• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Njihe veten: a je mizë apo bletë

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Njëherë e pyetën plakun e urtë:

- Ju vazhdimisht flisni që të mendojmë pozitivisht ... Dëshirojmë që të na këshillosh se si të ballafaqohemi me problemin në vijim. Shpesh na vinë njerëz që flasin keq për tjerët. Thonë që gënjejnë, konsumojnë alkool dhe janë të përzier në veprime amorale. Bile ndonjëherë ofrojnë edhe disa argumente. Si t’u përgjigjemi?
Plaku i urtë tha:
- Nga përvoja di që njerëzit janë të ndarë në dy kategori. Kategoria e tretë nuk ekziston. Njerëzit i takojnë njërës apo tjetrës kategori. Të parët të përkujtojnë mizën. Karakteristika e mizës është që atë e tërheq papastërtia. P.sh. kur miza gjendet në kopshtin përplot lule me aromë të këndshme, ajo as nuk do ta vërejë, por do të ndalet në ndonjë papastërti. Do të fillojë të rrotullohet rreth e përqark dhe do ta ndiejë veten bukur në kutërbim. Nëse miza do të mund të fliste, e ju të kërkoni që në kopsht ta tregojë trëndafilin, do të përgjigjej: - Unë nuk di fare sesi duket trëndafili. Unë di të gjej plehra, toalet dhe ndyrësira. Pra, ekzistojnë njerëz që të përkujtojnë në mizën. Njerëzit që i takojnë kësaj kategorie janë mësuar të mendojnë negativisht dhe në jetë kërkojnë vetëm anët e këqija, duke anuluar dhe refuzuar prezencën e së mirës.
Kategoria e dytë janë ata që të përkujtojnë bletën, karakteristika e së cilës është gjithmonë të gjurmojë të ëmblën dhe të këndshmen, për të fluturuar në këto. Sikur bleta të gjendej në dhomën përplot me papastërti me një sheqerkë në kënd, ajo do të anashkalonte tërë papastërtinë dhe do të fluturonte në sheqerkë. Sikur nga bleta të kërkoni t’u tregojë ku gjenden plehrat do të përgjigjej: - Nuk di. Mund të them vetëm ku gjinden lulet, ëmbëlsirat, mjalti dhe sheqeri. Ajo di vetëm për gjërat e mira të jetës, ndërsa të këqijat për të janë të panjohura. Kjo është kategoria e dytë e njerëzve që ka mendime pozitive dhe sheh vetëm anën e mirë të gjërave. Ata gjithmonë përpiqen që ta fshehin të keqen për t’i mbrojtur të afërmit, ndërsa përkundrazi njerëzit nga kategoria e parë përpiqen që të ekspozojnë të keqen dhe ta sjellin në sipërfaqe.



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
 

Aki

misfit
Hmm me kete nuk pajtohem aq shume. Edhe pse e kuptoj mesazhin e shkrimit prak mendoj qe njerezit nuk mund te kategorizohen aq thjeshte bardhe e zi.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Edhe nese je ne nje mesatare, veshtira te mbash veten ne mes @Aki . Patjeter nje dite do te pozicionohesh diku ndoshta.
 

Aki

misfit
Jo pergjirhmone, njeriu, per nga kendveshtrimi im eshte nje qenie shume e komplikuar per te pasur qendrime te perjetshme, ndryshon dhe ate varesisht nga rrethanat, pak dhe nga gjenet kap nje pozicion ne njeren ose anen tjeter dhe nuk mund ti vesh faj as mizes pse eshte bere mize :)
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Mire po e thua, jo pergjithmone. Por une e kuptoj ndryshe kete mesazh. Ne kete bote ekziston e mira dhe e keqja, nuk ka te mesme. Andaj, duke u nisur nga kjo, njeriu sado qe te jete perkohesisht i mire apo i keq per nga veprat, e mira dhe e keqja do jene gjithmone prezente.
 

Aki

misfit
Ok e kuptoj, por une do te pyesja kete: a mund ta maseshnje njeri varesisht nga veprimet a eshte i mire apo i keq? Dhe a arsyetohen ato veprime nga rrethanat ne te cilat ka qene apo jo?
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Ok e kuptoj, por une do te pyesja kete: a mund ta maseshnje njeri varesisht nga veprimet a eshte i mire apo i keq? Dhe a arsyetohen ato veprime nga rrethanat ne te cilat ka qene apo jo?
Zemra eshte e bardhe te themi. Sa here qe njeriu ben nje veper te keqe, ne zemren e njeriut vendoset nje pike e zeze. Nese vazhdon ne kete menyre, zemra behet e zeze dhe nuk sheh ngjyra tjera, ndaj edhe themi e ka zemren e keqe, sepse ai person eshte prishur, eshte pajtuar me fytyre, vazhdon ne vepra te keqija, nuk permiresohet dhe si i tille ben pjese ne kategorine e te keqinjeve.
Veprimet jo te mira arsyetohen apo justifikohen por jo cdohere.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Une them ka nje kategori mes ketyre te dyjave. Do thoja me mire te jesh grenjëzzz
haha.
me mire, thumbo dhe ik me vrap lol
 

Ivy

IMPOSSIBLE??? The word itself says “I’M POSSIBLE “
E lexova pjesezen dhe plotesisht dakortr.Te tile jane njerezit ,o ashtu o keshtu.Edhe pa e lexuar me ate cka i vleresoj une mizen dhe bleten,me plot modesti do thosha qe jam nje blete.
As per tu duk e mire as per te bere interesanten.Por ne mes 100rave te keqija,une gjithmone e gjej dicka qe shkelqen,pa i vene re defektet.Perpos kesaj jam nje tip organizative,qe mund ta vesh re nese punon apo jeton me mua,ashtu si bletet jane kompanite me organizative.
Mizat cilesit mund ti kene me te mira,por une jam blete.
(I bera pak qejfin vetes edhe pse eshte e vertete cka shkrova😝😝😝😝)
 
Top