• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Miqësia e Vërtetë

WxP

Grupi
Një mik i thjeshtë prezantohet kur të merr në telefon.
Një mik i vërtetë nuk ka përse ta bëjë këtë.

Një mik i thjeshtë e hap një bisedë duke folur për jetën e tij.
Një mik i vërtetë thotë: “ا’të reja kemi nga ty?”

Një mik i thjeshtë mendon që problemet për të cilat ti ankohesh janë të tanishmet.
Një mik i vërtetë thotë: “Ti ke qënë duke u ankuar për të njëjtën gjë për 4 vjet. Lëviz nga vendi ëshë koha për të bërë diçka për këtë.”
Një mik i thjeshtë nuk të ka parë asnjë herë duke qarë.
Një mik i vërtetë i ka shpatullat ende të lagura nga lotët e tu.


Një mik i thjeshtë nuk i di emrat e prindërve të tu.

Një mik i vërtetë ka numrat e tyre të telefonit në celularin e tij.

Një mik i thjeshtë nuk do që ta marrësh në telefon kur ai është në gjumë.
Një mik i vërtetë të pyet përse u mendove aq shumë për të telefonuar.


Një mik i thjeshtë kërkon që të flasë për problemet e tua.

Një mik i vërtetë kërkon të të ndihmojë ty me problemet e tua.

Një mik i thjeshtë është vetëm kurioz për historitë e tua romantike.
Një mik i vërtetë di edhe lëndimet e tua nga këto histori.


Një mik i thjeshtë kur të vjen për vizitë sillet si mysafir.
Një mik i vërtetë hap frigoriferin tënd dhe i shërben vetes.

Një mik i thjeshtë mendon që miqësia juaj ka marrë fund pasi keni pasur një konflikt.
Një mik i vërtetë mendon që nuk mund të quhet miqësi derisa të jeni përballur me një konflikt.

Një mik i thjeshtë pret që ti të jesh gjithmonë gati për atë.
Një mik i vërtetë pret që të jetë gjithmonë gati për ty.
 

Yellow Redhead

angels walk among us
Titulli: Miqësia e Vërtetë

shume te verteta

Miqte e vertete nuk jane njerez me te cilet ben ndonje shaka dhe hedh ndonje gote, miqte e vertet ske nevoje ti shohesh, vetem e di qe jane gati kur te nevojiten. (marre nga libri Lace i Shirley Conran)
 
Top