Nje fjale per disa vargje!

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
Shi edhe sot
rreshqiturazi fshin cdo gje
por prap,
ky shi...
nuk e fshin dot mallin tim...

Kopsë
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Era frynte si e terbuar,ngjante tamam me mendimet njerzore kur su zene dot fillimin as fundin, vec `kompozon zhurmen` e tyre.
Shirat e vjeshte s`kishin te ndaluar,te korrurat duheshin mbledhur dhe koha nuk ndihmonte.
Dimri dukej afer, vende te ftohta si ketu,duan zjarr te ngrohte,vere te kuqe dhe miqesi te mire darkash.

`Miqesi.
 

ReNdEx

Interist Forever
V.I.P
Miqesia esht e teper esht fukarallek..Miqesia e pakte dhe e sakt esht ajo qe duhet respektuar dhe ruajtur si nje gure i cemuar..

"Deti"
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
Ti si nje vale deti
vjen perplas dallget
ne shkembijt e mallit tim
e pastaj iken...


Tirana
 

NjeZePraneJush

Antarë i Respektuar
Shi gri, bie ne Tirane
beton gjyrosur anembanë
Kaos, rremuje dhe tym kudo
kafenetë me te rinj, nbyshur nëpër to
Tirana, qyteti im, nuk te njoh..... më
ke marrë krejt tjeter pamje, ç'mënxyrë
dhe pse dua të të them dicka
me mirë nuk po e bëj, po hesht pa....... zë.

Zëri


Prioriteti.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Prioriteti i saj ishte ai.
Ai ishte aq i pagdhendur se c`do gje i behej prioritet,pervec ajo.
Keshtu kalonin ditet e tyre, ne nje dashuri mjegulle dhe te pakuptimt.

Jeta.
 

NjeZePraneJush

Antarë i Respektuar
Ai kish dashur vetem te kishte dashurine e saj qe ta mbeshtillte e te rrinte i mbuluar me te perhera.

Donte te ishte qerpiku i saj, rrezja e pare e drites dhe ne perndim vetullnaja e ngjyres plot jete te diellit.
Pershendetja dhe perkedhelja e henes.

Donte te ishte gjithesia per te e te kishte ne kembim vetem dashurine e saj, nje germe nga deshira e saj dhe nje rrahje nga zemra e saj qe ta prekte e ti falej gezimit sikur nje femije, lodres se pare ne jete.

Andrra.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Hapat e saj te brisht i dallonte gjithnje, kur ecte ne ato korridore me erresire,lageshtire.
Kohet ishin te veshtira,kohe lufte,c`do gje dukej e mbeshtjell nga frika dhe ngjyrat gri.Dimri ishte shume i ftohte ,ngrohja ishte e pakte.
Zyra e ti e zbrazur me nje tavoline druri te vjeter,gjendej gjithnje ne rromuje letrash dhe urdhera qe vinin nga fronte lufte,Por kur dera hapej dhe futej ajo,atehere c`do gje merrte ngjyre ne ate zyre te vjeter,dhe per disa momente realiteti i veshtire zevendesohej me andrra te pafundme ne puthjet e saja te ngrohta.

Pranvere.
 
Redaktimi i fundit:

NjeZePraneJush

Antarë i Respektuar
Aroma e gushes se saj i kish mbetur thelle neper mbushjet e qelizave te tij dhe leshonin para tij ne cdo fryme ncjerrje ate arome jargavanesh dhe tulipanesh qe ja permendin pa reshtur bardhesine e lekures se saj dhe kuqerremtesine qe merrte pasi buzet e tij largoheshin lehtas dhe shijonin me endje freskine pranverore qe i jepnin jete deshirave te tij..

Kaploj.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Ishte ne goten e disat te veres,shishja i ishte afruar fundit,mendimet kaplonin qelqin e gotes per ta kaluar nepermjet veres deri ne venat e gjakut.
tymi i cigares i formonte disa abstraksione te cuditshme para syve,sikur e ato i kaplonin shikimin.
Kishte nevoje per nje detoksinim mendimesh,kerkonte nje gote bosh,nje tru bosh,nje shishe bosh, dhe nje hapsire boshe.....nje kaplim boshlleku..

Hapsire.
 

NjeZePraneJush

Antarë i Respektuar
Hapesire eshte e gjitha ajo njesi abstrakte e tejdukshme te cilen egoja e specieve qe njihen por edhe e atyre qe nuk njihen per moentin, kerkojne ta auzirupojne e te bajne te tyren.

Te gjithe kush me shume e kush me pak, kerkojne te ngulin ne te tabelen me shprehjen 'e xanun" e te rreshotjne numrin e sakte te farefisit si dhe poziten klanore te tyre ne kete planet.

Deshira per te patur ate qe qshte e tejdukshme e per ta privatizuar ne cdo forme e menyre, ka bere qe te dalin per shitje edhe parcela te tera me hapesire virtuale.
E imagjinon tani te jesh ti nje latifondist i nje hapesire apo i disa te tillave syresh, e te te dale emri si pronar i patundshem virtualiteti.
C'gezim do te kishte fytyra e nje pronari te tille, a do te zgjohej ai naten e te ndiente shkelqimin e arte te virtualitetit tek i ledhatonte fytyren dhe te diktohej tek ai ajo buzeqeshja plot dalldi e nje femije qe sapo kish vene masken dizhitale ne fytyre dhe po njihej me lojen e re, ngjyrat dhe frekuencat e joystickut.

Virtualitet.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Hapat e nje mendimi te erret apo te bardhe,ne nje hapsire te paprekshme e aspak racionale,ja kjo eshte fusha ku do luajme i thane vetvetes,dy mendime te panjohura akoma me njera-tjetren.
Pastaj fillaun te `belbezojne` sipas nje shfrenimi shkronjash ,qe ngjanin me bombardime bresheri qe humbeshin ne nje dete me dallge.
fusha u mbush elektrecitet,tastrera kerciste forte ,bubullima , vetime dhe loja ishte nxehur tashme,e gjithe kjo per tu njohur dy mendime te panjohura ne nje rrafsh mendimesh virtuale.
Ku i vetmi racionalitet ishin dy tastjera qe prishnin qetesine e kesaj nate me hene te plote.

Hena.
 

NjeZePraneJush

Antarë i Respektuar
Deshmitarja e te gjitha serenatave neper ballkonet e te dashuriarve dhe perkedhelesja e te gjitha endrrave te atyre qe denjonin te kishin nje te tille.....iahte ajo qe me afreskun e argjendete te saj i tregonte madhesine e shpirtit te saj gjithe asaj mynxyre ngjyre te zeze ku pinjole te padenje te perkundjes qe harku i saj u jepte atyre qe zgjidhnin pikerisht ta ndiqnin me sy por me shume u jepte deshire per vazhdim atyre qe e kishin zemren e thyer. Embelsia e saj pikonte neper qiell e tulatej aty brenda kraheroreve te atyre qe te deshepruar e me duart mbledhur kerkonin nje paqesi dhe energji per te vazhduar te kishin besim tek magjia e saj.

Romeo dhe Zhulieta modern.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Uleshin perballe njeri -tjetrit c`do mengjes ne te njejten kafe,nuk flisnin,thjeshte tek prisnin ekspresin e mjesit,shikimet e tyre ngrohnin shpirtrat e tyre.
Keshtu merrnin nje cope dashurie te pa deklaruar, per te nisur diten dhe rutinen e saj.
Shpesh stacioni perball i bashkonte perseri, i njejti orar ishte apo ndjeknin oraret e njeri-tjetrit!?
Derisa ne nje mengjes afer Krishlindjeve , ajo gjeti Arberin duke e pritur tek dera me nje trandafil te kuq.
Ajo ja dinte emrin nga kamarieri,pasi ai nga banaku i therriste,Arber tham qe me pak sheqer ekspresin?
Keshtu ajo kafe ate mengjes u mbush me avuj dashurie, shtrengime duarsh,pa fol shume gjate,shkembyen nje puthje e cila do ishte dhurata e krishtlindjeve.
Me sa duket dhe pse ne kohe tjera,romeo dhe Zhulieta ,jetojne ne ujra dashurie gjithnje,sepse vete jeta kur e shikon me dashuri eshte nje ; romeu dhe zhuljeta.

Dite te bardha.
 

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
@NeVertiti nje fjale eh....

E ku I paten ato dite te bardha romeo e zhuljeta??? Ne mendjen e autorit ndoshta e te dashuruarve qe i shohin si simbol te dashurise...

Merzitje
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
Kur merzitja te kaplon njeriu nuk deshiron te shkruaje, as lexoje as mendoje. Mjaftohet me nje varg te thate e te ftohte, sa per te thene qe: Po, ndonese i merzitur une akoma egzistoj! (keto 2 fjali ja dedikoj fjalise se @Hard Styler me siper se klikova tere kersheri per te pare c'ka krijuar) 😅


tavoline
 

NjeZePraneJush

Antarë i Respektuar
Sa halle ka mbajtur kjo tavoline.

Halle te shkuajtura stivash fletesh pa numerim, te ndjera kur gishti cukiste ne te nen ritmiken e mendimit, halle te shperthyera kur dora perplasej fort ne siperfaqen e saj dhe ku nje tingellijme e thate si te ishte shuplake e zene per fyti devijonte sadopak llakun ne fibrat e krujuara nga vitet e jetes me hallet njerezore.

Tavolina, kjo mikja e dijes njerezore, Kjo siperfaqe qetesie ku papiruasi gjeometrikisht nderroi pamje dhe u kthye ne flete te nje formati cinik.

Ajo siperfaqe kur sa here mori nen mbrojtje trupin e lodhur nga mendimet dhe ku pa me mliona qepalla te mbylleshin neper enderrime.

Pafajsia.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Pafajsia ishte bere si nje kurtizane e kuqe,qe endej porte ne porte.
Sepse askush s`ja hapte deren e shpirtit per te pi nje kafe me te.

Det.
 

Punk1

Antarë i Respektuar
Pafajsia ishte bere si nje kurtizane e kuqe,qe endej porte ne porte.
Sepse askush s`ja hapte deren e shpirtit per te pi nje kafe me te.

Det.
Dhe kafja ishte bere melhem i shpirterave te perhumbur.. te atyre qe enden ne hapesire boshe dhe gjejne arsye per tu mberthyer me thonj dhe per te lene shenjet e tyre ne nje material
jorezistent. Ne brishtesine e shpirtit dhe ne forcen e mendjes... ne ate qe duket poroze por e perbere nga celik rezistent.
Punk1 prezent😁
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Punku ishte dashuria e saj,kotelet e tyre ishin vertetim i dashurise se tyre.
C`do dite ne mengjes,pinin kafen bashke,duke folur per ditet ne fillimet e dashurise se tyre,se si dashuria e tyre i kishte mbijetuar thashethemeve dhe dashakqinjeve te fshatit, tani te lumtur ne keto dite dimri hanin dhe geshtenja te pjekura..
ah puku im , i thoshte ajo ti je prezent ne cdo dite te jetes sime....

Vdekja. :p
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
Cdo gje e provova ne kete jete, vec vdekjes.
Provova te perqafohem nen shi, te vrapoj ne pellgje balte, te dua e te me duan. Shijova eren e valen e detit. Perqafova miqte e armiqte. Me zhgenjyen, i zhgenjeva. Fala e me falen. Degjova fjale qe s'mundem as ti numeroj dot, njoha fytyra e maska ne cdo rrugetim. Me thyen, u rrezova, gjymtuar u ngrita e eca serish...
i provova te gjitha ne kete bote, vec vdekjes e cila te merr e me nuk te kthen.

Vertetesi
 

ReNdEx

Interist Forever
V.I.P
Duhet te kesh vertetsin e cdo argumonenti qe parashtron...Nuk mundbte flasesh per dicka pa e dit vertetsin e saj...

Dimer....
 

Summertime

Antarë i Respektuar
Dimer...dimri i shpirtit tim.
Si te ngriu ky acar jete,
Si te shnderroi kjo klime?
E kerkove apo te gjeti,
Per dreq, nuk e dime.
Pranvere...pranvere e endrrave te mia.
Kur do mberrish,
Kur do me zgjosh?
Isha dikur ne jete,
A mund te jem serish?

Syte...
 

ReNdEx

Interist Forever
V.I.P
Syt o ty moj si qershi..
Mos me ler vetem ne shi..
Syt e ty moj si ftua ..
Dikush ka then qe vdes per mua..
Syri yt moj si qershija ..
Me ke ber te iki nga shpija ..
Syri yt i bardh si bora..
Sa te pash ne grop perfundova ..
Syri yt drit e djell...
Ne takim me ke len si te dhje..
Syt e ty mos gjefshin derman ..
Sa i pash gjeta belan...

Dituri...
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
Ç'e dua diturine nese ne te nuk ka wisdom(urtesi)?
Per ty zemra eshte nje organ qe pompon gjakun, per mua eshte mekanizmi qe me mban gjalle...
Ç'e dua rrahjen e saj kur ne momentin qe marr fryme nuk te kam ty prane??
Thone qe duhen notat e muzikes dhe pentagrami per te kompozuar nje melodi, por une them se per frymezimin e saj me duhesh ti!
......

Frymë
 

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Fryma e fundit i ishte afruar dhe kete e ndjente shume mire. Mundohej te paraftyronte ate cfare kishte kaluar dhe ndihej i qete se ja vlente per cfare kiahte shpenzuar frymen e fundit.

Shpresë.
 
Top