• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Njeriu i rekodeve feston në Spanjë legjendë 21-vjeçare

cent

Banned
Nga tërheqja në debutim, nga duelet me Hillin e Hakinenin, te fitoret e arritura dhe titujt. Tashmë është i dyti nga pilotët më të pranishëm në Formula 1

Le ta quajmë edhe fat. Por është një fakt, që Mikael Shumaker feston اmimin e Madh të 300-të pikërisht në atë cirkuit, që për të ka një kuptim të veçantë. Në Spa kampioni gjerman ka debutuar në Formula 1, 21 vite më parë. Në Spa 20 vite më parë ka fituar اmimin e Madh, të parin për të. Në Spa ka fituar titullin e shtatë botëror. Në krah të momenteve emocionuese, Shumi ka jetuar edhe disa më pak të gëzueshëm në karrierën e tij.

1991 Më 25 gusht një Shumaker tepër i ri debuton në Formula 1 me Jordanin. Makina është ajo e Bertrand Gaçot, por piloti belg i natyralizuar si francez, pak ditë nga gara, pëson një incident me një taksist dhe përfundon në qeli. Edi Xhordan bindet nga Uilli Veber, menaxheri i Shumit, që ta zëvendësoje me pilotin gjerman thuajse të panjohur. Ato që e bindën Xhordanin kanë qenë sidomos 150 mijë sterlinat e paguara nga Mercedesi, për të cilën Mikaeli garonte me prototipa.

Pyetjes së anglezit nëse piloti i tij e njihte cirkuitin e Spa-s, pa u menduar shumë Uilli i përgjigjet: “Si xhepat e tij!” Një gënjeshtër: Shumi nuk kishte garuar kurrë në atë pistë dhe në prag të provave përshkon gjithë ngjitjet dhe zbritjet për herë të parë. Mbi biçikletë. I nisur nga vendi i 7-të, pas 500 metrash gara e tij përfundon, si pasojë e prishjes së freksionit.

1992 Një vit më pas Shumakeri rikthehet në Spanj si një pilot i Benetonit. Dhe vjen fitorja e parë në Formula 1. Një kryevepër, pasi cirkuiti i Ardenit prezantohet me “veshjen” e tij klasike, shi pa pushim. Mund të gabosh në çdo çast dhe gabon edhe Mikaeli, që përfundon në bar ndërsa ndodhet në vend të 3-të pas dy pilotëve të ثilliamsit, Mansëll dhe Patreze.

Gjermani detyrohet të lerë të kalojë edhe shokun e tij të skuadrës Brandëll. Por i del përpara syve një “goditje e fatit”: Shumi kupton që gomat e pasme e pilotit përpara tij, visheshin shpejt dhe vendos të hyjë menjëherë në bokse për të montuar të reja. Edhe falë problemeve teknike të dy makinave ثilliams, mbërrin i pari.

1994 Pasi renditet i treti në vitin 1993, midis Hillit dhe Prostit, dy pilotëve të ثilliamsit, Shumi rikthehet të fitojë vitin e ardhshëm. Por suksesi i hiqet në tavolinë. Fundi prej druri i Benettonit konsiderohet si i parregullt, me një trashësi që në fund të اmimit të Madh rezulton inferior me 1,6 milimetra më pak se trashësia e lejuar. Shumi, megjithatë, në fund të vitit fiton titullin e parë.

1995 Ndoshta gara më e bukur e karrierës së tij, mesa përsërit edhe ai vetë. Vështirësitë e kohës së keqe gjatë kualifikueseve e vendosin në vend të 16-të. Thatësira dhe lagështira alternohen edhe në garë, ndërsa Shumakeri, me një nisjeje “të rrufeshme”, që i jep mundësinë të rikuperojë disa pozicione, bëhet protagonist i një dueli me Demon Hill, në krye të garës.

Mikaeli, i dyti, vendos të qëndrojë në pistë me gomat e lëmuara, ndërsa fillon përsëri të bjerë shi dhe rivali monton ato gomat e shiut. Në fund del fitues Shumi, pasi Hill penalizohet si pasojë e një “pit stopi” të parregullt. Pak më parë se اmimi i Madh i Belgjikës, më 1 gusht, Mikaeli ishte martuar me Korinën. Në fund të sezonit vjen edhe titulli i dytë për të.

1996-1997 Viti i parë me Ferrarin. F 310 nuk e nis më së miri, ka kritika dhe tërheqje. Por, pikërisht në Spa, Mikaeli fiton të dytën nga tri fitoret e tij sezonale. Dhe vitin pasardhës – në të cilin i hiqet vendi i 2-të në Botërorin pasi në Herez godet ثilliamsin e Zhak Villnëvit – në cirkuitin e Ardenit, gjermani renditet përsëri përpara të gjithëve.

1998 “Mos doje të më vrisje?”, bërtet një Shumaker i nevrikosur, ndërsa hidhet kundër anglezit Dejvid Kulthard. Të dy sapo janë futur përsëri në bokse pas një incidenti spektakolar. Në Spa ka ende një mjegull të dendur, nisja e parë karakterizohet nga një karambol ku përfshihen 12 makina. Pas të dytës, Shumakeri vendoset menjëherë në krye. Me më shumë se 20” avantazh mbi Demon Hillin, përgatitet të lërë dy xhiro prapa Kulthardin.

Skocezi ngadalëson, duke dalë nga linja ideale, Shumi, nëpër mjegull, nuk e sheh dhe e përplas me 220km/h në kthesën Pouhon. Goma e përparme e djathtë e Ferrarit del nga vendi dhe Shumi kthehet me një “triçikël” në bokse. Atje ku “shpërthen” edhe inati i tij dhe më pas do humbet edhe Botërorin në favor të Hakinen.

2000 Në vitin 1999 Shumi nuk mund ta garojë në Spa, pas incidentit në Silverston, në të cilin pëson një frakturë në njërën këmbë. Vitin e ardhshëm, dueli për titull me Hakinenin kap diapazonin në një prej parakalimeve më të bukura në historinë e Formula 1. Finlandezi befason Mikaelin ndërsa të dy përgatiten për të lënë një xhiro prapa Rikardo Zontën, në pistën e drejtë. Shumi është i dyti. Por në fund të vitit vjen titulli i tij i parë me Ferrarin.

2001-2002 Dopietë fituese: në vitin 2011, në Spa, Shumakeri arrin fitoren numër 52, duke kaluar rekordin e Alan Prost. Titullin e katërt e kishte fituar dy javë më parë, në Hungari. Kalon i pari vijën e finishit edhe vitin pasardhës, me Botërorin e 5-të në xhep, të fituar në Manja Kurs, 3 اmime të Mëdha përpara përfundimit.

2004 ثshtë i fundit, moment i madh i Shumakerit në Spa. Nuk fiton, i kaluar nga Raikonen, që ngjitet nga vendi i 10-të me McLarenin. Por Shumakerit nuk i mjafton vendi i 2-të për të fituar titullin e radhës. Vitin e ardhshëm garon për herë të fundit me Ferrarin në Belgjikë: tërheqje pas një përplasjeje me Saton.

2010-2011 Tërheqja në Spa pas tre sezonesh ndalese nga Formula 1 nuk ka histori. Në vitin 2010 gjermani, me Mercedesin, renditet në vend të 16-të. Shumë më bindëse gara më 2011, ku ai feston edhe 20-të vjetorin e debutimit të tij. I nisur nga vendi i 24, me një ngjitje të pabesueshme renditet në vend të 5-të. Dhe merr një çmim të veçantë nga Edi Xhordan, sot komentator televiziv, që i dhuron një freksion. “ثshtë ajo që duhet të kisha ndërruar përpara debutimit tënd, por në atë kohë nuk e bëra për të kursyer…”.
 
Top