Nëna vdes nga i ftohti, me rrobat e saj kishte veshur dy fëmijët

Vajza

Rehearsal
Staf në FV.AL
Adm
Nëna vdes nga i ftohti, me rrobat e saj kishte veshur dy fëmijët


Një ngjarje e rëndë është regjistruar në natën e nderimit të viteve në kufirin mes Iranit dhe Turqisë.

Një nënë e dy fëmijëve me origjinë nga Afganistani, humbi jetën nga temperaturat e ulëta, teksa rrobat e saj ia kishte veshur dy fëmijëve të saj 8 vjeç dhe 9 vjeç.

Trupi i saj u gjet nga rojet kufitare, ndërsa dy fëmijët ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Gruaja kishte mbledhur këmbët e saj me qese, ndërsa çorapet ua kishte veshur fëmijëve.

Nëna afgane ishte nisur nga Irani bashkë me fëmijët për t’u futur në Turqi me shpresën se më pas do të mund të udhëtonte për në Europë, por gjatë rrugës e kapi një stuhi bore duke e detyruar që të sakrifikonte jetën e saj për dy fëmijët.

Nëna e dy fëmijëve humbi jetën në mënyrë tragjike për të arritur kalimin e kufirt turk për një jetë më të mirë.

/stop.
 
Top