• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

MOS GUXONi, këto janë 4 fjalitë që s'duhet t'i thoni kurrë dikujt që vuan nga depresioni

Monique

Inhale the future, exhale the past!
Staf në FV.AL
Shiko fotografinë 1759766

Edhe nëse nuk e kuptoni apo nuk e dini ende, ka mundësi që të njihni dikë me depresion. Një në pesë të rinj vuan nga ky çrregullim e kjo do të thotë se ndoshta dikush në rrethin tuaj shoqëror apo familjar po vuan, pa dashur ta kuptojë asnjëri. Sigurisht gjëja e parë që doni të bëni, kur mësoni se një mik po kalon përmes një periudhë të vështirë, është ta ndihmoni, por duke mos qenë një terapist apo psikolog, mund të gaboni në këshillat që mund të jepni.


Është e rëndësishme të zgjidhni fjalët tuaja me kujdes dhe të mos bëni fajtor mikun tuaj për atë çka po kalon. Më poshtë Living do të listojë pesë frazat që nuk duhet t’ia thoni kurrë dikujt që vuan nga depresioni
1. "Hajde tani, s’ke asgjë mos bëj kot!"
Depresioni nuk është thjesht një luhatje humori. Kur njerëzit vuajnë nga depresioni , ata vuajnë nga një çrregullim mendor.
2. "Kam parë njerëz që janë më keq se ty"
Duke thënë diçka të tillë mund të përkeqësoni ndjenjat e fajit. Në vend që ta bëni shokun tuaj të ndihet keq për vorbullën nga e cila nuk del dot, lëreni të kuptojë që ju jeni aty për të në çdo kohë.
3. "Vetëvrasja është një zgjidhje egoiste."
Duke thënë këtë frazë, ju vendosni automatikisht në qëndër të botës së tij, një person tjetër. Duke i përmendur vuajtjen e prindërve apo miqve, nëse personi që vuan nga depresioni, vetëvritet, i thoni atij që ndjenjat e të tjerëve kanë më rëndësi sesa ndjenjat e tij. Vendoseni atë në qënder të botës së tij dhe bëjani të ditur se pa të asgjë s’do të ishte më njësoj.
4. "Ndiheni më mirë tani?"
Depresioni është një sëmundje e rëndë mendore, prandaj mos u ndjeni keq nëse, pavarësisht nga përpjekjet tuaja, miku juaj nuk duket se po përmirësohet. Mos pretendoni se një kafe, apo një bisedë telefonike do kurojë një çrregullim neurologjik
 

Hope

◕‿◕
Per 1 jam dakord
Per 2 - eshte shume mire ti rikujtosh njerezeve qe besojne qe kane cikur fundin e detit, qe ka njerez ne hall me te madhe se sa ta e qe ne kete bote dhimbja ska fund. Besoj qe me raste konkrete mund ti japesh nje tjeter dimension problemeve personit ne depresion.
Per 3 - nuk eshte zgjedhje egoiste per te tjeret sa per veten e tij. Besoj qe pervec mbeshtetjes duhet ti rikujtosh qe ne nje menyre ose tjetren cdo gje zgjidhet pervec vdekjes.
Per 4 - sperben asnje problem ta pyesh si ndihet mbasi qe flisni, sidomos kur behet fjale per miqesi te ngusht, njerez qe njihen mire e nuk flasin sa per te lare gojen e per te kaluar radhen.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Sa me shum te kominikosh me ta ,eshte me mir..nese lejon te mbyllen perbrenda do e pesojn shum keq..cdo njeri kemi pas raste kur kemi kalu ne depresion.por kur jemi qetsu e kemi kuptu me mir situaten dhe e kemi menagju me mir.
Pra te kominikosh sa me qet dhe ti ofrosh mbeshtetje dhe qetsin shpirtrore.
 

Moonshine

Sunshine mixed with a little hurricane
5. He se ti je e fort. Ka njerez qe vuajn per gjera me te renda
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Nuk eshte tek te gjithe shkalla e depresionit e njejte. Pastaj, tek dikush keto pika te lartpermendura mund te kene efekt pozitiv, tek dikush tjeter negativ.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Nese kalon ne depresion te rend.. duhet te drejtohet te psikologu...
 

Barnaba

Antarë i Respektuar
Nese doni t'a ndihmoni, lerini llafet dhe paguani per nje 'stripper' per 15 minuta. Do e shikoni se si do i rikthehet buzeqeshja! :p
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Duhet ti besh te ndihen qe kane rendesi ne jeten tende, qe i do dhe i mbeshtet dhe qe nuk ka asgje jonormale ne ate sesi ndihen dhe mund ti ndodh çdokujt ne nje moment te jetes. Shume semundje mendore vazhdojne te rrethohen nga stigma ne ditet e sotshme dhe ata qe vuajne ndihen te pavlere thjesht sepse kane nje problem te tille.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Kur behet rend, sben me pune psikollogu, kalohet tek psikiatri.
Tek ne eshte problem te shkojm tek psikiatri..psikologu dhe deri ne fazen e fundit nuk shkojm..sikur paragjykohemi nga tjeret prandaj.
 

Hope

◕‿◕
Tek ne eshte problem te shkojm tek psikiatri..psikologu dhe deri ne fazen e fundit nuk shkojm..sikur paragjykohemi nga tjeret prandaj.
Epo sduhet te dij tere fisi ku vajte me ke vajte e ca bere. Semundjet sic dhe problemet jane dicka personale, qe i diskuton vetem me te afermit. Te afermit zakonisht nqs te kane kujdes, te japin keshillat qe duhet e bejne cfare duhet per ty
 

Endrra

VIP
Sa me i ndjeshem shpirti aq me shume ka gjasa te vuaje nga depresioni... por askush pervec ti vete smund ta nxjerresh veten nga ai rreth vicioz.
Nuk mund te jesh dielli qe ngroh gjith boten dhe as zgjidhja e gjith problemeve. Ndaj behu egoist dhe mendo nje her per vete , para te tjereve .. kjo dhe vetem kjo eshte rruga drejt sherimit.
 
Private conversations
Help Users
    Top