• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

“Mos prek Shqipërinë”, Protestë për vizitën e Ministrit Grek në Tiranë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias pritet të vizitojë nesër Tiranën. Me këtë rast, Partia, Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe shoqata patriotike “Çamëria” kanë paralajmëruar protestë para ministrisë së Jashtme.
LEXO EDHE: Zgjerimi në detin Jon, ministri i Jashtëm grek mbërrin nesër në Tiranë
Në një deklaratë publike ata u bëjnë thirrje shqiptarëve tu bashkohen në orën 11:00 përpara ministrisë së Jashtme në një tubim paqësor në përgjigje të vizitës së ministrit Dendias, i cili sipas tyre nuk ka në axhendën e tij asnjë nga çështjet që u interesojnë shqiptarëve.
Përmes tubimit, PDIU kërkon që qeveria të marrë parasysh zgjidhjen e çështjes çame, heqjen e ligjit të luftës me greqinë dhe marrëveshjen e detit. Sipas tyrë këto janë çështje të shprehura dhe nga ish-komisioneri europian për integrimin, Johanes Hahn.
Kufijtë tokësorë dhe detarë të Shqipërisë janë të njohura që në 1913, 1925, 1926-n dhe askush nuk mund të fali det apo tokë, kushdo që i thotë vetes patriotë. Problemet me Greqinë zgjidhen vetëm me dinjitet, reciprocitet dhe dije. Shqipëria nuk ka më as det, as tokë për të falur.”, shkruhet në deklaratën e PDIU.
Opinion.al
 
Private conversations
Help Users
    Top