• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Nëna 101 vjeçe që rrihej nga i biri: Më ka rrahur sa herë ka dashur qëkur humbi 2 dje

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Pertej Horizontit
Nëna 101 vjeçe që rrihej nga i biri: Më ka rrahur sa herë ka dashur qëkur humbi 2 djemtë



Ditën e djeshme, Komisariati iBulqizës bëri me dije se “është arrestuar në flagrancë shtetasi Faik Alla, 55 vjeç, banues në Bulqizë, pasi me datë 27.08.2016, në banesën e tij, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases Hatixhe Alla, 101 vjeçe”.

Kanë qenë fqinjët e familjes Alla ata që kanë njoftuar Komisariatin e Policisë Bulqizë se Faik Alla po dhunonte nënën e tij të moshuar. Efektivët e Policisë kanë kryer arrestimin e 55* vjeçarit dhe kanë marrë në pyetje 101 vjeçaren. Sipas të dhënave nga Policia, pavarësisht moshës, e moshuara ka qenë në gjendje të mirë fizike, duke treguar se çfarë kishte ndodhur. Ajo ka pohuar se nuk ishte rasti i parë që djali e rrihte, i bënte presion dhe e fyente.

“Faiku më ka rrahur sa herë ka dashur. Më ka ardhur turp dhe nuk e kam denoncuar. Që kur humbi dy djemtë ai nuk është në terezi. Jam e bindur se ai është nxitur nga gruaja që të më dhunojë herë pas here”, është shprehur Hatixhe Alla, para oficerëve të Policisë Gjyqësore Bulqizë.

Ajo ka treguar dhe shenjat e dhunës në trup, ndërkohë edhe fqinjët janë shprehur se Faik Alla ishte i dhunshëm ndaj nënës së tij. 55* vjeçari nuk e ka pranuar akuzën dhe është shprehur se asgjë nuk është e vërtetë. Ai i tha Policisë se akuzat janë të padrejta, të bëra nga komshinjtë. “Unë nuk jam i çmendur të rrah nënën time. Ajo vërtet debaton vend e pa vend me gruan time, por unë në asnjë rast nuk e kam dhunuar. Janë fqinjët ata që kërkojnë burgosjen time, me pretendimin se unë alkoolizohem dhe u prish qetësinë”, tha Faik Alla për hetuesit e kësaj ngjarjeje të pazakontë.

FATKEQثSITث

Të afërm të familjes thanë se Faiku ka humbur dy djemtë e tij. Njëri është aksidentuar në minierat e kromit dhe kompanitë e sigurimeve e kanë shpërblyer me 60 milionë lekë dhe tjetri e ka humbur jetën teksa punonte në shfrytëzimin e lëndës drusore. Këto dy fatkeqësi duken se kanë qenë fatale për familjen Alla. “Prej kohës kur Faik Alla humbi dy djemtë ka nisur pijen dhe ai tashmë është në depresion. Ky mund të jetë shkaku i vërtetë që ai dhunon nënën e moshuar”, kanë sqaruar për Policinë komshinjtë e familjes Alla. Mësohet se pas arrestimit, 55*vjeçari do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore para se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër të marrë masën e sigurisë për të./Panorama
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Nëna 101 vjeçe që rrihej nga i biri: Më ka rrahur sa herë ka dashur qëkur hu

Epo ta dij se Zoti me fal nje hajvan te till, me mir le tngelem beqare.
E Rrit djalin e nfund ai te dhunon.
E Turp e faq e zeze.
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Titulli: Nëna 101 vjeçe që rrihej nga i biri: Më ka rrahur sa herë ka dashur qëkur hu

Kete histori ske nga e kap e nga leshon....gjynah si djali si mamaja...
 
Titulli: Nëna 101 vjeçe që rrihej nga i biri: Më ka rrahur sa herë ka dashur qëkur hu

Rrefim ndjenjash apo drame!!!
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Nëna 101 vjeçe që rrihej nga i biri: Më ka rrahur sa herë ka dashur qëkur hu

Kto jan njerzit qe bajn hije kot ne kyt toke,Nanes as uffff nuk i bahet ja ma me e prek me dore.
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Titulli: Nëna 101 vjeçe që rrihej nga i biri: Më ka rrahur sa herë ka dashur qëkur hu

Kto jan njerzit qe bajn hije kot ne kyt toke,Nanes as uffff nuk i bahet ja ma me e prek me dore.
nuk ka qene normal thuhet, depresiv....humbja e femijve ka ndikuar per keq.
Si duket i dukej e tepert te jetonte mema e te iknin femijet......a thua se e kemi ne ne dore jeten e vdekjen.....ehhhh

Gjynah per nenen ....ska dhimbje me te madhe besoj se sa te te vihet femija kundra!...
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Nëna 101 vjeçe që rrihej nga i biri: Më ka rrahur sa herë ka dashur qëkur hu

Epo ta dij se Zoti me fal nje hajvan te till, me mir le tngelem beqare.
E Rrit djalin e nfund ai te dhunon.
E Turp e faq e zeze.
Se mos e ke denoncuar ti mi
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Nëna 101 vjeçe që rrihej nga i biri: Më ka rrahur sa herë ka dashur qëkur hu

nuk ka qene normal thuhet, depresiv....humbja e femijve ka ndikuar per keq.
Si duket i dukej e tepert te jetonte mema e te iknin femijet......a thua se e kemi ne ne dore jeten e vdekjen.....ehhhh

Gjynah per nenen ....ska dhimbje me te madhe besoj se sa te te vihet femija kundra!...
Me duket edhe ato 60 milionat dhe rakia i kan ba reaksion ;)
 
Top