• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ndryshimet ne Kodin Penal, burg per xhihadistet shqiptare

Marla

VIP
Shqipëria pritet të ndryshojë Kodin Penal, duke e cilësuar angazhimin e shtetasve shqiptarë për të luftuar në Siri apo në konflikte të ngjashme si vepër penale.

Top-Channel ka mësuar se projektligji ligji, është duke marrë formën e tij përfundimtare nga një grup deputetësh, mes të cilëve Kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj.

Ata propozojnë miratimin e disa dispozitave që penalizojnë shtetasit shqiptarë, të cilët pa patur shtetësinë apo vendbanimin në shtetin ku zhvillohen luftime dhe pa qenë pjesë e formacioneve të rregullta ushtarake të palëve ndërluftuese, marrin pjesë në konflikte të armatosura.

Inicuesit e projektligjit pritet t’i propozojë Parlamentit dënimin me mbi dhjetë vjet burg për ata persona të cilëve u provohet pjesmarrja në luftëra të tilla.

“Shtetasit shqiptare, qe nuk kane njekohesisht dhe shtetesine e ndonjeres prej paleve nderluftuese ne konflikte te armatosura qe zhvillohet jashte territorit te Republikes se Shqiperise, ketej e tutje do te denohen me masa te konsiderueshme burgimi”, ky është thelbi propozimit i cili ka marrë edhe bekimin e partnerëve ndërkombëtar të sigurisë,

Një burim pranë grupit të punës i deklaroi Top-Channel se “Kronikat dhe faktet e fundit të raportuara nga Siria për shtetas shqiptarë që marrin pjesë apo kanë humbur dhe jetën në luftimet që zhvillohen në atë shtet, kanë sjellë në vëmendjen e autoriteteve dhe ligjvënësve shqiptarë nevojën urgjente për ndërhyrje në Kodin Penal”.

Ndryshe nga shembulli që po ndjekin ligjvënësit kosovarë në miratimin e një ligji të posaçëm me 5 nene, që sanksionon parandalimin e pjesëmarrjes të shtetasve kosovarë në konflikte jashtë Kosovës, ligjvënësit shqiptarë kanë menduar të propozojnë shtimin e disa dispozitave në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.

Sipas inicuesve të projekt-ligjit fenomeni i mercenarizmit është një element që ka gjetur trajtim nga e drejta ndërkombëtare, që prej mbarimit të Luftës së dytë Botërore, në protokollin e parë shtesë të 4 Konventave të Gjenevës, në vitin 1949.

Ndërkohë, Konventa e OKB, New York 1990, kundër rekrutimit, përdorimit, financimit dhe trainimit të mercenarëve ka vendosur standarte të reja në përkufizimin e mercenarizmit modern dhe kritereve vlerësues për subjektet që do të duhet të konsiderohen si mercenarë në koflikte të brendshme apo ndërshtetërore.

“Megjithëse e hapur për nënshkrim dhe ratifikim prej tashmë 24 vitesh, Shqipëria ende nuk e ka nënshkruar këtë konventë” sqarojnë burimet.

Në këtë iniciativë ligjvënësit shqiptarë janë treguar të vëmendshëm për të parashikuar penalizimin dhe dënimin përkatës si për ata shtetas shqiptarë, të cilët duke marrë pjesë në konflikte jashtë territorit të Shqipërisë, e ekspozojnë vendin tonë ndaj rrezikut të situatave të vështira në rrafshin ndërkombëtar.

Ashtu dhe për ata persona të cilët duke përdorur joshjen ekonomike, por edhe ideologji të caktuara fetare e shoqërore, nxisin e rekrutojnë këta shtetas shqiptarë për të marrë pjesë në konflikte të armatosura jashtë atdheut-parashikohen dëmine me burg.

Projektligji është konsultuar me pedagogë dhe ekspertë të njohur të së drejtës penale në vendin tonë, me ekspertë të institucioneve shqiptare, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendëshme si dhe me ekspertë të fushës së sigurisë.

Në ditët në vijim, pritet që Kuvendi i Shqipërisë të shqyrtojë fillimisht në komisionin e ligjeve e më pas në seancë plenare këtë iniciativë të re të rëndësishme, për disa shtesa në Kodin Penal.

Jo zyrtarisht mësohet se të paktën 6 shtetas shqiptarë,kanë humbur jetën deri tani në konfliktin sirian por numri mund të jetë edhe më i madh, pasi trupat e tyre janë varrosur në vëndin e konfliktit dhe shteti shqiptarë nuk ka të dhëna zyrtare për ta.

TCH
 
Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Titulli: Ndryshimet ne Kodin Penal, burg per xhihadistet shqiptare

Aq mire e kane bere....
 
Aguero

Anëtar Aktiv
Titulli: Ndryshimet ne Kodin Penal, burg per xhihadistet shqiptare

Po te cenohet e drejta te luftosh per nje kauze tenden ose per para kjo veq te shqiptarte ndodhin keto ligje te budallme,po mos ju dhimb jeta e vet le te shkon jo ne Siri po te futet ne varr per se gjalli...

Njerezit vdesin per buke e keta ne vend se mu marre me ligje qe perfshin shumicen e popullit krijojne ligje per individa qe skan ku me dit edhe qfare rendesie se qfare bejne me jeten e tyre.
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Ndryshimet ne Kodin Penal, burg per xhihadistet shqiptare

Po ata shqiptare qe luftojne per NATO-n, a do i denoj ky ligj?
 
Aguero

Anëtar Aktiv
Titulli: Ndryshimet ne Kodin Penal, burg per xhihadistet shqiptare

Po ata shqiptare qe luftojne per NATO-n, a do i denoj ky ligj?
Ligji oshte elastik omik terhiqe e mos e keput po veq llafe kane se bejne thuajse jane 100 mije shqiptare qe luftojne ne siri.

Kena parlamentar fantastik bejme ligj per pedera qe sjan 001% e popullsise e nuk bejme ligje per arsim punesim varferi etj
 
Po ata 500 ushtare nga Gjermania qe shkuan andej ? E felliqen shtetin e tyre ?

Ah po, Nato ka license per luftera
 
Aguero

Anëtar Aktiv
Titulli: Ndryshimet ne Kodin Penal, burg per xhihadistet shqiptare

Po kuj i han per ligjte ketyre horrave se sa per ta nuk lojne njerezit pa shku ku te ju teket....
Mercenart edhe vullnetart kurre nuk ka ligj qe mundet me i ndal
 
Marla

VIP
Titulli: Ndryshimet ne Kodin Penal, burg per xhihadistet shqiptare

Po ata shqiptare qe luftojne per NATO-n, a do i denoj ky ligj?

O LB e di ti se cfare eshte NATO?

Po lufta per xhihad?

Qe te besh dallimin ti e te tjeret qe e mendojne si ty ti bej keto pyetje!
 
MasteR

I'm offline
Titulli: Ndryshimet ne Kodin Penal, burg per xhihadistet shqiptare

Cfar jane keta budalliqe mer aman se na trashen...a thua se i kane rregullu tjerat po kto nuk shikojne ata qe kan bere nga 5 vrasje e denohen me 20 vjet burg po shohin punet e sirise
 
Marla

VIP
Titulli: Ndryshimet ne Kodin Penal, burg per xhihadistet shqiptare

Pikerisht!

Cduan shqipet me luftu per Sirine, le te vdesin tu punu per vendin meqe dashkan me vdek. Budallenj njerez
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Ndryshimet ne Kodin Penal, burg per xhihadistet shqiptare

Duhej te ishte bere kohe me pare dicka e tille..!!
 
Marla

VIP
Titulli: Ndryshimet ne Kodin Penal, burg per xhihadistet shqiptare

Atehere te sqarojme kete ceshtjen e NATOs se LB do jete tu flejt :p

NATO është nje organizate e bllokut perëndimor ushtarak. Kjo organizatë u themelua me firmosjën e Traktatit Atlantiko-Verior më 4 Prill 1949. Organizata ka themeluar një sistem mbrojtjeje kolektiv ku vendet anëtare bien dakord të mbrojnë njëra-tjetrën në rast sulmi nga një palë e jashtme.
Shqiperia u be pjese e saj ne 2009.

XHIHADI eshte një lufte fetare (perhapja e islamit), eshte përpjekje ose luftë në rrugën e zotit (arabisht الجهاد في سبيل الله = xhihādu fī sabīl illāh).Në kuran dhe sunna ky term nënkupton në radhë të parë luftën e armatosur.

Qe nga pershkrimi i termave jane 2 gjera krejt te kunderta e para eshte e ligjshme e dyta e paligjshme ( nese do i referohemi historise dhe te permendim lufterat per shkakt te fese kryqezatat etj )

Shqiperia eshte pro aderimit te saj ne organizma te huaj qe kane standarte dhe qe jane te pranueshme per mbare boten, duke perfituar prej saj.

Nje ligj i tille ben qe ti te jesh me prane botes se civilizuar dhe jo te renditesh tek vendet qe perkrahin lufterat fetare.
 
Element

Anëtar i Respektuar
Titulli: Ndryshimet ne Kodin Penal, burg per xhihadistet shqiptare

Hmmmm...... paska punë të madhe parlamenti më projektimin e këtyre "projekt ligjeve "...! me siguri është një urgjencë prioritare kjo..... Mbrëmë , rastësisht ndëgjova në mediat françeze, se edhe qeveria françeze është inspiruar nga kjo nismë e parlamentit shqipëtar ...! ;)
 
Marla

VIP
Titulli: Ndryshimet ne Kodin Penal, burg per xhihadistet shqiptare

Jo nuk e di, vetem ti e din lool
Seshte ndonje teme humori te me pergjigjesh ne kete menyre. te pakten ki respekt per cka shkruajme jo per mua qe sme njef, dhe pse une perpiqem te respektoj te gjithe ketu.
 
Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: Ndryshimet ne Kodin Penal, burg per xhihadistet shqiptare

Atehere te sqarojme kete ceshtjen e NATOs se LB do jete tu flejt :p

NATO është nje organizate e bllokut perëndimor ushtarak. Kjo organizatë u themelua me firmosjën e Traktatit Atlantiko-Verior më 4 Prill 1949. Organizata ka themeluar një sistem mbrojtjeje kolektiv ku vendet anëtare bien dakord të mbrojnë njëra-tjetrën në rast sulmi nga një palë e jashtme.
Shqiperia u be pjese e saj ne 2009.

XHIHADI eshte një lufte fetare (perhapja e islamit), eshte përpjekje ose luftë në rrugën e zotit (arabisht الجهاد في سبيل الله = xhihādu fī sabīl illāh).Në kuran dhe sunna ky term nënkupton në radhë të parë luftën e armatosur.

Qe nga pershkrimi i termave jane 2 gjera krejt te kunderta e para eshte e ligjshme e dyta e paligjshme ( nese do i referohemi historise dhe te permendim lufterat per shkakt te fese kryqezatat etj )

Shqiperia eshte pro aderimit te saj ne organizma te huaj qe kane standarte dhe qe jane te pranueshme per mbare boten, duke perfituar prej saj.

Nje ligj i tille ben qe ti te jesh me prane botes se civilizuar dhe jo te renditesh tek vendet qe perkrahin lufterat fetare.

Nato osht me sjell DEMONkracin ne vende te ndryshme ! dhe laicitetin bashk me te ! e laiciteti eshte nje "anti-fe" ! kshtu qe nuk dallon asgje me Xhihad ! :D
 
Marla

VIP
Titulli: Ndryshimet ne Kodin Penal, burg per xhihadistet shqiptare

Ashtu eee?!

Po pse te erdhi NATO ty ne Kosove dhe ste erdhi Xhihadi me te cliru nga serbet?
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Ndryshimet ne Kodin Penal, burg per xhihadistet shqiptare

Seshte ndonje teme humori te me pergjigjesh ne kete menyre. te pakten ki respekt per cka shkruajme jo per mua qe sme njef, dhe pse une perpiqem te respektoj te gjithe ketu.
Ne fakt, ti fillove me humor, pyetjen tende vetem 1 budalla e merr seriozisht. Ndaj kur t'pyesesh, pyet pa humor, te pergjigjem pa humor.
S'ka dallim ai qe vdes ne Siri nga Nato, me ate qe shkon vullnetarisht. Edhe ata ne Nato nga dhuna nuk jane marre si ushtare apo jo ? ! Lere humorin menjane tani, se qenke zgjuar tani me duket ti, jo une qe jam zgjuar ne 5 te mengjesit kur ti ishe duke pare enderra akoma.
 
Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: Ndryshimet ne Kodin Penal, burg per xhihadistet shqiptare

Ashtu eee?!

Po pse te erdhi NATO ty ne Kosove dhe ste erdhi Xhihadi me te cliru nga serbet?
Xhihadi nuk eshte organizat boterore !! Xhihadi eshte term fjale ! por nuk dmth Xhihad vetem lufte me arme Xhihad eshte edhe luft me epshin tend te luftosh veten te mos besh gjera te kqija apo te luftosh per nje note me te madhe ne shkolle ! apo te besh Xhihad per te arritur sukses ne pune.. po kaq din kaq flet ! por ne aspektin Xhihadist pra ashtu sic e kupton ti ! ka pas me shum se 800 "Xhihadista" ne Kosove qe kan ardhur para Natos e kan luftu bashk me UCK-n ani pse nuk e kan qit shum si emer ne publik per arsyje sepse serbis aq ju ka duft qe me qit para botes si lufte fetare. :D
 
Last edited by a moderator:

Aguero

Anëtar Aktiv
Titulli: Ndryshimet ne Kodin Penal, burg per xhihadistet shqiptare

Marla ketu kur po flitet per ndertimin e nje stadiumi dalin hapen ulerasin skemi nevoje per stadium sna duhet stadiumi ,duam buke duam uje duam drita,qfare ta merr mendja me emergjente eshte ndonje ligj per arsimin apo ligji per disa individ qe per aventurat e tyre ose per shkak te nje kundervvlere monetare e qesin jeten ne rrezik....
Tani sikur bota te qet nje ligj ndalohet alpinistve te ngjiten ne mont everest se eshte rrezik keto skan sens ,por kurre smund te ja ndalosh askujt bindjen edhe deshiren e vet me qfaredo ligji te besh perkundrazi nga praktika eshte vertetuar se ligjet e tilla me shume e kan stimuluar nje dukuri se sa e kan ndaluar ...
Se askush sbesoj se merr Linjen Tirane-Siri hahahhaahah se sbesoj qe egziston po shkopn nepermjet vendeve kufitare shteti shqiptar e asnje shtet ne bote nuk ka kompetenc ti thote dikujt mos shko ne nj vend me duket ketu perzihen ne privatesin e njerezve andaj e quaj personal.

Do e quaja ligj me vend nese do kishim shifra alarmante qe shkojne qdo dite e vdesin atje nderkohe ne jemi vet per faqe te zeze po kyy ligj eshte me shume se me i qit nje hije se demek parlamenti po bon diqka...

P.S Ne Kosove ka pas jo vetem Xhihadist ka pas Britanik ,austriak ,italian etj kujdes spo flas per trupat e natos po flas per njerez qe kan ardhe veq se kaan pa ate qka po ndodh ne TV...

Nuk duhet te alarmohemi per 20 apo 200 shqiptare qe shkojne ne siri e vdesin me deshire por duhet te alarmohemi per 100 veta qe vdesin ne shqiperi brenda 4-5 muaj pa deshiren e tyre.
 
Top