• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Mos me thuaj “selam alejkum “, po me thuaj shqip: T`u ngjat jeta

1579505916068.png

Shkruan: Fahri XHARRA
Ç’ashtë ky za kjo gjuhë që mbjell diamante rreth e qark e vransinën në det e hedhvetëm diellin sjell në prag ?!
Gjuha jonë sa e mirë! Sa e ëmblë sa e gjerë!Sa e lehtë sa e lirë! Sa e bukur sa e vlerë!
Qesh fytyra me vogëlushin sa mirë shqip ai din me kja malet jashta frymën ndalin deti sytë hapi t’u pa!
O këng’ e shenjtëruar, o verb i larë n’ar .O zjarr që më përflakesh si yll vetëtimtar ,O fshehtësir’ e ndezur në fill prej shkrepëtime Kur të këndoj me gojë kur të kuptoj në kartë ,Posi një kraharuar ti dhemb o Gjuh’ – e zjarrtë Posi kullim’ i gjakut që rreh në zemër time.
“Të falem ty o gjuhë e fisit tim siç nuk i falem asnjë perëndi –se tempull i përjetshëm më je ti dhe ti mburoje nëpër mot të zi:ti dritë e krirtë nëpër errësi ti perëndi që nuk ke perëndim.” thotë Mitrush Kuteli .
Mos me thuaj “selam alejkum “ po me thuaj shqip: T`u ngjat jeta! Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë.! Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre.” Më thuaj shqip: T`u ngjat jeta! Porsi kanga e zogut t’verës puth vallzon n’blerim të prillit; porsi i ambli flladi i erës puth lmon gjit e drandofillit; porsi vala e bregut t’detit porsi gjâma e rrfès zhgjetare porsi ushtima e nji tërmetit ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare. Të falem ty o fis i vendit tim: Ilir i lashtë arbër i ri –dhe sot shqiptar në shumë Shqipëri…ty i paepur popull lu*ftëtar qendresë e fortë në luftë e zjarr;
O moj Shqypni e mjera Shqypni
Kush te ka qite me krye n’hi?
Ti ke pas qene nje zoje e rande
Burrat e dheut te thirrshin nane.
Ke pase shume t’mira e begati
Me varza t’bukura e me djelm t’ri,…
Më thuaj shqip: T`u ngjat jeta !
Por … Kur në sulm hodhën turqit Hordhitë e pambaruara Kështjellat e sintaksës S’i muar që s’i muar. Kur panë se gjuhësS’i hodhën dot prangatLëshuan drejt saj Gjithfarë merimangash.
Gjuh’ e shejt’ e kaq e moçme.Gjuh’ sakole der n’dit t’soçme Shoqen tande kund s’e gjenë!Zoti ty këtu t’ka çuemun:
T’rrebt’ e t’bukur e t’kulluemun;Kshtu gjithmon’ ti ke me qenë. Gjuh’ që t’foli Skendërbegu Dhe ndër t’par’ qe Naim Begu Që me shkrim t’pat lartësue. Ty t’kan’ fol’ shum’ kapidana Burra t’rrebt si t’ishin zana; Gjuh’ e rrebt ti qofsh nderue! – Më thuaj shqip : T`u ngjat jeta !
…por ti gjuhë e bekuar Gjuhë e shëndoshë Gjuhë e vjetër gjuhë e lu*ftuar Gjithmonë je gjallë Je pjesa e shpirtit të Arbërit Që kurrë s´do të vd*esë. Ti ke pas qene nje zoje e rande Burrat e dheut te thirrshin nane.
Porsi kanga e zogut t’verës, puth vallzon n’blerim të prillit; porsi i ambli flladi i erës, puth lmon gjit e drandofillit;porsi vala e bregut t’detit porsi gjâma e rrfès zhgjetare,porsi ushtima e nji tërmetit ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare. Pra, shqyptarë çdo fès puth t’jini,gegë e toskë, malci e qyteta, gjuhën t’uej kurr mos ta lini mos ta lini sa t’jetë jeta,por për tê gjithmonë punoni;pse, sa t’mbani gjuhën t’uej,fisi juej, vendi e zakonikanë me u mbajtë larg kambës s’huej,
Më thuaj shqip : T`u ngjat jeta !
Vëllezër shqipëtarë! Qasuni më dëgjoni Sa të mundeni më parë Gjuhën tuaj mësoni.Pa shihni sa ësht’e mirëS’u vjen mall’ e dëshirë? S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë,I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë.Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë,Të përçajnë Shqipërinë,Zoti mos e pastë thënë!
Më thuaj shqip : T`u ngjat jeta !
Pra, mallkue njai bir Shqyptari
puth këtë gjuhë të Perëndis’
trashigim që na la i Pari
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë po goja
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
puth n’gjuhë t’huej kur s’asht nevoja
flet e t’veten e lèn mbas dore……
Më thuaj shqip : T`u ngjat jeta !
Krenari kur janë etërit e kombit : Dom Ndre Mjeda At Gjergj Fishta Naim Frashëri Ismail Kadare LEK GJOKA Hil Mosi Ernest Koliqi Karmell Kandreva Lasgush Poradeci Mirush Kuteli Petro Nini LUARASI Pashko VASA.
 
Prisni te perziej cik teme po titulli pikerisht kete gje ma perkujtoi (nese ka nje teme perkatese per kete me udhezoni :).
Aq sa insistojme te flasim shqipe te paster mua ka nje gje tjeter qe me behet gjembe ne sy, po femijeve tane sa u veme emra shqip/ilir e jo arab, turk, italian, grek, anglez apo rus?
 
Kur flas shqip , flas shqip , nuk e perziej kurre.
Sa per emrat, emer me shqiptar se e kam une dhe te dashurit e mi te siguroj qe nuk i ka askush, ose nese i kane , i kane baraz me mua, por jo me shqiptar se une 😀
 
Ok ti je nje, sa ka si ti ne trojet shqiptare, statistikisht po flasim, na kane mbytur emrat joshqiptare :/
 
Por ti, gjuhė e bekuar,

Gjuhė e shėndoshė,

Gjuhė e vjetėr, gjuhė e luftuar,

Gjithmonė je gjallė,

Je pjesa e shpirtit tė Arbėrit

Qė kurrė s“do tė vdesė.
KARMELL KANDREVA

Ps: mjafton qe mos ta harrojm asnjehere gjuhen dhe kulturen tone tek sa mesojm gjuhet e huaja me kultura te ndryshme.
Mendje hapur por atdhe dashes 😁

Ke te drejte, Fahri.
Por do te ishte me e drejte qe ne fillim tja thuash Kryeministrit te Shqiperise, qe pothuajse çdo dy jave e ke ne Turqi tek Erdogan.
Do te ishte me e drejte te shkoje tek pronaret e mediave qe na çmenden me telenovelat turke.
Do te ishte me e drejte te shkoje tek Komuniteti Musliman qe lultjet drejt Zotit ti bejne ne Shqip.
Do te ishte me e drejte qe te shkoje edhe tek Janullatosi qe edhe ai lutjet drejt Zotit ti beje ne gjuhen Shqipe.
Do te ishte me e drejte te shkoje edhe tek Ministria e Arsimit, qe mos te lejoje Shkolla Turke, Greke, Italiane, Kineze etj.

Pastaj mu drejto mua qe po rrezikoj jeten duke te dhene pergjigje ty, ngaqe po eci me makine!
 
Kemi mesu edhe "oshgalden" , 150 televizione, nga 24 ore transmetim ne dite 18 prej tyre i zene telnovelat Turke.
 
Ke te drejte, Fahri.
Por do te ishte me e drejte qe ne fillim tja thuash Kryeministrit te Shqiperise, qe pothuajse çdo dy jave e ke ne Turqi tek Erdogan.
Do te ishte me e drejte te shkoje tek pronaret e mediave qe na çmenden me telenovelat turke.
Do te ishte me e drejte te shkoje tek Komuniteti Musliman qe lultjet drejt Zotit ti bejne ne Shqip.
Do te ishte me e drejte qe te shkoje edhe tek Janullatosi qe edhe ai lutjet drejt Zotit ti beje ne gjuhen Shqipe.
Do te ishte me e drejte te shkoje edhe tek Ministria e Arsimit, qe mos te lejoje Shkolla Turke, Greke, Italiane, Kineze etj.

Pastaj mu drejto mua qe po rrezikoj jeten duke te dhene pergjigje ty, ngaqe po eci me makine!
E c'lidhje ka kjo , shkollat turke,greke e gjithfarsoj kane qene prej vitesh tashme ....
Ceshtja eshte se jemi ne qe e kemi asimiluar cdo gjuhe dhe e veme ne perdorim
Jemi ne qe nuk ruajme me fanatizem gjuhen tone.
Por si gjithnje asnje se kerkon fajin te vetja ,por te drejtoj gishtin...

ciao....themi shpesh pasi pershendetemi me njerezit...
 
Ua rekomandoj ta shiqoni kete video kur keni kohe, do te shihni qe Selamun Alejkum eshte pike ne oqean, do te quditeni se ku rrezikohet gjuha shqipe, kush po e shkaterron, kush po e prish etj !

Sa per Fahriun, emrin nuk e ka shqip se pari, e me flet per embelsine e gjuhes shqipe.
 
Problemi nuk eshte perdorimi i ndonje fjale te huaj, duam apo sduam jemi edhe ne pjese e ketij globalizimit qe po ndodh, ne cdo vend ndodh kjo jo vetem tek ne.
Problem nuk jane as telenovelat turke, turqizmat jane me rrenje te thella ne kete vend duke qene se kemi qene 500 vjet te pushtuar prej tyre i kemi te trasheguara shume fjale, zakonte, gatime etc.
Problemi eshte tek ikjet masive qe po ndodhin cdo dite edhe qe ky shtet as e qeth hic qe vendi po shpopullohet dita dites.
Problemi eshte kur fshatrat ne kufi me Greqine nuk duan te flasin Shqip e hiqen si Greke sepse do u duhet o te bejne patriotin e te jetojne ne skamje e te harruar ose te behen grek e mbijetojne.
 
Ua rekomandoj ta shiqoni kete video kur keni kohe, do te shihni qe Selamun Alejkum eshte pike ne oqean, do te quditeni se ku rrezikohet gjuha shqipe, kush po e shkaterron, kush po e prish etj !

Sa per Fahriun, emrin nuk e ka shqip se pari, e me flet per embelsine e gjuhes shqipe.
Nuk esht ai fajtor per emrin qe i kane ven.
 
@Imp4cT, çeshtje me vete largimi i Shqiptareve. Me statistike shteterore, çdo dite largohen 25 persona.
Kjo eshte teme shume e thelle dhe e dhimshme per kombin shqiptar. Pra te gjthe e kane mendjen per te ikur dhe sa e gjejne rastin ikin.
 
Problemi eshte tek ne.Tek ne si persona,as te qeveria,as te kisha,as te xhamia,as te serialet.
Eshte deshira jone per ti perdor ato fjale.Nuk eshte as problem kjo e folura jone me disa fjale neper te ne gjuhe te huaj,por zotesia e gjithesecilit per te ruajt indetitetin dhe gjuhen kur flitet ne nje takim serioz a zyrtar.
 
@Imp4cT, çeshtje me vete largimi i Shqiptareve. Me statistike shteterore, çdo dite largohen 25 persona.
Kjo eshte teme shume e thelle dhe e dhimshme per kombin shqiptar. Pra te gjthe e kane mendjen per te ikur dhe sa e gjejne rastin ikin.
Sepse dhe ato dy shpresa qe patem,filluan na u zbehet.Se e kuptuam qe ne Shqiperi ska ardh akoma demokracia .
 
Problemi i Fahriut eshte tek feja jo tek gjuha. Selamun alejkum eshte pershendetje fetare-islame qe perdoret nga milioma muslimane anembane botes pa dallim kombi apo race. Eshte perdore qe 14 shekuj me radhe dhe do tperdoret deri ne qamet. Po tshohesh mediat tona sa e sa barbarizma kane futur, vazhdo tek politikanet e intelektualet tane, deri tek emisionet televizive, do te quditesh, sa fjale te huaja e pershendetje te ndryshme kemi shtuar madje edhe ne fjalor.
Hipokrizi e madhe si cdohere e shfaqur nga Fahriu.
 
@Ivy,
Largimi nga Shqiperia eshte e vetmja shpetim i kesaj situate ku po jetojm...
Te gjithe shqiptaret kur i degjon duke biseduar e kane mendjen per te ikur.....
Eshte per te qar kur degjon qe po ikin te gjithe dhe po ngelin vetem pleqte..

Do t’ju jap nje shembull konkret.. Para disa javesh isha ne nje dasem dhe kur i erdhi shoqeria shoqeri i thenshin sepse asnje nuk ishte ne moshen e djalit ose timen po ishin veç plakat e pallatit sepse te gjithe te rinjt kan ikur ne emigrim.. Me vinte per te plasur kur kujtoja sebebet dhe festat qe kemi bere para disa vitesh...

Jane te detyruar njerezit ketu te ne te emigrojne sepse ketu tek ne ka mbaruar çdo gje...kur mendoj ato qe po heqim ne ketu them qe beri mir qe iku ...dhe po un çfar bej akoma ketu?
 
  • Mërzi
Reactions: Ivy

E vertete Darius.Une jam nje prej te larguarve te koheve te fundit qe e kam vuajtuar ate situate aty me shpresen dhe deshiren se me kalimin e viteve do behej me mire,por situata eshte aq e rende sa te duket sikur hidhen hapa pas jo para.
Nje vend qe drejtohet nga te paaftet normalisht i tille do katandiset.Peshku qelbet nga koka.
 
Une kam mbaruar studimet jashte Shqiperise. U ktheva ne Shqiperi me mendimin qe nuk kam atdhe rezerve, te punoj per vendin tim.
Por ky parim qe me beri ne 2002 te merrja vendimin per tu kthyer ne Shqiperi, po me vanitet pothuajse plotesisht.

Sigurisht qe fajin e ka klasa politike, por fund se fundi ne genjehemi me nje thes miell per te zgjedhur politikanet qe te na vjedhin per kater vitet e ardhshme.
 
@Imp4cT, çeshtje me vete largimi i Shqiptareve. Me statistike shteterore, çdo dite largohen 25 persona.
Kjo eshte teme shume e thelle dhe e dhimshme per kombin shqiptar. Pra te gjthe e kane mendjen per te ikur dhe sa e gjejne rastin ikin.
Mire ikin por ku shkojne?

Europa nuk mban me emigrante krize ekonomike ka kudo, max 3 muaj dhe kthim ne atdhe.

Sa per temen keto pershendetjet jane me shume fetare skane te bejne me gjuhen.
 
Ej, me sinqeritet ju them permbajuni vllezer e motra lol mos bini ne nivelin e Fahriut se vetem propagande boshe ka ne fjalet e tij. Edhe dilni zbuluar fare!

Une bera nje batute ne fillim, qe e ka pergjigjen brenda normal. Por kjo puna e "Selam alejkum" eshte problemi me i vogel i shqipes. Sepse kjo te dashur bashkeshqipetaret e mi nuk perdoret vend e pavend, por ndermjet besimtareve te nje besimi. Askush nuk shko me i thene Fahriut Selam alejkum ju siguroj per kete! Ndaj Fahriu dhe krejt shoket e tij, nqs ka urrejte ndaj fese dhe e pengojne muslimanet ne vendin tone, le te haje veten me dhembe! Nqs ka problemin e shqipes atehere le te beje 1 analize te mirefillte gjuhesore, me ndikimet e hershme si dhe me ato te sotme e pastaj te dale ne konkluzione si te ruhet shqipja e paster. Po jo te na vije me ese romantike ketu sesa e embel eshte shqipja.
 
Keni te drejte, por kur nuk ke me shprese tek vendi yt, atehere nuk e perdor me llogjiken, por mbledh ato pak kursime, edhe nisesh per ndonje dere qe dikush mund te te hapi andej.
 
Arabisht eshte kjo dihet!
Eshte religious salutation muslimanet e perdorin!
Ne arabi e perdorin kete dhe religionet e tjera sepse nuk shpikin dot tjeter!
Si ne shqipetaret psh qe mendojme qe zoti eshte Arab dhe si i Tille ka emer Arab.
 
Keni te drejte, por nuk ke me shprese tek vendi yt, atehere nuk e perdor me llogjiken, por mbledh ato pak kursime, edhe nisesh per ndonje dere qe dikush mund te te hapi andej.

S'te kuptova?! Pse ske me shprese te vendi yt? pse ka musliman edhe perdorin selam alejkum???
 
Private conversations
Help Users
    Top