me bullgare, Serbe, etj, si e si per te asimiluar popullaten vendase Shqiptare. (Mjafton te shikojme rastin e Kryeqytetit Maqedonas, Shkupit, ku shumica derrmuese edhe sot e kesaj dite jane popullate Shqiptare).
Mire qe na ndante deti se dhe Italia do kishte ndonje cope Shqiperi sot.
 
Projekti i bashkimit te shqiptarve eshte i hershem, dhe ndoshta jo ne kto momente por ne nje 10-15 vjecar parashikoj bashkimin me Kosoven dhe ne nje periudhe 30 vjecare bashkimin me pjesen e Ilirides ne maqedoni. Ndersa Çameria eshte e humbur, ska shanse te ndodhe ndonje mrekulli aty.
 
harta e shqiperise eshte e madhe dhe ne rast te kerkimit te kufinjve te vet lufta do ishte e pashmagshme si me malin e zi si me maqedonine si me grekun.....shqiperine e shiten shqipetart vete e ne traktatin e londres.....e vetmja gje qe mund te ndodh dikur mund te jete bashkimi me kosoven ku personalisht jam kunder ktij bashkimi....
 
Projekti i bashkimit te shqiptarve eshte i hershem, dhe ndoshta jo ne kto momente por ne nje 10-15 vjecar parashikoj bashkimin me Kosoven dhe ne nje periudhe 30 vjecare bashkimin me pjesen e Ilirides ne maqedoni. Ndersa Çameria eshte e humbur, ska shanse te ndodhe ndonje mrekulli aty.
Me pëlqen optimizmi jot, por pa gjak s'të jep gjë askush. Do të thotë që Maqedonia/ Mali Zi Greqia ta falin tokën? Iluzion për mendimin tim. Nëse kërkojnë stabilitetin e Ballkanit duke i ndarë shtetet më kufinj etnik (edhe ky një iluzion) kërkojnë vetëm për një kolonizim ekonomik.
Megjithatë dua të besoj në atë që thua Tomka.
 
Bashkimin e Shqiperise me Kosoven do e pengojn shtete si Rusia dhe Kina, me voten qe kane ne Keshillin e Sigurise ne OKB. Ndersa bashkimi me pjesen perendimore te Maqedonise eshte edhe me shume problem sepse kerkon ndarjen e nje shteti.

Gjithsesi, alternativa nuk eshte fort e keqe: keto tre shtete se shpejti do kene marredhenie shume te vecanta dhe bashkepunim te shkelqyer. Maqedonia nuk funksionon pa vullnetin e shqiptareve - eshte e shkruar ne ligj.
 
Me pëlqen optimizmi jot, por pa gjak s'të jep gjë askush. Do të thotë që Maqedonia/ Mali Zi Greqia ta falin tokën? Iluzion për mendimin tim. Nëse kërkojnë stabilitetin e Ballkanit duke i ndarë shtetet më kufinj etnik (edhe ky një iluzion) kërkojnë vetëm për një kolonizim ekonomik.
Megjithatë dua të besoj në atë që thua Tomka.

Greqise si marrim dot gje, as me force as me zgjuarsi. Trojet tona ne greqi e thashe dhe me siper jane kapitull i mbyllur.
Ndersa bashkimi me Kosoven eshte me shume se nje enderr. Ndarja e Bosnjes ku Hercegovina i kalon pjesa me e madhe Serbise dhe Kroacise eshte ceshtje kohe, dhe duke u krijuar serbia madhe ku me shume mundesi i bashkohet dhe mali zi atehere Shqiperise i lind e drejta te bashkohet me Kosoven. Ndersa Maqedonia do shperbehet gradualisht. N'kto momente qe flasim jane 200 mije maqedon qe posedojne nje pashaporte bullgare, edhe gjuha e tyre eshte bullgare me diferenca shume te vogla ne dialekt si puna jone me Kosoven, edhe kultura e tyre eshte bullgare, dhe ne kte prizem duke pare "zgjerimin e serbise dhe Shqiperise" edhe bullgaria do kerkoje te zgjerohet duke marre nje pjese te maqedonise, pjesa Ilirides i kalon shqiperise dhe ndoshta serbia mund t'marri disa fshatra ne kufi me maqedonine.

Ky skenar eshte me i mundshmi pa kalu ne delir siç kerkojne disa Çamerine korfuzin dhe Janinen.
 
Angela Merkel theksoi se Shqiptarët u ndanë gjatë luftërave ballkanike dhe pas luftës së parë botërore, ajo tha se Shqipëria është i vetmi shtet në botë i cili kufizohet nga të gjitha anët me bashkëkombasit e vet.
Kasaphanet e fuqive te medha jane,duke qeras qenerit majtas djathtas me nga nje karamele.
 
Me pëlqen optimizmi jot, por pa gjak s'të jep gjë askush. Do të thotë që Maqedonia/ Mali Zi Greqia ta falin tokën? Iluzion për mendimin tim. Nëse kërkojnë stabilitetin e Ballkanit duke i ndarë shtetet më kufinj etnik (edhe ky një iluzion) kërkojnë vetëm për një kolonizim ekonomik.
Megjithatë dua të besoj në atë që thua Tomka.

Petro kur flasim per termin bashkim une mendoj se do kemi parasysh jo ndryshimin e kufijve gjeopolitik por marveshje liberalizim dhe tregti e lire mes shteteve shqipfolese :) Ska rendesi kufiri territorial ne rast se jemi nje ne politika ekonomike sociale dhe politike :)
 
Ciao Marla, kështu e mendoj edhe unë , gjë që ndodh besoj me Kosovën tashmë nëse nuk gabohem sepse nuk jam i informuar. Dmth siç nënkupton ti e ardhmja do të jetë një farë Ballkanit të bashkuar me kufij politik të njëjtë si tani por si BE ose brenda BE kur kushtet të jenë të mundshme?
 
Hey buongiorno Petro!

E ardhmja e shqiptareve eshte vullneti politik i shteteve shqipfolese ne ballkan, deshira per te mbeshtetur dhe ndihmuar njeri tjetrin me marveshjet e bashkepunimit dhe tregtise se lire. E thene ndryshe bashkejetesa brenda konventave dhe rregullave te BE apo organizmave te huaja por ama liberalizim mes vetes.

Termi i Minishengenit ballkanik qe perfshin te gjitha vendet e ballkanit pa dallim race etnie, qe ben ti pyetjen eshte tjeter gje ajo perfshin nismen e Rames Vucic Zaev por ama eshte e deshtuar ne rast se Prishtina zyrtare nuk perfshihet ne te. Pra si proces ngeci sepse nuk ju intereson as EU dhe as USA, prishen ekuilibra diplomatike.

Gjithesesi bota po perjeton globalizmin qe do te thote heqje kufijsh levizje e lire tani qe dhe jeta jone ndryshoi me pandemine cdo gje po behet online se di nuk di a mund te parashikohet ne kushtet e nje rendi te ri boteror.

Fundjave te bukur! :)
 
Private conversations
Help Users
    Top