• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Nano: Fitore e paparë e së majtës. Rezultati, nxjerrje dufi

WxP

Antarë i Respektuar
TIRANE- Ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano “bekon” fitoren e së majtës së bashkuar duke e cilësuar “të paparë” triumfin e saj në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Sipas tij, rezultati ishte pasojë e një nxjerrje dufi e lëngate e të gjithë shoqërisë. Në prononcimin e tij ekzkluziv për “Gazeta Shqiptare”, Nano ka bërë thirrje që tashmë ky mandat duhet përdorur për t’iu kthyer qetësinë shpirtërore të gjithëve. “Fitore e paparë! Një nxjerrje dufi e lëngate e gjithë shoqërisë! Tani ky mandat i rëndë duhet merituar duke u kthyer qetësinë shpirtërore të gjithëve! Kjo fillon nga ekonomia dhe nga njerëzit në nevojë! Uroj që e majta e bashkuar ta bëjë detyrën në mënyrë altruiste”, - është shprehur Nano. Në mesazhin e tij drejtuar socialistëve vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, ish-kryeministri u tha: “Qëllofshi në shënjestër!”.

Ndërsa më herët, gjatë një interviste për një të përditshme ai u shpreh se “mbetem i bindur se socialistët e stërvitur në 22 vjet pluralizëm i kanë të gjitha kapacitetet, politike dhe profesionale, për ta normalizuar situatën në Shqipëri”. Nano sqaroi se “me gjithë aspiratat dhe dëshirat e shumicës së të majtëve për të regjistruar listën apo emrin Nano në zgjedhjet parlamentare të 2013-s, e përsëris, se beteja ime nuk është për pushtet personal dhe kjo që bëj është shprehje e një altruizmi politik në dobi të së majtës, që s’ka të bëjë fare me të nesërmen time politike”, - u shpreh ishkryeministri. Ndërsa duke folur për mënyrën se si u hartuan listat e kandidatëve për zgjedhje dhe mungesës së debatit në këtë proces, Nano atakoi figura të rëndësishme në PS me një histori 20- vjeçare. Sipas tij, hartimi i listave në PS u bë përmes “teknologjisë të hiles së orës së fundit”, ndërsa “emrat me përvojë politike 20-vjeçare që nga Gramoz Ruçi, Pandeli Majko e Bashkim Fino e të tjerë, paradoksalisht sillen si kufoma politike që gëlltisin pilula të helmatisura që do të kenë efekte shumë negative më 23 qershor, kur publiku dhe militantët do t’i nxjerrin si jashtëqitje”. Duke krahasuar përzgjedhjen e listave për kandidatë gjatë kohës që drejtonte ai PS dhe tani, Nano tha se shikonte një ndryshim si “nata me ditën”, pasi ato nuk bëheshin të fshehta, ndërsa sot ato, për shkak dhe të sistemit zgjedhor të listave të mbyllura, janë atribut vetëm i kryetarit.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
 

Attachments

Top