Mësime jete nga Shtëpia e të Moshuarve..

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Jorida Pasku

Kur shkel në Shtëpinë e të Moshuarve, një ndërtesë dykatëshe ne zemër të një grupi pallatesh të vjetra dhe të reja në lagjen “Ali Demi”, me dhoma të ndara dyshe dhe treshe, të shtruara me pllaka, ambiente të ngrohura me kaldaja, të mobiluara thjesht dhe të pajisuara me televizorë, frigoriferë, bibliotekë e verandë, largohen të gjitha ato përfytyrime për azilin si një strehë e harruar dhe e vetmuar.

azili-pleqve-tirane-nazja-300x297.jpg


Javën e kaluar të gjithë të moshuarit ishin të tronditur nga ikja e papritur e Nexhmedinit, mbretit, që u fik ashtu befas duke ngrënë bukë. Me gojën e tij kërkoi ta çonin të prehej në Burgajet ku jetoi gjithë jetën.
Në fillim të ndrojtur, të prekur, u duk se të gjithë të moshuarit u çliruan kur drejtori Resul Domi u tha: “Kaq është jeta” dhe pas tij të gjithë njëzëri:
“Kaq është, kaq”.
Në dhomën e bibliotekës dëgjoje të tjerë që ziheshin mes tyre:
“Unë thashë që do të vdisja vetë. Jam më i madh se ai. Po shpëtova siç duket”.
I përgjigjej tjetri, më tinzari i grupit që nuk e hiqte nga buza një cigare të hollë: “Mos më shkatërro nervat. Të gjithë ashtu do ikim”.
Qendra e të Moshuarëve, e vetmja rezidenciale shtetëtore në Tiranë, ku punohet 24 orë, ka një histori të gjatë. Për herë të parë është hapur në vitin 1969, në vendin ku ndodhet sot Kryegjyshata, me dy ambiente të bollshme ku jetonin bashkë burra e gra. Në vitet ‘90 objekti iu kthye pronarëve. Godina e lagjes “Ali Demi” ka qenë çerdhe dikur. Të moshuarit u vendosën aty rreth vitit 1992 dhe nuk kanë lëvizur qysh atëherë. Janë bërë ndërhyrje në qendër, janë marrë apartamentet dhe shtëpitë e banimit rreth e rrotull e janë ndërtuar 6 dhoma dyshe dhe 6 treshe. Në to jetojnë 30 të moshuar. Në vitin 2008 qendrës iu bë rikonstruksion i plotë. Drejtori Resul Domi, që e kishte vitin e parë të punës, mori vendimin që edhe femrat të pranoheshin në qendër, për “ta zbutur” edhe pak klimën në një ambient vetëm me burra.

Kostoja e jetesës së një të moshuari shkon te 40-50.000 lekë. Deri 5 vite më parë ata linin në qendër 80 përqind të pensionit, kurse vitin e kaluar kjo shifër u ul, shkoi në 40 përqind, pritet të shkojë 20. Pjesën tjetër secili e mban vetë. Qendra financohet nga Ministria e Punës, اështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe donacionet. Veç kompanive kryesore celulare, donatocione vijnë edhe nga komunitetet fetare, shkollat, shoqëria civile. Të moshuarit nuk ankohen për financat.
Halil Ram Islamukaj i ardhur para 1 viti nga Luzha e Tropojës tregon: “Jetojmë mbi normalen, çdo dhomë ka televizor, frigorifer, dollap, krevat. Kujdestaret i kemi afër sa herë kemi nevojë. Na respektojnë”. Pensioni i Halilit është 13.400 lekë në muaj, nga këto i mbahen 5400 lekë. 74-vjeçari e harxhon 8000 lekëshin për cigare, kafe që i pi me shokët te Ushtari i Panjohur, vendi që i pëlqen të vizitojë më shpesh.

Në projektet e afërta të qendrës është zgjerimi i ambientit me tjetër hapësirë, për të rritur në 20-30 numrin e të moshuarëve që pranohen aty. “Po përpiqemi të hartojmë politika me Ministrinë e Punës dhe Shërbimin Social Shtetëror që të na gjejnë të përgatitur për përballimin e prurjeve. Ka shumë kërkesa për shkak të migrimit të brendshëm”, shpjegon drejtori Domi.
Buxheti i këtij viti është 7.5 milionë lekësh. Kurse vitin tjetër buxheti pritet të rritet 30 milionë, me qëllim shtimin e ambienteve. Me rritjen e numrit të të moshuarve, natyrshëm shtohen edhe problemet, që nga zënkat e vogla mes njeri-tjetrit deri te problemet instititucion-i afërm. Rritja e hapësirës kërkon edhe kapacitete njerëzore. Sot punojnë 13 psikologë, punonjës socialë, infermiere, kuzhiniere. Problem ngelet bashkëjetesa e të moshuarëve me shokët e tyre që vuajnë nga sëmundjet mendore dhe jo rrallë janë burim konfliktesh.
Domi i përgjigjet po me pyetje zgjidhjes së problemit: “Ku t’i çojmë? Kush i mban?”

Tri jetët e Halilit

Halil Ram Islamukaj, i ardhur para 1 viti në Shtëpisë e të Moshuarëve, ka jetuar 73 vite në fshatin Luzhë të Bajram Currit, që nuk mbahet vetëm për klimën e mirë, ujin e freskët dhe tokën e pasur, por gëzon emër të mirë edhe si vendi i Rexhep Tarçuki Balës (Dervish Luzhës) që i ka dhënë emrin fshatit. Këtë njeri të mirë, sipas Halilit, “nuk mundi ta hidhte poshtë as sistemi komunist”. اdo ditë në tyrbe e vizitonin fshatarët e tij, njerëz të ardhur nga skaje të ndryshme të Shqipërisë dhe të huajt.

azili-pleqve-tirane-Halili-275x300.jpg


Halili ka bërë për vite punën e elektriçistit dhe të berberit, sa herë që duhet të zhvendosej në qytet kur nuk kishte vende të lira për elektriçist. Ka bërë vetëm 7 klasë shkollë. “Ashtu ishte koha atëherë. Shkonin në shkollë të tjerë njerëz, një pakicë”. Punën e elektriçistit e ka mësuar para të fillonte elektrifikimi i vendit, në një kurs në qytetin e Bajram Currit. Nga përvoja i këshillon të rinjve “të mos i ndahen shkollës. Të paktën ta bëjnë një kurs, ta kenë një zanat që të hanë bukë”.

Jeta i shkoi fjollë Halilit deri para martese. Andrrallat do vinin më tej, me martesën e parë, të dytën, të tretën dhe të fundit. Për herë të parë u martua në 69-ën. Edhe ai si Luljeta rrëfen se vuajtjet që kaloi “i kanë djegur memorien. Edhe po të kishte pas mendt e gjithë botës, do i ishin shly”.

Me gruan e parë kishte “divergjenca” dhe martesa përfundoi shpejt. Nga kjo martesë lindi një fëmijë që e pa dritën vetëm 2-3 muaj. Halili sot 74 vjeç nuk është i sigurt nëse djali nuk jeton më, por e vërteta iku bashkë me gruan së cilës ai i mori jetën. Nuk dëshiron të flasë gjatë për problemet që i ndanin bashkëshortët.
Ai nuk ra dakord kurrë me “emancipimin e gruas, që sistemi komunist e ngriti aq lart” dhe “presioni ishte i tillë atëherë që nuk të linte të jetoje një ditë rehat”. ثshtë i mendimit se kryefamiljari duhet të respektohet me patjetër, ashtu siç ai duhet të respektojë të drejtat e anëtarëve të tjerë.

Pas ngjarjes së rëndë u deshën vite që të gjente qetësi me veten. Në gjendje të kthjellët pohon se nuk do ta bëntë kurrë, por në tensionin e asaj dite arsyeja ishte arratisur kushedi se për ku.

Paskëtaj u fut në burg për 14 vite pa 23 ditë dhe u fut në punë të rënda në minierën e Bulqizës dhe Batër të Martaneshit. I izoluar ka jetuar një farë kohe edhe në burgun e Sarandës.

Pas burgut u martua sërish. Martesa e dytë erdhi në vitin 1984, zgjati një vit e ca. Fëmijë nuk bëri se e kuptoi sërish që mungonte komunikimi në çift. Deri në martesën e tretë do kalonin edhe 5-6 vjet.
Halili e pyet gruan e tretë, Xhevahiren, të vetmes që i thotë emrin: “ا’shpresë ke në mue?” e ajo i pergjigjet: “Jam e sigurt, që të paktën ti i çmendur nuk je. Të pranoj ty se kur do të më lutësh m’gjen n’rrugë. Unë nuk dal jashtë rruge”.

Nusja nga Shipshani e mbajti premtimin për 20 vjet. Më 15 korrik të vitit ‘90 Halili e futi në shtëpinë e re, njëkatëshe, me tre dhoma, me ballkon model elbasani, solet monolite të mbuluar me tjegulla. Ishte shtëpia që bëri për të jetuar me Xhevahire Azem Nezirin dhe “me vdekë me të”. Më 13 prill, pas një viti martuar, Halili dhe Xhevahirja u bënë me djalë. Pak kohë pas lindjes ai u sëmur rëndë. Një rrugë e gjatë mundimi për shërimin e të birit Luzhë-Bajram Curr. Arriti ta kthejë shëndoshë. Tani djali është 20 vjeç. Vazhdon studimet e larta, por babanë nuk e sheh asnjëherë.

Halili u nda edhe me të tretën grua. I mban mëri vetëm se gruaja nuk i besoi sekretin e largimit të djalit nga shtëpia për në Tiranë. Kurse për të birin i vjen keq që zgjodhi të mos komunikonte me të. I kishte siguruar të gjitha kushtet që siç u duk atij nuk i mjaftonin, “u rrit me çokollata, çdo ditë ka hangër mish ky njeri, në jetën e tij punue nuk ka, një dhomë e ka pasur në dispozicion, në dhomë kurrë nuk i jam fut, as një natë me nënën e tij për 19 vjet e tri muj nuk kam fjetë, veç ata në nji dhomë ”. Të emën ia ka dashur shumë. Tani i mohohet edhe e vërteta e ngjarjes, largimit të tij nga shtëpia. Kjo që njohim është e vërteta e Halilit.

Po a bluan ndonjëherë me vete pyetje Halil Islamukaj i mbyllur në dhomën e Shtëpisë së të Moshuareve:
اdo kishte ndodhur vite më parë ta linte gjakun t’i ftohej? Sikur t’i kishte matur më tepër vendimet e befta që ka marrë, a do bëntë jetën që do donte, të pleqërohej me Xhevahiren dhe të shikonte pasardhësin t’i rritej e t’i shkollohej?
ثshtë penduar që ka dashur tepër. Gjëja më me vlerë që i ka mësuar jeta është: “Njeriu paska nevojë që të vuj nji fije, të përballet me jetën, me vështirësitë, të di çfarë është mungesa, të di se nga se vjen e mira. Ai fëmijë që merr pjesë qysh i vogël në punët e shtëpisë, ai bëhet i aftë. Të tjerët mendoj se kanë për të çalue gjithë jetën”.

Kur jeta të kthen krahët

Luljeta Karaudhi e la Gjirokastrën për Tiranën në vitin 1954, pas 18 vjet jete në lagjen “Cfak”, që shihte nga kalaja.
Vendi i lindjes e fut në kujtime. Nuk shkon shpesh atje, jeta e vështirë i fiku shpresën për të takuar të motrën që jeton ende, për të kujtuar vitet e bukura që nuk i fshihen asnjëherë nga kujtesa. Vetëm një herë e pa Gjirokastrën e saj nga iku 18 vjeçe dhe u kthye me thinja, atëherë kur nuk e kishte as një shtëpi të vetën në Tiranë, por shtynte ditët në Shtëpinë e të Moshuarëve, e pamësuar me jetën e azilantit.
Atëherë e gjezdisi cep e më cep. Shkoi edhe te Zenepja, e motra që nuk gëzonte shëndetin e mëparshëm, vuajtjet kishin lënë vraja në portretin e saj. Kur erdhi nga Gjirokastra Luljeta u sëmur nga mallëngjimi.

azili-pleqve-tirane-Luljeta-267x300.jpg


Afro 60 vjet më parë la njërëzit e saj atje, për të bërë një jetë tejet të vetmuar në Tiranë pas martesës. “Babanë nuk e kam njohur. E la nënën vetëm me 5 jetimë”, i hyn një rrëfimi të trishtë gruaja te të 75-at, e ulur në karriget prej kashte në verandën e Shtëpisë së Moshuarëve. Pikëllimi i lexohet në zgravrat e nxira të syve, në duart që dridhen dhe trupin që nuk i bindet të zot.
I ati iku nga jeta pa e njohur Luljeta 6 muajshe. Në krah pati vetëm nënën që nuk u bashkua kurrë me një burrë. Fati i keq i kishte prirë udhën Feties, e rritur edhe ajo pa baba, në Gjirokastrën fanatike.
Fetia “shkroi” 9 vjeçe te i shoqi.

Gruaja e Kallaurëve, që më vonë do bëhej vjehrra e saj, e zgjodhi mes vajzave të njoma dhe vendosi ta rriste në shtëpinë e vet. Kur kapi moshën e martesës ia dha të birit. Edhe pse në fukarrallëk, Rahmi dhe Fetie Karaudhi i dhanë të paktën gjimnazin bijve. Luljeta u shkollua te “Koto Hoxhi”.
Më tej nuk ka edhe aq për t’u shënuar. Erdhi në Tiranë pas një martese pa dashuri me burrin që i dhanë të tjerët. “Më mirë ashtu si jemi martuar neve, me shkuesi. E njohin më mirë të tjerët atë burrë, ndërsa po të martohesha me dashuri do e njihja vetëm unë”. Brenga dhe vuajtjet që nuk e lanë të merrte një herë frymë, i kanë fshirë shumë data, vite që bëjnë çudi që kujtesa nuk ka mundur t’i ruajë, datën e martesës, të lindjes së vajzës…

Ai ishte 25 vjeç kur u martuan, ajo 18 dhe jetuan në një shtëpi te “21 dhjetori”. Ajo punonte arkëtare në gastronomet e Tiranës, ai ushtarak, gruaja merrte 3900 lekë në muaj, ai 4700.

“Me gjithë këtë fukarrallëk që kisha, manovroja. Se ishim mësuar në shtëpinë në Gjirokastër, ku ishim të kursyer. Si mund ta mbaje frymën gjallë ndryshe me rrogë shumë të vogël?”, pyet Luljeta që i shërbeu nënës deri në ditët kur ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare.
Te “21 dhjetori” familjarisht flinin nëpër mindere. Aty erdhi në jetë fëmija e vetme e çiftit, Vjollca, një bjonde e bukur e shëndetshme. Luljeta nuk mundi ta gëzojë fëmijën për një kohë të gjatë. Një paradite tek luante me fëmijë të tjerë në kalldrëmet e Gjirokastrës kur kishte shkuar për pushime, u rrëzua dhe u sëmur rëndë pa shërim. Paralizë në krejt trupin dhe fytyrën, as nuk mund të hante, të pinte, të flinte. Kështu jetoi për 10 vjet. E mbante frymën gjallë vetëm nëpërmjet sondës që çonte çdo ditë ushqimin në stomak.
Trupi i mpakej dita ditës në shtratin që nuk e la për asnjë ditë. Karriget me rrota ishin luks për kohën. Rrëfimin e ndërpresin lotët që i mblidhen në grykë dhe gruaja ndez një cigare si për t’u harruar në tymin e saj. Teksa Vjollca tretej, nëna filloi të mësohej me vdekjen, “ta shihte atë në sy”. Vite më vonë, do provonte t’i jepte fund jetës por fqinja e gjeti në kohë.

“Nuk më vjen turp të tregoj që kam mbledhur bukë nëpër kazanë”, tregon pa harruar t’i jetë mirënjohëse fqinjëve që e ndihmuan. Të afërmit nuk kishin ndonjë farë ekonomie.

Në këtë kohë tronditjeje, Vjollca largohet nga jeta, nëna e Luljetës po ashtu. Gruaja mëson edhe që nuk mund të sillte në jetë më tjetër fëmijë.
Burri u mbyll në azile, ajo nuk e mendonte kurrë këtë si zgjidhje. Mendoi të shiste shtëpinë dhe të jetonte në garsoniere. Lekët që tepruan i çoi te “Populli”, një nga dhjëtëra fajdet që lulëzuan në vitin ‘97 dhe lanë në gjendjen e Luljetës me qindra familje shqiptare.
Të vetmen rrugë shpëtimi e gjeti fqinja, që i liroi bodrumin e shtëpisë së saj, ku do të jetonte (nëse kjo mund të quhet jetë) mes mizerjes dhe lagështisë që përpinte katet e ulëta të pallateve.
Te “Shtëpia e të Moshuarëve” shkoi vite më vonë. ثshtë e para grua që vuri këmbë aty sepse deri atëherë nuk lejoheshin. E gjeti në kohën më të mirë të saj, në rinovim e sipër, një godinë që më vonë u bë një qendër e ngrohtë dhe mikpritëse. Me zor pranoi që të jetonte aty.

Në vajtje-ardhjet nga shtëpia bodrum e “21 dhjetorit” deri në institucionet ku duhej të bënte dokumentat për t’u futur në azil, e lodhur së tepërmi, e dobësuar sa s’ka më u mbyll në dhomë dhe vendosi t’i jepte fund mundimit.

U gjend sërish dikush që do t’i zgjaste dorën. Fqinja e gjeti në kohë.

A ka përfituar ndonjëherë ndihmë sociale?
“Asgjë fare. Nuk dija ku ta kërkoja. Doja të kërkoja, por nuk dija ku”, shpjegon ajo.
Ushqehet me 12.000 lekë në muaj. Një dorë ia jep edhe i shoqi, që jeton po aty por në dhoma të ndara. Kushtet e mira në shtëpinë ku e bën jetën tani e bëjnë të ndihet më mirë, por “shpirti është plagë akoma”. Atëherë e filloi cigaren, e para “iu duk mjaltë” dhe sot pi dy paketa në ditë. Edhe pse jeta në shtëpinë e re është si nata me ditën me atë të mëparshmen, përkujdesja e punonjëseve sociale nuk mungon, e kanë ndihmuar edhe nga ana shpirtërore, i mungon ajo lloj dashurie që e njohu fare pak me vajzën afër. Pensionin dikur e mbante përgjysmë, pjesa tjetër i shkonte azilit, kurse tani “60 përqind e mbajnë vetë, 40 përqind e mban shteti. Ilaçet i marr nga më të mirat, te doktori shkojmë kur të duam, e kemi afër”, tregon e lehtësuar 75 vjeçarja.

Një herë në muaj organizohen aktivitete edhe jashtë azilit. Kanë shkuar në Kukës, Krujë, u festohen edhe datëlindjet. Luljeta ka frikë se ndonjëherë i mërzit shokët dhe shoqet po t’u zbrazë shpirtin. Nuk do t’i rëndojë.
Mikja e saj më e mirë është nënë Nazja, 85 vjeçe, e ardhur para 2 muajsh “që shkon shumë mirë me Luljetën. Edhe motër ta kishte nuk do shkonte kaq. Kur sëmurem çfarë nuk bën për mua. Ngrihet natën, më mbulon, më pushton, më fërkon me raki, gdhihet tërë natën në fund të këmbëve”, tregon Nazja. I biri e solli në azil nga halli. Burri u largua nga jeta para 9 vitesh pas një aksidenti me makinë. Nga 10 fëmijët tani i kanë mbetur vetëm 5. Vijnë e takojnë hera herës.

اfarë bën në një ditë të zakonshme Nazja me Lulin?
اdo mëngjes ngrihen të dyja, hanë, pinë ilaçet, shohin telenovela, dëgjojnë “Këngët e Shekullit”, kurse për librat nuk kanë durim.
Nata tani në dimër është më e vështirë. Ka më shumë kohë për të munduar e munduar, kujtuar, brengosur.
 

Quku

Marakli Krapit
Pe: Mësime jete nga Shtëpia e të Moshuarve..

love qa pergjigjesh pret me gjith kete tem qe ke vu ktu
 

Love

βeℓℓe â๓e
Pe: Mësime jete nga Shtëpia e të Moshuarve..

E ne fakt nuk ka asgje per te thene..
Ke te drejte, jeta e moshes se thyer shqiptare eshte "parajse".. ; )
 

Quku

Marakli Krapit
Pe: Mësime jete nga Shtëpia e të Moshuarve..

Ta them une qe eshte parajs te shikosh ne europ si perfundojn me disa femij edhe perfundojn rrugash,gje qe ne shqiperi eshte shum e veshtir te ndodh.
 
Top