• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Milani rikthehet i madh, mposht Zenitin në Rusi

cent

Banned

RUSI - Milani ka lënë pas fantazmat e ndeshjeve të fundit, duke fituar 3-2 në Rusi ndaj Zenitit dhe duke treguar shenja “jete” pas një krize të zgjatur këtë sezon. Kuqezinjtë kanë treguar sërish momente të dobta, por karakteri dhe zemra që shpalosën në fushë futbollistët e Alegrit, të bën të besosh se kjo skuadër nuk është totalisht pa të ardhme. Milani ka realizuar dy herë që në startin e takimit, në fillim me një goditje të Urbi Emanuelson, që u devijua nga muri dhe më pas me El Sharauin.

Pikërisht ky i fundit ka qenë edhe heroi kuqezi, duke shënuar një gol të mrekullueshëm, pasi shmangu tre kundërshtarë. Por, përpos avantazhit të dyfishtë, asgjë nuk ka qenë e lehtë për ekipin italian. Në fundin e pjesës së parë, braziliani Hulk shkurtoi diferencën me një goditje potente në zonë, duke rindezur shpresat e skuadrës së Spaletit. Në startin e pjesës së dytë ishte Shirokov që barazoi me një gjuajtje me kokë, pas një goditjeje këndi. Zeniti pati disa minuta të mira, por Milani mori shpejt situatën nën kontroll, duke shënuar edhe golin e tretë, që ishte një autogol i Cuboçan.

“Janë gazetat që thonë se jemi në krizë, por nuk është e vërtetë dhe kjo ndeshje hedh poshtë gjithçka, - deklaroi trajneri i Milanit Masimiliano Alegri. - Na ne-vojitej të arrinim një fitore në Rusi. Zeniti megjithatë duhet respektuar për atë që dha në fushë. Pas barazimit të tyre mund edhe ta kishim pësuar, por lojtarët ishin të zotët që rezistuan. Jemi në një grup të vështirë, ku mendoj se gjithçka do të zgjidhet në ndeshjet e fundit”, tha ai.

/er.nu
 

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL
Titulli: Milani rikthehet i madh, mposht Zenitin në Rusi

Shyqyre qe fituam njehere thuaj dhe kjo fitore shume e vuajtur ishte!
 
Top