• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

MotoGP, Honda zbulon RC213V

cent

...Lontano
Një pamje dukshëm e rinovuar për Honda HRC, që do të zbresë në pistat e MotoGP për kampionatin e ardhshëm me dyshen e pilotëve Dani Pedrosa e Marc Marquez.

Skuadra është prezantuar në Madrid: bashkë me dy pilotët spanjollë ishte edhe zëvendës presidenti ekzekutiv i HRC-së, Shuhei Nakamoto, dhe drejtori i ri i ekipit, Livio Suppo. Pas humbjes së Stoner-it, Honda është përqendruar totalisht te Pedrosa, për t’i hequr titullin Lorenzo-s, por edhe nga Marquez pritet një duel me më të fortët.

16gldmg.jpg

Pikërisht Marquez, që vjen pas titullit kampion në Moto2, nuk i ka fshehur emocionet: “Të qënit këtu, për mua është një ëndërr. ثshtë e pabesueshme se sa kohë ka kaluar, nga ato momente. Tani jam një pilot i MotoGP dhe kur provova motorrin në Valencia jam habitur për fuqinë dhe shpejtësinë e tij në daljet nga kthesat.

Në Malesia jam përshtatur më shumë me reagimin e motorrit, kam mësuar shumë gjëra, por shumë të tjera mbeten për t’u mësuar. Kam ndryshuar edhe përgatitjen fizike, duke parë peshën dhe fuqinë e madhe me të cilën do përballem. Pas disa ditësh, në Sepang do të mësoj se në cilën pikë jam”.

“Motorri i ri ka një impiant të ri freskimi, që do të jetë i domosdoshëm gjatë sezonit. Nuk mundën të bënim shumë gjëra në testet e fundit në Valencia, kështu që mezi pres të shkojmë në Malajzi për të provuar risitë. Grafika e re më pëlqen shumë, besoj se duhej një ndryshim i tillë, pas shumë kohësh që ka mbetur pothuajse e ngjashme”, ka thënë Pedrosa. /Tch
 
Top