Në “shtëpinë” e Berishës, Rama: Tropoja mos votojë të vegjlit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Në “shtëpinë” e Berishës, Rama: Tropoja mos votojë të vegjlit


Tropoja është shembulli më i mirë i bashkëpunimit mes qeverisë dhe bashkisë, e cila drejtohet nga i djathti Besnik Dusha. Kështu u shpreh Edi Rama gjatë një takimi elektoral, ku kërkoi votat për PS në qytetin e lindjes të paraardhësit dhe rivalit të tij të vjetër në politik, Sali Berisha.

“Për ne, Tropoja është mbi partitë. Tropoja është një shembull kuptimplotë i faktit se ne nuk i paragjykojmë kryetarët e bashkive, por nuk është faji im që në Shkodër dhe Pogradec s’ka kryetarë bashkie, ndërsa në bashkitë e tjera kryetarët rrinë në zyrë duke tundur flamurin e PD-së. Kryetari i bashkisë këtu ka bërë shumë punë sepse ka patur mbështetjen, nxitjen dhe fuqinë inkurajuese timen personale, ama ju them sot demokratëve dhe socialistëve, po votuat Lulin, ju iku edhe kryetari”, tha Rama nga Tropoja.

Dhe nga vendlindja e Berishës, Rama nuk i shmangu ironitë dhe batutat për ish-liderin e të djathtës.

“Unë e di që çfarë s’ju ka thënë Saliu në çerek shekulli për mua, por sot ne matemi me punët që kemi bërë për Tropojën. E po ti masësh, punët tona dhe të Saliut janë si Reali me Kukësin”, u shpreh Kryeministri.

E këtu, Rama iu tha tropojanëve se demokratë e socialistë nuk janë armiq.

“Tani jemi në një fazë të mirë politike ku gjithë demokratëve jua kemi dhënë shembullin se ata nuk janë armiqtë tanë, absolutisht nuk janë armiqtë tanë. Kush jua shpëtoi Lulin, Saliu apo unë? Kush jua nxori partinë nga çadra, Saliu apo unë? Jua dhamë ne të drejtë që më 25 qershor të mos rrini në shtëpi”, tha Rama.

Edi Rama kërkoi edhe një herë votën për një mandate të dytë më të fuqishëm më 25 qershor.

“Duam timonin ta kemi vetëm dhe pa të tjerë në prehër më 25 qershor. Nuk dua më shumë pushtet për vete se ndryshe, Lulin do ta kishit në çadër me rroba banjo. Do prisnim rehat 25 qershor e do kishim pushtetin më të madh që ka patur një parti në pluralizëm. Të kemi më shumë pushtet, që ju të mos jeni më mish për topat e partive”, tha Kryeministri.

Por një këshillë për tropojanët dhe shqiptarët, Edi Rama e kishte të drejtpërdrejtë, kur tha se nuk duhet te votojnë për partitë e vogla.

“Mirë PD, po këto partitë e tjera ca duan nga ju? Për ca I duan votat? Dalin në TV, premtojnë qindra mijëra vende pune. Mos çoni vota kot për partitë e vogla, edhe vota për Lulin do jetë gabim i madh se është çuni i Bacës, por është opozitë”, tha Rama.

Lulzim Bashën, sipas Ramës, kryeqytetasit e provuan 4 vite me radhë.

“Unë Lulin e njoha, nuk është çun i keq, por artist si Luli për të treguar përralla kur ndizet kamera, nuk ka. Keni të fala nga Saliu, Luli dhe sot Saliu, se ka merak Tropojën, se e ka në duar të sigurta”, u shpreh nga Tropoja Edi Rama.

/ Top Channel
 

Aver

VIP
Kjo me timonin u bo bajat.

Duhet te gjej ndonje shembull tjeter sa per freski.
 
Top