• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Moderatorja e kanalit muzikor MTV Kristiane Backer konvertohet ne Islam

Taulanti

Anëtar i ri
Intervistë me ish moderatoren e kanalit muzikor MTV Kristiane Backer





E martë, tetor 30, 2007 Intervistë me ish moderatoren e kanalit muzikor MTV





Kristiane Backer është një prezantuese evropiane. Ajo flet rrjedhshëm gjermanisht dhe anglisht dhe zotëron edhe frëngjishten. Ajo jeton në Mbretërinë e Bashkuar.
E njohur më shumë në Evropë si prezantuese në MTV Europe, Kristiane Backer ka punuar në shfaqje të ndryshme si COCA COLA REPORT, EUROPEAN TOP 20 dhe MTV AT THE MOVIES. Ajo a qenë prezantuese e The Ticket for NBC Europe, ka mbuluar dasmën e Princit të Uellsit dhe Kamila për televizionin ZDF dhe ka fituar çmime për shfaqjet e saj televizive në Gjermani. Kristiane Backer është nderuar me çmimin Golden Camera dhe me dy çmime Golden Otto. Ajo ka marrë pjesë dhe ka organizuar edhe aktivitete bamirësie, si Learning for Life, me qëllimin e mbledhjes së fondeve për shkollat në Afganistan etj..
Kristiane Backer është konvertuar në Islam në vitin 1995. ثshtë e martuar me gazetarin televiziv Rashid Xhafar. Kristiane ka pasur fatin të bëjë umren dhe haxhin dhe tani po shkruan një libër për këtë udhëtim të veçantë të sajin.


Unë i bëra asaj disa pyetje:





1. N.B) Ju lutem, na e përmblidhni pak jetën tuaj përpara Islamit.




K.B. Xhahiliet, në industrinë e zbavitjes.





2. N.B) Cili është formimi juaj arsimor dhe profesional?

K.B. Gazetare televizive, prezantuese televizive dhe tani edhe homeopate.





3. N.B) Kur dhe si e nisët udhëtimin tuaj drejt Islamit?


K.B. Në vitin 1992, takova disa miq muslimanë dhe nisa të udhëtoja në vende muslimane. Mënyra e jetesës dhe sjellja islame më la mbresa të thella. Por ishin librat që lexova ata që më bindën.





4. N.B) Cilat ishin ndjenjat tuaja pasi deklaruat se ishit muslimane?


K.B. Jo shumë ndryshe nga më parë, sepse procesi i transformimit kishte nisur vite më herët, por në atë moment isha e prirë të thellohesha në kryerjen e adhurimeve, si për shembull namazi, agjërimi, etj..





5. N.B) Cili qe reagimi i familjes suaj, i miqve dhe i stafit të MTV-së?


K.B. Respekt dhe përkrahje, por edhe mungesë të kuptuari, duke qenë se imazhi i Islamit është kaq i keq në media.





6. N.B)Cilat janë ndjenjat tuaja spontane kur vështroni shoqërinë muslimane?


K.B. Të ndryshme... Ka shumë shembuj të njerëzve të devotshëm me sjellje shembullore, e cila mishëron cilësitë e të Dërguarit alejhi selam. Do të doja që çdokush të kthehej në origjinën e Islamit dhe ta praktikonte atë ashtu siç na kërkohet...





7. N.B) A keni takuar ndonjë muzikant të njohur që është konvertuar në Islam?


K.B. Po. Por në fund të fundit, ky është një komunitet i vogël.





8 .N.B) اfarë ju ka dhënë Islami?


K.B. Një rrugë drejt parajsës.





9 .N.B) اfarë problemesh shpirtërore ose jetike keni tejkaluar që prej konvertimit tuaj në Islami e më tej?


K.B. Probleme personale. Kjo është një përpjekje për të qenë pjesëtare e një besimi fetar pakicë në një shoqëri dhe në të njëjtën kohë, si muslimane e re, të jem pjesë e një pakice të rëndësishme brenda atij komuniteti.





10. N.B) A i shtyp Islami gratë?


K.B. Aspak! Janë burrat ata që shtypin gratë!





11. N.B) Ju keni bërë haxhin dhe umren, cilat ishin mbresat tuaja më të veçanta?


K.B. Uniteti dhe barazia para Zotit pa marrë parasysh racën, kulturën, gjininë ose statusin e njeriut.





12. N.B) Si e shihni situatën e muslimanëve në Evropë?


K.B. Islami evropian është në evoluim. Një numër gjithnjë e më i madh muslimanësh do të jenë pjesë integrale e shoqërisë evropiane. Tani jemi ende në hapat e parë. Ne po përballemi me një larmi të madhe njerëzish; kemi muslimanët e Lindjes nga të gjitha kulturat, të cilët u vendosën në Evropë, shpesh me një bagazh të pasur kulturor, pastaj janë brezi i dytë dhe i tretë i muslimanëve të lindur e të arsimuar në Evropë, por ndonjëherë të ndrydhur midis kulturës së paraardhësve të tyre dhe kulturës së tyre dhe së treti janë evropianët e konvertuar në Islam, të cilët përpiqen të gjejnë identitetin e tyre si muslimanë evropianë.
Ne duhet të fokusohemi në emërtuesit tanë të përbashkët dhe të punojmë së bashku për të arritur një komunitet islam të shëndetshëm, vibrant dhe të orientuar drejt besimit tonë. Këtu hyjnë edhe ekspertët ligjorë islamë, të cilët do të interpretojnë ligjet dhe do të nxjerrin norma e rregulla që i përshtaten situatës sonë unike si dhe imamët evropianë që flasin gjuhët e Evropës, imamë të cilët mund të merren më së miri me nevojat e muslimanëve evropianë dhe mund të marrin masa kundër elementëve ekstremistë. Në të njëjtën kohë, muslimanët duhet të gjejnë vendin që u takon në shoqërinë evropiane si qytetarë të mirë e zbatues të ligjeve, por gjithmonë si besimtarë të vërtetë islamë.


Intervistoi: Naim Berisha
 
Last edited by a moderator:

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Moderatorja e kanalit muzikor MTV Kristiane Backer konvertohet ne Islam

Kjo ka kohe qe është konvertuar vella ! Tema duhet te mbyllet per kete arsye ne njeren ane, dhe ne anen tjeter per shkak te rregullores (Lexoje ne detaje). Shpresoj t'mos keqkuptohemi :)
 

alfonci

Veri investigatio
Titulli: Moderatorja e kanalit muzikor MTV Kristiane Backer konvertohet ne Islam

Lajm i fundit, qe nga 2007-ta...

C'fare u be me te tjeret qe punojne tek MTV???
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Moderatorja e kanalit muzikor MTV Kristiane Backer konvertohet ne Islam

Per ata te tjeret ke info ne webin e mtv alfonc !
 

alfonci

Veri investigatio
Titulli: Moderatorja e kanalit muzikor MTV Kristiane Backer konvertohet ne Islam

Per ata te tjeret ke info ne webin e mtv alfonc !
a je i sigurte!!!???
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Moderatorja e kanalit muzikor MTV Kristiane Backer konvertohet ne Islam

Po perse pyet ? çfarë lidhje kane ata te tjeret me kete qe është konvertuar ? Une u mundova qe me postimin e pare ne kete teme ta beje te mundur t'mos diskutohet më ketu, pra te mbyllet, ti shkon dhe nxit te tjeret t'postojne pastaj, duke bere pyetje te tilla si kjo tani ! Duhet t'mesohemi t'i perbijme ca gjera.
 

Taulanti

Anëtar i ri
Titulli: Moderatorja e kanalit muzikor MTV Kristiane Backer konvertohet ne Islam

Ok Loverboy le ta mbyllin temen moderatoret,mos ta zgjasim me shume.Me vjen keq nese një teme e tille ka ekzistuar dhe une e kam riperseritur.
 
Top