• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Nje nga krijimet me fantastike dedikuar nje djali me Hiv Aids...

Pershendetje Bote , Pershendetje Prinder , Pershendetje Miq , Pershendetje Doktor , Pershendetje mbreteresha ime.
Kete leter dua t'ua dedikoj te gjithe atyre qe me dhane arsyet per te mos dashur asgje , per te patur frike nga vetja , per tu tmerruar nga ai qe jam. Gjithashtu nuk dua te harroj te gjithe ata qe jane si une , qe kane dicka te perbashket me mua , qe kane nje jete si e imja, por qe ne fakt do kene nje fund te parakohshem . Jua dedikoj kete ju te dashur te rinj te rrembyer nga euforia e moshes , bete gabimin qe po na kushton jeten.
Se pari dua t'ju them ju doktor I dashur , faleminderit qe me dhate nje leksion te mire ate dite qe mora analizat nga dora juaj . Faleminderit per te gjitha fjalet dekurajuese dhe shpotitese qe me thate. Dua t'ju them qe u treguat mjaft “njerezor” ndaj nje kafshe sic me quajtet ju ate dite. Faleminderit qe nuk me ushqyet pak shprese , dhe qe nuk me dhate as doren ne fund nga frika se ndoshta do ju infektoja . Cfare ironie apo jo ? Nje doktor , nje njeri I ditur dhe me shume informacion, me nje mision teper human , treguat te gjithe urrejtjen tuaj ndaj njerezve si une , e si shoket e shoqet e mia. Faleminderit qe me thate se jam I tepert ne kete toke sepse desha te sorollatesha me vajza rruge , me shoqeri te keqe , por kam frike se do ishte dashur te drejtonit njehere gishtin nga vetja per te pare se cfare ne te vertete femijet tuaj bejne.
Te dashur prinder , me vjen keq qe ju zhgenjeva . Me vjen keq qe rritet nje djale te tille te pagdhendur e problematik . Me vjen keq qe nuk do kem mundesine qe t'ju bej krenar per ate qe jam dhe qe do te jem deri ne diten e fundit te kesaj jete pa kuptim. Ju them me plot bindje Faleminderit qe kishit siklet edhe te me preknit rrobat e paveshura prej 1 viti apo me teper. Nuk e di nese keto fjale do te kene vlere , por e di qe nje dite ,heret apo vone do ju kujtohen pasi dikush te lexoje keto copeza zhgarravinash . Nena ime a te kujtohet qe u thoshe te tjereve qe djali yt do ishte gjithmone nje shembull per te tjeret ? Te kujtohet? E pra djali yt u be nje shembull , nje shembull I keq dhe do ngele pergjithmone nje njolle ne trungun e familjes tone. Baba e mban mend kur me the para pak ditesh qe cfaredo qe te jete ne kete bote , do mbetem biri yt ? Dhe si per ironi sot me the qe te zhdukem nga faqja e dheut nje ore e me pare , dhe qe nuk do vish as ne varrimin tim nese nje dite vdes . Ironike apo jo prinderit e mi ?

E dashur moter , e di qe ti do behesh dikushi dhe ndoshta nje dite vellai yt I cmendur do te te kujtohet . Me fal qe te bera te derdhesh lot , duke kundershtuar nenen e babain vetem e vetem per te me mbrojtur mua . Te kerkoj vertete ndjese per cdo sekonde qe do kalosh pa mua qe sot e tutje . Nese nuk me beson tani qe po hedh keto fjale ne kete cope leter , lotet nuk me pushojne vetem per ty.
Miq e mikesha te mia , te shtrenjtit e mi , ju qe ju dhashe shume gjera deri dje , ku jeni sot ? Pse me largoheni sapo degjoni emrin tim ? Apo mos valle edhe ju jeni shnderruar ne injorantet e modernizmit per pak dite ? Te gjitha keshillat e mia shpresoj t'ju kene vlejtur , gjithe ato ore nen shoqerine e njeri tjetrit vetem per te hequr mendjen nga ato palo problemet e dashurickave tuaja virtuale . E cuditshme eshte qe aty ne boten virtuale jeni shume te ndjeshem ndaj “kafsheve” si puna ime . Sa ironike ! Me behet qejfi per dicka … Nuk ju kam ngelur asgje borxh , asnje sekonde te jetes tuaj . Nuk kam folur prapa kraheve per te tjeret , sic e keni bere rendomte ne cdo takim , kafe, apo ore mesimi. Kam shume gjera per te thene per ju , por nuk kam deshire te zgjatem shume sepse e di qe nuk ia vlen te humbni kohen per te lexuar fjalet e te semurit , ose sic me quajtet te henen te vdekurit qe jeton. Me vjen mire qe ju njoha kush paskeni qene.
E dashura ime , shpirti im, zemra ime , mbreteresha ime , te pergjerohem te me falesh . Te me falesh qe te krijova iluzione te kota , me ato planet tona per te jetuar pergjithmone bashke pa u ndikuar nga asnjeri tjeter. Me fal qe te premtova shume dhe tani nuk po arrij ti mbaj premtimet dielli Im I mengjesit. Me fal qe tu afrova ate dite kur te thashe qe jam I infektuar . Nuk ka problem nese une vuaj nga kjo semundje , vetem shpresoj qe ti te gjesh dike qe do te te doje 1 milion here me shume se une , dhe qe ta duash 1 milion here me shume nga c'me deshe mua. Faleminderit per cdo sekonde qe me ke bere te lumtur, faleminderit per cdo sekonde qe me ke dhuruar ate zemren tende te brishte. Me vjen mire qe njoha nje vajze si ti, nje vajze kaq perfekte saqe do jepja edhe jeten per te , nese dikush do te perpiqej ta lendote. Me vjen mire qe nuk pranova per te shkuar ne shtepine tende pasi kishim pire. Aty do kisha bere mekatin me te pafalshem . Nuk dua qe ky virus te jete pjese e jotja , nuk dua qe edhe ti te vuash si une , kete diskriminim nga gjithkush . Dua qe te te shoh te lumtur por tani jo me perkrah meje. Nuk dua qe ti te merzitesh per mua aspak , ne fund te fundit une desha vete te behesha I semure I pasherueshem, doja vete te behesha ... Te lutem fshiji ato lote , dhe rifilloje jeten . Per here te fundit me kushto pak kohe . Ki kujdes , jeta nuk eshte aspak e lehte, por perpiqu ta lehtesosh, duke me harruar , duke me fshire pak e nga pak nga shpirti yt I ndritur. Me fal...
Eh zot , faleminderit qe me dhe forcen dhe frymen tende keto vite te jetes time. Faleminderit qe me dhurove hapesiren qe nuk dita ta shfrytezoja , nuk kishte asgje me te keqe se liria e tepert. S'kam frike nga asgje tani e di ? Madje as nga ti . Tashme I kam hipur nje treni dhe shpejt do mberrij ne stacionin e fundit. Te lutem zot , beji te gjithe te lumtur ashtu sic ke dashur te me besh edhe mua po te mos kisha devijuar rrugen tende. Nuk me intereson perjetesia, ferri apo cfaredo qe ta quash. Tashme vetem dicka mund te me jape ngushellim , pritja e dites se fundit.
Faleminderit te gjitheve per gjithcka …
Sinqerisht I juaji...
Shkruar nga nje djale.

PS: Duke e lexuar mu duk intersante si teme per ta ndare me ju..Mesa kerkova ne forum nuk gjeta dicka te ngjashme!
 
Private conversations
Help Users
    Top