Nesër vjen Erdogan në Shqipëri, Laçi mbushet me flamuj turq

Nesër vjen Erdogan në Shqipëri, Laçi mbushet me flamuj turq​

1642357446017.png

Ditën e nesërme do të mbërrijë në Shqipëri për një vizitë zyrtare presidenti turk Recep Tayip Erdogan. Bëhet me dije se fokusi i kësaj vizite ka të bëjë me inspektim banesave në Laç që qeveria turke financoi për t'u ndërtuar pas tërmetit.

Për këtë vizitë në Shqipëri kanë nisur përgatitjet. Siç shihet dhe nga fotot i gjithë qyteti i Laçit është mbushur me flamuj të Turqisë, ndërkohë po merren masa edhe për kufizimin e qarkullimit.

Ndërkohë mësohet se aeroporti i Rinasit dhe akset që lidhin kryeqytetin me të do të jenë prej sot në mesditë nën masa të larta sigurie ndërsa kufizimet do të preknin autostradën me drejtim Rinas-Vorë-Tiranë, Rrugën e Durrësit dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit ditën e hënë paradit

Rrugët në të cilat do të ndalohet tërësisht qarkullimi janë Milot-Vorë-Milot nga 07 deri në 14 për kamionët dhe makinat. Kurse nga 08:30 deri në 12:30 ndalohet mbikalimi Laçit si dhe Rinas-Vorë-Rinas nga ora 08:30 deri në ora 10:00. Bllokime do të kenë edhe akset në Tiranë, autostrada e Rinasi, Rruga e Durrësit, bulevardi 'Dëshmorët e Kombit' etj.
g.shqip
 
Te qendrojme shtrember e te flasim drejt ne fund te fundit eshte i vetmi qe mbajti fjalen per ato qe ju shemb shtepia ,pavarsisht politikes apo besimit apo strategjise ..
 
Top